Kush e rrahu Shamikuqen?

Postuar në 15 Shtator, 2011 03:38
Preç Zogaj

“Shamikuqja” është një punonjëse e Bashkisë së Kamzës, ajo që pat denoncuar për ngacmime seksuale kryetarin e Bashksië, Xhelal Mziu para zgjedhjeve vendore të këtij viti….. Ndërkaq, Xhelal Mziu fitoi përsëri në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kamzë. Shamikuqja humbi. Në kuptimin njerëzor të fjalës. Por ndoshta edhe ajo fitoi diçka. Ndoshta njohu më mirë se më parë Shqipërinë e saj, qytetin e saj, qeverinë dhe qeveritarët e vendit të saj. Veçse jo plotësisht. Duhet të kalonte vera dhe të hynte shtatori për t’i njohur edhe më mirë akoma. Shamikuqen e rrahën para pak ditësh në qytetin e Kamzës. Atë dhe të fejuarin e saj....

….Shamikuqen e rrahën në Kamzë para pak ditësh. Bashkë me të fejuarin e saj. Ajo i dëshmoi policisë dhe reporteres së gazetës “Shekulli” se kishte qëlluar në një kafene ku ndodhej edhe Xhelal Mziu. Kryetari u ngrit dhe në dalje u rrahu shpatullat policëve të bashkisë. Pak minuta më vonë do të kuptohej se ajo rrahje shpatullash ishte një urdhër për sulm tamam si në skenat me bashibozukë. Policët bashkiakë u sulën mbi vajzën dhe të fejuarin e saj duke mos harruar t’i përcillnin “ të falat e kryetarit” në një shfaqje dhune që fyente jo vetëm çdo lloj uniforme shtetërore, por edhe gjithë traditën fisnike shqiptare të paprekshmërisë së femrës. “Gabimet” e shamikuqes ishin dy: së pari, duke besuar se morali politik dhe qytetar nuk i pranon ngacmimet seksuale kishte publikuar gjatë fushatës elektorale njërin prej tyre. Së dyti, duke besuar se si qytetare e lirë kishte të drejtë të ulej në secilën prej kafeneve të qytetit të saj, nuk kishte menduar për Kamzën- qytet partie, nuk ishte kujtuar se Xhelali dhe xhandarët e tij do ta shihnin si dikë që u ka shkelur në pronën e tyre private. Kështu janë sot shumë njësi vendore në Shqipëri. Prona private ku sundojnë çeta vagabondësh.

Xhelal Mziu nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim në publik për këtë skandal shumë më të madh se sa ngacmimet seksuale. Po të ishte vetëm Xhelali me policët e tij akti i shëmtuar kriminal nuk do të ndodhte. Dhe po të ndodhte, kryeministri i vendit nuk do të mendohej dy herë për t’u treguar vendin banditëve duke dhënë i pari shembullin e tolerancës zero ndaj dhunës kundër grave.

Po kush e rrahu në fakt shamikuqen? Doraci është ai polici bashkiak që ka kapur e lëshuar policia. Ai është dora e zgjatur e kryetarit Mziu dhe vetë kryetari është dora e zgjatur e një sistemi harbut që nuk ka pikë respekti për individin, që nuk do t’ia dijë për ligj e për asgjë. Në këtë kuptim shamikuqen e rrahu edhe Jozefina Topalli, e rrahu jo thjesht me shpërfilljen e mesazheve të shamikuqes, por para së gjithash me atë legjendën e saj si grua e fortë, që frymëzon gratë të protestojnë kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre, por që i lë pastaj në baltë, pasi realisht nuk bën dot asgjë dhe nuk është në gjendje të mbrojë asnjë grua me çmimin e përballjes me kupolën e pushtetit.

Shamikuqen e “rrahu” kryeministri Sali Berisha, portreti i stërmadh i të cilit rri në mes të Kamzës sup me sup me portretin e Xhelalit. Sali Berisha nuk ka urdhëruar ende heqjen e atyre portreteve që nuk u gjendet mostra në asnjë bashki të Shqipërisë, dhe ma merr mendja as të mbarë Perëndimit. Kryeministri pozon me këdo, me njerëz të thjeshtë dhe me të zgjedhur, por jo për tu mbirë në sy qytetarëve si vëllai i madh në romanin “1984” të Gjorgj Oruellit. Duke e lejuar Xhelalin të shfaqet përkrah tij si Berisha i Kamzës, kryeministri ka “licencuar” hakmarrjen primitive të Xhelalit kundër një vajze, rrahjen e saj kriminale.

Shamikuqen e rrahën gjithashtu moria e atyre OJQ-vë që marrin fonde e bëjnë programe teorike kundër dhunës ndaj grave, por që rëndom janë një farsë e madhe e heshtjes përballë rasteve konkrete të dhunës si kjo kundër shamikuqes. Një kalim i lehtë i krahut të Xhelalit mbi supet e policëve bashkiakë, i barasvlershëm me urdhrin “bjerini asaj plehre”, i shumëzon me zero tërë investimet e tyre për barazinë gjinore.

Lista mund të mos mbyllet këtu. Ia lë lexuesit inteligjent ta vazhdojë me mendjen e tij, pa rënë në teprime. Unë do të ndalem këtu duke cituar zotin Berisha në një dalje të këtyre ditëve. Dëgjova që tha se zyrtarët tanë duhet jenë të barabartë përpara ligjit. Që do të thotë se nuk janë. Por, a do të jenë ndonjë ditë? Përpara kemi rastin e freskët të rrahjes së një vajze dhe të fejuarit të saj nga policia bashkiake e Kamzës me urdhër të kryetarit Mziu. Nëse këta do të marrin ndëshkimin e merituar, sipas ligjit, do të themi se thirrja e zotit Berisha po dëgjohet. Në të kundërtën, do të mbajmë shënim demagogjinë e radhës së një kryeministri që ka vendosur në Shqipëri regjimin e pabarazisë së njerëzve dhe zyrtarëve para ligjit. Miqtë e ti, janë më të barabartë se të barabartët, siç do të thoshte Gjorgj Oruelli. Është treguesi më i saktë se nuk jemi në shtetin e së drejtës.

Marrë nga Shekulli

Comments

Submitted by InA-N (not verified) on

Shkrim shume i bukur nga z.Zogaj, por ju lutem redaksia, vini gjithnje nje shenim poshte ku te sqaroni "marre me shkurtime nga Shekulli", sepse ky nuk eshte shkrimi i plote, pavaresisht se aty indirekt lihet te kuptohet nga pikat qe ju keni vene ".......", por jo te gjithe lexuesit i kuptojne ato.

Flm.

Submitted by luani (not verified) on

Ja ku kemi arritur. Ky plehra, Mziu, duhet futur ne burg, bashke me ate "policin bashkiak". Po kjo nuk ndodh, se shteti tashme eshte bere rrumpalle...

Submitted by Blendi (not verified) on

I nderuar zoti Zogaj,

këto që thoni ju qëndrojnë të gjitha. Edhe stili e gjuha e artikullit për shijen time nuk kanë të sharë. Në fund të fundit po shkruan një profesionist dhe kjo duket qartë.

Por, përsa i përket përmbajtes ju edhe intelektualë të formatit tuaj nuk duhet të cuditeni.

Së pari, në atdheun tonë sundon një kastë barbarësh, pa intelekt, pa kulturë kastë e cila është me vite dritë larg qytetërimit. Dhe kjo përfshin së pari kryeministrin. Kur ky i fundit i thotë kryeprokurores së shtetit (që e ka vënë vetë) "lavire bulevardi", kreut të opozitës "do të të jap ndëshkim egzemplar", dmth. do të të egzekutoj si në filmat me terroristë, c'farë mund të presësh nga një kryetar bashkie në Kamez. Ai që nga emri (Xhelal) e mbiemri (Mzi) rrezaton otomanizëm me bollëk.

Së dyti, ajo "zonja e hekurt", seç më kujton ca hekurishte të tjera në të kaluarën jo të largët të vendit, hekurishte, të cilat u ndryshkën sapo i zuri mirë në dorë Mjeshtri i Madh i atëhershëm, shoku Shpati d.v. Edhe kryeministri i atëhershëm, Mehmet Shehu kishte 27 vjet që ishte bërë hekur, por Enveri e shkriu brenda natës me një mbledhje byroje. "Kryeministri i hekurt" i dha një plumb vetes dhe keshtu vate dhe hekuri. Edhe zonja Topalli, sado e fortë të hiqet, është pjesë e hiçave të PD-së, të cilët marrin frymë sepse i lejon Berisha, e të cilët Berisha i heq qafe kur të dojë. Mjafton një dëshirë e tij dhe Topalli fluturon nga posti, ose nuk zgjidhet më në atë post. Materiale kompromentuese për ta shantazhuar atë dhe cilindo pushtetar Berisha ka me shumicë. Rasti Olldashi me së fundi ilustron këtë fakt më së miri.

Së treti, ju nuk duhet të çuditeni për këtë sistem në të cilin jetojmë, pasi ju ndihmuat jo pak në grimimin e Berishës në vitin 2005. E pra, nga ky grimim e KOPI i famshëm ai erdhi në pushtet. Nuk e dinit ju, zoti Ngjela etj., se po promovonit personin që vetëm 8 vjet me parë kishte plasur vendin në udhëkryqin e një lufte civile, pasi ishte munduar të instalonte një diktaturë të frikshme për pesë vjet me rradhë dhe u vodhi shqiptarëve shtëpitë dhe kacidhen e fundit nga xhepi? Prisnit bylmet tjetër nga ai stan? Atëhere më e pakta paskeni qenë tepër naivë.

Tung,
Blendi

Submitted by Gjee Ane (not verified) on

Nga ky shkrim i P. Zogajt shohim realitetin e jetes dhe sundimin e kastes. Dhe kush ka intelekt e kupton qe shahisti i leviz guret si ia do puna dhe interesi i tij. Kete qe eshte sot e vendosi Ai qe ishte dje. Ciceruan zera si  zeri i P. Zogajt dhe te disa te tjereve, por erera te jetes i thane, fortuna te motit i shkulen prej vendit dhe uraganet qe ndodhin tani nuk mund ta shkulin me cimentimin e pushtetit te sotem. Jeto o njeri dhe hidhe hapin sipas daulles, ndryshe do ta kesh te veshtire. Nuk ka dale njeri i hekurt deri me sot per te rregulluar ate cik vend prane Adriatikut. Nuk eshte koha, por edhe ne do te vi ajo, nuk e besoj se ketu do te dale ndonje njeri per te bere mrekulline. Shpresoj vetem per pak me shume zhvillim se jemi duke bere tani. Por kjo i ndodhte brezit te femijve tane, pra dhe te P. Zogajt. Katundi qe duket nuk do kallauz. Cdo mbjellesh edhe do te korresh. Eshte filozofia popullore e dala nga vrojtimet e qindra shekujve. Nuk jemi me te mencur sot nga dje. Burrat ne vendin tone dalin njehere ne 500 vjet. Lum kush te rroje qe ta shohi zonje.Gjee.

Submitted by Reformer (not verified) on

Ku eshte PD-ja qe mbron nderin e femrave shqiptare?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.