Rasti presidencial gjerman dhe një paralele e kërkuar me Shqipërinë

Postuar në 24 Shkurt, 2012 02:05
Mustafa Nano

Tiranë, Carola Müller-Hol- tkemper, ka gjetur situatën e papritur presidenciale në vendin e saj si një rast për të hequr një paralele me situatën presidenciale të vendit tonë, e cila pritet të mbërrijë. Ajo, ashtu si shumë ambasadorë të tjerë të akredituar te ne, e ka shprehur idenë e saj lidhur me pasardhësin e Bamir Topit: duhet një president që të përfa- qësojë unitetin e popullit. Dhe ja ku është fanepsur rasti gjerman, a thua se ambasadorëve, e mbi të gjitha neve, na mungonte një ilustrim konkret i idesë për një president të të gjithëve.

Këtë herë ambasadorja gjermane ka dashur të përcjellë një mesazh të nën- kuptuar, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë ish të fliste për atë që po ndodh në Berlin. “Kandidati mbipartiak për postin e Presidentit Federal, z. Joachim Gauck, shihet si një instancë morale, i pakorruptueshëm, besnik ndaj parimeve dhe i pavarur”, thotë ajo.

Çfarë ndodhi në Gjermani? Ngjarja pak a shumë njihet. Presidenti Wulff dha dorëheqjen menjëherë pasi një prokuror ngriti një padi në adresë të tij dhe kërkoi zhveshjen prej imunitetit (ai është tanimë një ish-president), e aty për aty lindi nevoja për të zgjedhur një president të ri. Dhe politika gjermane diti të jepte një leksion. Hoqi dorë nga ngasja për të bërë spektakël procedurash e për të hapur një debat presidencial, dhe u fokusua shpejt e shpejt te një emër që kish kohë që ekzistonte në mendjen e shumëkujt si një figurë që bënte tok një masë të madhe njerëzish, e që përfaqësonte, siç thotë ambasadorja gjermane, një instancë morale. Është fjala për Joachim Gauck-un, ish-pastorin protestant që u shndërrua më pas në disident e hero i rezistencës kundër regjimit komunist të Gjermanisë Lindore. Merkel-it nuk ia kish shumë qejfi, dhe këtë e ka demonstruar dhe më parë. Emri i tij u përmend dhe në momentin që u zgjodh Wulff-i, dhe ish-këmbëngulja e Merkelit që bëri të refuzohej. Pse? Ndoshta ka dashur të evitojë që karizma e Gauck-ut ta eklipsonte, ndoshta ka vuajtur e vuan faktin që ai është ‘gjermanolindor’ më i famshëm e më i respektuar se ajo vetë (kur Gauck-u bënte beteja kundër komunizmit, Merkeli ishte një askush; nuk ishte komuniste, por ishte një nga të shumtët që ishin konformuar me regjimin), ndoshta Gauck-u, duke qenë një autoritet moral, përbën një bezdi për ndikimin e fuqinë e saj (e cili një njeri në pushtet nuk do të bezdisej nga një autoritet moral në krah të tij?), ndoshta... e kështu mund të vijohet me spekulime.

Por këtë herë Merkeli nuk bëri shu- më naze. Thuhet se provoi ta refuzonte sërish, por mjaftoi një presion i vogël i një aleati të vogël brenda koalicionit qeverisës për ta bërë të kthente mendje, e të bashkohej me mainstream-in gjer- man. I la hesapet politike (Gauck-u ka qenë gjithë kohën i preferuar nga opozita social-demokrate dhe nga të gjelbërit), dhe i hapi rrugë miratimit të kandida- turës së tij. Tani gjithçka do të rrjedhë në rrugë procedurale, e nuk duket se ka pen- gesa. Asambleja Federale, që përbëhet nga deputetë federalë e nga të zgjedhur lokalë, nuk ka gjasa që t’i thotë jo kësaj kandidature. Konsensusi i shtrirë politik e parlamentar do ta lehtësojë gjetjen e shumicës së nevojshme në Asamblenë Federale. Dhe kështu, kjo histori mund të quhet e mbyllur.

Le të vazhdojmë të merremi me paralelen e hequr si pa dashje nga ambasadorja gjermane. Historia presi- denciale në Shqipëri do dhe ca muaj të konkretizohet dhe finalizohet, por ajo ka kohë që ka filluar. Janë përmendur emra, janë vetëshpallur kandidatura, janë bërë deklarata, po bëhen llogarira, e kjo do të thotë se janë të shumtë ata që janë duke menduar për këtë punë. Ne nuk kemi një Gauck, d.m.th. një njeri që të shihet nga shumica si një autoritet moral, por edhe sikur ta kishim do të ish muhabet i kotë, pasi nuk kemi një Merkel që do t’i hapte rrugë. Madje, nëse ka një kandidaturë që establishmenti do ta refuzonte majtas e djathtas, kjo kandidaturë do ish ajo e një njeriu të vlerësuar si autoritet moral e me lidhje të dobëta me sistemin e me zinxhi- rin e komandave e të vendimmarrjes në vend. Të kuptohemi, një kandidaturë e tillë do të ish ideale, por puna është se bash për këtë arsye do të refuzohej.

Ne nuk jemi në Gjermani. Këtu i thonë Shqipëri, ku Gauck-ët “qëllon që janë të gjithë me qeverinë”.

Duket se ambasadorët perëndimorë në Tiranë, të cilët po këmbëngulin shumë tek ideja e presidentit mbipartiak apo jopartiak, ia kanë frikën një veçantie jo gjermane të realitetit politik shqiptar. Këtu te ne Gauck-u nuk do duhej si një autoritet moral, por si një mënyrë për të penguar shtrirjen e thellimin e sun- dimit të vendit nga ana e Berishës. Një president gjerman që del nga radhët e mazhorancës nuk sjell asnjë dëm (Wulff-i ishte konservator, ashtu si dhe Merkeli), ndërsa një president shqiptar që del nga mazhoranca do të thotë t’i hapësh rrugë një palo demokracie, ku opozita do të gëzojë veç të drejtën të marrë pjesë në zgjedhje për t’i humbur ato. Prandaj, do duhej që këmbëngulja e presioni i diplomatëve perëndimorë mbi regjimin të bëhej më i fortë në muajt që kanë mbe- tur. Berisha nuk duhet lejuar të marrë Presidencën.

Cila do të ishte zgjidhja? Në këto rrethana duhet kërkuar një zgjidhje pje- sërisht e minimalisht gjermane, d.m.th. një kandidaturë që të ketë mbështetjen bipartizane. Ambasadorët janë duke apeluar për një president mbipartiak, por Berisha nuk ka për t’ua dhënë këtë “kënaqësi”. Ata mund ta ndalin Berishën që të zgjedhë beniaminët e vet në Pre- sidencë, por nuk mund t’i imponohen atij me një kandidaturë që atij s’i pëlqen (ah, ndryshon puna nëse presioni është “shumë i fortë”). Prandaj, s’do ishte keq që presidenti i ardhshëm të kërkohej ose ndër ata që kanë ngrënë gjithë kohën në një çanak me Berishën pa qenë beri- shianë (fjala vjen, Gazmend Oketa), ose ndër ata që janë ‘berishianë’ sot, por që s’ka pse të jenë nesër në zyrën e presi- dentit (fjala vjen, Fatos Lubonja). Në këto kategori duhet kërkuar ‘Gauck-u’ ynë. ‘Gauck’-ë të tjerë është zor që të marrin ok-in e Berishës.

Të gjitha këto kanë kuptim për sa kohë që nuk vjen ndonjë presion nga instanca shumë të epërme që Berishën e bën të rrijë si pulë e lagur. Nëse një presion i tillë është i mundur, atëherë gjërat thje- shtohen shumë.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Artikull me mend, ashtu sic die te shkruaje shpesh z. Nano.

Me duket se dy fjalite e fundit jane percaktuese te fatit shqiptar. Nje presion i forte, dhe aq. Nese nuk behet nga USA, punet shkojne lume e perrua.

Tung,

Blendi

Submitted by Petrit (not verified) on

Cfare eshte ky deklarim: ..." ose ndër ata që janë ‘berishianë’ sot, por që s’ka pse të jenë nesër në zyrën e presi- dentit (fjala vjen, Fatos Lubonja)"... Prej nga bindja se Lubonja eshte i afert me Berishen? apo nga prizim juaj anti-berishian ekstrem, tipat si Lubonja qe jane me te matur dhe kritik ndaj te dy palve, i klasifikoni si "berishiane?

Submitted by Anonim (not verified) on

I dashur Petrit,

Lubonja eshte Berishian pikerisht se sa here qe nis te kritikoje dicka ne regjimin e Berishes zgjatet me teper ne anatemimin e Rames duke u hequr si i baraslarguar, por ne fakt gjithe frymezimi i rrjedh prej urrejtjes patologjike personale per Ramen. Madje me kujtohet qe edhe kur diskutohej ne Klanin e tij, te Berishes, Frangajt dhe Fevzos videoja e famshme Meta-Prifti gjeti rast te kritikonte Ramen qe kish udhezuar Fiksin te kompromentonte Berishen duke fshire nga videoja pjesen ku permendej Berisha........Gjithe qasja e tij (Lubonjes) ne komentin politik eshte ne funksion te atout Berishian: Rama dhe gjithe cka ai perfaqeson jane ne rastin me te mire si une (Berisha) keshtu qe s'ka shprese.....

Submitted by zeneli (not verified) on

Populli me vote zgjedh parlamentaret.

Le te zgidhet dhe Presidenti me vote.

Cdo parti hedh nje kandidat e populli voton.

Kush fiton  behet president.

Athere dhe ka kuptim qe ky president te ket ato te drejta qe i ka dhe sot presidenti qe zakonisht po zgjidhet me pazare jo fort demokratike.

Gjith lufta per presidentin sic duket ka nje qellim.

Se presidenti cakton "koburen" dmth kryeprokuroren.

Kush ka kryeprokuroren ka ne fakt ne dor Shtetin.

Edvini e ka ne xhep Ina Ramen e kjo i jep atij forcen.

Prandaj Edvini eshte de facto, i Pari i Shqiperise.

Kjo duket sidomos kur shikon se sa guxim ka ai te bej 21 janare e plot tjera maskaralleqe.

Le te dale Presidenti nga nji votim mbar popullor ose mos te kemi fare president.

Submitted by +-anonimi (not verified) on

Po cfare paralele do kerkosh dhe po kerkon o Muc, dhe cfare krahasimi!? Ne jemi popull i semure, ore jemi me te vertete te semure nga psiqika. Blog komentesh eshte ky dhe, mbas anonimatit po bej dhe une psikologun. Atehere Ti dhe Une, dhe te tjere qe revoltohemi, deshperohemi, terbohemi jemi ne rregull me shendetin. Po populli i yne nuk eshte popull i shendetshem, ose me sakte eshte i semure. Nuk mund te krahasohet populli i yne me popullin Gjerman (fjala vjen). Nje shembull domethenes: milona njerez shkojne ne pune qe ne oret e para te mengjesit, dhe te gjithe rrasen e plasen si sardele ne metro, dhe te gjithve i vjen era higjene. Per ti rene shume shkurt, kujt i vjen era higjene ne Tirane ne autobuz? Ska, ska,.... ska uje energji e tjer e tjer. ( Ibi shkurt qe te me dale koment dhe jo shkrim i gjate.) popull i lodhur ose me sakte kope e lodhur, per qytetare nuk flitet se nuk jemi qytetare. Popull ne depresin (vrasje, vetevrasje, helmime e spektakel te vdekjes. E trej e tjer.) Popull i corjentuar, i trishtuar, i lodhur, apatik, indiferent, me memorje skandaloze, popull i nervozuar me simptoma cmendurie, i varfer i mpire, i helmuar, i armiqsuar e i ftohur nga ana sociale, popull inferior, popull pa inisjative, popull i varfer si shprterisht, fizikisht dhe ekonomikisht. Qe ti bie shkurt popull ne depresion. Dhe kjo eshte fytra e deshperimit qe lexohet te gazetare si puna jote dhe te nje pjese e paket e njerzve te shendetshm. Deshperimi i ben njerzit agresive. Po ne nuk jemi te deshperuar se ne nuk kemi higjene, ne kuptimin metaforik te fjales higjene. Nuk deshperohemi se keshtu nuk na ben pershtypje dhe me shume se te shendetshem si popull jemi te semure, jemi bageti. Me mijra kufizime ne jeten tone qe na kane munguar dhe na kane helmuar na kane bere ne kete derexhe qe jemi sot. Na kane bere te pafuqishem, indiferente dhe pa kurajo civile ( ku kemi pasur ndonje here te tille?) Tre milione te pa shprese dhe te semure qe nuk jane ne gjendje te ndryshojne asgje. Tre milione njerez viktime te anestezise se politikes. Tre milione njerez te semure dhe treqind politikane te shendetshem cinike pa kufij morale qe do te zgjedhin president fatos nanon....dhe une jam i frustuar... po dhe i shendetshem...po dhe i helmuar. Dhe helmi me i madh eshte qe sali berisha fiton perseri zgjedhjet...

Submitted by hapi (not verified) on

Larg qofte Lubonja president!

Cilat jane ato instanca shume te eperme te cilet paskan fuqine ti  imponojne diçka Berishes nga jashte, dhe me cfare menyre e kapkan? Ja i hoqen mbeshtetjen Amerika e BE-ja (ja kane hequr qysh ne janar '11), cfare ndodhi?

Mos kujtoni se ato do te thone "Te iki Sali Berisha se ndryshe ju sjellim ushtri"?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.