Ai, Ky dhe Ajo
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3496_1_1145.jpg?itok=ecRMNyPu)
Ai, si duket, i kishte bërë shenjë për t’i hapur rrugën, ndërsa ky, si duket, nuk e kishte parë ose ndoshta ishte treguar pak kryeneç. Por në fund të fundit ky ia hapi rrugën. Ai ishte një trup madh dhe me një makinë që mbajnë zakonisht ata persona që duan të tregojnë pushtet dhe fuqi. Doli nga makina dhe i kërkon llogari për pengesë. Ndërsa ky tjetri i habitur ndoshta nga kjo gjë, duket sikur i thotë: mos po kërkon pak si tepër! Të dy makinat kishin ndalur thuajse para Gjykatës së Tiranë, ndoshta për ironi të fatit.
Mbrapa tyre nuk kishte shumë makina, pasi edhe ora kishte kaluar 22:00. Ai ishte bashkë me një femër në makinë – ndoshta gruaja por kjo do ta ndërlikonte më tej situatën. U drejtua drejt autoveturës së këtij tjetrit duke i thënë: Nuk e sheh dritën – si duket ai i paska bërë sinjal me drita për t’i hapur rrugën. Nuk dëgjova asgjë se çfarë i tha ai tjetri. Trupmadhi kur e pa se ky tjetri hapi derën e makinës nxori nga brezi një pistoletë, thjesht sa për t’i treguar shiko se “të kam në dorë”. Ky tjetri pasi u shtang disa sekonda, e mori veten nga boritë e makinave që ishin rreshtuar nga pas tyre dhe po prisnin që t’u hapej rruga, por vetëm kaq; askush nuk guxoi të hynte në mes.
I armatosur u ndie në rrezik! U nis drejt makinës së tij duke menduar ta lërë me kaq. Por i kërcënuari u nis drejt makinës së të armatosurit. Pa i bërë syri tërr edhe pse armën e pa me sytë e tij. I armatosuri, edhe pse poshtë ngrefosjes së trashaluqit shtatshkurtër, i dha gaz makinës dhe u largua. Kjo ishte historia e ndodhur në më pak se një minutë. E cila në fund rezultoi pa asnjë dëm, por me një mësim. Kur e karakterizojmë veten si popull gjaknxehtë, besoj se nuk kemi dhënë një vlerësim të plotë për vetveten.
E gjitha kjo ndodhi pas orës 10 dhe në një fillim jave. Për çfarë po nxitonte Ai? Po ky pse po tregohej kokëderr? Po Ajo?
Së pari do ta nis nga roli i femrës. Femra që ndodhej brenda makinës së të armatosurit nuk jepte asnjë reagim. As lëvizjen më të vogël për të qetësuar shoqëruesin e saj. Për të ardhur turp. Nuk janë të gjitha si ajo? Unë do ta them edhe sikur ajo të jetë e vetmja që sillet në këtë mënyrë, edhe pse dyshoj fort se ka shumë si Ajo. Çdo ditë ndeshemi me femra të nënshtruara.
Së dyti, gjaknxehti ishte një mesoburrë dhe e dinte shumë mirë që çfarë pasojash do t’i sillte një e shkrepur e armës qoftë edhe në ajër. Por e nxori armën sa për t’i treguar atij tjetrit se nuk ma zë dot rrugën dhe kur unë e kërkoj diçka e marr, do apo nuk do ti. Vendi i të fortëve. Ligji i xhunglës.
Së treti, trashaluqi, pasi bëri llogaritë tha se ky nuk qëllon dhe se është momenti që edhe unë të tregoj “muskujt”. Duke e parë pistoletën ai përsëri kërkonte të matej me “kundërshtarin”. Budallallëk me okë.
Vëreni veten në cilin rol të doni, por vetëm në këtë mënyrë mos u sillni.
Shënim: Kjo është histori reale.
Comments
Cfare pret kur shteti ka

Cfare pret kur shteti ka vdekur, ligji i xhungles, me fal, as ligji i xhungles nuk aplikohet, anarkia, kaos........

Gabim madje faj i rende ky i

Gabim madje faj i rende ky i Tafes ketu qe ne menyre simpliciste prezumon seqenka "se pari" e mbi te gjitha faji i femres qe sipas tij nuk paska reaguar dhe qe qenka kaq nenshtruar qenka saqe gjithashtu eshte faji i saj edhe per kete. Une nuk mund ta kuptoj sesi mund te ecim perpara si shoqeri kur edhe ne nje rast si ky i mespiermi, edhe kur shkruajme ne sensin auto-kritik per shoqerine tone sic perpiqet te bej Tafa ketu e gjejme gabimin se pari tek AJO/Femra qe gjoja nuk paska nderhyre per te qetesuar garipin ballkanas qe ka rrembyer nagantin/armen per te zgjidhur nje incident banal.

Eshte tipike per shoqeri orientale qe te fillojne fajesimin me viktimen, te nenshtruarit, te dobetit, te paaftet, grate, pleqte, femijet qe gjoja nuk ditkan sesi te mos jene te tille.

Eshte si ajo puna e hajdutit te lopes ( qe eshte qerata i madh) dhe te zotit te lopes qe e ka fajin dhe duhet ndeshkuar "se pari".....

Cili qenka faji i saj/femres (kushdo qofte ajo) per te ndalur apo ndikuar ne marrezine vete-shkateruese te nje idioti qe nuk eshte ndryshe nga i ati, gjyshi, stergjyshi, vllai e lideri i felliqur patriarkal qe AJO femer i duhet te perballet e te bashkejetoje me krijesa te tilla primitive apo edhe nga gazetari/analisti misogjinist qe nuk mund ta kuptoje ne theklb kete.

kur nje here vendosa te

kur nje here vendosa te ngisja ne nje nga vizitat e shkurtra ne shqiperi, kam pas qene pjese e nje historie te ngjashme shokuese, qe e kishte zanafillen ne keto dritat qe ti ndezin e fikin me frekuence te larte makinat e tjera, per te te dhene urdhra ne nje trafik qe eshte jashte standarteve, ligjeve dhe logjikes.

qe atehere nuk shoh me regullat e trafikut por qellimet/fytyrat e njerezve qe ngasin ne makinat e tyre.

nje shqiptari (bashkesia e njerezve qe jeton ne ate vend me sakte) mund ti komunikosh qe eshte kafshe pa asnje shprese civilizimi, dhe duke qene i sjellshem me te. tek nget ne nje vend te botes se trete sigurisht qe duhet te maresh parasysh gjithshka.pra mendo njesoj sikur nget ne indi, Kine apo republiken domenikane (banana republic si shqiperia juaj) dhe do ndihesh me i ndergjegjshem per keto qe sheh e degjon.sa me shume i trajton shqiptaret si indiane apo kineze, aq me shume gjerat bejne sens.

a kishte faj femra? kur kam qene me nje ish minister/ish shok , sot deputet dhe exponent i PS, ne nje makine qe ai po e ngiste dhe ka ndodhur qe ai ka bere dicka te ngjashme me kete histori dhe me pas i ka ulur xhamin policit si per ti thene qe : hej jam une ...sa here me ke pare ne televizor! kam nisur nje argument qe sado budallallek iu duk atij, per nga serioziteti im, ai me dha te drejte dhe une mendova ne fund qe nuk kishte per ta bere me. jam i sigurt qe e ka bere e vazhdon ta beje pa problem, dhe nuk hip ne makine me te perseri.

pra ajo mund te kishte bere shume .... e femer a jo-femer duhet te kishte reaguar si nje individ i pergjegjshem shoqeror. ne kete histori ajo qe te ben te humbasesh shpresen eshte se te gjithe ata qe ishin ne kete histori jane te te njejtit kallep dhe mendojne njesoj.sa deshire kam ti kem sa me larg njerez te tille.a ka mundesi ne nje kafaz ku nuk mund te dalin dot, se ata jane kafshe.

pra mund ta krahasoj gjithe shoqerine aty si nje mase kancerogjene qe ndikon pjesen tjetr qe mund te jete me pak kancerogjene, po qe sillet si ta ne nje fare menyre apo tjeter. bota akoma shpreson qe do gjendet kura per kancerin, dhe une nga larg e shpresoj nje gje te tille per shqiperine. sepse nuk ka gje me te rende ketu ne New York, tek mundohesh te kapercesh njerezit qe ngasin sipas regullave dhe ata te shohin me nje shikim qe rezaton WTF (c'mu*in je duke bere) ... kjo per mua ehste shume me e rende se sa nje gjobe tek mendon qe ata nxitojne si edhe ty dhe ajo qe presin eshte nje gjest mirkuptimi, dhe eficence nga ana jote si nje qelize e gjithe ketij procesi qe ta bejme transportin sa me eficent per te gjithe. burite e makinave ne kete histori tregojne qe shqiptaret e meritojne bishtin ne klasifikimin e kafsheve qe jetojne ne kete planet.

Add new comment