Arkiv-Opinion

Burrat e zonjave të panjohura

Postuar në 09 Mars, 2012 04:12

Enciklopedia e grave (http://www.enciclopediadelledonne.it) përmend një numër të madh femrash, nga Katerina e Sienës tek Tina Pica, shumë prej të cilave padrejtësisht janë harruar. Nga ana tjetër, që në vitin 1690, Gilles Ménage  shkroi historinë e grave filozofe, ku përmend sokratiken Diotima, sirenasen Aretia, megariken Nikarete, ciniken Hiparkia, Teodora peripatetiken  (në kuptimin filozofik të fjalës), epikurianen Leoncia, Themistoklea pitagoriken, për të cilat dimë shumë pak.

Beteja e Berishës me Topin e Spahiun do të jetë e gjatë dhe e ashpër

Postuar në 08 Mars, 2012 05:19

Ka bërë përshtypje sulmi i pardjeshëm që Bamir Topi i bëri Sali Berishës. Ai është ende President, por për një moment vendosi të mos sillej si i tillë. Iu rikthye zejes së politikanit. Iu rikthye për të bërë atë që s’para e bën. Sulmoi egër, dhe me këtë u regjistruan dy lajme në të njëjtën kohë:

1. Bamir Topi hoqi dorë nga bon ton-i, që e ka karakterizuar gjithë kohën e që në fakt i del aq shumë nga rropullitë, sa shpesh ia marrin për dobësi e drojë, dhe

Asnjanës? Ndoshta në botën tjetër

Postuar në 08 Mars, 2012 03:53

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori?

Nuk jemi çliruar akoma. Jemi robër të datave se kemi frikë të heqim prangat psikologjike të një shoqërie ende të pazhvilluar, që i sheh gjërat në baza fisnore dhe liderët, të përjetshëm. Sa i përket luftës, rëndësi ka që bëmë qoftë edhe një përpjekje, që të mos na thoshin se na çliruan njëqind për qind të tjerët.

2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Çarje e PD-së në tresh?

Postuar në 07 Mars, 2012 12:12

“Një qeveri që vetëm i kërkon llogari opozitës pasi vetëm shpif ndaj saj është fytyra e rrënimit. Çarja në tresh e PD flet vetë për rrënimin,” ka shkruajtur Rama në Twitter. Ku e bazon Rama tezën e ndarjes së PD-së në tresh? Ndoshta tek sondazhi konfidecial që ka zhvilluar, i cili i tregon se çfarë lloj elektorati përkrah partinë e re të Bamiri Topit dhe Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut. Po ne që nuk i kemi në dorë të dhënat e atij sondazhi, ç’mund të hamendësojmë?

Vendi ku korrupsioni nuk është lajm

Postuar në 07 Mars, 2012 06:45

Të fillojmë sikur të ishte një manifest. Një gogol po kalëron nëpër Kosovë, gogoli i korrupsionit! Askush nuk e lexon! Korrupsioni te ne nuk është lajm! Është përditshmëri!

Thuaj dikujt i korruptuar dhe mos e ço më andej. Aq mjafton. Menjëherë e sheh që po i ngjet shkallët në karrierë. Ta akuzosh edhe më rëndë, e bën ministër! E fiton besimin e shtetit!

E, kur vjen puna ta luftosh korrupsionin, ndryshon puna. Shteti ka dilema. Duket krejt i brishtë. Pushtetet janë të ndara – arsyetohen! Edhe kompetencat. Kurrqysh të bëhen të një fjale.

Monumente kulture... apo “stalla kuajsh”?!

Postuar në 07 Mars, 2012 02:50

Debatet publike e institucionale janë në kulmin e tyre, përsa i përket njërit prej monumenteve me fizionominë më përfaqësuese të identitetit tonë kombëtar, ‘kalasë mesjetare  të qytetit të Lezhës’. Bëhet fjalë për shrrënjosjen e monumenteve ekzistuese  dhe  për të ndërtuar mbi to restorante e  motele  pikërisht në atë territor, që në gjuhën e arkeologjisë quhet Akropoli i qytetit antik. Po ç’është  akropoli i qytetit antik të “Lisit”?

Koment i shkurtër: Edhe unë jam për hapjen e dosjeve të Sigurimit

Postuar në 06 Mars, 2012 10:55

“Unë jam për hapjen e dosjeve [të Sigurimit], dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e tyre, shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”,- tha sot Presidenti Topi, në përgjigje të sulmeve të drejtpërdrejta që i bëri Kryeministri Berisha ditën e hënë, në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, ku deklaroi se kreu i shtetit nuk firmosi Ligjin e Lustracionit me qëllim që të mos dënonte hanxharët e diktaturës.

Udhëheqësit tanë pa kauzë e adhurimi i njerëzve për ta

Postuar në 06 Mars, 2012 04:01

Lexuesi Adi-ny, në komentin që ka bërë në fund të shkrimit tim me titull ‘Twitteri gjetkë e twitterat “magjikë” të Ramës’, shkruan: “Ta quash Edi Ramen  qullac  dhe … të lavdërosh Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si më të aftë në debate televizive, është më shumë se një hipokrizi për M. Nanon si antiberishian. Të thuash që Edi Rama nuk qullos gjë, kur mua (dhe jam i bindur, jo vetëm mua) më duket se veçon nga të gjithë të tjerët në debate TV … më fal, por mua më duket vërtet e pafytyrë nga ana juaj M.

Është e mundur që njerëzit me dinjitet të kenë një karrierë politike?

Postuar në 06 Mars, 2012 02:09

Karriera e çdo politikani të botës shënjohet nga kombinimi i nevojës për të mbajtur e mbrojtur një nivel të caktuar të dinjitetit personal me ambicien për të qenë dikushi në jetën publike (thënë ndryshe, me ambicien për të luajtur një rol atje ku merren vendime që kanë të bëjnë me fatin e komunitetit, kolektivit, kombit, etj.). Duhet të merret me mend lehtë se është dhe shoqëria, së cilës i përkasim, që ndikon në këtë zgjedhje, e në këtë kuptim çdo kombinim individual dinjitet-ambicie nuk është dhe aq individual.

Kuqezinjtë, Partia “Topi”, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme

Postuar në 05 Mars, 2012 03:03

Dalja në horizontin politik shqiptar e dy partive të reja (ende të paregjistruara de jure, por de facto të shpallura) është pasuar me reagime jo të pakta në mjedisin politik-mediatik të Tiranës, madje edhe të Prishtinës. Viti i ri filloi me një sulm frontal të mazhorancës në Tiranë ndaj Aleancës Kuqezi, e cila, sipas një interviste të Kreshnik Spahiut nga Uashingtoni, dhënë Zërit të Amerikës, do të kthehet së shpejti në parti politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion