Kur njerëzit skandalizohen nga ideja e legalizimit të prostitucionit

Një shënim i imi online lidhur me qëndrimin ndaj legalizimit të prostitucionit (që po diskutohet në parlament), u shoqërua me një numër komentesh, në shumë prej të cilave nuk binin dakord me çfarë unë nënvizoja, d.m.th, që “është pak e çuditshme që të djathtët tanë në pushtet duan ta legalizojnë prostitucionin, ndërsa të majtët tanë i thonë ‘jo’ kësaj nisme” (‘Panorama’ e ‘Mapo’ e para do ditëve kishin veçuar qëndrimin që kish mbajtur në mbledhjen e komisionit parlamentar Fatmir Xhafaj; ky i fundit nuk binte dakord që kodi ynë penal t’i lehtësonte sanksionet ndaj femrave që e ushtrojnë prostitucionin). Në botën e sotme nuk është se të majtët ndahen nga të djathtët në këtë temë si qëmoti, por gjetkë zakonisht ndodh e kundërta, të paktën, për shkak të qëndrimit që palët kanë ndaj nderit, moralit, femrës, gruas, familjes etj. Konservatorët janë më të dhënë pas këtyre vlerave, ndërsa progresistët janë më të prirur, në mos për t’i vënë në diskutim, dobare për t’i relativizuar.
Personalisht nuk është se i jap shumë peshë kësaj ndarjeje ‘ideologjike’, pasi përgjithësisht dikotomia ‘konservatore’ e majtë/e djathtë nuk më bind shumë këto kohë. Unë thjesht e nënvizoja si veçori të politikës shqiptare faktin që nuk ka ndarje të së majtës me të djathtën në planin e vlerave, apo që në ndonjë rast, ndarja ndjek një rrugë jo konvencionale, d.m.th, të majtët janë të djathtë e të djathtët janë të majtë; dhe kjo ndodh o ngaqë rreshtimin politik s’e lidhin hiç me vlera, o ngaqë interesi i momentit ua kërkon të mbajnë një qëndrim të caktuar (Berisha, një konservator nga formimi, nga politika e nga ç’të doni tjetër, para ca kohësh s’e pati për gjë të dilte si promotor i martesave gay në Shqipëri).
Kështu që po u iki arsyetimeve të natyrës politike. Me fjalë të tjera, Fatmir Xhafajt nuk po i them, që “je gabim, pasi një i majtë nuk mund t’i kundërvihet legalizimit të prostitucionit”, por po i them, që “je gabim në çdo pikëpamje teksa i kundërvihesh legalizimit të prostitucionit”. Të njëjtën gjë u them dhe atyre që komentonin shënimin tim online mbi këtë çështje, një pjesë e të cilëve, me komentet e tyre kishin nxjerrë në shesh një numër qëndrimesh, që së toku mund të formojnë optikën shqiptare mbi këtë dukuri, që është konservatore politikisht e kulturalisht.
“Po si mund të legalizohet prostitucioni në Shqipëri? Cila femër do guxonte ta ushtronte hapur këtë profesion?” - pyeste dikush. Mirëpo, ky s’është problemi ynë; ky është problemi i prostitutave. Nëse ato s’do kenë guxim të dalin hapur, le të mos dalin. Ama duhet ta dinë se prostitucioni në dhunim të rregullave që do të vendosen nuk do pasohet me sanksione, ashtu siç duhet ta dinë se ligji i mbron në rrethanat që ato do duan ta ushtrojnë hapur këtë profesion. Por ligji nuk i mbron dot nga morali publik, nga prindërit, familjarët, internautët e komentuesit online apo të tjerë që nuk mund ta pranojnë këtë zgjedhje të tyren për të bërë prostitutën. Ah po, ligji do të veprojë ndaj atyre që prekin (rrahin apo fyejnë) një femër, ngaqë është prostitutë, por ligji nuk mund të parandalojë reagime që mund të lindin në këtë mjedis që jetojmë. Prandaj femrat që duan, për një arsye apo një tjetër (është punë e tyre), të prostituojnë duhet t’i bëjnë hesapet vetë me moralin e shoqërisë të cilës i përkasin. Me vete do kenë ligjin, por jo moralin publik.
“Të legalizosh prostitucionin don të thotë të jesh dakord me skllavërimin seksual të mijëra vajzave”, thosh dikush tjetër. Nuk e di pse e thonë këtë gjë. Ndoshta ngaqë s’thellohen. Sepse po të thelloheshin pak, do të arrinin lehtë në përfundimin që legalizimi i prostitucionit synon bash të kundërtën. Ne kemi sot mijëra vajza që prostituojnë; në Shqipëri e rrugëve të botës. Për numër popullsie bën vaki të jemi vendi me më shumë vajza që prostituojnë në botë. Këtë rekord prostituimi si komb nuk na e ka dhënë legalizimi (që s’ka ekzistuar), as ndonjë predispozicion gjenetik (nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të mbështesë tezën se femrat shqiptare kanë një predispozicion biologjik më të madh se femrat e kombeve të tjera për të bërë prostitutën).
Është me interes të sqarohet sidomos pika e parë, pra që legalizimi nuk prodhon prostitucion e prostituta; përkundrazi, këto prostituta kanë dalë në rrethanat e prostitucionit ilegal, gjë që do të thotë se shumë prej tyre, me siguri shumica, janë futur në atë rrugë pa dëshirën e tyre, shpesh nga frika e dhunës që mund të ushtrohet mbi to (e bukura është se kjo dhunë është ushtruar edhe pasi ato kanë pranuar të bëjnë prostitutën); në këto rrethana, edhe ndonjëra që ka dashur ta bëjë prostitutën për hesap e për qejf të vet, nuk ka mundur, e prandaj ka bërë çmos të gjejë një tutor, i cili në këmbim të sigurisë e të mbrojtjes që i ka ofruar, ka marrë të shumtën e të ardhurave. Dhe ky nënvizim i fundit i natyrës ekonomike i bën ato skllave në çdo pikëpamje.
“Legalizimi i prostitucionit”, thotë dikush tjetër, “krijon idenë se ne jemi në favor të prostitucionit”. Ne? Kush ne? Ç’domethënë kjo ne? Prostitucioni është një zgjedhje individuale, dhe duhet respektuar si një zgjedhje individuale; e afërmendsh, legalizimi i prostitucionit nuk ka pse të merret si një gjë që vjen prej një qëndrimi kolektiv në favor të prostitucionit, apo thënë me fjalë të tjera, prej ethosit tonë. Jo, s’ka lidhje fare me këtë. Ky legalizim është për të respektuar ca zgjedhje individuale e për t’i mbrojtur prostitutat prej shfrytëzimit e poshtërimit që u bëhet nga të tjerë. Ligjet në favor të tyre nuk janë për të promovuar prostitucionin, as vinë prej faktit që prostituimi është një ‘tabiat’ kolektiv.
Legalizimi i prostitucionit i jep mundësinë asaj që ka zgjedhur të bëhet prostitutë që të marrë në dorë kontrollin e trupit të vet e të gjithë qenies së vet. Këtej nga anët tona, për një femër që do të bëjë prostitutën do të ekzistojë gjithmonë një problem me moralin publik (është taksë që i duhet paguar një shoqërie, ku burrat nuk turpërohen kur vjedhin e kur vrasin, por kur “u bredhin” gratë e shtëpisë, apo thënë ndryshe, kur gratë e shtëpisë së tyre “nuk janë të ndershme”).
Të kuptohemi, ligji nuk e zgjidh problemin; thjesht u jep një mundësi prostitutave të kenë pak më shumë dinjitet se sa kanë sot. Prostituta ka dinjitetin e vet. E di që përballë kësaj fraze mund të jenë të shumtë ata që mund të shock-ohen, por do t’i ftoja të shock-heshin për gjëra të tjera njëmend të rënda që ndodhin në këtë vend. E bëjnë mirë ta dinë se si zor të ketë ndonjë prostitutë shqiptare që të ketë më pak dinjitet se sa ata politikanë që janë gati t’i vënë zjarrin vendit për një karrige, e se sa ata intelektualë që u qurraviten pushtetit për një vend pune. Prostituta shet trupin (pa i bërë dëm askujt; nëse nuk i bën dëm vetes) për të mbijetuar, ndërsa këta të tjerët kanë shitur shpirtin për të pasur ca mundësira më shumë edhe, përveç të tjerash, për të shkuar me prostituta.
Comments
Pasi ju konsideroheni si

Pasi ju konsideroheni si njeri me pikpamje liberale, do te doja te dije se cfare mendim keni per kulturat qe vijne nga lindja, psh. per lejimin e poligamise, pasi konsideroj qe shumica e njerzve "mendjehapur" e kane "hapur" mendjen vetem nga perendimi. Konkretisht ketu ne Kosove, kam te drejte te martohem me nje mashkull, por kurrsesi nuk mund ta kem me kurore gruan e dyte(edhe nese martesa eshte me deshiren e palve).

Poligamia liberale tamam do

Poligamia liberale tamam do ishte kur edhe ti te pranoje qe nje gru te kete dy burra. Po kjo jam i bindur qe nuk te pelqen.

Poligamia liberale tamam do

Poligamia liberale tamam do ishte kur edhe ti te pranoje qe nje gru te kete dy burra. Po kjo jam i bindur qe nuk te pelqen.

Përse duhet të na habisi

Përse duhet të na habisi fakti se duhet të leganizojmë prostitucionin është e drejta e femrave dhe e meshkujve të bjnë me trupin e tyre çfarë të duan vetëm këto të jenë të ligjëruar dhe të kontrolluar për sigurimin e shëndetit të shoqërisë dhe më mirë është të jetë e ligjiruar dhe i kontrolluar dhe të kenë siguracion si në gjithë andej besojë është më mirë e kontrolluar se sa e pa kontrolluar

çi nxorre ujet e zi kesaj

çi nxorre ujet e zi kesaj teme krejt te parendesishme per aktualitetin shqiptar.

e di edhe bufi qe nuk legalizohet as njera e as tjetra , ç'behet gjithe kjo zhurme kot, apo i hedh shashkat Berisha pse mos ti hedhin edhe te tjeret.

Shkrimi fillon me zanatin me

Shkrimi fillon me zanatin me te vjeter ne bote dhe mbaron me zanatin me te ri, te intelektualit, qe lind si sherbetor i pushtetit, nenpunes i paguar prej borgjezise. Prandaj dhe simpatia per nenpuneset e seksit, solidaritet puntor. Sa per legalizim i thote te gjitha shprehja "kurve me patente".

Nuk skandalizohemi dhe aq nga

Nuk skandalizohemi dhe aq nga ideja e legalizmimt te prostiticionit se sa nga fakti qe kete do e beje ajo klase politike, te njejtet bandite apo ustalllare krimi qe hodhen me dhjetare mijera vajza shqiptare ne prostitucion ndersa shoqerine ne mjerim. Dhe do te bejne ligjin me te keq te mundshem, per te ligjeruar dhe konsoliduar realitetin qe krijuan vete, duke na vene ne te tilla shina ligjore sa te mos ngrejem kurre koken.

Ky eshte problemi primar qe shqetesohen njerezit, pavaresisht se e shprehin ne menyra te moralshme, dhe kam peshtypjen se ju beni sikur nuk kuptoni z.Nano !!

Njerezit kane frike se krimi, imoraliteti, pabesia po invadon tashme cdo sfere te jetes se tyre, ne politike, ne strukturat sociale, administrate, si dhe po shkaterron jeten e tyre familjare dhe individuale.

Si gazetare duhet t'i jepni ze ketij shqetesimi qytetar, ne menyre qe ligjet dhe politika te jene shprehja demokratike e popullit, dhe jo kundershtim me deshiren e tij.

Ligjet e prostiticionit, homoseksualizmit etj nuk jane detyrimisht shprehje e progresit, por mund te jene tregues se shoqeria ka rreshqitur ne degjenerim dhe tirani dhe ne kemi humbur te drejtat tona bazike qe na mundesojne mbijetesen e lumtur dhe te shendetshme.

Prostitucioni lulezon ne

Prostitucioni lulezon ne shqiperi si askund tjeter madie kemi furnizuar dhe vendet aleate .. E keqja qendron ne ate se ai eshte i pa kontrolluar,dhe me thene te drejten, me dhimbsen politikanet shqiptar se mos na i gjen ndonje e keqe si Leka Zogun....,keshtu qe une propozoj qe ti marrim ne mbrojtje;ta legalizojme qe te jene te mbrojtur !

Jam plotesisht dakort ne
Jam plotesisht dakort ne zotin Mustafa, por ktu ne shtetin tone te dashur bejne moralistin te pamoralshmit qe deri dje mbanin krevat dopjo ne zyre per nevoja personale dhe qe kriter perzgjedhje ne pune kishin nr e silikonit.Ca sduan te kuptojen shqiptaret e dashur socialist qe ktu ska prostitucon apo qe ne jemi popull tejet namuzqare , per mungese te ketij institucioni qe jane shpite publike po arrikopen njerzit neper ferra dhe s'shkion njeri te qeshur ne rruge vec prej mungeses se seksit.Lerini kto gjepura ndershmerie e morali ,kush do te prostituoje le te veazhdoje e kuah do te punoje me pune te ndershme le te punoje ,gjithesecili eshte i lire te beje zgjedhjen e vete
Mua me duket se këndvështrimi
Mua me duket se këndvështrimi I Nanos dhe shume meshkujve te tjere (dhe jo vetem) qe Jane pro apo kunder ceshtjes se legalizimit te prostitucionit, behet nga pozicioni paternalist qe karakterizon shumicen e shqiptareve. Eshte qesharake te flasesh per legalizim te prostitucionit ne nje vend ku te drejtat e grave ne praktike jane ne te njejtin nivel me ato te kafsheve. Ku gruaja,nenat, motrat e vajzat shqiptare rrihen, dhunohen, keqtrajtohen, ofendohen sistematikisht nga burrat me namuz, ku vajzat shiten e blihen si mall nga prinder oriental, lihen ne injorance dhe martohen me shkuesi si ne kohet e qemotit- ku shumica e grave ne zonat rurale dhe ato perreth qyteteve te medha as qe ja Kane idene se kane me ligj te drejta, barazi e mundemi te njejta me cdo burre e mashkull. Dhe kjo barazi duhet te aplikohet ne te drejten per edukim e punesim - vetem femra te mire-shkolluara e vertet te lira shpirterisht e ekomomikisht mund pastaj te zgjedhin te bejne cfare te duan me trupat e tyre. Ceshtja e legalizimit te prostitucionit pastaj eshte disi me e koklavitur ne sensin juridik, ekonomik e shoqeror qe kerkon ca studime ekspertesh te mirefillte dhe marrjen e shembujve me te mire ne manaxhimin e nje fenomeni qe veshtire se mund te zgjidhet vetem me ndryshime legjislacioni. Dicka qe mund te behet menjehere dhe pa shume mund eshte qe targeti I luftes ndaj krimit te organizuar dhe prostitucionit si pjese e ketij krimi, te mos Jene femrat qe detyrohen per shume aresye te shesin trupat e tyre. Targeti I ndjekjes penale nga policia dhe prokuroria duhet te Jene tutoret dhe meshkujt qe shrytezojne keto femra me Denime te renda dhe shembullore per te tille kategori si dhe Denimi I klienteve qe blejne seks me gjoba dhe Denime te renda administrative dhe diskretitim publik me emra dhe foto e address - ashtu sic ndodh ne mjaft prej vendeve qe ne inspirojme tu ngjajme. Eshte turpi yne si popull dhe deshtimi I policise se shtetit qe merren dhe diskretitojne ne menyre frikacake vetem ato femra te mjera qe nuk Kane mundesi te paguajne sistemin korruptiv te policise se pjerdhur te ketij regjimi te diskretituar dhe amoral.
po mire pra me qe e paskeni
po mire pra me qe e paskeni kaq problem qe femrat shqiptare te jene punetore seksi ktu sikunder ne gjithe europen po bejme franchaise me shtetet e tjera ballkanike per puntore seksi .Si se kuptoni qe edhe Kuba ,Kina qe jane vende komuniste jane me te hapur ne menralitet se ju .
Add new comment