Arkiv-Opinion
Hil Gjaci gazetari i News-24 për Mirditën, ose zëri i heshtur prej disa muajsh.
Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci, i cili raportonte për televizionin News-24 të gjithë zonën e Mirditës, por edhe disa komuna përrreth në qarqet Kukës, Pukë e Dibër nuk është më në këtë mision. Të gjithë kujtojnë korrespondencat e tij të shumta të tij, por në kujtesë të teleshikuesve mbetet si më i rëndësishëm momenti kur politika debatonte ashpër për mundësinë e një shëmbje gjigande në tunelin e Thirrës.
Letër për Ndrean
Fatos Mahmutaj, gazetari i televizionit ABC që u plagos më 21 janar, sot është në Belgjikë. Dhe prej andej ngre zërin , dhe e bashkon këtë zë tok me zërin e të tjerëve, për të vensiosur drejtësi lidhur me atë ngjarje, ku gjetën vdekjen katër vetë. Sot, në Tema online, ish publikuar një letër publike e tij drejtuar ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt. Është një letër që ia vlen ta lexosh. M.N.
Paradigma dëshpëruese e integrimit në Bashkimin Europian
Në fillim të viteve 1990 integrimi i Shqipërisë në BE (atëherë Komuniteti Europian) është bazuar tek një shpresë e madhe se integrimi në BE ishte rruga e rimëkëmbjes dhe e kthimit të Shqipërisë në identitetin e saj evropian. Një nga parullat më të fuqishme që udhëhoqën lëvizjen studentore në përballjen e saj me regjimin komunist ishte; “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!”. Me rënien e sistemit komunist Evropa zëvendësoi hapësirën simbolike që kish boshatisur rënia e komunizmit si ide organizuese e shoqërisë shqiptare.
2012, një vit pa ngjarje
Një nga librat e mi të preferuar kur isha fëmijë dhe adoleshent, ka qënë romani fantastiko shkencor i Thanas Qeramës, “Një ngjarje në vitin 2044”. Letërsia për fëmijë e viteve 80, besoj ishte një farë escape nga rregulli i ngurtë i letërsisë zyrtare, dhe kjo solli lulëzimin e shkrimtarëve si Qerama, Dedja, Hysenbegas, apo Bushaka. Të cilët i lëshoheshin fantazisë në botën e fëmijëve, aty ku liria e saj, ishte më pak e kontrolluar. E për më shumë kur flitej për ashensorë që lidhnin tokën me Hënën, në 100 vjetorin e Çlirimit të vendit.
Manuali Çençeli dhe ai Meta- Berisha
Manuali i ashtuquajtur Çençeli e ka marrw emrin nga Massimiliano Cencelli, një funksionar i Demokracisë Kristiane, partia më e madhe italiane deri në fillim të viteve ’90. Ky dokument është hartuar ne vitin 1967 gjatë punimeve të kongresit të Partisë demokristiane italiane. Në atë kongres Cossiga, Sarti e Taviani formuan korrentin “pontieri” që duhej të shërbente si urë ndërmjet së djathtës dhe së majtës (në italisht ponte=urë).
Dora e mbrapshtë dhe dora publike
Në qoftë se e kini vënë re, shumica e argumentimeve që përdoret te ne kur është fjala për të bërë një ndryshim në shoqëri a shtet, ose për ta kundërshtuar këtë ndryshim, në emër të një reforme ose të një kundërreforme, fillon me „bota“ ose „bota e qytetëruar“ ose edhe më e zgjeruar „bota e qytetëruar ku duam të hyjmë“ dhe pastaj tregohet se si vepron kjo botë, me të cilën zakonisht nënkuptohet Europa Perëndimore apo ShBA.
Braktisja e politikës në boshllëk demokratik
Protestat e thirura nga Vetëvendosja si ato të 14 dhe 22 shkurtit 2012 (me arsyetimin, formën dhe objektivat e deklaruara të saj) dëshmojnë për një tension ndërmjet kauzës pro-demokracisë e lirisë (çlirim nga prangat e udhëheqjes ndërkombëtare e qeversisjes së korruptuar, si dhe Serbisë që po e mban peng shtetin e Kosovës) dhe realizimit të kësaj kauze nëpërmjet rrugëve të dialogut politik. Me fjalë të tjera, demokracia kosovare nuk lë mundësi që liria e vullneti i popullit të jetësohen përmes institucioneve të shtetit e politika të bëhet sipas standardeve demokratike.
Integrimi në BE – hendeku gjigand mes perceptimit dhe realitetit
Plot 47% e banorëve të Shqipërisë besojnë se vendi ynë e ka fituar tashmë statusin e vendit kadidat për antarësim në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa 10% të tjerë shkojnë edhe më larg – besojnë se Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e BE-së! Këto janë rezultate të publikuara nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, që kreu vjet një vrojtim statistikor të popullsisë banuese në Shqipëri.
El Clasico, një sfidë e transformuar nga Jose Mourinho
El Clasico, ndeshja e të gjitha ndeshjeve, e cila gjithmonë ka qenë në background një përplasje filozofish futbollistike, e më pas edhe përplasje idesh, krahinash dhe historie. Të gjitha këto të bazuara në dëshirën për të shprehur në mënyrë sportive një "mosmarrëveshje" të krahasueshme me atë të maces me miun.
Një qind .... vjet pa rrymë
Ditët dhe netët, javët dhe muajt, vitet dhe dekadat dinë të jenë të zakonshme kur përgjatë tyre nuk ka gjëra të jashtëzakonshme. Kur ato dinë të jenë prej atyre që njeriu si individ por edhe shoqëria, rrethi, shteti dhe kombi janë pjesë e familjes së madhe të popujve përqark apo të civilizuar.
Ky vit, për shqiptarët në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti, s’ka dyshim që është i jashtëzakonshëm. Është viti i 100-të i Pavarësisë.