Arkiv-Opinion

Rajerson: Berisha e meriton pensionin

Postuar në 21 Shtator, 2011 06:57

Intervistat me ambasadorët amerikanë në Tiranë priten gjithnjë me interes – siç u prit intervista e mbrëmshme e ambasadorit Arvizu në “Ora News”. Por interesante janë edhe intervistat me ish-ambasadorë. Një të tillë e kam zhvilluar unë me ish-ambasadorin Rajerson me rastin e 15 vjetorit të fitores së parë në zgjedhje nga PD-ja. Kjo intervistë, e zhvilluar në shqip në shtëpinë e ish-ambasadorit, u publikua atëhere në gazetën “Panorama”. Besoj se ia vlen të rilexohet edhe sot. E. Zaloshnja.

 

Porta e tretë

Postuar në 21 Shtator, 2011 03:57

Nëse ambasadorët rusë dhe shefat e tyre në Moskë, mendojnë që me marketing mund t'u ndihmojnë serbëve - del që jo vetëm se e kanë huqur, por në ato gjestikulacione të Konuzinit në Beograd dhe Çurkinit në Nju-Jork, ka edhe doza të forta sharllatanizmi.

Shqipëria një vend plot kontraste e kontradikta

Postuar në 20 Shtator, 2011 09:11

Sivjet në Berlin, 7 vite pas filmit të tij debutues, Maria Full of Grace, premiera e të cilit u shfaq në Sundance Film Festival, regjisori dhe skenaristi me qendër në New York, Joshua Marston, zbuloi filmin e dytë të tij The Forgiveness of Blood. Fitues i Çmimit të Skenarit, filmi e dërgon Marston-in nga Kolumbia e Maria-s te një fshat në Shqipëri, ku traditat lokale përfshijnë mbrojtjen e nderit të familjes përmes gjakmarrjes.

Përzjerja e punëve publike me dobësitë e interesat private

Postuar në 20 Shtator, 2011 02:09

Po lexoja dje a pardje një lajm në sitet e agjencive italiane të informacionit, që thosh se Antonio di Pietro, ish-heroi i aksionit gjyqësor me emrin Mani Pulite në vitet ’90 dhe kryetari i partisë Italia dei Valori në ditët e sotme, ka vendosur të caktojë të birin si kandidat për në zgjedhjet rajonale të tetorit. Është pak e çuditshme, pasi Di Pietro ka dashur të dallohet në politikën italiane të kohëve të fundit për një qasje të ndryshme etike dhe morale (e tregon dhe emri i partisë: Italia e Vlerave të Mëdha e të Mira).

Unë, e shtuna, dhe fatura e ujit

Postuar në 19 Shtator, 2011 06:01

E shtunë. Ditë pushimi. Njeriu zbret poshtë pallatit të vet me familjen për të pirë kafen mëngjesore. E ka dëshiruar gjatë gjithë javës këtë kafe me familjen e tij, pasi ka kaluar ditë të ngarkuara me punë, por ja që para se të dalë nga pallati mendon të ndalet e të marrë faturat e dritave dhe të ujit dhe ta mbaroje edhe këtë punë. Për herë të parë sheh njerëz të grumbulluar tek dollapi i faturave në katin e parë të pallatit të vet, njerëz që diskutojnë me zë të lartë e që duken mjaft të shqetësuar.

Prashitja e shqipes

Postuar në 19 Shtator, 2011 03:33

Shqipja sot flitet dhe shkruhet keq në publik, ngaqë askush nuk e ka studiuar siç duhet; por kritikët vullnetarë të kësaj shqipeje në mediat po bëjnë figurë edhe më të keqe se të kritikuarit.

Ka kohë që ky tabor zelltarësh ka rrokur armët për të luftuar kundër “fjalëve të huaja” me të vetmen metodë që di: zëvendësimin mekanik, të tipit “ngrihu prift të ulet hoxha.”

Meqë askush prej tyre nuk di se ç’është fjala e huaj dhe pse përdoret, nuk ka fjalë të shqipes që të mos rrezikojë të bjerë pré e tërbimit të tyre.

Unë kam frikë për jetën time

Postuar në 18 Shtator, 2011 03:29

Nuk është thjesht një deklaratë, por një sinjal SOS i lëshuar nga një prej tre milionë shqiptarëve të thjeshtë të pambrojtur nga asnjë agjenci ligjzbatuese dhe të braktisur pa asnjë mjet për të mbijetuar në xhunglën e egër të shoqërisë shqiptare.

Sindroma e pamundësisë së mandatit të tretë

Postuar në 17 Shtator, 2011 03:24

Në historinë 24 vjeçare të demokracisë së brishtë shqiptare (gjatë periudhave 1920-24 dhe 1991-2011), asnjë parti nuk ka mundur ta qeverisë vendin për tre mandate legjislativë rrjesht. Madje, vetëm njëra ka arritur të largohet nga pushteti me zgjedhje të mbajtura në kushte normale, pasi ka qeverisur për dy mandate të plotë njëri pas tjetrit (PS-ja pas mandateve 1997-2001 dhe 2001-05).

Diagonalja e Karfurit

Postuar në 16 Shtator, 2011 02:54

Qysh kur bleva një copë tokë në kodrat e bukura mbi liqenin artificial, aty ku fillojnë ullishtat drejt lapidarit të Debatikut këtu e 15 vjet më parë (atëherë jetonim në Gjermani), e dija se kishte një projekt, 500 m nën truallin tim, për ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës. Projekti ishte i vitit 1989 dhe me sa u kuptua më pas, ai mbeti në mendjen a në një cep të mendjes së qeveritarëve dhe zyrtarëve lokalë në gjithë këta vite.

Kush e rrahu Shamikuqen?

Postuar në 15 Shtator, 2011 03:38

“Shamikuqja” është një punonjëse e Bashkisë së Kamzës, ajo që pat denoncuar për ngacmime seksuale kryetarin e Bashksië, Xhelal Mziu para zgjedhjeve vendore të këtij viti….. Ndërkaq, Xhelal Mziu fitoi përsëri në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kamzë. Shamikuqja humbi. Në kuptimin njerëzor të fjalës. Por ndoshta edhe ajo fitoi diçka. Ndoshta njohu më mirë se më parë Shqipërinë e saj, qytetin e saj, qeverinë dhe qeveritarët e vendit të saj. Veçse jo plotësisht. Duhet të kalonte vera dhe të hynte shtatori për t’i njohur edhe më mirë akoma.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion