Autorë dhe recensentë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7326_1_1500.jpg?itok=C6iGv50c)
Një mënyrë e re recensionimi është përhapur këto ditë mes nesh. Shkas dhe objekt u bë libri i Edi Ramës “Kurban“. Nuk i kam lexuar gjithë shkrimet që pasuan daljen e tij, por ma do mendja që, sikurse ka një numër shkrimesh pozitive, admiruese (shih p.sh. Daut Gumenin te Shekulli), një pjesë e madhe atë e hedhin poshtë ose e kritikojnë rëndë; kam lexuar gjithsesi dy prej tyre që mendoj se janë përfaqësues për tipin e ri të recensionit në fjalë: shkrimin e Fatos Lubonjës dhe atë të Armand Shkullakut, të dy botuar te “Panorama“.
Mënyra e re e gjykimit të librit thotë se nuk duhet vlerësuar përmbajtja, por autori i tij. Lubonja flet për një operacion gjigand plastik që Edi Rama kryen me librin “Kurban“, për të fshehur autorin e vërtetë të tij: “Operacioni plastik i Edi Ramës është shumë më i vështirë pasi ai duhet të na heqë nga pamja me Kurbanin e tij volume masive betoni e çimentoje pallatesh shumëkatëshe... i duhet të na heqë nga mushkëritë pluhurin e gazin që po na helmon e kancerizon mushkëritë“ etj. Me një fjalë kemi të bëjmë me një keqbërës, që nuk ka kryer thjesht krime urbane, arkitektonike, por shumë më tepër se kaq, ka kryer krime të mirëfillta fizike, duke dëmtuar drejtpërsëdrejti shëndetin tonë me mjete kancerogjene.
Një pozicion të ngjashëm ka Shkullaku: libri është “dështimi spektakolar i Edi Ramës për t’u shndërruar të paktën në një shembull moral për shoqërinë shqiptare, duke i dhënë për pasojë asaj një shembull më shumë të degradimit të çdo vlere përballë tundimit të pushtetit, parasë, mediave“.
Në të dyja rastet skualifikohet autori, deligjitimohet ai, i hiqet e drejta për të shkruar, jo më një libër që ka të bëjë me fatet e Shqipërisë, por çfarëdolloj libri.
Të dyja recensionet janë shkruar me frymëzim, me energji, ritëm, gati-gati me kantilenë. Ato dëgjohen si një muzikë funebër për atë që, jo vetëm nuk mund të trajtohet si autor të cilit i recensionojmë një libër, por asgjë më shumë se një kufomë politike. Në rastin më të mirë, kurvë e njollosur keq, siç shkruan Shkullaku duke cituar Migjenin: ‘për at’shërbim nuk ka marrë do franga, por në fytyrë, çarçafë e në ndërgjegje danga’. Edhe më larg shkon Lubonja, i cili Edi Ramës, pasi e ka përkufizuar si kriminel urbanistik dhe shëndetësor, i heq deri dhe të drejtën për të pasur një fytyrë të vetën: “më duhet të pranoj se metafora që përdora me operacionin plastik ka një kufizim, pasi ajo nënkupton sikur personi të ketë pasur një fytyrë... Edi Rama, si në jetë, edhe në këtë libër, na shfaqet si një personazh i luajtur keq mu pse brenda tij mungon personi“.
Vështruar në këtë prizëm, nuk e kupton dot gjithë atë mllef e atë tiradë shumëfaqëshe të Lubonjës kundër këtij personi që në të vërtetë nuk është fare person, pra s’meriton as dashuri as urrejtje, ngaqë s’meriton asgjë, duke qenë që nuk është asgjë. Ai është “Njeriu pa cilësi“, sikurse personazhi i kryeveprës me të njëjtin titull të shkrimtarit austriak Robert Musil, si i tillë i denjë vetëm për fiksion.
Dashurpadashur rashë edhe unë në stilin e Lubonjës, i cili si për të mbështetur pozicionin e lartë nga shkruan për të shigjetuar gjithë botën, i vë për shtylla argumentimit të vet citate nga njerëz të mëdhenj të botës. Në shkrimin konkret këta janë: Maks Veberi, Solomoni, Ceslav Miloshi, Liza në botën e çudirave, Shekspiri, Poperi, Frojdi, Kanti, Krishti, Rusoi, Heidegeri. Po ta keni vënë re, Lubonja kurrë nuk citon një shqiptar, ndoshta diku mund të ketë cituar qameti-qameti Nolin ose Konicën, por bashkëkohës kurrë në botë. Sepse bashkëkohësit shqiptarë për të janë figura të përçmuara e të urryera, natyrisht me përjashtim të njërit.
Një paradoks të madh vërej, para se të kaloj në veprën konkrete, te këta dy recensionues. Në faturën e gjatë që i tregojnë Ramës nga e kaluara e tij, për ta skualifikuar si autor, ata theksojnë përçudnimin që u ka shkaktuar ky politikan mediave shqiptare. Shkruan Lubonja: “kohët kanë ndryshuar, por jo pa pasoja të rënda kur ke parasysh shkatërrimin që i shkaktoi Tiranës apo sistemin e tmerrshëm mediatik që krijoi nëpërmjet pushtetit të tij“. Ndërsa Shkullaku: “Edi Rama jo vetëm që nuk u bë shembulli i hapjes së politikës, por e mbylli atë edhe më shumë, korruptoi gati të gjitha mediat, majtas e djathtas“. Kush nuk i njeh këta dy personazhe, do të mendojë se ata punojnë, nga pozicioni i pastër ku shkruajnë, për media alternative, të paprekura nga sistemi korruptiv dhe i tmerrshëm mediatik që ka lënë pas Edi Rama. Mirëpo në të vërtetë punojnë të dy për mediumin “privat“ më të kapur e më proqeveritar që është vënë re ndonjëherë në këtë vend: Lubonja si emblemë e emisionit Opinion, Shkullaku si përgjegjës i “klan“ Kosovës; për të vargjet e Migjenit do mund të përshtateshin fare kollaj: ‘për kët’shërbim i ka thanë Franga, pa i lanë n’fytyrë, çarçafë e ndërgjegje danga’.
E pra, nëse autori i “Kurbanit“ do të ishte një herë i pabesueshëm për ndonjë objektivitet në librin e tij, recensionuesit e “Kurbanit“ janë dhjetë herë të pabesueshëm nga llogorja mediatike prej nga e sulmojnë.
Po unë ç’pata në këtë mes? Desha të kundërshtoj gënjeshtrat e Lubonjës? Jo, kam një arsye tjetër që do ta shtjelloj më poshtë, por meqë ra fjala për gënjeshtrat, njërën do ta hedh poshtë. Lubonja shkruan se “Asgjë nuk ka të vërtetë në atë që thotë Rama se ai u fut rastësisht në politikë, më 1998-n... Edi Rama po përgatitej (me servilizma pa fund ndaj Nanos, së bashku me sivëllain e tij, Ardian Klosin) të bëhej ministër“.
Jetoja ato kohë, në muajt e parë të vitit 1998, në Mynih, të ardhurat e mia në marka luhateshin nga 5000-7000 euro në muaj me të sotmet, përpara kisha një karrierë mjaft premtuese universitare. Nga shkurti-marsi filluan telefonatat e Edit nga Parisi, meqë nga njohja e tij me Fatos Nanon kishte lindur ideja që të ktheheshin disa si ne në Shqipëri e të jepnim një dorë në shtetin e sapongritur nga rrënimi i 1997-s. Ngurrimi im ishte tepër i madh, por pse ta mohoj: i madh qe edhe tundimi për të ikur nga një strehëz sa e ngrohtë aq edhe monotone, për t’i hyrë diçkaje që dukej vërtet e madhe, një shansi që të jepet ndoshta vetëm një herë në jetë. E kështu e lamë me Edin të shkojmë njëherë në Tiranë në fillim të prillit e të shohim gjendjen. Erdha në Tiranë me gjithë familjen... mirëpo Edi nuk erdhi. Kuptova që lëkundja e tij për të lënë Parisin ishte edhe më e madhe se imja për të lënë Mynihun. Mirëpo tamam ato ditë ndodhën ato që dihen, vdekja e Kristaqit, ardhja e Edit, ristrukturimi i qeverisë, emërimi i tij ministër etj. Nuk kam pse dëshmoj më shumë për të kundërshtuar gënjeshtrat e Fatosit, servilizmat që i paskam bërë Nanos unë, njeriu që pranoi të bëhej drejtor i RTSh-së me 50.000 lekë rrogë në muaj duke shitur gjithçka kishte në Gjermani, që përktheu kushedi sa libra të botës, kur Fatosi grinte sallatë nëpër Opinione, për të rritur fëmijët e pikërisht për të mos iu servilosur askujt.
Ndërkohë që e dhashë të kuptohet pse është aq i rreptë në sulmin e tij Shkullaku (Franga), për Fatosin nuk e kemi përcaktuar ende shkakun e rreptësisë ndaj Edit: bindja ime personale – dhe është personale edhe pse i njoh aq mirë personalisht të dy personazhet në fjalë – është që Edi Rama në shumë pikëpamje është pasqyra e dështimeve të Fatosit, si politikan, si publicist, në fund të fundit si njeri që ndërton diçka në jetë. Edhe Fatosi hyri në politikë në 1997n si drejtues i Forumit për Shpëtimin Kombëtar; mirëpo ndërkohë që bridhte nëpër Europë (kam qenë dhe vetë prezent) për t’i treguar Perëndimit se çfarë satani ishte Sali Berisha, se si duhej të na ndihmonin për ta shporrur, Nano me Gjinushin i vunë stërkëmbëshin dhe e mënjanuan nga pushteti. Shqiptarët e mbajnë mend njeriun që u fliste si prijës e tribun nëpër mitingje në shkurt-mars 1997, por që pastaj u tërhoq për t’iu dalë përfundimisht vetëm në kutitë e ekraneve si opinionist. Mund të jetë që Fatosi e kundërshton kryekëput profesionin e politikanit, si një profesion që të bën pis medoemos, po atëherë pse i hyri në 1997n? Në qoftë se kjo bindje iu përforcua më vonë, pse qëllon me kaq egërsi një politikan që në fund të fundit përfaqëson shpresën e 50% e më shumë shqiptarëve që gjërat të ndryshojnë, që Shqipëria të ndalet në rrokullimën e vetëshkatërrimit, shitjes, degradimit moral e varfërisë materiale? Unë them pikërisht pse janë ata kaq shumë, pse do kishte dashur edhe ai ta brohorisnin e t’i vinin pas aq shumë vetë siç i shkuan bie fjala Edi Ramës paraditen e 28 janarit në marshimin e përmortshëm në bulevard. Por Fatosit ma do mendja se as 5% e shqiptarëve nuk do t’i shkonin pas. Po njësoj ndodh edhe me librat që shkruajnë: ndërkohë që, sipas botuesit, “Kurbani“ ka shitur deri më sot mbi 15.000 kopje, libri “Nëntëdhjetëeshtata“ e Lubonjës, botuar vjet, s’e besoj që ka shitur më shumë se 150 kopje. Me syrin e njohësit mund të them se publicistika e njërit rri te publicistika e tjetrit siç rri bie fjala “Shqipëria si m’u duk“ e Konicës me shkrimet e Mihal Gramenos ose Muço Qullit, ose, po të nisem nga fjalori që ka njëri e tjetri në arsenal, siç rri “Lahuta e Malësisë“ së Fishtës me “Evëtarin“ e Naum Veqilharxhit.
Po kthehem tani në fund tek ajo që pata unë me “Kurbanin“ e që do kisha dashur të ishte në fillim, por ja që sot metodat e manipulimit të opinionit publik janë bërë aq të stërholluara sa duhen çmontuar ato njëherë pa të fillosh nga puna.
Nuk admirova në këtë libër kapitujt që përshkruajnë historinë e suksesit në Bashkinë e Tiranës, sepse gjërat e mira dhe gjërat jo të mira që la pas nga 11 vjet administrim bashkie Edi Rama janë të dukshme dhe s’kanë nevojë për libër, sepse e di sa lehtë mund të hyjë këtu tregimi i njëanshëm, qoftë dhe vetëm nëpërmjet metodës selektive që evidenton një palë faktesh e lë në heshtje një palë tjetër (ky dreq mosbesimi më bën që të mos lexoj asnjëherë memuaristikë). Nuk admirova madje as gjuhën si gjuhë, siç po bëjnë këto ditë shumë vetë të mahnitur nga ajo, sepse edhe gjuha më e rafinuar dhe më e pasur kur nuk përdoret për të vërtetën, është një bllof e një shëmti, një çorape mëndafshi që mbështjell një m...; lexova me ëndje portretet e autorit për politikanë si Berisha, Nano, Meta, deri dhe episodikë si Memushi, ngaqë janë tepër të goditur për të mos qenë të vërtetë; por u mbërtheva e m’u mor fryma nga portreti kryesor i librit, nga ai që recensionuesit në fjalë e lënë krejt në heshtje: portreti i Shqipërisë. E lexuan vallë ata tablonë që u ka bërë Edi Rama aty nga fundi i librit qyteteve tona? Po të përdorja metaforën e autorit për Elbasanin, kjo është Shqipëria që fle në një shtrat me të vdekurin. Është Shqipëria që nuk përtërin vetveten, që ka lënë djerrë fushat e saj, që nuk lulëzon as në bujqësi as në prodhime industriale, që nuk di ta mbajë rrobën e mrekullueshme që i ka falur natyra, por që e çjerr këtë rrobe përditë e më keq, një vend që ka braktisur prodhimtarinë e vet natyrore-historike dhe ka dalë në ankand! Po po, e kanë nxjerrë për ta shitur me copa të vogla e copa të mëdha; po ia heqin me koncesione gjiret, gadishujt, ishujt, po ia rrjepin kodrat për fabrikat e çimentos, po ia shëmtojnë lumenjtë me koncensione hidrocentralesh (400 ka premtuar Berisha), ia shkulën tani vonë krejt shtratin e Erzenit, nga Iba në Farkë, për të shtruar diagonalen e Karrëfurit, në vetëm një vit ia shkatërruan Tiranës dy kanionet më të bukura që kishte në periferi, atë të Tujanit dhe atë të Erzenit, pa do t’ia mbyllin edhe gropat natyrore ose gropat e rezervuarëve të braktisur me plehrat e importuara nga Italia, pa po privatizojnë edhe hidrocentralet, e fundit pasuri që i kishte mbetur shtetit për të treguar njëfarë personaliteti. Një vend dalëngadalë i marrë në duar prej mafies së çimentos dhe mafies së plehrave, një vend që prodhon pallate dhe vetëm pallate, që nxjerr zorrët e veta jashtë për të hedhur beton mbi vendet më të bukura që ende i kanë ngelur, një vend të cilit i kanë mbetur në dorë dhjetëra mijëra apartamente të pashitura ku janë shpëlarë kushedi se sa miliarda nga tregtia e miellit. Dhe del një politikan që ngre zërin, për herë të parë ngre zërin e vet të fuqishëm kundër këtij shëmtimi, kundër këtij vetëshkatërrimi, për një Shqipëri me një fije dinjitet, për një Shqipëri që mundet kushedi të fillojë një ditë kthesën dhe të nisë përtëritjen, të nisë prodhimin e vërtetë nga qelizat e saj – jo të shkatërrojë këto qeliza për të nxjerrë pluhur çimentoje e për të gëlltitur tonelata plastike. Dhe ky zë del prej përfaqësuesit të një force opozitare, së cilës i kanë besuar votën e tyre të paktën gjysma e shqiptarëve. Një force që nuk ka nguruar ta shpallë publikisht se, me të ardhur në pushtet, do shfuqizojë ligjet antikombëtare që së keqes po ia hapin rrugën edhe juridikisht.
Gjeta shpresën te ky libër, prandaj fola. U ngritën disa recensionues dhe thanë: mos i besoni autorit se është gënjeshtar profesionist. Mirëpo fjalët dhe librat maten me realitetin: ky na tregon nëse do t’i duam apo do t’i hedhim ato tutje. Kurse fjalët dhe recensionet që qëllojnë pikërisht të tillë libra, s’janë as më shumë as më pak por dëshira për të ruajtur status quo-në dhe ngërdheshja cinike e Berishës e shtrirë mbi mediat tona.
Comments
Disa njerez plaken keq!

Disa njerez plaken keq!

Ne fakt zhgenjimi im si

Ne fakt zhgenjimi im si lexues eshte te gjej argumenta teenagersh te rruges se Durresit ne nje artikull gazete te shkruar nga nje 50 vjecar, i vetequajtur njeri i kultures. Argumenta me xhelozira te vockla (e budallalliqe e patetizma): keto jane argumentat qe mbushin mendjen e nje individi qe gjithe kohes perpiqet te na mbushe mendjen se eshte njeri i kultures (respekt, gjithesesi per punen qe beni per kulturen)?! Mos cmitizoni veteveten duke folur me gjuhen e argumentat e vulgares, me mendjen e nje njeriu te vogel. Duajeni veten, dhe duajeni me mire!

Dhe pak me shume respekt per ne lexuesit.

Pergezime autorit qe di te

Pergezime autorit qe di te shkruaj qarte me argumente llogjike dhe pa abuzime e demagogji si ata kritikuesit e Frangut te cileve iu referohet. Me pelqen fakti qe nuk po e shet librin si nje "wau" artistike por te pakten si nje shprese se nje politikan po ben nje premtim qe ia vlen ti jepet mundesia. Gjithmone kam patur edhe une dyshimet e mia perse Lubonja eshte kaq i ngarkuar ne kritikat e Rames, por perfundimisht u binda nga zoi Klosi qe eshte thjesht nje ego e semure qe ne nje fare menyre po i kushton gjithe shoqerise. Nuk e kuptoj se si njerez si Lubonja qe deklaroijne se Maxhoranca beri puch shteti ne pas-ngarjet e 21 Janarit kane edhe kohe qe te merren kaq shtruar me liderin e opozites qe e duam apo nuk e duam eshte e vetmja shprese per 50%+ e popullit?

I bej nje kerkese zotit Klosi qe te meret me shpesh me kesi speciesh opinionistesh qe hiqen gjoja te pavarur por qe vetem trullosin opinionin per te zgjatur kete pushtet qe punon kunder popullit te vet.

Mesa po kuproj keto kurva-te-ndershme po sponzorisohen shume nga pushteti per te frenuar rreshtimin publik te inteligjences kunder kesaj mafie qe po e fundos kete vend. Ka ardhur koha per rreshtim.

Ne ndryshim nga kritiket e

Ne ndryshim nga kritiket e “Kurbanit”, qe jo rastesisht nuk guxojne t’a lexojne ate, me pelqen qe edhe kunder deshires sime te lexoj artikuj apo te shikoj programe te cilat bien ndesh me shijet e mia.Per te dhene nje ide te perafert te sakrifices, “detyrohem” te lexoj edhe 55-en apo te shikoj ABC-news. Them se eshte nje terapi e mire per ate qe do te informohet realisht dhe ne menyre te pavarur.
M.q.s e verteta eshte mjaft e veshtire per t’u gozhduar le te provojme nje menyre alternative per t’a matur ate.Ne fizike p.sh objektet pambarimisht te vogla apo te medha nuk maten as me kandar dhe as me meter por duke llogaritur devijimin qe i bejne trajektores thermijat elementare apo planetet nga objektet(personat ne rastin tone) qe rrine prane tyre…
Si mund te matet “Kurbani”? Pertej opinioneve negative qe kane shprehur Lubonja, Shkullaku apo dhe intelektualet Ciko, Luarasi, Kasoruho, Kule etj do te vecoja dyshen Pango,Mehilli si etalone te imoralitetit, i pari dhe ate te volgaritetit e dyta.Mundet edhe te gabojme perseri por duhet pranuar si nje e vertete(me ze dhe figure) “masa” e ish min te kultures ashtu si dhe “ngarkesa” negative e zedheneses se S.Berishes, standartizimin i se ciles eshte bere ne laboratorin e “Antenes” se Temes.(Aty ku eshte bere dhe “matja” e kunatit te Lulit per te cilin Muc Nano kishte dyshime se ishte nje personazh folklorik dhe fantomatik)
Per momentin kaq ofron teknologjia ne dispozicion e tipit – Me thuaj me cilin rri te them se cili je …..

Plotesisht dakort me Klosin

Plotesisht dakort me Klosin dhe jam i sigurt qe shumica e shqitareve e dijne fort mire cfare i shtyn Shkullaket , fEVZET, Frabgajt etj si dhe Lubonjen qe te hedhe gjithe vrerin qe mbledh ndaj nje inidividi si rama qe te pakten deri me tash (qofte edhe me gabime dhe hezitime) eshte perpjekur te sjelle dicka te re dhe pak shpres per te ardhmen. Per Lubonjen dhe shumicen e bashkemoshateareve te Rames ka nje zili dhe urrejtje patologjike per te qe lidhet pikerisht me frustracionin, komplekset personale dhe deshtimet e tyre qe jane evidente ne shkrimet idiote te Lubonjes dhe Shkullakut. Nuk besoj se ka poshterim me te madh sesa te jesh i varur dhe i punesuar nga Fevziu dhe Sandri.

Cfare te gjithe keta maskarenj harrojne (dhe ketu behet fjale per Frangaj/Fevze dhe bizneset prane regjimit) eshte qe historia njerezore dhe e kombeve eshte e mbushur me shembuj te ngjiturash e thepisjeve te medha dhe sa me shume ti sherbesh klanit te merhumit sot aq me shume rrezikon qe te digjesh neser.... Merhumi besoj i ka marre masat per te levizur pasurite "abroad" po cfare do te bejne keta te tjeret...

Duke marre shkas nga fjalia e

Duke marre shkas nga fjalia e fundit " ... po cfare do te bejne keta te tjeret..."

hmmm ... ate qe bene koleget e tyre (mbeshtetes te Enverit) kur ra komunizmi. Do te nderrojne pllaken, do t'a quajne veten disidente te Saliut dhe nuk do t'u hyje gjemb ne kembe ... Madje njeri prej atyre te atehershemeve u be president (sot eshte kryeminister).

Tung,

Blendi

Jam shume dakort me komentin

Jam shume dakort me komentin tend dhe ne shqiptaret kemi treguar deri me sot me mijra here se sjemi ne gjendje e skemi maturine si komb e individe qe te vetepastrohemi e te izolojme te keqen perreth nesh. Cfare kam thene me siper eshte me teper nje fije shprese, e optimizmi si dhe nje besim se rroli i cdo individe eshte te prononcohet dhe te denoje te dallkauket/hajdutet/matufet....... dhe mediokritetink qe na ka hypur ne qafe dhe po na merr frymen. Eshte edhe nje thirje per cdo maskara te felliqur se (per fat te keq jo gjithmone ) per cfare kane bere duhet japin llogari e te marrim shpagimin e duhur (meqenese sjam besimtar sma nxe dot goja te them se do ta gjejne nga perendia). Dhe ky shpagim sduhet te jete fizik...

Pemes me kokrra plot , i

Pemes me kokrra plot , i bihet me gure kot .

klosi.nuk po le emision radio

klosi.nuk po le emision radio televiziv pa dale dhe gazete pa shkruar ne mbrojtje te librit te rames.

je i vetmi qe ben nje gje te tille sepse te gjithe intelektualet e permenur ne liber ,jo 1 apo 2 prej tyre, po dalin cdo dite dhe po i pergenjeshtrojne theniet e edit ne liber.

detyre te veshtire ke marre qe te besh te zezen te bardhe.

Më ka mbet pa lexuar një e

Më ka mbet pa lexuar një e katërta e librit “Kurban”. Prej kohësh kam lexuar dy nga librat e z.Lubonja. Kam lexuar edhe shkrimet denigruese të Lubonjës dhe Shkullakut për “Kurban”-in. Për aq sa kam lexuar nga “Kurban”-i, i jap të drejtë z.Klosi për vlerësimin që i bënë publicistikës së Ramës dhe Lubonjës. Krahasimet që bën mendoj se çalojnë më pak se çdo krahasim tjetër që mund të zgjidhte.

Koha jonë është koha e kurajës së çartur për të përbuzur vlerat (në këtë rast ato kulturore) që janë në sytë e cilitdo që ka mundësi të lexojë. Më e keqja vjen kur kjo shndërrohet në mision për të lartësuar plehrat. Bjerrja morale po bëhet rrokullima jonë e pandalshme.

Shkaqet e tollovisë sonë morale duket se i jep shkrimi i djeshëm i Naser Aliut (“Shekulli).

FJALET BOSHE DHE PERGJERIMET

FJALET BOSHE DHE PERGJERIMET E KOTA.

JU KANE HIJE, ATYRE QE PA SHKAK

VAJTOJNE E DERDHIN LOTE SA PER T'I PARE BOTA.

POR NUK JU DHEMB ASPAK!

Me te drejten e Alfred de Musse-se shoku Klos, e pershtata kete strofe te tijen per Edi Ramen dhe ty.Besoj se te gjitha ato qe thua ti per te dhe ai per ty,mblidhen skajshmerisht tek ju te dy te pasqyruara ne kete strofe te poetit.Ate se ju derdhni lot per te tjeret e dine gjithe shqiptaret.Po ku ka dhembje per gje Edi Rama o Ardian!Ti je ndryshe ne kete aspekt,je me njeri. "Dhembja" si ndjesi njerezore eshte ne skajet me extreme te Edi Rames.Dhe kur them dhembja,e filloj nga familja ne radhe te pare,tek te afermit,te njohurit,koleget,njerezit,qytetaret e kudo ku te te tjeret, dhembja hyn dhe ndjehet.Te folesh per ndjesine "dhembje"te Edi RAMA,eshte njelloj sikur te flasesh per akullin ne Djibuti.Leri pallavrat shoku Klosi,se hiqesh edhe si i ditur.

Me pelqeu njeri qe kishte

Me pelqeu njeri qe kishte shkruar Fran-bajga, ne vend te Frangaj dhe Fer-man-ziu ne vend te Fevziu. Kete jane dy sipermarresit e pare te sukseshem ta atij biznesi qe sot perfaqson as me shume as me pak po nje B....lepirje te pushtetit...Mund te jene edhe te pasur edhe te pushtetshem, por per mua nuk jane me shume se dy pastrues te halese se pushtetit...Disa shkrues jane te ekuilibruar dhe te larguar nga kjo zhgerrytje ne balte e gjoja analisteve...ketu tek Nano shkruajne me te vertete disa mendje inteligjente...me pelqeu i tipi me krahasimet fizike te matjes 'anti-vleres" etj. Por ju lutem Klosi mos e merrni kaq seriozisht Lubonjen, me te vertete ulni veten tuaj poshte nje niveli te pranueshem intelektual, kur e merrni kaq seriozisht...

Add new comment