Përkujtimi i kotësimit

Ky shkrim na ka ardhur nga një mik i autorit. Duhej publikuar rreth datës 20 shkurt, por nuk është se jemi larguar shumë nga ajo datë, e nga konteksti që evokon ajo datë. Redaksia.
Në ditë si kjo gjithkënd e zë malli për me rrëfy të bërat e të pabërat e ditës heroike të hedhjes së bustit të diktatorit. Del nga një Jan Palach për çdo kthinë tironse, veçse me mençurinë e largpamësinë e të padjegurit të vetes, por të heroizmit sistempërmbysës. Në lumenjtë e lavdeve, vetëlavdeve, bashkëlavdeve, po e nis me historinë time të palavdishme: atë ditë të shënuar po vërdallosesha në fushën midis ambasadës atëbotë italiane dhe muzeut të marksizëm-leninizmit. (Për kureshtarët fati i të tre të përmendurve të mësipërm ka qenë i madh, madhështor madje. Ambasada italiane u bë ambasadë amerikane; muzeu i marksizëm-leninizmit nga shurrëtore e përkohshme lagjeje [të shkretët Marks e Lenin që mbetën ca kohë në mëshirën e fshikëzës së shokut tim të ngushtë, Tan Morracakut] u kthye në rezidencë të ambasadës italiane; e fusha sigurisht që s’mbeti më fushë, por u lartësua në qiej duke marrë formën e një shumëkatëshi, në të cilin banojnë të kamurit e rinj dhe nga tarraca e të cilit po hodhe pështymën ka rrezik të bjerë brenda oborrit sovran të ambasadave në fjalë.) Prej saj po shihja me droje, pakuptueshëm, e me ca inat llavën njerëzore që derdhej rrugës së Elbasanit. Ende s’kisha mbushur të dhjetat dhe kisha ëndërr të bëhesha pionier i Enverit, që shalli i skuqur t’u tregonte skeptikëve se s’mund të më konsideronin më fare fëmijë. E këta çuna e goca rrugës po shkonin të rrëzonin mundësinë time për të mbajtur shall të kuq. S’i mbaj mend mirë fjalët, por do kenë tingëlluar ngjashëm me “kokëpalarët apo rrugeçërit” e 21 janarit, e një fqinji që më tërhoqi nga kinemaja politike për të më shtyrë drejt shtëpisë pak metra më tutje.
Shqiptarët u ngritën në 20 shkurt kundër burokracisë me brekë nëpër këmbë që ethshëm bënte llogaritë, jo ato të qëndresës kriminale, por të mbijetesës së nesërme. Gjithsesi kjo u mor vesh më vonë. Atëbotë fantazma e të vdekurit të ngurosur në qendër të Tiranës ende kërcënonte me horror imagjinatën e frikur të shumëkujt. Po sikur të shtien? Po sikur të ngrihet ai vetë e të urdhërojë? Po sikur të mos ketë vdekur fare e po pret pikërisht çastin e provës finale për t’u përballur me popullin, me atë popull që kish bërë hosana nga frika e adhurimi, por që tani, në kushte të reja, kishte rastin të tregonte veten? Në fakt, burokratët e leqendisur kolltukëve të dalë mode e boje shtinë me fishek manovër e u vetëdorëzuan në këmbim të premtimit se kurrgjë, veç ndonjë gjyqi kafesh sa për qyfyre, s’kish për t’u rënë mbi krye.
Kështu që revolta, që në gjirin e vet mbartte filizin e ndryshimit revolucionar të fatit të shqiptarëve, u kotësua si fishek manovër. U kotësua ngaqë populli u ngop me rrëzimin e fantazmës të ngurosur. U kotësua sepse prijësit e popullit u kthyen në burokratët e rinj. Por mbi të gjitha u kotësua në bërje qokash në formë medaljeje pishtari sepse revoltës së 20 shkurtit i mungonte diçka më thelbësore. I mungonte qëllimi e projekti në emër të të cilit luftohej. Shumëkush ngrefoset me urrejtjen ndaj diktaturës e me heqjen qafe të saj me një të goditur monumenti. Tjetërkush kujton thirrjen e bajatosur mitingjesh elektorale e studiosh veteranësh trendy e sexy: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa! Këto dy elemente tregojnë atë çka të revoltuarit kërkonin të ndryshonin dhe vetëm vagullt atë çka donin të arrinin. Të ishe kundër një sistemi kriminal, e në vitet e fundit edhe varfërues, nuk përbën çudi. Shqiptarët u ngritën kundër tij, por pa e vrarë mendjen fort se çfarë donin të ndërtonin të nesërmen. A thua se problemi ishte vetëm emëror e simbolik?! A thua se po s’u quajt Enver e po s’valëviti të kuqen s’përbën më problem?! Se ç’ishte Evropa e Perëndimi për ta e rrëfejnë mjaft prej heronjve rastësorë të atyre kohëve, për të cilët liria dhe emancipimi nisnin e mbaronin me kofshët e vithet e personazheve televizive italiane. Për të mos përmendur pastaj delirin kolektiv që prodhonin fantazira të tipit: “Ç’na ka bota ne? Një grusht para dhe bëhemi Zvicra e Ballkanit. Ja një çek i bardhë dhe fap-e-fap i zgjidhëm punët.” Zotërinjtë e rinj, që hodhën në kosh kolltukët e vjetruar të shokëve të qëmotit për t’i zëvendësuar me ndenjëse më të përshtatshme për të ndenjurat, kishin detyrën historike të na udhëhiqnin, bota e dashuruar me Shqipërinë plëngprishëse që po i rikthehej dashnorit të vjetër do të na ndihmonte e pastaj...ja ku jemi!
Revoltat popullore që kulmuan me rrëzimin e fantazmës së ngurosur kishin në zemër e krahë dy grupet potencialisht më revolucionare: punëtorët dhe studentët. Kjo përzierje dinamite, që ja bën ëndrrën zhgjëndërr edhe më të vetësigurtit sulltan apo klikë, luftoi, përmbysi, por e papërgatitur në ide, projekte e vlera politike emancipuese s’mundi ta ndryshonte rrënjësisht fatin e Shqipërisë. Atëbotë kur prej mllefit ndaj padrejtësisë, privilegjeve të bllokmenëve e krimeve të tyre çahej situata e hapej mundësia e vetorganizimit politik emancipues, pasojë ishte kthimi i gëzueshëm në shtëpi se tash e kryem detyrën. Revolucioni dallon nga revolta e çfarëdoshme pikërisht nga fuqia për ta jetësuar ndryshimin të nesërmen e ahengut e orgazmës së fitores së sotme. Revolta mbyllet me fitoren simbolike dhe imagjinare për sa kohë populli fitimtar këmben lirinë e mundësinë vetëqeverisëse me dekoratat institucionale dhe mallëngjimet rehatuese. Revolucioni ndodh atëherë kur dita më e vështirë nuk është ajo e fitores, por e ruajtjes dhe konsolidimit të saj, e vetorganizimit dhe krijimit të strukturave që idealet e revolucionit i garanton nga shushunjat e pashmangshme të tranzicionit të qetë e të kompromis. Veçse s’mund të kishte revolucion përderisa populli dinte kundër kujt luftonte, por s’dinte për çfarë luftonte. Dinte që luftonte kundër privilegjeve, por s’dinte si t’i ndalte të privilegjuarit e të ardhmes; dinte se luftonte bllokmenët, por s’dinte se blloqe të reja edhe më luksoze e më të paprekshme do të ngriheshin periferive duke i nxjerrë gjuhën përçmueshëm mjerimit të kudogjendur; dinte se luftonte varfërinë, por s’dinte se të nesërmen e ditës së madhe do të shiteshin për dhjam qeni pasuritë kombëtare, do të shkatërroheshin spitalet prej mureve që bien, ilaçeve që mungojnë dhe mjekëve që rrjepin...
S’dinte sepse gjendej i kapur në paradoksin e ideologjisë së të përmbysurve që hëm e përdorte pavetëdijshëm, hëm e përçmonte si trashëgimi të rrezikshme. Paradoksi i diktaturave majtiste është se përmes justifikimit të vazhdueshëm të origjinës revolucionare të së sotmes reaksionare mbrujnë vetëdijen e popullit me idenë se të ngresh krye përbën aktin më të lartë të dinjitetit njerëzor. Afërmendsh partia e punëtorëve, së cilës punëtorët më së pari i ngritën krye, pretendonte se tash s’ka më nevojë për të ngritur krye se historia u zgjidh. Veçse prej pionierit te veterani, populli ish mësuar se të ngresh krye kundër padrejtësisë është e lavdërueshme e kur sistemi s’mund ta propagandojë më seriozisht veten për shkak të mjerimit ekonomik e persekutimit politik, atëherë revolta e popullit bie mbi kryet e mashtruesve dhe zaptuesve të së drejtës. Prandaj populli u ngrit, veçse në rrugë e sipër iu duk se qëndrimi në rrugë edhe të nesërmen e rrëzimit të monumentit sikur i ngjante pak shembujve të flamosur të së shkuarës. Pse, komunarë parisienë ishin ata?! Larg të qoftë të flamosurit që demokracinë më radikale, madje anarkike, vajtën dhe e quajtën diktaturë të proletariatit (lexo “Luftën civile në Francë” të të damkosurit Marks). E kështu, populli i mbrujtur pavetëdijshëm me idenë se ngritja krye vlen, s’arriti ta çonte revoltën në revolucion e për pasojë e nesërmja, e pasnesërmja...e tashmja nuk është më dita kur gëlon diskutimi politik e përfshirja universale në punët e përbashkëta, as dita kur e shkuara shihet me sy kritik e riinterpretohet për të parë mundësi të reja emancipimi, as dita kur bashkërisht gajasen me do projekte të marra të sundimit politik elitar. Është mbrëmja ku ca zotërinj shpërndajnë dekorata e ca personazhe reale e ireale i marrin ato mallëngjyeshëm...ndërkohë që bora po i zë frymën shumëkujt, në spitale s’ka ilaçe, tavani po bie, infermierja po ndan lekët me doktorin, shkolla po shndërrohet në aneks pazari e populli po sheh veten në televizor e po thotë: Ah sikur të kthehej edhe një herë ajo ditë!
...Sapo u mbyllën zgjedhjet në universitet. Përpara një klase të sajuar si qendër votimi studentë kandidatë, vëzhgues, dreq e shejtanë, të turlilloj partish shtyjnë përpara studentët zgjedhës si bagëti në qendrat e votimit. Nisin të shahen e gati përfyten me njëri-tjetrin. Për ide e ideale? Ncuk! Për do ideçka që nisin e mbarojnë me llogaritjet e përfitimeve të së sotmes a të nesërmes. I shoh e mendoj se, përderisa s’mund të isha në rrugë në shkurt të 91-it, ja vlente më shumë të më vinte keq që nuk u bëra dot pionier i Enverit.
Comments
Karakteri zinik e sarkastik i

Karakteri zinik e sarkastik i nje kuqali qe ju pre endrra per gjysme per te perjetuar sfilaten e shamikuqit pioner e deformimi i ndrydhjes nga frika dhe dobesia e karakterit te trasheguar a te lindur, i corjentuar, qe rrugeton, e me ne fund nxjerr mllefin e kamufluar, duke kafshuar me sarkazem e urrejtje te hapur si shamikuq e pioner i enverit. Shkrim i keq, zinik, kafshues, denigrinues, qe shtyn e peshtyn idealin dhe domethenjen e nje simbolike te permbysjes se nje diktature. Nje shkrim fyes, i qellimshem ofendues, per te shvlehtesuar simboliken, datat dhe idealet. Nje cinik eshte ai qe nuk realizon idealet e tij, ai qe eshte i humbur. Kuptoje o cinik me ne fund se je ne kapitalizem; dhe fiton ai qe eshte me i zoti dhe me i forti. Ideali i shamikuqit qe fle ne subkoshiencen tende te trasheguar dhe te injektuar i perket nje kohe te pjerdhur qe nuk kthehet me.

Sigurisht e verteta te dhemb

Sigurisht e verteta te dhemb ! Opinioni se "diktatura i afronte me shume popullit shqiptar dhe Shqiperise , nga turlilloj maskarenjsh hajdute dhe atdheshites ...." eshte tashme i pergjithshem per kedo qe ka dy pare mend ne koke ! Por ti kot i hakerrohesh artikullshkruesit , sepse kjo , d.m.th. kthimi i mendimit tek diktatura , eshte pikerisht veper e jotja dhe e llumit te shoqerise shqiptare qe ka usurpuar kreun e shtetit shqiptar !

Ta gjej une ilacin ! Kthe rruge dhe puno per atdheun o qevritar , pune per te cilen ke marre prokuren nga populli , dhe pastaj do te shikosh qe populli nuk do t'i kthej syte nga diktatura ! Diktatura e Enverit ishte shume here me e mire se diktatura e sotme e maskarnjve ! Largoni diktaturen e maskarenjve dhe do te shikoni se diktatura e Enverit nuk do te permendet me !

Kerkoje fajin tek vetja ... o Anonim !

Z. Autor, herën tjetër dil

Z. Autor, herën tjetër dil me emrin tënd e mos boto artikuj me mik, se duket sikur ke frikë të mbrosh mendimin tënd.

Ajo ditë nuk kthehet më dhe kurrë mos u ktheftë. E sotmja është produkt i së djeshmes dhe i së pardjeshmes! Ato njerëz që u ngritën para 20 vjetësh për të përmbysur një sistem e kishin një hall.

Meqë autori qahet për borën që i zë frymën shumëkujt, pse nuk mendon pak se ç'kanë hequr zonat e thella malore në kohë të pionerëve. Pse nuk mendon se fshatarët kishin të drejtë të hanin veç bukë misri, e grurin që prodhonin vetë ishin të detyruar ta dërgonin në qytet. Pse nuk mendon se njerëzit duhet të ngriheshin në 2 të mëngjesit për të blerë një shishe qumësht për fëmijët?

Ai bust ra, dhe pionerët hoqën shallet e kuqe sepse lumturia e disave ishte e ngritur mbi vuajtjet e të shumtëve. Nuk ra sepse kishim parë shumë televizor, po ra sepse njerëzit ishin të vuajtur. Ra sepse studentët nuk kishin drita e minatorët vdisnin. Ra sepse kishte hetues e prokurorë që të fiknin cigaren në ballë.

U rrëzua një diktaturë, dhe po jetojmë një tjetër, por kurrsesi zgjidhja nuk qëndron te nostalgjia për diktaturën e parë.

Për çfarë më vjen keq, është se disa të rinj në vend që të organizojnë e të kërkojnë alternativa të reja për situatën e sotme, zhgërryhen në të kaluarën e mitizuar dhe ëndërrojnë revolucione.

Shumë keq!

Tni jo fshataret por as

Tni jo fshataret por as qyteti nuk ha me buke gruri ! Kush te ka genjyer qe ne Shqiperi importohet miell gruri per te bere buke ?

Ndersa sa per qumeshtin , i di vete ti qe nuk e ben me lopa ! I vetmi qumesht qe vjen nga bagetia , mban ere urin bagetie qofte per te mos u prishur , qofte sepse nuk lahen bagetite perpara mjeljes !

Me ke kujton se po flet me ndonje kurriz thyer pa mend , qe nuk e di se cfare ha dhe ku jeton ?

Përshnetje "nDRECI"! Unë nuk

Përshnetje "nDRECI"!

Unë nuk them se sot jemi mirë, përkundrazi.

Por ama pse sot jemi keq, ne nuk duhet të kemi nostalgji për një periudhë që e ka bërë të vuajë shumicën e popullit të Shqipërisë. Periudha e diktaturës iku dhe ne duhet të jemi të gëzuar që e hoqëm qafe, dhe njëkohësisht duhet të luftojmë edhe diktaturën e re që është vendosur në Shqipëri.

Një popull që e do demokracinë e vërtetë nuk e duron diktaturën e çfarëdo lloji të jetë (me Enver a me Sali).

Problemi me shkrimin e autorit është se si zgjidhje ndaj të keqes së sotme, kujton të keqen e djeshme dhe thotë "Ah sa mirë ishim!".

Ika nDRECI, po të lë ty me shokun tënd "autor" të merreni me ideologji pa bereqet.

Perkundrazi , i nderuar

Perkundrazi , i nderuar zoteri ...!

Une shkrimin e autorit e kuptoj ndryshe ! Ne si shoqeri jo vetem qe nuk beme perpara , por beme hapa mbrapa ! Nga rrezimi i nje diktature qe "pohonte edhe ne Kushtetute se ishte diktarure" , por qe kishte organizuar minimalisht shtet dhe jete shoqerore , kaluam ne nje diktature mashtruese dhe anarkiste si "demokraci" , duke shkaterruar si shtetin dhe jeten shoqerore ! Ku vendi dhe komuniteti vidhen dhe shperdorohen ne menyren skandaloze nga llumi i kesaj shoqerie ! Ku vlerat njerezore dhe humane tallen dhe percmohen dhe jane nje CV negative per individin dhe ne fund ku diktatura nuk eshte me e nje partie , por e nje individi apo grupe individesh shumengjyresh , i cili percakton cdo gje duke asfiksuar jeten e cdo qytetari , pasi per endrrat nuk po flas fare !

Artikulli nuk ka ate kuptim qe i jep ti , por eshte nje sarkazem per "imoralitetin e diktatures se sotme" duke e bere dhe diktaturen e djeshme shume here me te mire ! Une nuk lexoj gjekundi ndonje nostalgji ketu ....

Nderime dhe respekte

PO mire, a ka ndonje nga ju

PO mire, a ka ndonje nga ju komunistet e rinj post-postmoderne ketu qe nuk e ka pas babin komunist?

Ha ha ha, s'dashke gjo fare

Ha ha ha, s'dashke gjo fare ti mer daje komunista te rij pos modernista ene me baben xhenerik poshte makines si zhapik.

Ta do menja qe jan gjithe t'rraf mire me stalinizem e me maoizem, ene tashi po provojn pak post modernizem...

jo se po paragjykoj

'tutti gusti sono gusti', thote italioni.

... sono giusti e jo gusti -

... sono giusti e jo gusti - apo jo Dermon:

"Rruga me kalldrem

Te ben dem"

"Te dera e repartit

ma benje me dore,

Po sot, pse s'ma benje me dore?!

Se s'kisha realizuar planin mujor!"

Ca t'them una mer Zogu i

Ca t'them una mer Zogu i Zi,

Na jan bo si far hislli, po ca ti bojme.

Ca bohet enej ka zogu mer amon??

Kur i tregon idiotit henen me

Kur i tregon idiotit henen me gisht, idioti shikon gishtin!

Pershendetje Respublika ju

Pershendetje Respublika

ju drejtohem Juve sepse nuk me pelqen te shkruaj pershendetje miku i Arlindit, s'me ngjan e goditur le te themi.

E lexova me vemendje artikullin dhe sipas mendimit tim eshte nje artikull pa koke e pa kembe.

Autori reket te tregoje se "ndryshimi=krye ngritja=revolta" duhej bere sepse diktatures i kishte ardhur fundi por "duhet nje Revolucion dhe jo Revolte" sepse ky i pari e mban "ndezur pishtarin e ruajtjes dhe konsolidimit te fitores". Lind natyrshem pyetja po qe se diktatures i kish ardhur fundi pse duhej bere revolta, me mire te binte vet sesa njerzit te benin revolta e te lodheshin duke dale ne shesh, keshtu edhe artikullshkruesi mbase do kishte fatin te vinte ne qafe shallin e kuq te pionerit. Autori vazhdon me tutje duke then qe "populli nuk dinte se per cfare duhej te luftonte". Kjo fraze me kujton ate shprehjen qe thuhej aso kohe "Partia na hapi syte dhe na udhehoqi nga fitorja ne fitore", autori ka parasysh kete thenie kur thote qe populli ishte injorant dhe nuk e dinte apo ndonje gje tjeter, jo per gje por mbetet nje pike pak e erret.

Me tej autori reket te vazhdoje te na tregoje qe populli injorant nuk arriti te parashikonte qe ne 2012 do te kishte korrupsion, varferi, papunesi dhe qe do binte shume bore aq sa do zinte edhe rruget dhe si rrjedhim ndihet aq ne faj sa sot po thote me vete "ah sikur te kthehej edhe nje here ajo dite" me pak fjale populli po i kujton vetvetes ate fjalen e urte "Po u bera dhe nje here nuse etj etj". Nuk po zgjatem me me komentin per artikullin, besoj se gjithkush e kupton se cfare mendoj per ate.

Dy fjale edhe per artikullshkruesin, ke prekur disa tema mjaft te rendesishme me nje cektesi te habitshme por gjithsesi te falet sepse sic thua dhe vet ishe akoma fatos dhe jo pioner rrjedhimisht disa gjera i ke kuptuar gabim apo nuk i ke kuptuar fare por me e rendesishme, per mendimin tim, per ne lexuesit e thjeshte te dale prej ketij populli injorant eshte te kuptojme mendimin dhe analizen tende per ngjarjet e sotme. Te lutem shume vetem per dy gjera: evito sa te kesh mundsi te foluren ne veten e trete te shumsit, dmth ata keshtu e ata ashtu sikur ti vjen nga hena, dhe e dyta n.q.s per ndonje arsye le te themi te pashpjegueshme niveli i analizes tende do te jete si ky i ketij artikulli me mire mos e shkruaj fare se do na kursesh kohen e leximit.

Me respekt

Emigranti

Sa popull fatkeq.Ngrihemi

Sa popull fatkeq.Ngrihemi kunder padrejtesise e na pret nje me e madhe.Ankohesh atje ku duhet per nje problem,ska zgjidhje.E ngre problemin me personin tek e tek ,asgje me kolektivin,asgje,KETU VETEM PLUMBIN BALLIT ME DOREN TENDE SE nuk zgjidh dot problemin ,te perqeshin per hallin qe ke .Larg nga une .Amulli ,xhungel por ne kohen e Enverit ,ta zgjidhnin problemin,fukarenj te gjithe njesoj,sot miliardat perballe kokpalareve???????

Lene mor popullin sa fatkeq

Lene mor popullin sa fatkeq qe qeka! ty nuk ka dreq qe te ben dermon se je qelbsin. ka anonime alkooliste, ka anonime pederasta, tani mesova qe ka dhe anonime komunista. Mere me men se sa i ndrydhur e i injoruar je robi keq, KOMUNIST.

Per anonim + . Ke quan zotesi

Per anonim + .

Ke quan zotesi ti qe te ve dinamitin se pronat e tua i do me i forti,qe Z.D.PRIFTI me goje e me video denoncon dhe i forti e copeton dhe........ ka kaq shume... sa kur te kujtohesh ti ti therrasesh mendjes do jete teper vone dhe mos guxo te thuash kotesira se je vete qorr,te vret me duar ne xhepa se ankohesh,apo mos je shoku i Çimit qe te hedh perposhte se, Pse shikon ?

Na mbyten hajdutet dhe kujt ti ankohesh,prostitutat ,kafshet ne pallat dhe ku te ankohesh,kujt,po ne nuk e dime çfare hame sa dhe si ,dhe fiton ai qe ka ligesi dhe jo zotesi dhe merite,plasur i ke syte qe ben sikur nuk sheh,sepse veprimet negative i ben ky "i zoti" dhe po te kerkosh llogari te pret Çimi,jane bere shumica o maskarenj o servile dhe nje i mire midis tyre ndihet ngushte dhe kjo duket sheshit ku thyen dhe normat per te respektu rregullat e vdekjes me berish e jozi.

Duke perdorur fjalen qe

Duke perdorur fjalen qe shkruesi i artikullit perdor shpesh, ky shkrim me duket me teper atebote se ketebote. Shpresoj qe te pakten renien e murit te Berlinit te mos ta kete jetuar si shembjen e gardhit te komshiut .

Add new comment