Gjykatësi i ri i Posaçëm

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:02

Kryeministri i Shqipërisë, një njeri i mandatuar për të drejtuar ekzekutivin e Shqipërisë ka deklaruar sot në një koment për BIRN se arrestimi i Erion Veliajt përbën një moment kur hetimi penal ka dalë jashtë shinave kushtetuese. 

Dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Jo vetëm që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta.

Në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike.

Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar

ka thënë ai.

Çfarë po ndodh? Po ndodh që z. Rama luan teatrin ose është i nervozuar për faktin se klima e pasigurisë ka përfshirë një pjesë të madhe të PS-së. Që patjetër jetojnë, gdhihen dhe ngrysen me rrogën e tyre modeste. Duke mos arritur të mbrojë më asgjë, z. Rama, në kushtet kur ndryshimi politik në SHBA ka krijuar perceptimin se SPAK është jetim dhe pa mbështetje, ka dalë me një sulm ndaj Prokurorisë, sulm të cilin e pasuroi edhe me përmendjen për të disatën herë të bllokimit të punimeve në bazën e Sarandës. 

Një kryeministër që flet përtej pushtetit diskrecional, kur i pandehur Erion Veliaj, ka avokat dhe mund të mbrohet më së miri, synon të kultivojë imazhin e rremë të një viktime të një drejtësie të cilën e mbrojti me sa mundi në vite të tëra. Të cilën e gatoi siç I thanë dhe qorrazi e votoi. Kalimi në një fazë të tillë të marrëdhëieve institucionale përfaqëson një përshkallëzim të ri që ilustron nivelin e konfrontimit që buron nga korrupsioni sistemik dhe sistematik për të cilin askush nuk do të japë llogari.

A do të ndalet këtu sulmi, apo kemi të bëjmë vetëm me një përpjekje intimiduese ndaj SPAK, një institucion i akuzuar si asnjë tjetër? Kjo mbetet për t’u parë por është e qartë se një luftë e vërtetë ndaj korrupsionit do të çonte pse jo në shëprbërje të partive si kjo socialiste.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pra I bie që Reformen ne Drejtesi e paska dreqosur sepse vete mburrej qe ky e beri. Sido ta rrotuloje del o tek paaftesia o tek korrupsioni. Në te dyja rastet i bie qe ai eshte "unfit" per rolin qe ka!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.