Beteja e Berishës me Topin e Spahiun do të jetë e gjatë dhe e ashpër

Postuar në 08 Mars, 2012 05:19
Mustafa Nano

Ka bërë përshtypje sulmi i pardjeshëm që Bamir Topi i bëri Sali Berishës. Ai është ende President, por për një moment vendosi të mos sillej si i tillë. Iu rikthye zejes së politikanit. Iu rikthye për të bërë atë që s’para e bën. Sulmoi egër, dhe me këtë u regjistruan dy lajme në të njëjtën kohë:

1. Bamir Topi hoqi dorë nga bon ton-i, që e ka karakterizuar gjithë kohën e që në fakt i del aq shumë nga rropullitë, sa shpesh ia marrin për dobësi e drojë, dhe

2. Bamir Topi hoqi kostumin e kreut të shtetit (ndonëse është ende në atë post), dhe veshi atë të politikanit aktiv, duke marrë pjesë në polemikat e debatin e ditës. Por duhet thënë se është tërhequr zvarrë në këtë debat. Kanë bërë çmos për ta nxjerrë nga binarët institucionalë, ku ai ka parapëlqyer të rrijë i ngujuar. Dhe ai i ka rezistuar ‘heroikisht’ zërit të sirenave të sherrit. Nuk hapi gojë as kur e etiketuan horr bulevardi, as kur u sulmuan me termalë të pistë krerë institucionesh të pavarur (lavire bulevardi, e quajtën kryeprokuroren), as kur s’iu bindën urdhrave të kësaj të fundit për të ndaluar disa krerë të Gardës së Republikës të dyshuar për vrasjet e 21 janarit, as kur bënë dekonspirimin e votës së tij të 8 majit, për të cilën vetë Presidenti pretendon se është trukuar me synimin për ta nxjerrë si ‘të majtë’ etj. Nuk e ka hapur gojën as gjatë kohëve të fundit, kur Berisha nuk ka ndenjur asnjë ditë pa e përmendur (të tjerët, me në krye Topallin, po se po). Dhe kështu kanë rrjedhur ngjarjet deri në ditën e djeshme, kur Topi i ka dhënë dum punës që të nxjerrë dhëmbët. Mund të qortohet për faktin që i ka ikur stereotipit presidencial të përkufizuar/modeluar nga Kushtetuta, por kjo kritikë do të ishte një sjellje prej lëkurëholli në një vend, ku ‘armiqtë’ e tij s’e kanë pasur për gjë – po bëj veç një ilustrim – të vrasin dhe njerëz të opozitës, e të mos dorëzojnë vrasësit. Madje, në këto kushte do kish qenë më e udhës që Presidenti të kish folur prej kohësh e të kish folur gjithë kohën; jo për të bërë sulme të natyrës politike, por për t’u thënë të tjerëve: mjaft më me sulme politike! E këtë gjë mund ta bënte në respekt, të madh edhe në detyrim, të Kushtetutës.

Ndërsa me sulmin e fundit ka dalë qartazi nga kufizimet kushtetuese. Berisha e të tijtë do i mëshojnë shumë këtij fakti, por për fatin e mirë të Topit, Berisha e berishianët nuk kanë titull e tagër për të qenë bartës shqetësimesh të tilla nazike. E për këtë arsye, nuk kanë për të tërhequr vëmendjen e askujt me tentativën e tyre për të denigruar Topin, duke u vënë me demek në mbrojtje të Kushtetutës. Por, edhe sikur në vend të Berishës të ish dikush tjetër me karta më të mira konstitucionale, Topi e ka alibinë. Ai është sulmuar në mënyrë banditeske. Ka dhe një alibi të dytë, që vlen aq sa mund të vlejë e atje ku mund të vlejë. Ai është në fund të mandatit presidencial; në botën anglosaksone do ta quanin një lame duck (në shqip: rosë e çalë), d.m.th. një funksionar, i cili, pikërisht ngaqë është në fund të mandatit, vijon të jetë në zyrë, por nuk ka fuqitë e zakonshme, rrjedhimisht nuk është tamam në zyrë. Janë të shumta kushtetutat që njohin një konsum moral të posteve të tilla, e prandaj e përkthejnë këtë konsum në ulje kompetencash. Shkurt, Topi ka dhe alibinë që të jetë një lame duck. Përtej këtyre alibive, ne të gjithë e dimë se në themel të këtij qëndrimi luftarak të Topit qëndron diçka tjetër. Ai me mendje nuk është më President i Republikës. Ai praktikisht është kryetar i një partie që pritet të shpallet. Dhe kjo është e gjithë çështja. Sherri mes tij e Berishës ka marrë formë pas 21 janarit, por ky sherr do të shuhej shpejt e shpejt, sikur të mos qe fjala për këtë partinë e re. Është kjo e fundit që ia ka prishur gjumin Berishës, dhe ia ka prishur më shumë se të gjitha paudhësitë që ka bërë, tok me të vetët, për të cilat ka frikë se mund të gjykohet një ditë. Partia e Topit, por dhe ajo e Spahiut, rrezikojnë të prishin keqas balancën elektorale; rrezikojnë ta prishin deri në atë fare feje, sa nuk do t’i hyjë më në punë asnjë KQZ, asnjë kolegj zgjedhor, asnjë bandë elektorale, asnjë mbështetje financiare, asnjë blerje në ‘gabin’ tonë politik e asnjë aleat ndërkombëtar. Dyshja Topi-Spahiu janë të vetmit armiq të tij. Rama është ana tjetër e peshores, ai është në ngastrën e vet, është ai që është, është ashtu si është, është në fund të fundit një variabël i llogaritur në ekuacionet për pushtet, ndërsa këta të dy i duken Berishës si të paftuarit krejt të padëshiruar në një darkë ku askush s’ka mundur të ulet pa amenin e tij. Këta të dy ia bëjnë lëmsh llogaritë. E prandaj, ai betejën tash e tutje e ka me këta. Dialektika do të pësojë vetvetiu një zhvendosje nga aksi PD-PS në aksin PD-Topi-Spahiu. Nuk dihet saktësisht në do të ketë qar PS-ja nga kjo luftë parazgjedhore mes të tjerëve, por është e sigurt që do të ketë qar nga situata paszgjedhore, së cilës në këto rrethana i njihet vetëm minoranca: Sali Berisha e banda e tij. Pse? Sepse Berisha nuk mund ta frenojë këtë dyshe të zhvillohet. Po t’i injorojë, i duket sikur i lë të punojnë të qetë e t’i marrin terren atij vetë; po t’i marrë në konsideratë për atë që janë (gjë që po e bën tani) e t’i bëjë tabelë qitjeje, i duket sikur i valorizon ca më shumë se sa duhet. Ai me siguri ka karta që s’i ka luajtur akoma (mund t’u ketë bëma të liga që mund t’ua nxjerrë në shesh, apo që mund t’ua sajojë, në momentin, që ai do ta gjykojë si të duhurin), por si zor që gjëra të tilla të kenë ndikim elektoral apo politik. Kjo është arsyeja pra që Berisha po vuan së fundmi. Mirëpo askush nuk mund ta shpëtojë tanimë. Kështu duket në këtë moment, të paktën.

Comments

Submitted by andi ll (not verified) on

Sa qesharak bëheni z-Nano
kur ëndërrat që shikoni ditën me djell i botoni.....!!!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Kur degjova salen qe tha per vellane e Bamirit qe do vazhdoje te me votoje mua, prita ne fakt nje pergenjeshtrim nga i vellai. Por pergenjeshtrimi nuk erdhi dhe mesa duket paska qene e vertete. Me thuaj o Muc nje njeri qe nuk e voton as i vellai si mund te behet faktor politik kunder sales?

Submitted by ahmeti (not verified) on

o erjon po pse mo edin e votojne dashnoret e vet qe ia hipin? ke ndonje pohim per te bere ti ketu? psh. a e voton Edin dash peza apo jo? jo po te thote po te doje?

Submitted by eri (not verified) on

Sa kollaj vendosni emra mbiemra kur flisni si anonim. Po turp nuk ju vjen qe merreni me llafe si gra te liga? Mendoni qe te ishte e vertete gjerat beheshin kaq hapur. Perfundimisht injoranca nuk ka kufi.

Submitted by Neser eshte vone (not verified) on

Kam pershtypjen se Topi ra ne gracken e Berishes. Berisha kete donte, te sulmohej nga Topi. Ky sulm i Topit ve shenjen e barazise mes vete Topit dhe Edi Rames. Besoj se kjo i leverdis Berishes.

Submitted by koz (not verified) on

Simbolika nuk eshte fort e gjetur ketu mor mik pasi po ti referohesh librit te Agollit goditja me top e plakut Mere i perforcoi pozitat e ketij merhumit.

Do te ishte vertete pozitive per jeten e vendit qe te kishte nje rryme te forte e solide te djathte - por per fat te keq deri me tash as Topi as ai i AK-se nuk te jep shume shprese e as ta mbush mendjen qe te kene KOQE. Jam dakort me kendveshtrimin qe ne kuadrin e zgjedhjeve dhe paszgjedhjeve elektorale (nese keta nuk blihen/shiten tek Bisha) keta mund te rrezikojne thellesisht ndertesen politike dhe ardhshmerine financiare te klanit Berisha. Dhe pritshmeria eshte qe keta ti marin ca vota Bishes - sesa eshte e diskutueshme, ngelet per tu pare dhe per momentin tingellon me teper  si premise e deshire e kundershtareve te Saliut

Per momentin Berishes i intereson qe ta zvarise sa me gjate reformen zgjedhore pasi mbarimi i saj me te gjithe gjasat do te thote edhe mbarimi i kesaj qeverie dhe kalimi ne zgjedhje te parakihshme. Une mendoj se do te ishte naivitet per opoziten qe te terhiqet zvarre nga Berisha dhe te mos shtoje presionin politik dhe te protestes popullore ne menyre paralele me perpjekjen e te pasurit sa me pare/urgjentisht te nje varianti  te mire te kodit zgjedhor per opoziten  dhe popullin - aspak nje marreveshje te shpifur e te felliqur me dhe per Bishen) . Por kjo sduhet te jete prioriteti i saj - kanalizimi i urrejtjes popullore per te nxitur zgjedhje te parakohsshme, pergatija shumeplaneshe dhe "solemne" per mketo zgjedhje dhe shtimi gradual i presionit ndaj cdo elementi te pushtetit duhet te ishte prioriteti i Rames. Mesa duket Rama po pret qe ndertesa e shtetit virutal te Bishes  te bjere vete e gradualisht dhe ndoshta po pret qe Arvizu apo dikush tjeter mga ambasadoret ti hedhe ndonje kocke si atij  qenushit te mire. Por ti lesh gjerat ne rrjedhjen e frikshme te shkaterrimit financiar te vendit (shikoni Greqine pershembull) dhe nen vullnetin patologjik e Bishes do te thote qe te kthehemi ne nivelet e 1991-2 apo 1997. Reziku eshte qe ndertesa te na zere te gjitheve brenda, vecanerisht e se pari opoziten dhe Ramenn vete.

Submitted by Ilir (not verified) on

Fitorja me e madhe do te jete n,q,s Partia E Topit do te fitoje me shume Deputete se Berisha, ne kete rast nje pjese  do hidhen me Topin ,dhe Rama bashke me Topin do i lene dore te lire prokurorise dhe gjykatave brenda ligjeve dhe ato do fillojne frymarrjen e tyre te lire, dhe rrjedhimisht dhe berisha do shkoje drej bankes se akuzes....dhe ato deputet te tij do kalojne me Topin , kuptohet mosha ben te veten dhe Berisha nuk eshte me ai i pari aq energjik dhe kembengules......detyrimisht do shkoje drejt bankes se akuzes......

Submitted by ahmeti (not verified) on

e ke shume gabim qe pret qe Rama ti leje dore te lire gjykatesve! po pse ore ti Rama veten e vet do me gjyku? po pse ore ti, Rama ne 10 vjet bashki, s'ka asgje per tu gjyku! ka frike or taj ka frik, prandaj dhe nuk ben demokraci as te partia e vet. Rroft zari Erjon Veliaj! Rroft! Rroft zari Saimir Tahiri! Rroft! frika e Rames dhe mungesa e forces ne partine e tij eshte forca e Sales. Apo nuk iu mbush menjen arsyetimi! E doni me emer e mbiemer t'firmosme? Po pse ore toc jam une te them emrin? kam fol aq here ene n'publik po se mos dgjnoi ju bashke me analista. ju dgjoni vetem t'fitum ose t'humb. kur je n'mes s'te pelqeni. kur kritikoja salen 15 vjet rrjesht m'thonin: mos e shaj se me te jena mire, kemi per t'bo pare. kur kritikoja nano n per hajdut, e njojta gjo: lere mer babe se po na le me punu t'gjitheve! popull i ndershem i karit tem! kur kritikoja Ed'peden m'thonin: mos e luj se duhet t'bajme ca ndertim nTirone e na duhen lejet (kujtoni programin iceberg qe u shit per i pallat nbllok). po ke t'shajme ketu or burre? t'vofnit tshajme? se keta te pasurit s'duhet me i kritiku! Tani qe kemi nje shans me Bamirin, dali nketa shkencetaret e analistave si Rubi Zaloshnja! Te cilet mundohen ta bojkotojne procesin! se mos eeshte hera e pare! Keshtu bonin edhe perpara n'pd! qe me 1990 u ndane ne klane, dhe si zara te vegjel bixhozi shkonin pas liderit. ne kte rast pas Sales. Se nuk u pelqenin tironsat tyne! Maloku ia ras ma mire! hajt na rrufshin pallen pra!

Submitted by olti (not verified) on

Pershendetje Ahmet,

me ke ngaterru me ndonje tjeter sepse kudo qe  futem me ndonje koment perdor ket nickname se cdo cun pe Korce apo cdo gazetar ket emer ka. Ene emri Lym me pelqente por qe shum kamunist.

Me qe te kom Tironc me lejo te them nje gjo, ene Edi ene Bamiri jan  cuna Tirone. Vallahi Saliu me Ali bebe jo. Nuk e di pse e kaq inot Edin se ne qe kishim nje shtepi Qerpici, Edi na boni Evro Milioner.

REspect!

Submitted by ahmeti (not verified) on

une nuk iu ve faj atyre qe i ra biga me bo pare me Edin. iu ve faj ketyre t'zgjutve qe na japin men. Edi qartasi nuk bo per pune t'mdhoja. A bo Bamiri? Nuk e di, do ta shohim. Le te shpresojme qe bamiri s'do jet aq budall qe ta ktheje partine e tij ne nje cete si PD e PS. Po e boni  ashtu nje mut do jet edhe kjo. po e lejoi te jete e hapur ka shanse qe te behet faktor.

Submitted by flora (not verified) on

Kur genjen shume dhe te verteta t'i thote tani nuk e beson kush

Submitted by Mato Gruda (not verified) on

Muc,

Sa te dalin keto parashikimet dhe analizat bre?

The ti ne 2000 qe Sala do te burgoset dhe ai u burgos. The ti ne 2004 qe Sala eshte karte e djegur dhe ai u shkrumbua fare. The ti ne 2005 qe te vjen per te vjelle kur degjoje Salen qe thoshte do fitoj zgjedhjet, dhe vertet ti i le zorret udheve. Po kur the ti Muc ne 2007 qe Sala s'e ngrys vitin dhe ai vertet se mbushi mone. Ne 2008 ti the qe Sala do zhytet ne hirin e Gerdecit dhe ai atje mbeti theror. Ne 2009  ti Muc the se Sala do te dale force e trete ne vend dhe ai u zhduk fare nga skena politike. Ndersa ne 2010 ti the se Salen do t'a perpije urrejtja popullore dhe vertet sa s'ia prene koken trimat e Ed Rames ne 21 Janar 2011.  Ne 22 janar 2011 ti Muc the se sot eshte koha per ta zhdukur fizikisht te keqen me te madhe  qe u ka rene shqiptareve mbi koke dhe do ti që prej asaj dite ai fshihet skutave.  Po me ne fund ti Muc the ate me te madhen fare, ate te ububushmen:  Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi do te realizojne endrren 22 vjecare te shqiptareve: do t'a lene Salen jashte parlamentit.

I papare je Muc,  i pa arritshem ne stil dhe i pagabueshem ne analize.

Te lumte Muc!

Submitted by ajsberg (not verified) on

Edhe ti o 'Mato Gruda' i papare, i paarritshem, i pagabueshem je si kronikan, se 'topin' ta kane mbushur me 'glasa'...

Submitted by tironc (not verified) on

MATO GRUDA ESHT AHMETI/ZENELI, AKA FAHRI BALLIU

Submitted by Astrit (not verified) on

Analistet jane gazetare jo fallxhore. Parashikimet shpesh nuk dalin - aq me teper ne nje vend si ky yni ku logjika nuk ka vend fare dhe nese do te te ecin profecite fol me mire per te keqen me te madhe te mundeshme se ajo ka me shume shanc te dale e vertete...

Per mendimin tim veshtiresia e z. Berisha nuk eshte ne faktin se ju percane numrat e se djathtes. Kjo eshte e vertete, ka kosto (sic paten dikure socialistet) por ne fund te fundit ka gjasa te jete e kufizuar dhe jo ndonje termet qe ta shkunde me themel PD. Zor se elektorati yne ne pergjithesi te jete emancipuar aq sa ti dhuroje vota/deputete me shumice forcave alternative. Sidomos elektorati i djathte shqiptar qe demografikisht eshte kryesisht rural dhe me pak i arsimuar se pjesa tjeter. Aq me teper ne kodin aktual zgjedhor.

Veshtiresia e z. Berisha eshte ajo e mobilizimit te suportit te elektoratit te tij tradicional. Ne nje mase te madhe dhe te paneglizhueshme, pjese te ketij elektorati ndjekin z. Berisha nen perceptimin se ai eshte ne kontroll absolut, se zgjedhja eshte o te jene me te ose me 'komunistet', nocion ky i fundit qe z. Berisha e mban me qellim pak te mjergullt. Carja politike e se djathtes nuk do te jete carje masive elektorale por thyerje e perceptimit se z. Berisha ka kontroll absolut te se djathtes. Sado ti shaje njerezve si B. Topi ai ua ka krijuar nje reputacion, te merituar apo jo, si figura te se djathtes dhe fakti qe ata i kane dale kunder rrit perceptimin qe nje Berishe i plakur dhe  qe po humber energjite ka gjithnje e me shume kundershtare e rivale qe po i numerojne ditet. Dhe ky eshte nje problem real per z. Berisha, pjeserisht pasoje e konsumimit politik, pjeserisht pasoje e personalitetit te tij, ai duhet te perballet me nje kor gjithnje e me te shumte, gjithnje e me te fuqishem e mireorganizuar kritikesh te cileve ai do te kete gjithnje e me pak energji tu pergjigjet. Cka rrit perceptimin se ai eshte i dobet dhe po i rreshket gjendja.

Ky per mua eshte problemi real i z Berisha, qe publiku po ja pi lengun pak e nga pak. Dhe kjo mos ti duket njerezve si shaka. Regjime shume me te forta se i tiji, edhe regjimi komunist ishte vulnerabel ndaj ketij fenomeni.

Submitted by Individi (not verified) on

Topi te legalizoje nje here femijen qe ka me ish sekretaren e tij pastaj te na beje moral.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.