Arkiv-Opinion
Marrëveshja e turpit vërtetoi Kosovën kondominium
Lajmi mori dhenë. U nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, me të cilën Kosova do të paraqitet jashtë vendit në dy mënyra të çuditshme, do t`i referohet rezolutës absurde dhe alogjike 1244 në njërën anë, e në tjetrën anë me denominimin KOSOVO (term sllav) do të jetë në linjë me deklaratën e GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
Kriza jonë në “Përshëndetje!”
Ka disa fjalë që vitet e fundit më vijnë të vështira në shqip. Jo, jo: jo fjalët ‘e pisëta’, se ato, me kalimin e kohës, më lehtësohen e më lehtësojnë duke u funksionalizuar natyrshëm në mënyra komplekse e të paparashikuara. Ka disa fjalë të tjera që më gërvishtin, kryesisht se shprehin impostimin social të përdoruesit me synim pretendimin e statusit elitar. Një fjalë (a fjalë-fjali) gërvishtëse konsideroj shprehjen pasthirrmore “Përshëndetje!” që së fundmi po shumëfishon shpejt frekuencën.
Kur rruga për në Amerikë kalonte nga Ankaraja
“Do shkoj në Amerikë” – kjo ide kishte filluar të zinte vend më mendjen time 17-vjeçare, por ishte akoma tepër e brishtë dhe e pasigurtë. Sapo kishim mbaruar me mbushjen e letrave dhe dhënien e pagesës (së majme) për të marrë pjesë në programin “exchange student” që niste çdo vit një grup gjimnazistësh nga Shqipëria në drejtim të Amerikës për të ndejtur atje me një familje “pritëse” amerikane e për të ndjekur një semestër apo një vit shkollor në një gjimnaz lokal.
Përkujtimi i kotësimit
Ky shkrim na ka ardhur nga një mik i autorit. Duhej publikuar rreth datës 20 shkurt, por nuk është se jemi larguar shumë nga ajo datë, e nga konteksti që evokon ajo datë. Redaksia.
Rasti presidencial gjerman dhe një paralele e kërkuar me Shqipërinë
Tiranë, Carola Müller-Hol- tkemper, ka gjetur situatën e papritur presidenciale në vendin e saj si një rast për të hequr një paralele me situatën presidenciale të vendit tonë, e cila pritet të mbërrijë. Ajo, ashtu si shumë ambasadorë të tjerë të akredituar te ne, e ka shprehur idenë e saj lidhur me pasardhësin e Bamir Topit: duhet një president që të përfa- qësojë unitetin e popullit. Dhe ja ku është fanepsur rasti gjerman, a thua se ambasadorëve, e mbi të gjitha neve, na mungonte një ilustrim konkret i idesë për një president të të gjithëve.
Thaçi i fermentuar
Të flasësh për Hashim Thaçin këtyre ditëve dhe ta quash humbës të madh apo çkado qoftë nuk është e vështirë fare sepse nga e hëna na ka dhënë argumentin më të madh për ta parë ashtu. Njeriu që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, tani, në katërvjetorin e saj, na bëri “dhuratë” rijetësimin e një rezolute (1244) që për gjithçka flet, por jo për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Kjo rezolutë dihet publikisht se është përdorur me shumë sukses nga njerëzit që e kundërshtojnë ashpër pavarësinë e vendit tonë.
Gjerësi gjeografike dhe thellësi kulturore
„Duke udhëtuar si gazetar në qyetete shumë të ftohta të Europës kur banorët dalin rrallë nga shtëpitë e tyre kam pyetur vehten: përse në këto qytete kaq të ftohta, ku nuk kanë shumë nevojë për hapësirën publike, për sheshe e parqe mbuluar nga ngrica dhe bora kujdesen aq shumë për to. Ndërsa tek ne në Mesdhe, në Tiranë dhe në Athinë i keqpërdorim, jemi indiferentë për to, i bëjmë pis, i thyejmë, i mbushim edhe ato me beton.“
Prostituta dhe Moralistë!
Prostituta dhe Moralistë!
Klodi Leka
Kur njerëzit skandalizohen nga ideja e legalizimit të prostitucionit
Një shënim i imi online lidhur me qëndrimin ndaj legalizimit të prostitucionit (që po diskutohet në parlament), u shoqërua me një numër komentesh, në shumë prej të cilave nuk binin dakord me çfarë unë nënvizoja, d.m.th, që “është pak e çuditshme që të djathtët tanë në pushtet duan ta legalizojnë prostitucionin, ndërsa të majtët tanë i thonë ‘jo’ kësaj nisme” (‘Panorama’ e ‘Mapo’ e para do ditëve kishin veçuar qëndrimin që kish mbajtur në mbledhjen e komisionit parlamentar Fatmir Xhafaj; ky i fundit nuk binte dakord që kodi ynë penal t’i lehtësonte sanksionet ndaj femrave që e ushtrojnë pros
Aleanca Kuqezi dhe Partia “Topi” mund ta trondisin trinomin PD-LSI-PS
Pasi Ilir Meta u largua nga PS-ja dhe krijoi LSI-në, Fatos Nano, në atë kohë Kryeministër i Shqipërisë, deklaroi me arrogancë se partia e Metës do të ishte vetëm një pikë uji në oqeanin e madh socialist. Një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare, “hirushja” LSI fitoi të paktën 8.3% të votës kombëtare. Dhe duke filluar nga ai vit, LSI-ja ka qenë partia e tretë në vend, e cila ka përcaktuar kush qeveris Shqipërinë dhe Bashkinë e Tiranës.