Asnjanës? Ndoshta në botën tjetër

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori?
Nuk jemi çliruar akoma. Jemi robër të datave se kemi frikë të heqim prangat psikologjike të një shoqërie ende të pazhvilluar, që i sheh gjërat në baza fisnore dhe liderët, të përjetshëm. Sa i përket luftës, rëndësi ka që bëmë qoftë edhe një përpjekje, që të mos na thoshin se na çliruan njëqind për qind të tjerët.
2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?
Sulltanatit otoman. Janë kaq të forta, saqë prej vitit 1945 po bëjmë çmos të zhdukim gjurmët e vetme të dukshme të civilizimit të një pushtuesi tjetër, italianëve.
3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?
E meritonte Tirana. Tani po bëhet edhe ai, fshat si gjithë të tjerët.
4-WikiLeaks, mirë apo keq?
Më mirë, sidomos për ne, por jo vetëm. Unë jam gazetar, luftoj për transparencën.
5-Gegnishtja apo standardi?
Unë jam geg, por nuk gjej ndonjë gjë të keqe te gjuha standarde, përkundrazi. Gjërat nuk bëhen me dhunë, por standardi i ‘72-it është përjashtimi që vërteton rregullin. Sot përpjekjet për të bërë gegnishten variant të vetëm zyrtar, mpleksen ndonjëherë me shenja dhune, e shpesh me ndjenja sektare. Si gazetar, gjuha e standardizuar është komoditet. Si shqiptar, unifikues. Si geg, jam indiferent.
6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?
Shqipëri europiane. Dele tepron. Një koleg nga Prishtina, shkruante me pezëm pak ditë më parë, se “ç‘i do Shqipëria 2 milionë të tjerë, si ata që ka vetë”. Bashkimi kulturor ka nisur tashmë, por është një proces që do kohë. Në këtë pikë ku jemi, njëri-tjetrit po i japim në fakt kryesisht veset e këqija. Ndaj mendoj se bashkimi fizik duhet të ndodhë në Europën e Bashkuar. Edhe për të hequr ëndrrat elektorale të dikujt, që mezi pret të iki Veriu i Kosovës te serbët, që Kosova e mbetur të bashkohet me pjesën tjetër të elektoratit që e voton në trungun mëmë, për ta zgjedhur “mbret” të pashpallur deri në vdekje.
7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?
Nuk ka dhe mendoj se nëse ka një frymë civilizimi, investimi apo kulture, që kërkon të vijë nga dritarja jonë që sheh lindjen, nuk kemi si e ndalojmë e as duhet, në emër të shoqërisë sonë pluraliste. Nëse dikush do të vërë një shami në kokë, s’ka pse e ndalojmë për sa kohë nuk kërkon të më imponojë mua, ta vendos me zor në kokën e vajzës sime, pa e pyetur atë.
8-A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?
Për fat të keq, jo. Do të kishte qenë shpëtimi ynë. Në kuptimin kulturor e kam fjalën. Kombet e vegjël si ne, e kanë vështirë të shpëtojnë nga pushtimet e të mëdhenjve. Por ne nuk patëm as fatin e Indisë së largët, që u pushtua vërtet nga britanikët, por sot janë demokraci, në mes të një zone të prapambetur, ekstremistësh dhe diktatorësh. Ne patëm fatin e keq, se u pushtuam në mes të Europës nga një sundues, që humbi shpejt shkëlqimin e lartë dhe përqafoi lagështinë e errësirës. Dhe ne e deshëm pikërisht për këtë. Se shkëmbyem errësirën me copat e bakllavasë së pushtetit që ai na falte.
9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…?
Nuk qëndron si trekëndësh. Nëse do qëndronte, atëherë Berisha do ishte pjesë e trekëndëshit të Bermudës së historisë sonë. Sepse i pari (Zogu) shpiku Mbretin për të mbajtur Pushtetin, i dyti e zhduku atë dhe Zotin, për të qenë të dyja njëkohësisht. Berisha e mjekoi Enverin për të njëjtën arsye, dhe në 1997-ën “dha” shah me Mbret, sigurisht për të qëndruar në pushtet. Por nga të tre, Berisha mund të thuhet se nuk ia ka arritur. Për të mirën e tij. Nuk di nëse ëndërron përjetësinë në pushtet (shpresoj jo), por në çdo rast, një herë në katër vjet, qoftë edhe formalisht duhet të vuajë makthin se mund ta humbasë atë.
10-Ballist, legalist, partizan apo asnjanës?
Legalist, në sensin e mbështetësit të ligjit. Ruajalist mund të isha vetëm në Britani. Kjo ishte arsyeja pse në 1997-ën votova kundër Monarkisë, jo se isha kundër Lekës, por kundër asaj që la prapa i ati. Ballist jo, se do dukesha sipërfaqësor për shkak të mbiemrit. Partizan i Luftës II Botërore, në sensin europian të fjalës, po, megjithëse nuk kam asgjë kundër komunizmit, pavarësisht se nuk besoj në të. Asnjanës? Ndoshta në botën tjetër.
11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve?
Nuk ka rëndësi, rëndësi ka që për një kohë të gjatë i shërbeu atyre. Nisur nga faktet, besoj jugosllavët e vodhën, por Hoxha u tregua dhelpër. Fillimisht i la të kuptonte se po të vinin atë, do t’u shërbente. Por në fakt, i shërbeu vetëm vetes së tij.
12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?
Një shkrimtar i yni shkruan se “shqiptarët flasin aq shumë për besën, pikërisht se nuk e kanë atë”.Potë kishim folur e analizuar më shumë Hamza Kastriotin, do të kishim ecur më përpara. I ngjajmë më shumë atij, se të ungjit.
13-Po Mbretëreshën Geraldinë?
I vetmi fakt që mund të mbështeste shprehjen (e adoptuar) popullore: “Paç fatin e Ahmet Zogut”. Ende më duket çudi si bashkëjetoi me bashkëpatriotin tonë. Por ai, ose ka pasur ndonjë dhunti që ne nuk e njohim, ose ajo e ka dashur shumë. Duke nisur nga djali i tyre i pashëm, sigurisht ka pasur dashuri në mes. Thonë që fëmijët e bukur janë produkt i një dashurie të fortë. Më fat pati Leka. Ishte i vetmi shqiptar që pati pak gjak mbretëror në deje. Sigurisht, jo për meritë të të atit, por të Geraldinës.
14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?
“17 nëntori” i viteve ‘80 dhe Tirana e viteve ‘30. I pari, bashkë me Flamurtarin bënë atë që ‘World Soccer’ e vuri titull kopertine në vitin 1989: “Revolucioni Shqiptar në futboll”. I dyti, pasi i dha lavdinë futbollit shqiptar, me Lushtën, Kryeziun, Stërmasin dhe Ballën e djathtë të ekipit, gjyshin tim Hasan Ballën. Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Si sportdashës, jam i zhgënjyer nga kryeministri Berisha që nuk mbajti premtimin për të shkrirë atë që sot quhet kampionat futbolli, e të niste çdo gjë nga zero.
15-A është frymëzuese figura e Krishtit?
Sigurisht, megjithëse si gazetar kam qejf që “profecitë” e mia, të jem gjallë e t’i shoh të realizohen dhe si i përkatësisë myslimane, kam rezerva nëse ishte profet apo i biri i Zotit. Por gjithsesi: Kam qenë në vendlindjen dhe pranë varrit të tij. Nuk ka mundësi të mos ketë qoftë një gjë të vockël hyjnore në historinë e Krishtit.
16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?
Krishti u kujdes për tranzicionin, Muhameti dhuroi stabilitetin e besimit. Por sot ka nevojë për tjetër profeci, se bota po i harron dhe i lexon keq të dy prej shekujsh.
17-Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo ju sundojnë?
I njoh, i respektoj, mundohem të mos u nënshtrohem, megjithëse ndonjëherë janë shumë të forta. Sidomos kur udhëtoj apo nis diçka të re. Dikush thoshte se nuk e besonte Zotin, por kishte frikë prej tij. Sa më shumë e beson ama, aq më shumë frika shtohet.
18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?
Një fshatar i fortë. U jepte njerëzve atë që ata donin. U thoshte atë që donin të dëgjonin. U merrte atë që ata nuk ia jepnin. U jepte atë që ata e kishin, injorancën, por ua shiste si dritën e diellit. I frikësonte mbështetësit, ndaj e adhuronin, se u falte sigurinë e përkohshme përballë ndryshimit revolucionar, por të panjohur. Ishte dhe iku si një aksident, por fenomeni i tij sot ekziston. Shumë bile. Por jo aty ku thotë Jozefina. Më pranë saj.
19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve?
Jo. Bëjmë mirë që e venerojmë, se është rast unik suksesi për kombin tonë. Siç tregoi edhe lufta e Kosovës, aftësitë tona ushtarake si komb janë një mit, pa ndihmën e forcave të huaja. Siç tregoi viti 1967, respekti ynë për Zotin nuk ekziston. E vetmja veti e Skënderbeut, që ne e kemi në masë, është pragmatizmi. Por për vetë Skënderbeun, ky nuk kishte një veti parësore. Unë besoj se për të, parësore ishte hakmarrja. Dhe priti me dekada, para se të hakmerrej, ftohtë dhe egër. Sa pak shqiptare ngjan edhe kjo!
20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?
Diaspora jonë ka tri faza. E vjetra, ajo pas Luftës së Dytë Botërore dhe ajo pas Luftës së Ftohtë. E para ishte romantike, e dyta e verbuar, e treta ende e pavlerësuar. Ka mbizotëruar e dyta, ajo e verbuar nga ndjenja antikomuniste, që mbyste ose më saktë i mbivendosej ndjenjës kombëtare. Si rrjedhojë, me gjithë dashurinë për mëmëdheun, zgjedhjet e saj kanë qenë shpesh të gabuara. Vëllavrasjes së komunizmit iu përgjigjën me të njëjtën mënyrë, ndërsa si shtetas amerikanë, dekadat e fundit kanë bërë gjithmonë zgjedhjet e gabuara. Votuan për Bush dhe Bob Dole, kurClintondo ishte ai që çliroi Kosovën. Mbështetën Al Gore, kur do ishte Bush i riu ai që do i jepte Kosovës pavarësinë. Nxorën mësim në 2008-ën, kur të paktën nuk dolën kundra rrymës publikisht, megjithëse jam i sigurt se mbështetën më shumë McCain. Por brezi i ri i diasporës është shpresa jonë, padyshim.
21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?
Po. Sepse megjithëse ishte shprehje romantike, u përdor më shumë nga komunizmi sesa nga rilindasit.
22- Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri, apo për Zotin?
Për asnjërën, për fat të keq. I kemi nxjerrë prej kohësh në treg të gjitha kredot tona.
23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?
Jetuam mes pushtuesish, që suksesin nuk e kishin tek armët, por tek përçarja. Ajo farë mbinte mirë në këtë tokë. Ndaj nuk jetojmë në bregdet e fushë, por në maja kodrash e malesh. Mundësisht vetëm. Për t’iu ruajtur pritës. Dueli është për burrat. Ne, burrninë e tregojmë kryesisht para grave. Dhe vlerësojmë edhe kur këto gra janë burrnesha dhe jo kur tregohen femra.
24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë?
Po. Do saktësoja: më shumë i keqinterpretuar. Nuk di si ka mundur ky libër ligjesh të prodhohet në atë ambient të ngurtë social të kohës. Por është shembulli sesi në këtë vend lindin herë pas here burra. Në kuptimin e zgjuarsisë dhe urtësisë e kam fjalën.
25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?
E kam shkruar pak me cinizëm për herë të fundit, muajin e shkuar te gazeta MAPO. Do doja të arrija të jetoja deri në ditën kur e kundërta të bëhet realitet.
26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?
Rrëqethem. Nga hipokrizia që tek shqiptarët jep simptoma kolektive. Neoshovinizmi jep vota, por nuk dhuron aspak sinqeritet. Nuk mundet askush të më tregojë mua mënyrën sesi unë duhet ta dua kombin tim.
27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse?
Naimi. Sepse poezia e tij “Bagëti e Bujqësi” të frymëzon edhe sot për vendin tënd. Shqipja e tij është si absynth: të fut në një botë ideale, ku defektet e kombit tënd zhduken. Romanticizëm dhe Rilindje, kombet kanë gjithmonë nevojë. Dhe unë i mbaj përmendsh akoma poezitë e Naimit. Por nuk jam kundër të kemi më shumë se një poet kombëtar. Fishta mund të ishte pa frikë një dimension tjetër i këtij nocioni.
28-Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare?
Ekziston, por nuk shihet. Jam në pritje të korridorit të kohës që do ta sjellë atë në realitetin tonë. Me skepticizëm të gjerë, po i jap për momentin benefitin e dyshimit pozitiv fjalëve që thotë Bamir Topi.
29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH?
Po. Ndoshta një ditë duhet ta mendojnë se, kush në 2013-ën do të jetë 60 e sipër, të mendojë të futet te Këshilli i të Urtëve, por jo në parlament. Me ndonjë përjashtim të shkurtër, që bën mirë të shkojë te nëna e tij, po e shkurtër.
30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’?
1997, padyshim. Ndryshe nga ato vitet e tjera, në 1997-ën kemi qenë më të ndërgjegjshëm për krimet që po i bënim vendit tonë dhe njëri-tjetrit. E kjo është e pafalshme!
31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?
Shtypi dhe media ekzistojnë edhe për të rritur nivelin e çuar ndriçimin nga qendra në zonat më të largëta. Ky është funksioni i tyre social. Por këto njëzet vjet e ca, ato në shumicë kanë rënë në duart e fshatarëve, që mendojnë e shkruajnë sikur ndriçimi vjen prej tyre. Ndaj shtypi i përditshëm nuk shitet në qytet. Ndërsa në fshat, jo e jo nuk shesin dot, se atje bashkëfshatarët i njohin edhe më mirë.
32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni, dhe kujt?
Zotit. Ku ishe ditën që krijove shqiptarët?
33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?
Kjo e juaja. Sepse është e vetmja që do t’i gjeja përgjigjen më të shkurtër.
Alfred Lela, revista Mapo
Comments
"TE PUTH GRUSHTIN", SOKOL

"TE PUTH GRUSHTIN", SOKOL BALLA! (Ndoshta per shkak te ngjarjeve dhe "çikerrimave" intensive te diteve qe po perjetojme, kjo menyre, paksa "shqiptaro-patetike", me erdhi pershtat per te shprehur dakortesine, deri ne perputhje pothuajse te plote, me keto mendime dhe qendrime te te intervistuarit).

Bukur intervista, por mendoj

Bukur intervista, por mendoj se Balla duhet te jete pak me kerkues dhe me i hapur persa i perket luftes se Dyte Boterore, pasi, persa i perket historise se vone te shqiptareve, ka qene e vetmja zgjidhje e drejte qe kane bere shqiptaret. Mendo sikur te ishim ne anen e humbesve, cfare do te kishte ndodhur me Shqiperine. Dhe te mendosh se ajo zgjidhje erdhi si rezultat i atdhetarizimit te popullit shqiptar. Kete duhet ta themi me plot gojen dhe pa na u marre zeri. Cfare ndodhi me pas? Ndodhen shume gjera ne drejtimin e gabuar, por kjo nuk varej me nga populli. Se di, a u kuptuam, zoti Balla!

Balla ka te drejte ne

Balla ka te drejte ne gjithcka dhe gabon po ashtu ne gjithcka. Kjo sepse ai mendon se e mira ketij populli qendron ne mendjet e mira si ajo e tija. Ne te vertete e mira e ketij vendi qendron tek qindra mijra shqiptare anonime, qe kane bere sakrifica te jashtezakonshme dhe vazhdojne ti bejne keto sakrifica edhe sot e kesaj dite, ne rradhe te pare per te mbijetuar dhe per te mbajtur familjet e tyre, por ne kete menyre duke kontribuar per vendin e tyre ne menyre te mahnitshme.

Fakti qe ne krye kemi disa bukeshkale, qe urrejne popullin e tyre, qe shkelin perdite me kembe sakrificen dhe gjakun e shqiptareve, nuk do te thote se ne jemi te gjithe Hamza Kastriote dhe beseprere.

Fakti qe ne krye kemi

Fakti qe ne krye kemi bukeshkale, qe urrejne popullin e tyre......-nenvizoni ju, REFORMER. Pikerisht nuk se pse te zgjedhesh bukeshkalet ne krye, ti si popull i zgjedh. Dhe me e keqja eshte se edhe kur e sheh qe te ka mashtruar ai qe ke ne krye, ul koken, i fut nje "hallall, eshte i zgjuar dhe i zoti qe na udheheq" dhe s'te shkon mendja hic qe t'i tundesh dhembet. Vec ul koken,pret zgjedhjet e tjera-prape vidhen dhe degjo bllokmenat, komunistet, sabotuesit.... Ne kete klime shoqerore lulezojne Hamzot!Ciao!

“2-Shenjat e cilit pushtues

“2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Sulltanatit otoman. Janë kaq të forta, saqë prej vitit 1945 po bëjmë çmos të zhdukim gjurmët e vetme të dukshme të civilizimit të një pushtuesi tjetër, italianëve.”

A nuk thuhet Osman? Nuk e kuptoj c’lidhje ka “pushtimi” Osman me zhdukjen e gjurmeve te atij Italian… pak shpjegim ju lutem…

Balla po te ishte me i

Balla po te ishte me i thjeshte ne kete interviste do te ishte me i mencur.. Po a ka shqiptar qe nuk do te beje me te mencurin? Balla nuk ben perjashtim..

Sokol Balla pak ma i ngritun

Sokol Balla pak ma i ngritun se gjyshi i tij sportist Hasan Balla. Ky asht nji hap i madh perpara.

Pergjigjert e Balles ne kete

Pergjigjert e Balles ne kete interviste, duhet te mos ioshsin sic e gjithe intervista duhet te mos ishte. Si mund te merret ne interviste nje njeri qe ka vjedhur nje The economist pike per presje dhe i ka vene emrin e vet. Nuk e di me cfare etike veprohet ne raste si ky? Pastaj del dhe ben si dijetar .................

Me perjashtime te pakta , ky

Me perjashtime te pakta , ky grupim - Sokol Balla , Bushat, Fevzi , Bejte, Shkullak e kompani, ka treguar se , pervec nje vetekenaqesie bertitese (shenje e provincializmit profesional ) dallohet edhe nga cilesi seriozisht te diskutueshme vlerash njerezore, produkt i viteve 90. Keta jane dhe te fryre pa shkak, dhe mesatariste, dhe me formim te cunguar, dhe b..lepires sa here i bie rasti dhe interesi, dhe thashethemexhinj e intrigante si gra te keqija dhe ASGJE. Sot jane mesoburra por as piqen, as kulturohen e as qetesohen sado pak, pervecse trashen dhe trashin zullumet. Ben Blushi ka dalluar se paku per profesionalizem jo te shtirur. Lutfi Dervishi eshte gjithashtu nje figure e respektuar e larg ketyre pacavureve te gazetarise....per te vazhduar me Ben Andon, Fatos Baxhak etj...

O Sokol edhe ti me Muhamedin

O Sokol edhe ti me Muhamedin dhe Krishtin merresh? Po hiq dore nga keto idiotesira o burr.

Krishti ishte nje skizofren ky thote ishte profet.

Muhameti nje injorant si pasardhesit qe ka lene mbrapa ky thote ishte profet.

Add new comment