Unë kam frikë për jetën time

Postuar në 18 Shtator, 2011 03:29
Alfred Kola

Nuk është thjesht një deklaratë, por një sinjal SOS i lëshuar nga një prej tre milionë shqiptarëve të thjeshtë të pambrojtur nga asnjë agjenci ligjzbatuese dhe të braktisur pa asnjë mjet për të mbijetuar në xhunglën e egër të shoqërisë shqiptare.

Rritja katastrofike e kriminalitetit në vend dhe ngjarjet e fundit të vrasjeve politike dhe mbi të gjitha moszbardhja e asnjë prej tyre bëjnë që të jetosh në një terror të plotë, gjithmonë me frikën që kështu si po venë punët, gjëra të tmerrshme mund të të ndodhin ty ose ndonjë pjestari të familjes. Ato ngjarje dhe shumë të tjera vitet e fundit zbuluan se deri ku ka shkuar organizimi mafioz dhe eleminues i botës së krimit dhe sa e lartë është shkalla e shkrirjes së tij me organizmat shtetërore dhe sa e pa vlerë është bërë jeta e shqiptarëve të thjeshtë si unë. Zhvlerësimi i jetës, pronës dhe pasurimi marramendës i njerëzve të lidhur me krimin e bën Shqipërinë një vend krejtësisht të pasigurt ku njerëzit jetojnë në një stres dhe presion psikologjik të jashtëzakonshëm, të kontrolluar në çdo aspekt të jetës së tyre nga struktura kriminale. Këto të fundit gjenden kudo, në çdo post a zyrë, në çdo instancë të drejtësisë, të pushtetit lokal dhe të atij qendror. Dhe në të gjithë këtë aktivitet njerëzor, unë si miliona shqiptarë të thjeshtë, të varfër e të nëpërkëmbur, do detyrohem të bie në kontakt me individë të kësaj bote, të cilëve ne si të pavlerë që jemi, duhet tu bëjmë temena e t’u mbushim xhepat me paratë e bukës së familjes për të përfituar ndonjë të drejtë apo favor minimal, nëse nuk na flakin jashtë, na pështyjnë e na rrahin.

E ku të kërkoj ndihmë unë, i panjohuri, i pavlefshmi, inekzistenti? Unë s’kam fytyrë, s’kam pozitë e s’kam as emër. Unë quhem thjesht popull, ai që duhet t’u shërbejë zotërinjve të rinj të katrahurës sonë post-komuniste, atyre që duhet t’u përulesh deri në tokë e t’u puthësh këmbën edhe pse ke kulturën e vlerat evropiane, arsimin maksimal me rezultate të shkëlqyera dhe zotëron disa gjuhë të huaja, ndërsa zotërinjtë e gjithëpushtetshëm nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre që e kanë bërë të madh me gjak e terror, dhe kanë vënë në kornizë në muret e zyrave të tyre luksoze kartona pavlerë universitetesh fantazmë, të blerë më paratë e fituara nga ky gjak e terror.

Unë kam frikë dhe duhet të kem frikë. Kur dora vrastare ngrihet mbi vetë të zgjedhurit e popullit, mbi përfaqësuesit e pushtetit juridik në mes të qytetit ditën me diell, për të treguar forcën e vet, mbi qytetarët në sytë e gjithë botës në bulevardin qëndror, dhe mbetet përherë e pandëshkuar, ç’problem do ta ketë kjo dorë që të heq qafe një si unë në rrugicat e pandriçuara të Tiranës, Fierit, Elbasanit apo Vlorës thjesht për argëtim. Unë nuk vlej, unë jam askushi, unë jam thjesht një statistikë, një i vdekur që merr frymë. Dhe në kushtet e krijuara, jam mëse i bindur se kontigjenti ynë i askushëve shumë shpejt do të shndërrohen në gjah njerëzor për të kënaqur etjen për gjak dhe eksperienca vrastare  të njerëzve perversë të kamur nga e gjithë bota, që do t’u pagonin shuma të majme zotërinjve që sundojnë këtë vend, për të provuar ndjesinë e marrjes së jetëve njerëzore. Kush e ka parë filmin Objektiv i Vështirë (Hard Target) me aktorin Van Damme do ta kuptonte mirë për çfarë e kam fjalën.

Unë kam frikë për jetën time dhe kjo është njerëzore. Edhe sikur të bëj të pamundurën të shmang çdo kontakt me këta njerëz në rrafshin shoqëror, kush më garanton se padashje nuk përplasem në rrugë me një syresh dhe ai, pa më të voglin hezitim, nxjerr armën dhe qëllon, sepse unë jam i pavlerë dhe nuk duhej të ndodhesha në të njëjtën udhë me të? Sa jetë janë humbur vetëm me motivin “pse më shikon?”, sepse në venat e këtyre njerzve rrjedh gjaku i ligësisë që i bën ata djallëzorë, të pamëshirshëm dhe shpërfillës në maksimum ndaj jetës, si mrekullia unike në univers.

Por unë nuk kam frikë prej tyre! Ata nuk më frikësojnë dot, se nuk janë më të fortë se unë, sepse unë jam populli prej me shumë se tre milionë dhe jam gati të luftoj dhemb për dhemb me ta, flakë për flakë me të njëjtat mjete që ata disponojnë. Dhe do të fitoj mbi ta, sepse kam me vete të drejtën të jetoj i qetë e i lumtur jetën që Zoti a natyra ma dha, dhe vetëm Ai a ajo ka të drejtë të ma marrë. Por unë nuk mundem ta bëj këtë, sepse në çdo qelizë të qënies sime ka zënë rrënjë frika më e madhe, jo nga ata, por nga Shteti im që e ka për detyrë të më mbrojë. Nëse ngrihem e luftoj dhëmb për dhëmb me ta, dhe iu jap atë që me të vërtetë meritojnë, shteti do të sulet mbi mua me gjithë makinerinë e tij të egër dhe po ata gjyqtarë që sot çirren se duan mbrojtje për jetët e tyre do të më kryqëzojnë si bandit e kriminel që lufton kundër simbolit të dlirësisë dhe ndershmërisë shqiptare. Këtë kuptim ka marrë shteti që unë e zgjedh dhe e paguaj, dhe këta njerëz nuk do të ekzistonin dot një orë pa përkrahjen e atij shteti që unë votoj me votën time. Dhe këtu qëndron i gjithë problemi: Mua më vret vota ime! Edhe sa kohë do më duhet ta kuptoj se jeta ime varet nga ajo votë që duhet mbrojtur me gjak, sepse edhe nëse vritesh, të paktën do t’u garantosh jetën fëmijëve dhe pasardhësve të tu dhe lumturinë që shoqëron atë. Dhe për sa kohë unë do ta shes atë votë për një kacidhe, dhe nuk ndërgjegjësohem se po shes vetë jetën time,do të vazhdoj të jetoj me frikën dhe panikun se do të gjendem një ditë në ndonjë kanal, i kalbur dhe i paidentifikuar, i hedhur atje nga këta njerëz që marrin jetë nga vota ime.

Ah sikur edhe ne, nxitur nga kjo frike e pasiguri për jetën, ta hidhnim tej indiferentizmin dhe të merrnim guximin për të nisur një lëvizje paqësore mbarëpopullore, vetëm me fletushka e bluza me mbishkrime:

·Unë kam frikë për jetën time

·Unë jam viktimë e krimit

·Objektivi tjetër jam unë …etj,

për të sensibilizuar opinionin publik evropian e amerikan për gjendjen e pashpresë në vendin tonë, sepse duket qartë se qeveritë e tyre janë dakort me gjendjen e krijuar dhe pushtimin e Shqipërisë nga krimi i organizuar.

Le të tregojmë që jemi evropianë të vërtetë dhe që nuk mposhtemi para frikës, por qëndrojmë bashkë, krah njeri tjetrit, për të demonstruar se e ardhmja na përket neve. Flakeni indiferentizmin, sepse ndoshta para ligjit jo, por para krimit jemi të gjithë të barabartë.

Comments

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

për të sensibilizuar opinionin publik evropian e amerikan për gjendjen e pashpresë në vendin tonë, sepse duket qartë se qeveritë e tyre janë dakort me gjendjen e krijuar dhe pushtimin e Shqipërisë nga krimi i organizuar.

Pirdh pirdh se lirohesh, qaju prapë amerikës e evropës.

Pse, s'kanë punë tjetër po të merren me 2,5 milionë Shqiptarë?

Saliu i është vënë si kapak Shqipërisë e kshu as Amerikës e as Evropës nuk i bie ndërmend për ne. Një problem më pak për ta.

Po pse mër pak probleme kanë opinionet publike evropiane e amerikane që ti bijë ndërmend për Shqipërinë? Europa është në rrezik falimentimi, Amerika është në  3 lufta e në krizë ekonomike ti thu: të sensibilizojmë opionin publik amerikan e evropian. Po kujt i plasi për ne mër, je në vete ti?

Po nuk i dole zot vetes nuk të del njeri zot. Hajde mendje hajde. Po pranaj nuk bëjmë para ne se i varim shpresat te Amerika e Evropa, dhe presim të na bjerë dardha në gojë.

Ik e studio ca më tepër teori revolucionesh, strukturohu pak, vendos rregull në mendimet e tua dhe pastaj na trego.

Të përshëndes!

Submitted by Aulin (not verified) on

Te njejten gje thosh edhe Haxhi Qamili ca vite me perpara...

Submitted by Anonim (not verified) on

I them ati qe permend Haxhi Qamilin, se eshe ti ke frike nga kjo e vertete por te mungon burreria ta pranosh

Submitted by Aulin (not verified) on

Nuk eshte aspak ceshtje burrerrie por kredibiliteti.

Nuk po vete  me pertej se 22 Korrik 2011.

Ne europe kane ndodhur krime edhe me monstruoze keshtu qe, europiane jemi edhe ne. Nuk kemi cte tregojme se jemi europiane, se nuk trashegojme asgje.

Shyqyr.

Submitted by luani (not verified) on

Per mua zgjidhja e vetme eshte armatosja me qellim vetmbrotjen. Duke qene se nuk ka shtet, eshte me mire me u mbrojt vete. Dy duar per nje koke jane.

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Kjo që përshkruan ti ka ndodh dikur, ishte viti 1997. Kishim të gjithë kallashë nëpër shpia.

Me i dalë zot vetes, do me thënë me i dalë zot si shoqëri, si komunitet, si bashkësi njerëzish e organizuar. Siç dolën qytetarët e Vlorës në protestë bashkë kundër krimit.

Kjo do të thotë që i dilet zot vetes duke u përballur vetë dhe për veten si shoqëri me mafien, me terrorin mafioz, me qeveritë e korruptuara  dhe jo duke mbajtur sytë nga Europa e Amerika. Ky është një problem i brëndshëm Shqiptar nuk është problemi as i Europës e as i Amerikës.

Europa e Amerika ndjekin problemet e veta, dhe problemi i vet me rajonin e Ballkanit është stabiliteti i rajonit. Sepse nuk duan më rrëmuja e luftëra nëpër Ballkan dhe ato do të përkrahin cilindo që të jetë në gjendje të sigurojë pak stabilitet, edhe pse çmimi i stabilitetit do të jetë korrupsioni e qeveria jo-demokratike e Saliut.

Mbi të gjitha ato nuk do të ndërhyjnë. Libia ishte rast i veçantë dhe nuk do të përsëritet, mjafton të shikosh Sirinë dhe si nuk lëvizin gishtin edhe pse Assadi ka vrarë mijëra kto muajt e fundit.

Kësaj radhe duhet tia dalim vetë si shoqëri Shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.