Arkiv-Opinion

Besëthyerja

Postuar në 04 Mars, 2012 04:24

Po publikoj pjesën e parë të shkrimit të Edi Ramës me titull Besëthyerja, të publikuar në pothuaj të gjitha të përditshmet shqiptare. Është pjesa ku ai thotë të vetën lidhur me ceremoninë sektare të organizuar me ratsin e Kuvendit të Bashkimit në Lezhë. Ishte një nga ndyrësitë e radhës të regjimit të sotëm. Në pjesën e dytë të shkrimit, Rama e hap lojën dhe merret me të tjera gjëra, por pjesën e parë, që kam zgjedhur për ta publikuar, e mbështes të tërën. M. Nano

Twitter-i gjetkë, dhe twitter-at “magjikë” të Edi Ramës

Postuar në 03 Mars, 2012 03:54

Ka ca kohë që Edi Rama ka zgjedhur “Twitter”-in si foltore publike. Është i vetmi ndër politikanët e rëndësishëm të vendit që e ka bërë këtë.

Barku i Leviatanit në një video (impresion viziv)

Postuar në 02 Mars, 2012 09:57

Me vëzhgimin për kushedi të satën herë të videos së famshme (ose famëkeqe) me një zëvendëskryeministër dhe një ministër më ndodhi diçka vërtet e çuditshme. Në momentin që specialistët thanë se zëri nuk ekziston, në momentin që Gjykata e Lartë shkoi edhe më larg se specialistët duke thënë se “fakti nuk ekziston”, nuk u dhashë më aspak rëndësi fjalëve që artikuloheshin apo që presupozohej se shqiptoheshin në atë video. Sa më shumë përsëriteshin pamjet aq më pak i dëgjoja fjalët e aq më pak mundohesha të fokusohem tek kuptimi i tyre.

“Serbia na pranoi”. Sa të marrë që jemi!

Postuar në 02 Mars, 2012 04:52

Pas një faze defetizmi e paniku, “optimistët patriotikë” kanë filluar të shpërfaqin imagjinatën e tyre lidhur me fusnotën. Pas cilësimit poetik të fusnotës, si “fjollë e borës”, nga kryenegociatorja Edita Tahiri, “armata”, së cilës po i shtohen radhët, ka filluar jo vetëm të deklarojë, por fatkeqësisht edhe të besojë në gënjeshtrën e saj se, me marrëveshjen e fundit, me të vërtetë Serbia na ka njohur.

Kur ministresha nuk ngopet me dënimet ndaj shqiptarëve të pafajshëm

Postuar në 02 Mars, 2012 04:04

Javën që kaloi patëm rastin të shohim interpelancën e kërkuar nga ana e deputetëve të partisë opozitare shqiptare, PDSH së, ndaj ministreshës së punëve të brendshme të këtij shteti, Gordana Jankullovskës. Interpelanca kishte të bënte në lidhje me marrëveshjen e këtij shteti me shtetin e Serbisë për patrullime të përbashkëta të policive të këtyre dy shteteve.

Feti Vogli dhe minatorët

Postuar në 01 Mars, 2012 03:48

Vetëm para pak ditësh opinioni shqiptar u njoh me incidentin e dy ushtarakëve shqiptarë të forcave paqeruajtëse në Afganistan, ku kapiten Feti Vogli humbi jetën. Në ditët vijuese u bëmë të gjithë dëshmitarë të një shpërthimi, sipas meje të pajustifikuar, patetizmi institucional, politik dhe mediatik.

Partitë, lëvizjet, grupimet dhe realiteti i ri politik

Postuar në 01 Mars, 2012 03:28

“Tek individët çmenduria është diçka e rrallë, por te grupimet, partitë dhe popujt, ajo përbën rregull”. Friedrich Nietzsche

Ndryshime të rëndësishme po vihen re në skakierën politike shqiptare, të cilat ka shumë gjasa ta ndryshojnë statuskuonë aktuale. Shndërrimi i paralajmëruar i Aleancës Kuq e Zi në parti politike dhe krijimi i mundshëm i një force politike nga Bamir Topi, do të sillnin një realitet të ri politik që tani është thuajse e pamundur të parashikohet. Por një gjë mund të thuhet me siguri; këto lëvizje do të bënin që mbretërimit të Berishës t’i vinte fundi.

Oketa, Marku, Xhepa ... dhe oponenca e ndrojtur brenda PD-së

Postuar në 29 Shkurt, 2012 05:19

“Mua partia nuk më do veç për votën; më do dhe për idetë e mia”, shprehej dje në një intervistë për të përditshmen “Panorama” deputeti i PD-së, Selami Xhepa. Dhe këtë e thosh, jo se e besonte, por se donte të përligjte të drejtën për të pasur një qëndrim të ndryshëm, në përputhje me bindjet e kredot e veta, lidhur me çështjen presidenciale, që sapo e kish ushtruar (të drejtën). Është një argument, rreth të cilit Berisha e ka thënë të vetën. E jo vetëm një herë, por disa herë.

Zoti i ruajtë fëmijët tanë!

Postuar në 29 Shkurt, 2012 04:21

Jam prind. Kam dy fëmijë të moshës shkollore. I pari është në vitin e dytë gjimnaz,  në  “Dom Bosko”, ndërsa i dyti në klasën e pestë në një shkollë nëntë vjeçare, afër Ministrisë së Arsimit. Pak para orës shtatë të mëngjesit, unë dhe bashkëshortja ime nisemi, secili në punët tona, i zgjojmë të dy djemtë dhe, në përpëlitjen e tyre fëminore të inercisë së  gjumit, jemi të bindur se pak ose shumë pak u hyjnë në vesh porositë tona: “Mbyllni derën e shtëpisë, varini çelësin në qafë dhe,….kujdes,shumë kujdes rrugën!”

Nga vijmë, kush jemi dhe nga po shkojmë?!

Postuar në 28 Shkurt, 2012 04:55

Me datën 30 janar të vitit 2012, në hyrjen e një qendre tregtare në Prizren të Kosovës, një qytetar shqiptar i kishte hedhur vetes benzinë dhe kishte provuar të vetëdigjej. Për fatin e tij të mirë atë buzëmbrëmje mes shumë njerëzve që kishin qëlluar aty afër ishte edhe një polic i Kosovës, i cili nuk kishte qenë në detyrë, mori guximin të ndërhyjë dhe me këtë t'ia shpëtojë jetën atij njeriu të revoltuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion