In Memoriam
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9631_enver-faja.jpg?itok=FM9Zj-IX)
Para dy ditësh ndërroi jetë Profesor Enver Faja një ndër arkitektët e urbanistët e shquar të vendit, pedagog i urbanistikës në Fakultetin e arkitekturës, autor e bashkautor i shumë veprave të ndërtuara në Shqipëri, dhe në vitet 1992-1996 ambasador i qeverisë Demokratike në Poloni.
Vdekja e parakohshme e tij pikëllon jo vetëm familjarët dhe të afërmit e tij por edhe kolegët e studentët e tij, miq e dashamirë dhe ata që punuan me të për një Shqipëri më të mirë e demokratike.
Me Enver Fajën jam njohur kur atë e kthyen nga studimet e larta në Poloni për motive jo shkollore, dhe erdhi me ne në kursin e tretë të Inxhinierisë së ndërtimit të Universitetit të Tiranës në vitin shkollor 1957-58. U bëmë dhe mbetëm të dy shokë si tiranas e jo vetëm për këtë, punuam së bashku në kantierin e hidrocentralit të Shkopetit menjëherë pas diplomimit dhe miqësia jonë mbeti e përhershme në vite.
Enver Faja ishte një pedagog i mirë dhe i pasionuar pas lëndës së tij. Prej tij kanë dalë një numër i madh arkitektësh që sigurisht do ta kujtojnë për aftësitë e tij në profesion, gjallërinë dhe tolerancën e ndihmën që i jepte kujtdo.
Profesor Enver Faja ishte ndër të parët intelektualë që u bashkuan me partinë Demokratike dhe kontribuoi në të me shembullin e tij, me punën e tij fisnike si specialist dhe më vonë me detyrën e lartë si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Poloni.
Ne miqtë, shokët e dashamirët e tij, do ta kujtojmë atë dhe emrin e tij me respekt.
Comments
kam ndjekur nje emision ku ka

kam ndjekur nje emision ku ka qene i ftuar i njderi dhe ku debatohej per qendren e Tiranes. nga ajo qe degjova dhe kuptova mund te them se me vdekjen e profesorit mund te thuhet se "u qerua nje hale".

Duhet te jesh aq plehre dhe

Duhet te jesh aq plehre dhe hale ti qe s'e mbajte dot nje koment te tille!

ku ti kesh ato ropt e shpis

ku ti kesh ato ropt e shpis

ropt e tu, e ti bashke me ta

ropt e tu, e ti bashke me ta qe flet e sja ke haberin. do jesh dhe ti ndonje nga ata te sojit te vet, plere e bajge e shoqerise servile ne te cilen jeton

Eshte bere puna te nderrojme

Eshte bere puna te nderrojme numrin e celularit qe te ta kallxojme vendin. Kjo eshte nje prej pasojave te blogjeve liberale. Por nuk e humbim kurajon, madje eshte kenaqesi qe te tjere lexuese te shohin sa eshte e veshtire te komentosh ne Shqiperi. Enver Faja nuk ka qene ndonje politikan qe eshte njollosur me ndonje ceshtje kunder njerezimit. Ne nje periudhe ku po shihet qarte se cfare klase politike kemi, ti gjen kohen te shash nje arkitekt te vdekur sepse te paska merzitur nje here ne nje talk show. Nuk di c'te them. Plehre!

e lexova artikullin tend, por

e lexova artikullin tend, por nuk e kuptoj se ku qendron inati yt. Une vete jam kundra planit te Edi Rames per qendren (pavaresisht se lexoj Respublica.al) keshtu qe nuk shoh ndonje problem tek ankesat qe Faja i ben planit belg te qendres. Ne stil eshte i qarte dhe jo shares apo fyes si ti; nqs. ty te duket se po i servilet ndonje qeverie (Berishes) me lejo te te them se Faja ka qene prej te pakteve urbaniste qe kane qendra kundra rruges Dures-Morine te Lulzim Bashes, dhe ishte per Rrugen e Arberit. Por edhe sikur te jete servilur dikujt, a i eshte i lire te jape nje argument teknik. Ti nqs. ke bindjen tende teknike, mbaje dhe voto per partizanin tend qe ti mendon se do te realizoje dicka prane endrres tende. Mund te votosh Edi Ramen dhe te jesh kundra sheshit qe ai na la peng (jam shofer ne Tirane, dhe zgjedh nje rruge te mire perpara ndonje sheshi magjistar); ashtu si mund te mos votosh Lul Bashen dhe te jesh pro kthimit te sheshit sic ishte.

Problemi eshte tek mllefi dhe urrejtja qe ti tregon qarte kur shkruan. Dhe prandaj te thashe qe je nje plehre njerezore. Sepse shkruani (plot si ty) ne kete forme ju beni te pamundur cdo debat te qete ku qytetaret te shprehin idete e tyre, dhe ne fund te krijohet nje ide se cila ide pelqehet me shume. Ndersa kur ndonje si ti nis me sharje fyerje etj. behet e pamundur te bisedohet.

Respekte dhe lule

Respekte dhe lule per te ndjerin!Nuk e kam njohur...por kjo s'do te thote qe per cdo te larguar nga kjo "skene" te mos e percjell me respekt e duartrokitje.Z.Meksi "In Memorian" si mik qe e kish mund te bente me te ndjeshem e njerezor perkushtimin...Por ja qe sot,mua me idinjon nje gje e vockel,qe me nje "lupez" njerezore me duket e stermadhe,kur krahas meritave i vihet edhe "ishte nder te paret intelektual qe u bashkuan me Partine Demokratike..."...Perse ja theksojme keto nje "profesionisti" te mrekullueshem,kur figura e tij flet me shume sesa ato qe cilesoheshin para eres demokratike,qe eshte komunist apo ka nje ne fis anetar te partise se punes...Kontributet e ashtuquajtura partiake,me duket mua,sikur jane disa "grimca"pluhuri mbi kostumin e Tij te ndricem si figure njerezoro-profesionale me merita ne "keto kohe te trazuara".Pse ky politizim(?) qe s' ka lidhje me ''poli","polisin" e "politiken"...Mbase nuk ishte momenti i duhur per te reaguar,por si shqiptqr nuk m'u durua z.Meksi,kur ju si miku i te ndjerit mund tja skalisnit me tej figuren e tij si inginier-arkitekt e njerezore...I paharueshem kujtimi i FAJES !...

Respekte dhe lule

Respekte dhe lule per te ndjerin!Nuk e kam njohur...por kjo s'do te thote qe per cdo te larguar nga kjo "skene" te mos e percjell me respekt e duartrokitje.Z.Meksi "In Memorian" si mik qe e kish mund te bente me te ndjeshem e njerezor perkushtimin...Por ja qe sot,mua me idinjon nje gje e vockel,qe me nje "lupez" njerezore me duket e stermadhe,kur krahas meritave i vihet edhe "ishte nder te paret intelektual qe u bashkuan me Partine Demokratike..."...Perse ja theksojme keto nje "profesionisti" te mrekullueshem,kur figura e tij flet me shume sesa ato qe"' cilesoheshin'' para eres demokratike ne biografi,...qe" eshte komunist apo ka nje ne fis anetar te partise se punes"...Kontributet e ashtuquajtura partiake,me duket mua,sikur jane disa "grimca"pluhuri mbi kostumin e Tij te ndricem si figure njerezoro-profesionale me merita ne "keto kohe te trazuara".Pse ky politizim(?) qe s' ka lidhje me ''poli","polisin" e "politiken"...Mbase nuk ishte momenti i duhur per te reaguar,por si shqiptar nuk m'u durua z.Meksi,kur ju si miku i te ndjerit mund t'ja skalisnit me tej figuren e tij si inginier-arkitekt e njerezore...I paharueshem kujtimi i FAJES !...

Add new comment