Përse duhet paguar taksë televizori për dritat e shkallës?

Postuar në 14 Shtator, 2011 09:07
Altin Ketro

Kjo faturë e CEZ Shpërndarjes, i takon datës 27.08.2011 dhe është një nga mijra fatura që kjo kompani shpërndan për çdo muaj për familjet shqiptare. Në rastin më të mirë këto fatura i gjen rëndom mbi kasetat metalike që mbajnë aparatet matëse të energjisë elektrike, sepse në të shumët e rasteve edhe nuk të vijnë fare.

Midis faturave familjare, është edhe një faturë e përbashkët për të gjitha familjet që përmbledh një shkallë/hyrje pallati, e cila faturon energjinë elektrike të konsumuar nga llampat që shërbejnë për ndriçimin e kateve të asaj shkalle.

Midis të tjerave, të bën çudi sa të vesh buzën në gaz, një taksë e cila zakonisht i faturohet vetëm familjeve dhe pikërisht “Taksa e Televizorit”. Është normale që familjet shqiptare me apo pa dëshirë, janë të detyruar në bazë të një VMF nr.42, dt.23.12.2010, të paguajnë një taksë (dikur vjetore) mujore në shumën 100 lekë për të mbajtur në këmbë Televizionin Publik Shqiptar. Ka shumë syresh, që nuk kanë dëshirë të kontribuojnë për këtë televizion, anësisht proqeveritar, duke mos përfaqësuar interesat e të gjithë taksapaguesve, por si qytetarë të përgjegjshëm të këtij shteti, ndjejmë obligim që të respektojmë dhe zbatojmë vendimet e institucioneve qeveritare.

Ndërkohë, kjo faturë nuk është si të tjerat, sepse nuk i përket një familjeje, por është thjesht një faturë që siç theksova më lart, mat vetëm konsumin mujor që harxhojnë llampat e kateve të një hyrjeje, për të cilat CEZ-i, në këtë rast, zbaton një tarifë fikse mujore prej 200 lekësh. Po ta shikosh me kujdes, përveç tarifës fikse, shtesës së TVSH-së (jo televizionit, por 20%-shit), ka edhe një taksë prej 100 lekësh për televizorin, që të gjitha së bashku, japin shumën totale të faturës.

Kjo në vetvete përbën shkelje sepse, sipas përcaktimit të Ministrisë së Financave, një familje duhet të paguajë 100 lekë në muaj për televizionin. Duke i shtuar edhe këtë taksë, që është jashtë familjare, rezulton se një familje, p.sh., kjo e shkallës time, duhet të paguajë për televizionin shqiptar : 100 lekë + (100 lekë : 12 familje) = 108.34 lekë në muaj.

Nuk është çështja tek kjo shifër qesharake që as nuk ul e as nuk ngre peshë për një familje, por tek ana serioze e trajtimit të problemit. Përse u dashka që edhe për faturën e përbashkët të dritave të shkallës të paguhet taksë televizori? Përveçse një vjedhje (vlera rritet po të shumëzohet me numrin e shkallëve/hyrjeve në të gjithë Shqipërinë), dua të di se ku bazohet CEZ Shpërndarja që e vjel këtë taksë?

Comments

Submitted by Agush (not verified) on

<p>shume verejtje e drejte,po merre ate faturen &nbsp;dhe beji nje padi &nbsp; cezit &nbsp;mbase rregullohet gje ..asnjeri si ka parate e teperta.</p>

Submitted by Evis (not verified) on

<p>shuma nuk eshte sh e madhe per nje familje, mirepo CEZ vjel qindra mijera fatura te tille dhe shuma totale rrjedhimisht, nuk eshte aq e vogel.&nbsp;<br />Per me teper, qendron problemi teknik-ligjor qe ke parashtruar dhe ti</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Une do ve gjenerator dhe do ta nderpres kontraten me CEZ ,vetem te mos paguaj taksen e televizorit, te cilin ka njzet vjet qe nuk dua ti degjoj emrin dhe jo ta shikoj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.