12x60=720

Postuar në 25 Shtator, 2011 04:27
Beqë Cufaj

Vetëm tre vjet para se të vdiste, shkrimtari i madh amerikan William Faulkner, kishte pranuar një ftesë të çudtishme dhe për atë kohë, thellësisht të pazakontë. Universiteti i Virginias e kishte ftuar që për katër semestra të bashkëbisedonte për letërsinë e tij, dhe jo vetëm të tij, mënyrën e të shkruarit, lexuarit, shikuarit të botës, jetës së tij e çka jo tjetër.

Dihet që legjendat për "fshatarin" nga Olle i Missisipit, ishin nga më të ndryshmet. Prej asaj sesi i ndiqte me qenë gazetarët dhe turistët që vizitonin farmën e tij dhe deri te mënyra sesi Faulkner dehej gjatë apo pas çdo libri që e shkruante...

Gjithsesi, Faulkner jo vetëm që i kishte prituar gjithmonë fërkimit me publikun (sidomos) amerikan por në mënyrë këmbëngulëse i kishte ikur kontaktit me të. Është e vërtetuar tashmë legjenda sesi në vitin 1950, mezi kishte pranuar të shkonte ta pranonte Çmimin Nobel në Stockholm.

Dhe kur kishte pranuar të shkonte - para mbretit dhe Akademisë, ashtu i dehur, kishte lexuar një fjalim, i cili falë edhe akcentit të tij thellësisht dhe qëllimisht jugor, aq zor ishte kuptuar. Vetëm të nesërmen, kur gazetat e kishin botuar atë fjalim - u mor vesh që jo veç deri atëherë por edhe deri sot, ai fjalim i tij, ai ese për "mëdyshjen" në ekzistencën dhe jetën njerëzore, është nga më të fortët që ndonjë shkrimtar ndonjëherë ka prezantuar në Stockholm.

Radha e rasteve të shkrimtarëve, jo vetëm amerikanë, që pritojnë të preken me publikun ka qenë dhe është e gjatë, tepër e gjatë. Jo pak prej tyre pritojnë të tregojnë edhe si duken fizikisht: gjermani Patrik Süsskind (Parfumi) apo Thomas Pynchon (V.)...

Njëri prej pasardhësve të Faulknerit, po amerikan, i cili gjithsesi për dallim prej tij (ende dhe në mënyrë të çuditshme) nuk e ka fituar Çmimin Nobel s'ka dyshim që është Philip Roth.

Edhe Roth jo vetëm që priton por thjesht janë me qindra gazetarë e studiues që nuk kanë edhe përvoja aq të këndshme me të - kur kanë provuar ta intervistojnë apo edhe bashkëbisedojnë me të. Roth i ka shpjeguar arsyet e ngurrimit të tij të komunikojë me media sa e sa herë: turpërohet, harxhohet, lodhet dhe çka jo tjetër. Por para së gjithash këmbëngul në privacinë e tij.

Sidoqoftë, dy autoreve franceze, Fabienne Serven Schreiber dhe Lucie Pastor, duket që u ka shkuar përdore të bëjnë diçka që po të mos ishte parë - do të dukej e paimagjinueshme. Schreiber dhe Pastor kanë kaluar disa ditë me Philip Roth për kanalin televiziv gjermano-francez "Arte Tv" kanë realizuar një film të mrekullueshëm me titullin "Philip Roth - pa ankesa" (bazuar në librin e tij të suksesshëm "Portnoy's Complaints").

Edhe pse i shkurtër, vetëm 52 minuta, ky material është i mjaftueshëm që shikuesi të futet në botën intime të krijuesit të Portnoy-t apo Zuckermannit. Në apartamentin e tij në Upper West Side të New Yorkut apo edhe shtëpinë e tij në fshatin e vogël të Conneticut-it, për të cilën Roth, tregon që si askund tjetër, aty ndjehet në shtëpinë e tij.

Edhe Roth, sikurse paraardhësi i tij, Faulkner, tregon sesi nuk i duron as gazetarët por as studiuesit e aq më pak "turistët". Pyetja që me këtë rast shtrohet: pse pra ai pranon të flasë, bile edhe pranojë të flasë për 12 orë me radhë me autoret franceze. Cila është marrëveshja e tij me autoret franceze rreth materialit të pashfrytëzuar përkatësisht patransmetuar në këtë film? Që do do emetohen pas vdekjes së tij?

Apo do të shkatërrohen fare? Kjo gjë nuk dihet ende por me siguri që do merret vesh shpejt. Sepse ky autor, edhe ashtu tashti ka mbushur 77 vjet. Dhe në ato 12 orë me siguri që ka edhe plot e përplot gjëra të cilat jo vetëm që janë me interes për miliona lexuesit e tij por edhe për vetë studiuesit dhe studentët, fanatikët dhe admiruesit e tij.

Në anën tjetër edhe në këtë version të shkurtër të këtij filmi fantastik mund ta shohim një Roth të relaksuar, i cili i kundërvihet termit "shkrimtar amerikano-hebre", apo kur flet për gratë, rabinët, politikanët, psikoanalitikët, kritikët e letërsisë, obsesionin e shkrimtarëve amerikanë që të ikin nga vendlindja (Hemingway në Paris, Faulkner në Hollywood, Roth në Conneticut) por mëpas të shkruajnë vetëm për të - vendlindjen...

Edhe bashkëbisedimi i William Faulknerit me studentët e Virginias University kishte zgjatur 4 semestra në të cilat autori i madh u ishte përgjigjur rreth 2000 pyetjeve, të cilat janë regjistruar në një gjatësi prej 14 000 metrash shiriti magnetofoni - shumica prej të cilave, pas vdekjes së tij, edhe u botuan.

Një thesar i cili mund sot mund të dëgjohet dhe lexohet në shumë gjuhë të botës. Philip Roth, duket pak a shumë ka bërë të njejtën gjë si Faulkner - nëse i përmbahemi premtimit të tij që ky ishte ky prezantimi i tij i fundit publik, prapa vetes na i len 12 orë nga 60 minuta, të cilat bëjnë 720 minuta... Dhe mbetet vetëm të shpresohet që do ta ketë edhe një prezantim, atë në Stockohlm këtë vit...

Marrë nga Zëri

Comments

Submitted by Meleq Fraheri (not verified) on

Phillip Roth e ben kete per ti sherbyer kultit te tij te pavdekesise. Nuk krahasohet gjenialiteti i Faulknerit me Phillip Roth.  Ndersa Faulkner ne bisedimet me studentet ka dashur te shkaterroje

kultin e tij(nje pjese te tij e kam lexuar), Phillip Roth po perpiqet ta ndertoje. Ketu eshte kontrasti midis dy shkrimtareve,njeri kerkon te ngjitet ne qiell e tjetri po zbret.

Submitted by artur (not verified) on

Përshëndetje Meleq,

nuk e besoj të jetë njëra apo tjetra... Në një kritikë të botuar në disa medie franceze dhe gjermane rreth kësaj paraqitjeje nuk e kam hasur krahasimin që Cufaj i bën intervistës së  Roth me Faulkner atbotë- për më tepër tek franko gjermanët thuhet që ky për herë të parë flet për një televizion francezo gjerman... siç është Arte Tv i cili është televizor i njohur dhe me shumë ndikim në jetën dhe "ekonominë" kulturore evropiane, për shkak të Çmimit Nobel. Këto ditë në Akademi në Stockholm merret vendimi dhe Roth është dashur t'i thotë ca gjëra që ata burrat suedezë do të duhej t'i shohin  e dëgjojnë. Nuk ka dyshim që të gjithë ata e flasin dhe shohin o frëngjishten o gjermanishten... Krahasimi që Cufaj i bën me Faulkner është më shumë një gjetje e tij më duket mua- gjetje mëse interesante.

Artur

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.