Helmimi i ndërgjegjes.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7173_1_2111.jpg?itok=sMTFTOgD)
Nuk jam shume i sigurt, që ky shkrim mund të botohet nga Respublika sepse është në fakt i drejtuar kryesisht kundër mediave e sidomos asaj vizive, pra televizioneve.
Shqipëria është një shtet i ri dhe një demokraci e re. Si e tillë sigurisht që do të kemi ndryshime të herëpashershme dhe sa herë që do ta kthejmë kokën pas, do themi me vete: “Sa naivë ishim para një viti”. Megjithatë kjo nuk është për t’u shqetësuar, sepse i ndodh gjithkujt dhe vetë zhivillimi i shpejte, sidomos i teknollogjise dhe globalizmi, sjellin një ndryshim të paimagjinuar.
Ajo që të bën përshtypje sot në shqiperi është një fenomen, i cili ka mbi 20 vjet që vazhdon me të njëjtin intesitet pothuaj si në kohën e diktaturës. Çdo njëri që ka patur mundësi te jetojë për një farë kohe jashtë, kupton se helmimi i ndërgjegjes së njerëzve të thjeshtë vjen nga një kuti e palëvizshme, e cila buçet me një intesitet të paparë në çdo moment duke përsëritur emra politikanësh, arritje të tyre, bëma të mëdha, vizion largpamës të tyre, dhe aktivitete të partive politike e lajme politike. Për një moment të duket vetja sikur je në një orë partie, në kohën e diktaturës, ku leximi i shtypit dhe shfaqja e materialeve që promovonin ideologjinë e partisë ishin ngjarje që kërkonin pjesëmarrje të detyruar për cilindo.
Çdo person, i cili ka jetuar në një vend demokratik dhe mund të ndajë llojin dhe rëndësinë e informacionit, për një çast hutohet dhe skandalizohet, aq sa mund t’i vijë për të vjellë kur dëgjon qoftë edhe një orë të vetme televizion. Vetëm politikë, emra politikanësh, lajme për ta, të njëjtet emra. Por këta persona të cilët kanë arritur të ndajnë llojin e informacionit për të cilin kanë nevojë, nuk e kanë problem ta menaxhojnë këtë situatë dhe ata janë të aftë të injorojnë këtë imponim dhe bombardim ideologjik që bën i famshmi ekran i televizionit, duke u përpjekur të mbajë të hipnotizuar të gjithë njerëzit e thjeshtë dhe t’i kthej ata në skllevër të tij.
Problemi pra është për këta njerëz të zakonshëm, kontigjenti bazë që u duhet partive politike për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tyre në poste publike si deputet, kryetar bashkie, kryetar partie, etj etj. Këta njerëz të thjeshtë të cilët formojnë atë që quhet popull, të cilët me punën e tyre te palodhur, me lodhje, mundime, vështirësi e sakrifica, prodhojnë të mira materiale, jo vetëm për veten dhe familjet e tyre, por edhe per politikanët dhe drejtuesit e institucioneve, po helmohen pa e ndjerë, duke u kthyer në njerëz të bindur e të urtë, votues të mirë e të sjellshëm, me sy e veshë nga skllavopronarët tanë politikanë.
Njeriu është nje qënie e ndikueshme dhe mund të përpunohet shumë lehtë nëse përdor strategji djallëzore e të mbrapshtë si kjo që përdorin mjeshtrat e politikës tanë, të cilët kanë ngritur nje institucin të tërë për t’iu imponuar popullit me ideologjinë e tyre. Ata me vetëdije të plotë, duke përdorur me dinakëri dhe efikasitet psikologë vendas e të huaj, të paguar me fonde që i përkasin popullit e që duhet të ishin shpenzuar per projekte sociale apo investime publike, po shkatërrojnë vetëdijen dhe personalitetin e një kombi të tërë duke e kthyer në një vemje eksperimentale që të ndjekë me besnikëri dhe pa mëdyshje keta pelivanë politikanë.
Me anë të kutisë magjike, televizionit të kontrolluar totalisht nga këta mjeshtra skllavopronarë, ata kanë skllavëruar mendjen dhe ndërgjegjen e popullit shqiptar duke i infektuar atij apatinë dhe indiferencën për gjithçka që ndodh rreth e rrotull.
Me ndihmën e paçmuar të pseudo analistëve, pseudo intelektualëve, pseudo gazetareve, pseudo pronarëve të mediave private dhe të pseudo liderve, po u imponojnë menyra sjelljeje, mënyra të menduari, te vepruari, deri edhe te biseduari.
Ne jemi sot para faktit të kryer ku zhvillimi i qëndrueshëm u minua nga themelet dhe cdo metër katror që u takonte të gjithëve u bë pronë e mafies së ndërtimit, ku parqet dhe lulishtet per fëmijë dhe të rinj u zhdukën dhe vendin e tyre, e zunë bunkerët shumëkatësh, dhe askush nuk flet për to, a thua se ne nuk duhet as ta zemë në gojë një gjë të tillë se nuk është puna jonë. Jo ajo që ne na duhet, është mënyra dhe procedura se si u zgjodh Avokati I popullit???!!!! E çfarë do bëj ky avokat për popullin, kur ai u zgjodh nga një parti politike, për interesa të tyre politike dhe kur në juri nuk kishte asnje avokat nga dhoma e avokatisë së Tiranes?
E pra ne jemi sot para një situate aspak normale kur njerëzit kanë humbur besimin jo vetëm tek e sotmja por edhe tek e ardhmja, kur çdo vendim merret pa llogaritur fare qytetarët e thjeshtë, e përsëri televizioni ynë I dashur buçet për arritjet e partive, politikanëve, deputetëve, etj, etj.
Ajo që në fakt më shqetëson më shumë nga çdo gjë është fakti që njerëzit e thjeshtë, akoma nuk po arrijnë të shkëputen nga ky bombardim i pandërprerë që po u bëhet nga skllavopronarët tanë, duke i injoruar ata totalisht, dhe duke u kthyer krahët, duke i injoruar televizionet shqiptare, dhe duke parë televizionet e komshinjve tanë italianë, emisionet e të cilëve janë për t’u marrë shembull.
Nuk është se do të ndryshohet ndonjë gjë shumë e madhe, sepse këtu tek ne, fatkeqësisht ashtu si shumë gjëra të tjera nuk është se media funksionon në bazë të shikueshmërisë, sepse televizionet tona janë face-book-u i skllavopronarëve, por të paktën nuk do cingërisësh nervat e tua duke ndjekur emisione bajate dhe duke dëgjuar biseda kafenesh e zënka te rëndomta të shërbëtorëve të skllavopronarëve.
Do të duhet shumë kohë derisa ky helm i injektuar në mendjen e çdo shqiptari të shpëlahet, por deri atëherë, do të ishte shumë interesante të shohim një inisiativë-media të vërtetë të tipit BBC, ku gazetari të merret me çështje të përditshme dhe politika të zërë jo më shumë se 10 minuta në 24 orë.
Comments
Kush po na helmon?...Ku

Kush po na helmon?...Ku prodhohet ky helm?...Kush na e injekton?...

Gazetaret, qe kane rene ne prehrin e pushtetparase, duke sherbyer verbazi intereckave te tyre. Kur do te vije dita qe ne ndjekje te emisioneve televizive te shprehemi: "Bravo!Ashtu eshte! Te lumte!'' ? Gazetaret lipset te jene te mireinformuar,analiste,interpretues,te nxjerrin 'gjarprin nga vrima', denoncues, te markojne hap pas hapi ndershmerisht pushtetet. Keto i dijne te gjithe te ashtuquajturit gazetare, pasi, o i kane degjuar o i kane lexuar. Vecse i kane harruar. Ose bejne sikur...

Gazetaret, le te studjojne te madhin Cristopher Hitchens. Le te ndergjegjesohen se nuk i duhet trembur dhe vdekjes, pergjithesisht s'duhet trembur asgjeje, pasi trembja eshte pune. Le te ndergjegjesohen se nuk duhet t'i adhurojne parate, paraja eshte sherbetor i mire por pronar i keq, pasi paraja eshte pune. Puna eshte dashuri,perkushtim,sakrifice.

Edhe pse kemi nje mundesi perzgjedhjeje, jo te gjithe jane te parapergatitur per te vleresuar informacionin, analizen apo opinionin ''shqeto'', ndaj dhe u bie detyra ''pushtetareve'' te pushtetit te katert. Dhe perzgjedhja ndonjehere qellon si Nastradini para rrushit te vet te permjere me pare. Nejse.

Mbase ne qytetaret lipset te merremi me shume me gazetaret, ashtu sic dime ne...

Të thush se kemi mjeshtra që

Të thush se kemi mjeshtra që drejtojnë jetën tonë politike e mediatike është ti rritësh vlerat, pushtetarëve e gazetarëve tanë.

P.S. Emisionet e komshinjve tanë kemi parë deri më sot dhe ja ku erdhëm. Shumica e emisioneve në TV-të shqiptare janë kopje të emisioneve mediokre të TV-së Italiane apo botërore (Fiks Fare - Striscia la Notizia, Big brother - Big brother Italia, Opinion - Porta a Porta, Zonë e lirë - Tout le monde en parle). Problemi është se nuk kemi prodhuar vetë diçka, jo se nuk kemi parë çfarë bëjnë të tjerët.

Të mos harrojmë edhe dy

Të mos harrojmë edhe dy elementë të randësishme të mediave shqiptare: 1) Injorancën shembullore të gazetarëve (opinionistë, kulumbistë e gjithëfarë emrash të tjerë) dhe vetëkënaqësinë e këtyne mjeranëve me aq sa dinë; 2) Arrogancen, shpërfilljen e teleshikusit, lexuesit: duhet të dëgjojmë ata dhe publiku të rrijë "sus" para "bigëve" tanë xhuxha.

Add new comment