A ka gazetari (të lirë)?

Postuar në 27 Nëntor, 2011 09:49
Lorenc Tafa

Kjo është pyetja, që të gjithë ia kemi bërë vetes vazhdimisht. Mendoj se gazetari të lirë në Shqipëri ka që prej vitit 1997. Mirëpo ne nuk kemi nevojë vetëm për lirinë e të shprehurit, por edhe për media të pavarur dhe profesionale. Media e pandikuar dhe gazetaria profesionale dhe e përgjegjshme do të bënte dallimin, dhe shoqëria kështu do të kishte zgjidhur disa plagë.

Problemi nis qysh me departamentin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Nuk dua të them atë shprehjen se “vetëm gazetarë nuk nxjerr”, por pohoj se është në gjendje të rrënuar. Staf petagogjik të diktuar dhe të pakualifikuar. Përveç kësaj, shumica e studentëve hyjnë gabimisht tek kjo degë. Mendoj se duhet një përzgjedhje e veçantë, ashtu siç ndodh me studentët e akademisë së arteve. Duhet test dhe intervistë.

Pas viteve 2002 teknologjia ia ka dhënë një “fytyrë” të hijshme mediave shqiptare duke bërë që ato të duken si ato perëndimoret. Por vetem teknologjia nuk mjafton. Nuk më intereson aspak se kush mban kahun e Berishës apo Ramës. Për mua rëndësi ka të mos manipulohet lajmi dhe të mos censurohet informacioni i nevojshëm.

Rasti tipik janë informaconet sportive në televizion, sidomos në dy televizionet kombëtare, Top-Channel dhe Vizion+. Të dy kanë nga një platformë digjitale dhe presupozohet se janë dy televizionet më të fuqishme. Top-Channel qysh se ka humbur të drejtën për të transmetuar Premier Ligën, kampionatin anglez të futbollit, nuk transmeton as edhe një lajm për këtë kompeticion që, duhet thënë, është një ndër më të ndjekurit në Shqipëri. Vizion+ bën të njëjtën gjë me kampionatin italian dhe atë spanjoll, të cilët gjithashtu janë më popullorët në Shqipëri. Çfarë është kjo? Një idiotësi me brirë, do thoja. Një diletantizëm. Me asnjë ligj nuk mund të detyrohen këto televizione të plotësojnë boshllëkun. A janë ato të lira? Janë që ç’ke me të, bile më shumë se sa të lira do të thoja.

Ky është vetëm një rast, pasi çdo ditë ato sillen sikur audienca të ishte “budallaqe”. Gjysmën e edicioneve informative e mbyshin me “qoka” dhe “furçe”, dhe gjysmën tjetër e mbushin me lajm publicitare për emisionet e tyre. Kurrkund nuk ndodh kjo. Shpesh më zënë veshët në këto televizione se klasa jonë politike nuk sillet si ato perëndimore. Nuk dua të mbroj partitë, se ato janë hall dhe plagë më vete që do vazhdojnë të na lënë me lëngime. Por televizionet që janë ndërmarrje private, pse nuk sillen si ato perëndimore? Mungesa e profesionalizmit sjell të gjithë këtë situatë në mediat tona, e cila tani që ka lirinë nuk di ç’të bëjë me të.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

Shume i drejte shqetesimi dhe arsyetimi qe ben.

1-Autocensura eshte me e keqe se censura.

2-Tellallet e sotem (nenkupto gazetaret) bejne cmos qe te jene sa me te hirshem perpara syve te pronarve te tyre, nje lloj prostitucioni gazetaresk.

3-Historikishte nuk jemi nje popull qe lufton si nje trup i vetem ne llogore e njejta gje mund te thuhet edhe per mediat qe jane armet e partive qe zbrazin batare edhe aty ku nuk duhet duke krijuar shpesh-here dmth perdite "shume zhurme per asgje".

Submitted by cuja (not verified) on

Z. Lorenc,

ti likujdon periudhen para 97 si nje periudhe pa gazetari te lire. Do te thote qe uk ke kuptuar shume nga gazetaria. Koha Jone ishte nje gazete opozitare e asaj kohe plotesisht e lire. Apo nuk te mjafton? Dhe RD nuk ishte aq e poseduar nga Berisha sa eshte sot.

Nderkohe qe sot nuk ke asnje pronar gazete shqiptare te panderthurur me Salen apo Edin apo Ilirin ne pazare aspak transparente dhe aspak te qarta. Dhe jo vetem kaq. Ke edhe gazetare qe shiten e blihen ne menyra nga me te turpshmet. Eshte bere shume e veshtire te gjesh gazetare qe shprehen qarte dhe pa ndryshime te shpeshta ne kohe mbi fakte po aq te qarta. Kush jane keto fakte per te cilat gazetaret do te benin mire te shpreheshin se c'mendim kane dhe c'qendrim mbajne:

1. Menyra ne te cilen duhen bere zgjedhjet (ligji, procedurat, perqindjet, koalicionet etj..)

2. Taksat (TVSH, tatim fitimi, taksa profesionale te ndryshme)

3. Policia kur vret qytetare ne bulevard (kujtoni Henri Cilin & Co se si sajonin cdo lloj demagogjie per te mbrojtur Lul Bashen)

4. Dinjitetin e gazetarit (Artan Hoxha, nje ish minister ne 92-93, i pushuar nga qeveria e atehershme si spiun i sigurimit, akuzues i Berishes gjate 93-2004(2005) del dhe sajon cdo lloj argumenti qe mund te duket logjik ne syte e njerezve te thjeshte per te mbrojtur kauzat e ndyra te tija) dhe aftesine per te denoncuar shoku-shokun. Sepse eshte e qarte qe do shume bythe te denoncosh Artan Hoxhen ne menyre te forte. Pse? Sepse nuk do te kesh me shance te jesh shok me te e te besh biznes. Kjo eshte arsyeja me e forte per problemet e mediave shqiptare. Askush nuk mbron pozicione te forta dhe qe jane pertej limitit, ne sensin qe nuk ka kthim mbrapa me. Kujtoni prape Cilin se si nderroi fytyre (pervecse emrit) gjate periudhes mars-qershor 2009, kur u shnderrua ne nje mbrojtes te flakte te Berishes. Ishte ne te njejten periudhe qe UET kontrollohej nga MASH per procesin e akreditimit. Nqs. me 2013 fiton Edi Rama keta do te afrohen prape me Edin.

Cuja nga Lapraka.

Submitted by L.Tafa (not verified) on

@ Cuja, une gjykoj se prej vitit 1997 kemi media te lire - nuk eshte se kam bere ndonje studim empirik.

Gjithesesi sa i takon asaj qe prentendoni ju iu garantoj se KJ nuk ka qene e lire, ajo ishte e para gazete qe kerkonte te ishte e lire. Pastaj se sa profesionale ishte kjo tjeter gje por ai brez gazetaresh punoi me pasion.

Te gjitha keto jane ne kuader te opinionit dhe mendimit presonal, ashkush prej nesh nuk zoteron te verteten absolute.

Submitted by cuja (not verified) on

Koha Jone ishte e lire ne sensin qe kritikonte pushtetin e asaj kohe pa frena. Nqs. ti quan liri ate ndaj pronarit, kjo varet nga shume faktore, midis te cileve kemi, gjendjen financiare te pronarit dhe kulturen e tij personale.

Une nuk zoteroj te verteten ne xhep (kam kerkuar ta legalizoj por duhet te pres ca), por mundohem te flas per ato ngjarje qe kemi pare dhe jetuar vete. Le te marrim nje shembull. Henri Cili me mars-maj 2009 nderroi fushen plotesisht duke u bashkuar me Saliun pa rezerva. Kjo vihet re ne cdo tentative te tijen per te mbrojtur Saliun cilado qofte marrezia e realizuar nga Saliu. Ishte e padurueshme tentativa e tij per te mbrojtur ligjin e plehrave me cdo kusht. Cfare pashe ne TV eshte nje fakt. Nderkohe qe motivet qe e shtyjne nje pseudogazetar te shnderrohet ne lavire, une thjesht mund t'i imagjinoj. Dhe mendoj se kane te bejne me UET-ne. Programi TV qe  i referohem eshte ai ne te cilin Lubonja u tall me Cilin edhe ne lidhje me UET-ne. Ngelet detyra e gazetarit investigativ te zbuloje se cfare fshihet pas Cilit. Apo pas nderrimit te fushes te Lubonjes, i cili mbrojti vjedhjen e Tiranes nga ana e KQZ-se, por qe diten qe u zi me Fevziun ne TV, vetem kritikon qeverine. Dicka ka ndodhur. A mundesh ti si gazetar ta zbulosh dhe ta shkruash?Ka plot qe thone qe UET ne fakt eshte de fakto prone e Argites. A mund ta zbulosh dhe ta provosh? Ti je gazetar, jo une. Une jam thjesht nje lexues qe mundohem te jem observator i kujdesshem i cfare ju thoni, shkruani neper shtyp. Dhe duke pasur parasysh sa here nderroni mendje, ta garantoj qe eshte mjaftueshem e veshtire.

E peruroj Mucin, qe shkruan online, sepse te pakten ngelet nje fare prove e cfare eshte thene.

Submitted by cuja (not verified) on

edhe nje shtese te vogel. Kerkoj ndjese nqs. dola paksa jashte teme meqenese ti e kishe me shume interesin tek lajmet sportive. Per te konfirmuar pohimin tend negativ mbi cilesine e TV tane private, mjafton te permendim Portokalline. Ka te njejtin humor te 1994 kur qeshnim me Ceken. Qe atehere asgje s'ka ndryshuar. Dhe te mos guxosh ti kritikosh ne ndonje kafe se te shohin si kafshe me ate mendimin tipik shqiptar: u bo ky i ardhuni nga jashte shtetit te na tregoje si qeshet. A pse ne s'dime me qesh bre?

Ne fakt nuk eshte e nevojshme te kesh bredhur per te pare nivelin tejmase medioker te humorit tone.

Le ta leme humorin dhe kalojme tek dy-tre programe TV te drejturar nga Sokol Balla, Blendi Fevziu dhe Albani i TopShow. Ata sillen sikur te jene perendite e programit (rrezik edhe Zeusi s'ka qene kaq i plotfuqishem ne Olimp) dhe tallen haptasi me te ftuarit. S'mjafton kjo, por edhe pergatitja e tyre mbi temat e diskutuara eshte e ulet per te mos thene qe nuk ekziston. Dhe therasin disa pseudofigura intelektuale qe na tregojne perralla. Kjo e tera per te kenaqur politikanin e plotfuqishem te rradhes.

Submitted by ju hengert mort... (not verified) on

kjo puna e lajmeve sportive eshte nje cmenduri prej amatoresh,fjala censure nuk shkon. amatoret nuk meritojne fjale kaq te medha. gjithsesi une mendoj,jam pothuajse i sigurt,se keto lojera i urdherojne pronaret ose supershefat e tv jo gazetaret. te kuptohemi,niveli i nje pjese te madhe te gazetareve eshte medioker deri diku edhe qesharak,por niveli i atyre qe i drejtojne eshte shume me i dobet,tmerresisht i dobet! peshku qelbet nga koka,mos harrojme.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

A ka gazetari te lire? A ka gazetare te lire?

Ka,por kushtojne shtrenjte.

Submitted by Dionis (not verified) on

Shkrim i dobet dhe pa informacion te plote. Ne pergjithesi e vleresoj respublicen per mundesine qe i jep  lexuesit per te krahasuar dobesite e gazetarise klasike dhe perparesite e mediave te reja dhe rrjeteve sociale sot. Por edhe ky website vuan nga semundja e pergjithshme e gazetareve sot ne Shqiperi, e mos verifikimit te fakteve dhe kritikes se pafaktuar. Te thuash qe departamenti i gazetarise ne UT eshte i dobet, me njerez te pakualifikuar dhe te sjelle aty me komandim eshte nje pretendim naiv, sepse do mjaftonte te shkruanim emrat e pedagogeve qe punojne aty per te pare qe jane gazetare dhe publiciste te njohur te shkolluar brenda dhe jashte vendit. Une kam qene vete nje student i ketij departamenti dhe tani punoj ne media. Mbase problemi i departamentit eshte qe na meson teorine dhe aktet normative te gazetarise ne nje vend demokratik dhe te zhvilluar, dhe jo praktiken problematike te tregut mediatik shqiptar. Po ashtu, te quash te lire gazetarine e pas 1997-es eshte mese naive. Nje autor qe kritikon per moscilesi koleget e tij te ngjashem.

Submitted by Lorenc (not verified) on

Dionis, une ne asnje fjale nuk kam ofenduar apo kritkuar gazetaret. Kam kritikuar sistemin e formuar ne auniversitet dhe pune per gazetaret.

Se dyti, tani mos te ngaterrojme konceptet - une them gazetari te lire, ku cdo kush mund te shprehet ne media nuk po them media te pavarur.

Sa i takon vleresimit te shkrimit, mendimin tend e marr ne konsiderate. Faleminderit.

Submitted by alketa (not verified) on

Demokracine e kemi shume te re ne 'moshe" e per pasoje dhe liria e plote e cdo fushe jetese ketu tek ne nuk ekziston por media eshte ajo qe na ben te dallojme ndalimin e fjales se lire.

Ju pergezoj qe keni ngritur si ceshtje vetem "rubriken sportive" por po te shikojme me kujdes te njejten rubrike ne dy stacione nuk e gjen njesoj. Kryeartikujt jane ne sherbim te cdo stacioni televiziv e kur ka nderhyrje dhe tek sporti imagjinoni c'behet me lirine e medias.

Vec kesaj shkrova te site i Top channel pasi nxorren lajmin qe u perfshi ne aksident djali i nje politikani , te nesermen ai doli burgu e lajmin e degjoj ne nje stacion tjeter, e u shkrova ne fb po pse kerkoni liri mediash kur nuk i nxirrni te gjitha lajmet. E perfundimi ishte qe u bllokova nga ajo faqe ku skam te drejte te shkruaj me , aty ku shkruhen lloj lloj banalitetesh .

Perfundimi eshte se ketu te ne cdo gje eshte politizuar te dashur miq.

Submitted by xhimi (not verified) on

Gazetari te lire?!Qeshin dhe guret me kete pyetje.Lajmi me kryesor ne Shqiperi eshte aktiviteti i A.K-se dhe banderolat,programet e Xhunges dhe repotazhet e Hoxhes me ultrasit dhe gangsteret tifoze qe gerthasin si cakenj.Mendimi i kundert eshte herezi,askush nuk guxon te thote te verteten per "vezen e gjarprit" qe po pergtitet.Gazetaret e paanshem karakterizohen "tradhtare".JO.Ne Shqiperi,gazetari duhet te lakoje programet e partive,te mburre kosovaret,te luftoje "tradhtaret"te fallsifikoje identitetin e zbulimeve arkeologjike,te zmadhoje "krimet" e komshijve,te mbuloje historine mijevjecare pro pushtimit turk,te "hyjnezoje"fuqite e medha, te fshehe krimet e tyre,te indoktrinoje te rrinjte me "lavdine" e luftetareve,te mos guxoje te akuzoje gjyqtaret pizevenge,te mare honoraret dhe....te heshte.Kjo nuk eshte gazetari.Gazetaret e vertete nuk kane lindur akoma,sepse askush nuk eshte goditur nga pushteti,askush nuk u ïnkuzicionua"nga ambasadat, si rezultat te gjitha jane mire e bukur dhe..gazetari e lire!

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje zoti Tafa.

Ne paragrafin e fundit ju shkruani "Por televizionet që janë ndërmarrje private, pse nuk sillen si ato perëndimore? Mungesa e profesionalizmit sjell të gjithë këtë situatë në mediat tona, e cila tani që ka lirinë nuk di ç’të bëjë me të." Kjo eshte e vertete por televizionet private ne Shqiperi si cdo bizens tjeter jane te lidhur me politiken dhe derisa ti bejne fresk pushtetit te radhes nuk kane asnje interes per cilesine e produktit qe i ofrojne publikut sepse pushteti i mbron dhe i ndihmon ekonomikisht. Ca me teper nje televizion i mbushur me profesioniste do te rriste koston e sherbimit dhe kjo nuk i shkon per shtat padroneve te rinj shqipetare, me mire nje gazetar medioker qe e pagujn pak lek dhe eshte i gatshem per cdo kompromis se sa nje gazetar profesionist i vertete qe do te duhet ta paguajne me shume dhe per me teper nuk ben asnje kompromis.

Ju beni nje pyetje me titullin e ketij shkrimi qe fare lehte mund te konsiderohet pyetje retorike, sepse gazetaria e lire egziston vetem ne ato vende ku popujt jane te lire, ku politika eshte e lire, ku biznesi eshte i lire dhe ku kultura eshte e lire, pra ku e gjithe jeta eshte ne liri te plote ne baze te rregullave, etikes dhe ligjit. Qe te kuptohemi une lirine e perkufizoj me shprehjen e famshme te Martin Luter Kingut "Liria ime mbaron aty ku fillon liria juaj" e theksoj "Juaj", ne numrin shumes d.m.th e te tjereve, e gjithe te tjereve.  U zgjata pak ne kete koncept sepse per fat tone te keq ne Shqiperi kjo nuk egziston, ca me keq akoma egziston ligji i xhungles ku me i forti mund me te dobtin.

Une kete liri e kuptoj qe n.q.s une nuk jam ne gjendje te jap nje lajm ashtu sic duhet, apo te bej nje televizion ashtu sic duhet me mire nuk e bej fare sesa ta bej gjysmak duke i hequr vendin ndonje tjetri me te afte nga une por sic ju shkrova edhe ne shembullin me siper  kjo ne Shqiperi nuk ndodh sot dhe veshtire se do te ndodh dhe neser sepse nuk eshte vetem gazetaria apo media ne pergjithesi qe ka probleme por e gjithe jeta shqiptare. E vetmja rruge per te dale nga kjo gjendje eshte rritja e nivelit kulturor te shoqerise shqiptare ne pergjithesi. Nuk e di se kur kjo mund te ndodh por di t'ju them qe krahasuar me 15-20 vjet me pare ne kete vend jane rritur ne numur analfabetet dhe n.q.s premisat jane keto atehere ... .

Me dhimbje

Emigranti

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Do te ishte mire qe kete pyetje "A eshte gazetaria e lire", t'ia beni gazetes "PANORAMA".Kur ia lexon titujt duket se dicka thote,por ne permbajtjet e shkrimeve dhe autoreve te tyre kupton se lepuri flen gjetke.Ajo gazete jo vetem vete-censurohet kur merret me poziten dhe opoziten dhe ne pergjithesi me partite dhe politikanet qe bejne emer vetem ne faqet e te tilla gazetave dhe TV-ve te sponsorizuara e paguara prej tyre,por zbaton edhe censure te plote ndaj cdo mendimi te lire e kritike te drejte qe ndeshet me objektivin themelor te saj:interesat e ngushta te pronarit dhe sponsorizuesve e demoneve politike qe qendrojne pas saj.Kjo ndodh sidomos me 'Panoramen" on line dhe "moderatoret"(lexo censurizuesit) e saj,te cilet jo vetem masakrojne permbajtjen dhe idete e komenteve te lexuesve,por censurojne edhe plotesisht kritikat dhe mendimet e tyre te lira ne komentet qe i dergojne( brenda nje dite kjo gazete nuk botoi komentet e mija per tre shkrime te botuara prej saj me 1 dhjetor),ndonese shpesh faqet nga keto komente jane te mbushura me sharjet e abuzimet gjuhesore nga me vulgaret,te cilat duket u duhen  redaksise per te terhequr lexues me "gallatat" e felliqura qe behen ne faqet e saj.

Une mendoj se Res Publica ben mire qe hap debate per kete teme. Do t'ia vlente qe drejtuesi i  Res Publica te behej iniciator i nje forumi gazetaresh serioze qe te debatojne vete mbi kete ceshtje ne faqet e gazetave apo ne faqet e tyre ne internet.Gazetaret vete e dine se ku "i pikon catia" shtypit e cfare "viruse" e kane zene serverin e kompjuterit te mass-medias shqiptare.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

998 % e medieve shqiptare kontrollohen nga qeveria

Nga Idriz Tafa

“Është tejet shokues dhe i papranueshëm për standardet ndërkombëtare të medieve publike, qëndrimi i RTSH, jo vetëm ndaj opozitës, por edhe institucioneve kushtetuese, sikurse ka ndodhur në emisionin e lajmeve të 28 nëntorit 2011. Dhe pse Vlora konsiderohet si kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur, RTSH nuk dha lajme për aktivitetet në këtë qytet. Por kulmi i gjithë kësaj paturpësie, është mospasqyrimi i vizitës së Presidentit të Republikës Bamir Topi në qytetin e Vlorës. Atë ditë RTSH dha lajme për festat edhe nga Kamza dhe Kukësi, por jo nga Vlora”. Ky fragment është shkëputur nga një informacion i brendshëm për një ambasadë të rëndësishme në Tiranë, që konkludon se “rreth 98 për qind e mjeteve shqiptare të informacionit masiv kontrollohen nga shumica qeverisëse”. Autori i këtyre radhëve ka mundur të sigurojë një përmbledhje ekzekutive të studimit, ku janë marrë dhe citimet,

Në këtë vlerësim përmendet se “dhe dy televizione, në pamje të parë, më pranë opozitës, “Top-channel” dhe “Vizion Plus”, janë të kapur nga njerëz pranë pushtetit në segmente të emisioneve informative. Të vetmet emisione opozitare janë “Fiks fare” dhe “By-pass show”.”  Është arritur deri atje sa që e përditshmja e grupit mediatik “Top-media”, ashtu sikurse është dhe “Top-channel”, ka hequr dorë nga botimi i ininfomacioneve nga “Fiks fare”.

Studimi konfidencial konstaton se manipulimi i lirisë së shprehjes në Shqipëri nga shumica në pushtet, është sinjal negativ për funksionimin e demokracisë.

Po ashtu shprehet dyshimi se disa medie financohen nga biznese serbe dhe greke. Në krye të RTSH-së ndodhet ish-drejtori i përgjithshëm i TV “Klan”, me lidhje me bizneset serbe. Nw krye tw bordit të RTSH-së është një person i diplomuar në Moskë për përkthim letërsie fiksionale dhe i preferuar nga ministria e Jashtme ruse, ashtu si dhe një ish-bashkëstudent i tij, diplomat në ambasadën shqiptare në Moskë dhe tani në Prishtinë. Kur e ftojnë në Rusi në forume politike dhe sociologjike, prezantohet si shkencëtar (në tekstin origjinal është dhënë dhe fjala në rusisht: “uchenyy” për “scholar”) nga Shqipëria, thotë informacioni.

Në medien print si “Panorama” me tirazhin më të lartë ushtrohet censurë në komentet e botimit on-line. Duket e çuditshme, por kjo e përditshme e një pronari të fabrikës së birrës në juglindje të vendit, ndonëse me tirazhin më të lartë, ka klikimet më të pakta, për shkak të censurës. Pronari i “Panorama” ka blerë me porosi të pushtetit grupin mediatik italian “Edisud” kritike e qeverisë. Për hatër të pronarit, që ka si degustator një përfaqësues gjerman së prezencës së OSBE në Tiranë dhe kryeministrin e vendit, Qeveria shqiptare hoqi akcizën për birrën, por jo për kafen që konsumojnë pensionistët e varfër shqiptarë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.