Gjerësi gjeografike dhe thellësi kulturore

Postuar në 22 Shkurt, 2012 01:51
Ardian Klosi

„Duke udhëtuar si gazetar në qyetete shumë të ftohta të Europës kur banorët dalin rrallë nga shtëpitë e tyre kam pyetur vehten: përse në këto qytete kaq të ftohta, ku nuk kanë shumë nevojë për hapësirën publike, për sheshe e parqe mbuluar nga ngrica dhe bora kujdesen aq shumë për to. Ndërsa tek ne në Mesdhe, në Tiranë dhe në Athinë i keqpërdorim, jemi indiferentë për to, i bëjmë pis, i thyejmë, i mbushim edhe ato me beton.“

Nuk di pse më bëri përshtypje ky konstatim i shkrimtarit dhe gazetarit Gazmend Kapllani të cilin e lexova para disa javësh në Shekulli. Ndoshta pse është një pyetje për të cilën e kam vrarë mendjen gjatë: a ka të bëjë gjerësia gjeografike me problemet tona të shumta, e shprehur ndryshe mos është klima e nxehtë e një numri muajsh të vitit ajo që i ka bërë të nxehta edhe kokat e shumë shqiptarëve, çka shprehet në veprime të papeshuara, në shkatërrim të bashkëjetesës sociale dhe të mjedisit? Kujtojmë këtu thënien e historianit austriak J. Ph. Fallmerayer: „Shqipëria është vendi i vullnetit të fortë dhe i mendjes së shkurtër“.

Teza është shumë tunduese, sepse vërtet, po të vazhdojmë zbritjen më poshtë në gjerësi gjeografike, do të gjejmë vende edhe më të varfra, edhe më anarkike, pre të vazhdueshme të luftërave civile siç ndodh me një numër vendesh p.sh. të Afrikës.

Tani që po shkruaj ndodhem në Berlin, në një fshat periferik anë liqenit Wannsee, i cili ka ngrirë prej javësh dhe bora që ka filluar sot përsëri të bjerë po e mbulon edhe një herë liqenin me një cipë të trashë të bardhë e po e bën të ngjajë me një pllajë malore siç mund ta shohim edhe në vendin tonë në dimër pranë Korçës ose Vermoshit. Qytetarët dalin vërtet shumë rrallë në natyrë tani, ashtu sikurse thotë Kapllani, e shumta dolën nja dy ditë kur cipa e ngrirë e liqenit u kthye në shtresë të trashë e mbi të mund të shkitej me patina e me slita: një lumturi e vërtetë për fëmijët.

Por ata do të dalin gjithmonë e më shpesh në javët që do të vijnë. Sapo të shkrijë liqeni, sidomos në ditët me erë, mbi të do nisin lundrimet e varkave të shumta me vela që presin sot buzë tij të kapura në çarqet e akullit. Pylli Grynevald që e lidh këtë zonë me qytetin e Berlinit do nisë të përshkohet kryq e tërthor nga shëtitësit, nxënësit, botanistët, biçiklistët e shumtë të këtij qyteti. Lisat, ahet e bliret do të lidhin gjethe, pranvera në këto anë ka ngjyra të mahnitshme, ndaj dhe ka aq poezi të bukura për të gjermanishtja, nga Gëteja te Shileri, nga Hajneja te Brehti. Ashtu siç të gjitha pyjet, parqet natyrore, alpet e Gjermanisë ose të Austrisë e Zvicrës, edhe pyjet e këtushme janë të shoqëruara me harta, ndaj në to nuk mund të humbasë kurrë asnjë fëmijë, ndërsa të rriturit gjejnë aty ekuilibrin pas streseve të zgjatura të shpirtit që e jeton pjesën më të madhe të vitit mes betonit, strukturave metalike ose prej qelqi, në luftën e përditshme mes shifrave për t’i nxjerrë këto në favorin e vet, gjithsesi në një mjedis jonatyror.

Në këto gjerësi gjeografike jo vetëm që ka parqe të shumta qytetase, pyje e parqe kombëtare, zona alpine ku njeriu mundohet të ndërhyjë sa më pak dhe të gjejë harmoninë me natyrën, por ka edhe një vetëdije mjaft të ngritur mjedisore dhe partinë politike të gjelbër më të fuqishme në Europë: të gjelbërtit kanë arritur sot të marrin dhe kryesimin e landit nr. 1 të Gjermanisë përsa i takon rritjes ekonomike dhe eksporteve: atë të Baden-Vyrtenmbergut, ku prodhohet në kryeqytetin e tij, Shtutgart, Mercedes-Benzi. Mjafton të zbresësh pak më në jug, në Francë dhe do gjesh një vend që i prodhon 3/4 e nevojës së vet për energji nëpërmjet centraleve bërthamore, një vend ku banorët ende nuk i ndajnë mbeturinat e ekonomive familjare ashtu siç bëjnë në Gjermani: letër, qelq, plastikë... Zbrit edhe më poshtë në jug dhe do takosh sapo që kalon gjerësinë gjeografike të Romës konglomerate betoni në vendet më të bukura, qytete të rritura pa shije estetike, sikurse në gjirin e Napolit, landifille të stërngopura me plehra, kamorra, mafia e ndrangheta.

Veç këtu duhet të ndalojmë dhe të kujtohemi se ka shembuj të shumtë, në prerje historike dhe në rrafsh bashkëkohës që e rrëzojnë tezën e një raporti të drejtë midis gjerësisë gjeografike dhe degradimit social/mjedisor.

Kujtojmë që në anët e Greqisë dhe tonat dy mijëvjeçarë e gjysmë më parë lindi qytetërimi i parë i kontinentit, ai që i dha frymëzimin qytetërimeve të mëvonshme e që u quajt djep për filozofinë, poezinë, shkencat e natyrës, për vetë organizimin shoqëror të njeriut, që mori emrin demokraci; dymijë vjet më parë Perandoria romake me organizimin e vet ushtarak – edhe më parë saj drejt Lindjes Aleksandri i madh me ushtritë e veta - arriti që ta shpërndajë këtë qytetërim në gjithë kontinentin europian e për nga jugu e lindja deri aty ku u ndesh me qytetërime të tjera, të lartësive gjeografike shumë më të ulta. Në ato kohë barbarët ishin paraardhësit e kampionëve të sotëm të qytetërimit, galët, gotët, vikingët e të tjerë popuj që jetonin në pyje dhe kasolle, kurse kampionët e zhvillimit ishin parardhësit e grekëve, italianëve të Mezzogiornos, ndoshta dhe të shqiptarëve. Apo mos ka qenë tjetër klimë, mos ndoshta Greqia e Sokratit dhe Perikliut jetonte muaj të tërë në ngrica e borë, stinë ideale për meditim, eksperimentime, kthjelltësi të trurit? Nuk e besoj, edhe veç duke përdorur objeksionin e famshëm të avokatit Ngjela ndaj rrezikut të ngrohjes globale: „ngrohje globale ka patur edhe në kohën e Perandorisë romake: keni parë ndonjë legjionar romak me kapotë dhe çizme? të gjithë zhveshur me funde, sandale, me kërcijtë përjashtë“.

Kundërshtimet e tezës në rrafshin aktual do të ishin edhe ato të shumta. Barcelona është një qytet që e njoh pak a shumë mirë, është në gjerësitë tona gjeografike dhe nuk mbetet pas prej asnjërit nga qytetet e zhvilluara të Europës qendrore dhe veriore, madje ky qytet i Pikasos dhe Gaudisë është shumë më tërheqës, më i gjallë e më i ngjyrshëm sesa shumica e tyre. Po kështu janë edhe qytete të tjera të mëdha të Spanjës; nuk them se ky vend s’ka ndërtimet e veta abuzive, ka madje qytete të tëra betoni pjella të viteve ’70 në brigjet e Mesdheut, por sot nuk ndërtojnë më ashtu dhe në tërësi është një shtet që s’mund të quhet i gërryer nga strukturat paralele, ekonomia formale dhe kriminaliteti sikurse ndodh në vendet tona.

Ose marrim Rusinë në gjerësitë gjeografike të vendeve skandinave ose Gjermanisë etj., vend gjithashtu i gërryer nga struktura paralele dhe kriminaliteti, vend ku shfrytëzimi i resurseve natyrore kryhet po aq pa skrupuj ndaj natyrës dhe brezave të mëvonshëm njerëzorë.

Mendoj se i gjithi duhej të ishte në të vërtetë një diskutim kulturor por që gabimisht ka kaluar në diskutim gjeografik. Vetëm se jo një kulturë e ditës, e djeshme ose e nesërme, por një kulturë e kuptuar si madhësi shekullore. Vendet tona janë pasardhëse të Perandorisë osmane, e cila jo vetëm që nuk e njihte arsimin, shtypshkronjat, universitetet, akademitë, por edhe i luftonte këto (shtypshkronja ose gjoja akademi si të Voskopojës janë vetëm përjashtime që vërtetojnë rregullin). Shtetit shqipar të vitit 1912 nuk i parapriu ndonjë zhvillim kulturor, ashtu siç nuk i kishte paraprirë as shtetit grek të vitit 1828. Vende si Anglia ose Gjermania janë pasardhëse perandorish që filluan si kryqtare por dalëngadalë u zbutën drejt qytetërimit. Edhe të krishterët kanë qenë dikur barbarët e antikitetit, edhe ata kanë djegur Aleksandrinë, edhe kisha e parë dhe kisha e Mesjetës ka mbytur kulturën e lashtë dhe ka ngopur trutë e njerëzimit me lloj-lloj përrallash, ka djegur madje bartësit e rinj të kulturës mbi turra drush. Është dashur protestantizmi i Luterit e Kalvinit që punët e Zotit të ndaheshin nga punët e përditshme të njeriut e që kështu të lulëzonte shkenca, arti, ekonomia, të fitonte tek e fundit demokracia si sistem ndaj qeverimeve absolute.

Ne me grekët kemi ngjashmëri të shumta, ndoshta edhe pse popullatat tona janë përzier kaq shumë. Pyesni një grek ndër dy po nuk ju tha se ka parardhës arvanitë, krahina të tëra sikurse Epiri i jugut ose Peloponezi kanë jetuar në simbiozë etnike. Sot gjen një numër cilësish si gjallërinë, humorin, energjitë sipërmarrëse, deri dhe këngët, proverbat sharjet e përbashkëta; por gjen të përbashkët edhe mosbesimin deri-deri urrejtjen ndaj shtetit të vet, ndaj njerëzve që tekefundit i kanë zgjedhur vetë. Kjo urrejtje i bën që të krijojnë sisteme paralele, të mos paguajnë taksa, ta mashtrojnë e korruptojnë shtetin a bashkinë e tyre me sa të munden. Dhe gjithë të këqijat e tjera që tani dolën në dritë dhe s’është nevoja t’i rendisim.

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

Tash u binda se Ardiani ka luajtur fare nga mente.

Se dhe mashtruesit e demagoget kan nje kufi deri diku po ky po i tejkalon e kjo tregon se eshte i krisur fare.

Na flet per hapsira te gjelberta vegla nr 3 e Edvinit, (se vegel nr 1 eshte fatos klosi e nr 2 Blendi kosi) Shkaterruesit te hapsirave te gjelbra qe per 12 vjet nuk la  bahce me lulishte pa e dhene per ndertim 30 katshash per Fidelet e Shkrelet e Dulaket e Piratet e Betonit.

Ku ishe kto 12 vjet o Klos qe i mbaje ison Shefit Edvin?

Kur luajte nga fiqiri kto dite gazetaret na nxorren nje sekret padashje ne fakt qe ne populli nuk e dinim se ti vete kishe ndertuiar vile bashk me tjere pikerisht ne nje ish hapsire te gjelber.

Sa te pacipe ka Tirana jon e dashur more Shoke.

Ne 21 janar lukunia e huliganve qe udhehoqi miku yt i vjeter o Ardian mes barbarive tjera u dallua edhe se dhe asaj pak hapsire te gjelber rreth Piramides e Kryeministrise i vuri Zjarrin dhe nuk pam qe u shqetsove o i gjelberi yne. Apo nuk te la tymi i zi qe ata na dhuruan te shikoje.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

A e di ti Zenel, qe je nje qenie qe jeton per te keqen e te tjereve? Eshte e tmerrshme te shikosh qe ka akoma qenie si ty mes nesh... e fakeqesisht do vazhdoje kjo histori... habitem se si ka qenie si ti, ne gjendje te mbajne kaq urrejtje,  ligesi e primitivizem... (kulmi eshte kur tregon shqetesimin tend ambientalist(!!!)  ne 21 janar)... ju lutem, mundohuni te na lini te qete ne egzistencen tone qe boll e mjere eshte nga prezenca e qenieve si ju!

ps.   ky qe perfundimi yt per shkrimin?!

Submitted by reformer (not verified) on

Ne trurin tend o Zenel eshte krijuar nje lloj berthame obsesive, qe quhet urrjetje politike. Ty te duket sikur arsyeton, por ti vetem sa ve ne pune energjine negative te berthames tende te semure. Eshte nje  mendim i deformuar ky mendimi yt, si puna e nje kostumi qe i eshte veshur nje gungaci: sado bukur ta qepesh kostumin, gunga nuk le te duket tjeter gje vec rrumbullaksise se saj turfulluese. Keshtu edhe arsyetimi yt nuk te jep asgje tjeter vecse pikturen e shemtuar te urrejtjes patologjike.

Submitted by M (not verified) on

Reformer,

Zeneli nuk ka thjesht urrejtje politike, por ai urren çdo shpirt te bukure  te mirekuptueshem. A e di pse? sepse vete nuk e ka nje te tille, prandaj eshte vulgar. Por Z. Klosi sigurisht, qe nuk shkruan per vulgaret (ata jane me legjione), po per njerezit e ngjashem me te, qe e kuptojne çeshtjen e mjedisit natyror, shoqeror e politik si ai, ne mos njesoj sepaku qe bashkohen ne disa pika me te. Por vulgaret e urrejne kete gje. E di pse? Sepse e vetmja gje qe e dallon njeriun nga kafsha,dhe  e ben krenar eshte shpirti i bukur. Ata nuk urrejne asnje njeri te zgjuar, profesionist, te shkathet, trim...etj , qe i mungon shpirti e mirekuptimi. Ata urrejne vetem njerezit delicioze, cilesore, shpirtmire e altruiste.

Ciao

Submitted by Koz (not verified) on

Jam totalisht dakort me ty, Hapi. Lereni Zenelin ne mizerabilitetin e tij

Submitted by ada (not verified) on

z.Klosi, meqe qendruake ne Wansee... do te ishte e rendit poashtu te na tregosh qe aty, pikerisht aty jane bere edhe planet naziste per Holokaustin... Planet konkrete. Apo se keni ditur apo e keni harruar... Ndoshta tema nuk i shkon ketij teksti te qelluar por gjithsesi do te ishte me interes te beni nje bekgraund per ate sesi edhe ne keso peizazhesh mund te behen plane makabre qe u kushtojne me jetera miliona njerezve...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Klosi kenin të drejtë ky është mentaliteti ynë dhe sa për holokaustin vërtet ndolli dhe e gjithë bota e dënojë ashpër dhe vetë Gjermanët kërkuan të falur dhe me gjithë shkatërimin të drejtë që pësuan i shikoni se ku janë sotë përse vallë sepse janë të punës dhe jo të dhafeve pa të shikojmë veten tonë përse nukë mundemi të krijojmë një shtetë të vërtetë Eurpian ku vërtet duhet të jemi e si mund të na takojë të jemi në Europë me mentalitetin që kemi dhe shikoni zotin Zenel dhe si ky me dhimbje e them është më shumë se gjysma e shoqërisë se ndryshe ska si shpegohet gjëndjen ku jemi

Submitted by arian (not verified) on

Barcelona eshte nje produkt i nje rezultanteje historikogjeopolitike,kombetare.Flasim per nje Spanje qe kerkon unitet dhe rol nderkombetar.

Per ne France,dihet tashme,eshte vete historia e mentalitetit estetizues ne thuajse gjithcka,me rrenje perandorake,koloniale,demokratike,hegjemoniste.

Per Gjermanine,aq me pak mund te lodhesh ne hamendesim,psikologjia etnocentriste,hegjemonizmi maksimal,histori me kulme te perseritur.

Emerues i perbashket ketu,fete hegjemone,produkte historike me efekt boteror,perqendrimi i dijes moderne,regjime unitare me efekte te tilla ne psikologjine kombetare,perftime pasurish te medha me apo pa kolonializem,shtete kombetare te hershme etj.

Me nga ne duke ardhur,ne pergjithesi behet fjale per fushebeteja te historise qe, te tjere shkruanin pa ne,per ne.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pash nerin ku i gjeni mer kto gaztore te papam, njeri shpjegon ngrohjen globale me pantallonat e shkurtra te romakeve, tjetri na tregon prralla komsomolase me turra drush ne mesjete, e qe shkenca ka fillu me Kalvinin. Ne cdo liber te historise mesjetare eshte shkruar qe universitetet e para ne Evrope krijohen ne toke te kaurrit katolik. Ku i gjeni mer kta shakaxhij te perparimit, ku i gjeni … Portokalli mer, portokalli me intelektuale.  <o:p></o:p>

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

z.Klosi,eshte nje poezi e Getes ku shkon ne nje pyll dhe gjen nje lule shume te bukur.Ngaqe i pelqeu lulja vendosi ta marre,por nuk e keputi.Morri me duar edhe dheun me gjithe rrenje dhe e mbolli ne kopshtin e tij qe ta shijonte siç duhej.Nje pragmatist do ta kepuste dhe do shijonte ato ore qe lulja do ishte duke dhene shpirt.Ja kjo eshte diferenca qe pershkruani ju,e gjetur ne nje poezi te Getes,ku nje studjues qe nuk ia mbaj mend emrin tregon sesi mund ta shijojme natyren pa e vrare ate.Refuzoj te jap ndonje pergjigje te tipit"problemi qe kemi ne shqiptaret",sepse nuk jemi vetem ne,por e gjithe bota pragmatiste qe e keput lulen,ndersa idelalistet e marrin ate me gjithe dhè per ta shtruar ne kopshtin e tyre.Ndoshta po ju tremb me kete nick-un,por jam shume pak rrezik publik.Perfundimi eshte njesoj;tirania e shumices eshte e keqe sa diktatura e oligarkeve.

Submitted by adriatik (not verified) on

Ardian,

Na trego pak edhe ate anen tjeter te atyre qyteteve te veriut. Ku dielli del nje here ne vit. Na trego pak per depresionin qe kane banoret atje nga moti i keq. Na trego per ushqimin tradicional qe kane qe nuk ben as per derrat.

Na i thuaj te dyja anet e se vertetes. Qe qejfi behet ne Evropen e Jugut, qe ushqimi i mire eshte ketu, vera eshte ketu, ullinjte dhe portokallet jane ketu, deti Mesdhe eshte ketu, femrat e bukura jane ketu. Vetem parate jane atje, i nderuar. Po parate s'jane gjithcka.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.