Arkiv-Opinion
Ecuador, 2011
Kam shkelur mu mbi ekuator, me xhup veshur, në lartësinë 3000 m, rrethuar nga maja vullkanesh madhështorë kryebardhë, pranë Quitos (lexohet ‘Kito’), kryeqytetit të Ecuadorit. Me ekuatorin mes këmbësh, një shputë në njërën hemisferë, dhe tjetrën në tjetrën, përsias sa vanitoz është njeriu. Ndërkaq dikush më fotografon, sepse kjo është çfarë bëjnë njerëzit kur, rrallë e tek, qëllon t’u kalojë Ekuatori mes këmbëve. Çfarë po i pëlqej momentit veç idesë se jam në një pikë të veçantë, të stërpërfolur, por rrallë të prekur?
Mall për komisarët
Dje pashë në ResPublica një koment për letrat po që u shkruajnë qytetarët ambasadorëve (Regjimi ambasadoro-kratik na është bërë shumë familjar), ku përmendeshin disa shembuj të kësaj dukurie të çuditshme, mes të cilave edhe një ankim i FRESSH-it, për të cilin kisha lexuar më parë në shtyp.
Demokracia shqiptare nuk lindi asnjëherë
Shqipëria është një rast tragjik! Ndoshta ka qënë kështu për shekuj me radhë, por në periudhën 20-vjeçare të post-komunizmit kjo është provuar katërcipërisht. Në vitin 1990 shqiptarët ishin populli më entuziast dhe ëndërrimtar që po përmbysnin komunizmin me një shpresë të papërshkueshme se më në fund do të jetonin të lirë e të begatë në vendin e rrënuar prej diktaturave dhe qeverive autoritare. Ata ishin të sigurt se tashmë do të ishin pjesë e vendit të tyre dhe se do të mundnin më në fund të ndërtonin një qeveri nga populli dhe për popullin.
Talebanët e web-it
Këtu e njëzet vjet më parë, kur nisa të përdor kompjuterin dhe e futa në universitet duke organizuar kurse trajnimi për gjuhët e programimit, mbaja lidhje me njërin prej studjuesve të parë të problemeve informatike dhe, së bashku, shestuam disa nisma në nivel akademik.
“Vëllezërit” Berisha dhe Rama
Nga Italia mbeturina apo florinj?
Kohët e fundit madje edhe kohë më parë është folur për tregtinë e keqe të mbeturinave , ose më saktë për importim të një mase të madhe mbeturinash nga vendi fqinj Italia.Kur bëhet fjalë për importim nuk çuditemi aspak se në këto 20 vite ç’nuk kemi importuar, por kur bëhet fjalë për importim mbeturinash këtu ngec puna. Thuhet se do sillen si lënde e parë për fabrikat e letrës dhe të plastikës, ndërkohë që këtu nuk është lënda e parë ajo që mungon, por e dyta, fabrika për përpunimin e tyre.
Pse dhjetë e jo....? Vetëm ato....?
Unë nuk shoh asgjë të keqe që opozita paraqet propozimet e saja për zgjidhjen e një situate jo normale apo bllokimi të vendit, kur vendi synon të jetë demokratik, evropian e perëndimor; jo normal është përçmimi dhe refuzimi i tyre. Por këto propozime duhet të mos vinë pa pritur e të shqiptohen vetëm tashti.
Rroftë pushteti, poshtë opozita!
Yhiyeh tov, Palestine!
Kryeministri Shqiptar ndryshoi qëndrim në lidhje me kërkesën e Palestinës për t’u njohur si shtet në sesionin e 66 të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve të Bashkuara që nisi më 20 Shtator 2011 në Nju Jork. Arsyetimi që ai dha ishte i çastit dhe i shkonte pas atij të presidentit amerikan Obama, nën vështrimin e të cilit njohja e shtetit të Palestinës duhej të vinte si pasojë negociatash të drejtpërdrejta me Izraelin, e jo nëpërmjet rrugë-kalimesh te shkurtra e të tërthorta rezolutash.
Ne, jetimët e rrugës së tretë
Është e enjte mbrëma dhe unë, si shumë nga bashkëqytetarët e mi, jam ulur përpara televizorit duke dëgjuar me ëndje intervistën e shumëpritur të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Një gjë duhet sqaruar; unë jam shtetas shqiptar i kthyer në atdhe pas pesëmbëdhjetë vjetësh dhe përmbushja e dimensionit civil të qënies time është më shumë se nevojë, është dëshirë e plotësuar më në fund. Debati politik më intereson dhe zët kam apatinë dhe cinizmin shterpë.