Twitter-i gjetkë, dhe twitter-at “magjikë” të Edi Ramës

Postuar në 03 Mars, 2012 03:54
Mustafa Nano

Ka ca kohë që Edi Rama ka zgjedhur “Twitter”-in si foltore publike. Është i vetmi ndër politikanët e rëndësishëm të vendit që e ka bërë këtë. Sali Berisha nuk ka një llogari “Twitter”; e në përgjithësi, ai nuk duket të jetë një internaut i zellshëm; nuk ka llogari as në “Facebook”, nuk ka bërë publike ndonjë adresë elektronike, ku mund t’i postohen letra; ai është përpjekur të shitet si dashnor i madh i IT-së; ka folur për Steve Jobs-in, është parë me iPad-a në duar përpara kamerave, e ka ngjyrosur retorikën herë pas here edhe me përcaktorin ‘dixhital’, flet për internetin në çdo klasë e në shtëpi, e të gjitha këto tregojnë se e njeh rëndësinë e teknologjisë së lartë, e megjithatë, e vetmja gjë high tech, me të cilën ka rënë në dashuri, është telefoni celular. Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i dhënë pas internetit. Lulzim Basha përdori gjatë fushatës avantazhet që të japin rrjetet sociale e në përgjithësi interneti, por më pas nuk i janë gjendur gjurmë në botën online.

Rama nuk duket se bën dallim nga këta për sa i takon pasionit për këtë botë. Dhe ai nuk duket i pasionuar pas internetit (celularin e ka shndërruar në një gjymtyrë shtesë; e në këtë mes janë të gjithë njësoj, në fakt), por nuk ia ka lejuar vetes luksin të bëjë pa të. Pse vallë? Një nga arsyet duhet të jetë se “Twitter”-i, e shpikje të tjera të ngjashme, kanë magjinë e tyre, të bëjnë të dukesh trendy, të krijojnë mundësi komunikimi, e të rrisin mbështetje; por kjo është për të gjithë. Një arsye tjetër mund të ketë të bëjë me faktin që ai di të shkruajë; dhe në këtë pikë ua hedh të gjithë rivalëve e kolegëve; madje, këtu duhet kërkuar dhe një arsye pse të tjerët (Berisha, Meta, Basha) nuk përdorin “Twitter”-in e “Facebook”-un: duhet të kenë probleme të mëdha me gjuhën e shkruar shqipe, e rrjedhimisht me hedhjen në letër të ideve. Një arsye e tretë duhet të ketë të bëjë me faktin që Rama nuk qullos gjë kur ndodhet në studio televizive; në TV pra ai është i ngadaltë, i tjerr gjatë arsyetimet, hapërdahet, e nuk ka fuqinë të mbajë të tjerët të fiksuar pas ekranit. Lulzim Basha ia hedh në këtë drejtim. Edhe Ben Blushi është ku e ku më i zoti se Rama në pikëpamje televizive. Sali Berisha e shpon ekranin, e të vjen të ulet në divanin e shtëpisë, por pikërisht kjo forcë është dhe pika e tij e dobët; kush e adhuron, e adhuron edhe për këtë; kush s’e sheh dot me sy, s’e sheh dhe për këtë. Ndërsa Meta është një histori më vete; nuk hyn fare te komunikatorët.

Por kthehemi te “Twitter”-i. Ia vlen vërtet si mënyrë komunikimi? Rama ka mbi 22 mijë followers-a, dhe kuptohet, nuk janë pak në rrethanat shqiptare. Mirëpo nuk dimë se sa prej tyre janë aktivë me ndonjë tweet, sa prej tyre kanë të dhëna biografike në profilin e tyre, e sa prej tyre kanë followers-a të tyret, gjë që do na bënte t’i shihnim si followers-a pa hile. Newt Gingrich-in ‘e bënë për një lek’ vitin e shkuar, pasi zbuluan se 76% e ndjekësve të tij në “Twitter” (ishin gati një milion e gjysmë) nuk kishin të shkruar asnjë të dhënë biografike për veten në profil. U dyshua se ishin followers-a të paguar për të qenë të tillë. Askush s’i hyri hetimit (është dhe i pamundur, përveç të tjerash), por dyshimi mbeti.

Rama nuk e përdor “Twitter”-in për po ato qëllime që e përdorin të tjerët. Zakonisht mesazhet twitter mbeten të mbyllura aty, në “Twitter”, dhe kështu çdo gjë që thuhet vlen zakonisht veç për ata që janë followers-a. Lady Gaga, fjala vjen, shkruan çdo ditë mesazhe në “Twitter”, e duke përjashtuar ndonjë rast, këto mesazhe mbeten pa asnjë jehonë në publik (nuk po quaj publik 20 milionë followers-at e saj). Po kështu dhe mesazhet e të tjerëve, përfshirë politikanët.

Ndërsa Rama, duke e ditur mirë se sa përtace dhe e ngeshme është mass-media shqiptare, shkruan në “Twitter” për të komunikuar, jo me 22 mijë e kusur followers-at e tij, por me qindra mijëra të tjerë që bën vaki t’mos e dinë se ç’është “Twitter”-i. Janë lexuesit e gazetave dhe shikuesit e televizionit pra, që informohen prej gazetarëve mbi çdo gjë që thotë Rama në “Twitter”. Numërohen ndoshta pesë a gjashtë tweets-a (nga katër qind që ka shkruar) që mund të jenë injoruar nga redaksitë. Tweets-at e tjerë janë marrë shpejt e shpejt prej gazetarëve, dhe mbi to janë ngritur lajme, e janë krijuar polemika. Është bërë e udhës kjo punë tanimë. Madje, nuk po thonë më se bëhet fjalë për mesazhe “Twitter”; përkundrazi, thjesht informojnë se “kryetari i Partisë Socialiste është shprehur, se...”.

Duhet thënë se, për sa kohë që do të ndjellë interes gazetaresk, nuk është ide e keqe. T’ia dalësh të jesh në lajmet televizive për çdo ditë me tri-katër mesazhe, në një kohë që asnjë kamerë s’të ka filmuar, nuk është pak në terma të marketingut politik; dhe gjithçka bëhet pa konsum të zërit e të fytyrës (Berisha shqyhet mes kamerash vetëm e vetëm se do të jetë i pranishëm non stop). E prandaj, loja po funksionon. Mirëpo është një lojë që ecën vetëm në Shqipëri. Përsëris, në asnjë vend tjetër nuk mund të ndodhë që një mesazh twitter i dikujt të trajtohet ditë për ditë si lajm me rëndësi nacionale. Herë pas here mund të ndodhë, por ditë për ditë jo. Por për këtë s’duhet të bëjmë Ramën me faj.

Comments

Submitted by Endri UK (not verified) on

Mire q di anglisht se ndryshe s'e kisha marre vesh kurre c'ka dashur t thoje autori...

Submitted by Berti (not verified) on

Zoti Nano,

Sinqerisht, ju lutem qe te hiqni dore nga perdorimi i fjaleve te huaja, pa asnje arsye e pa asnje nevoje, ndoshta vetem per t'u dukur modern, i informuar  apo anglishfoles (duhet ta kesh kompleks te madh kete punen e anglishtes - duhet ta lecitesh pak por jo aq sa duhet, ose sic thone rendom perqark "e kuptoj te gjithen por nuk e flas mire"). Une nuk e di se si e shqiptoni ju kete fjalen "followers-a" ne shqip, se edhe ne anglisht ne varesi te dialektit ndryshon shqiptimi,  por  ne mes te nje fjalie shqip ajo tingellon banale, bezdisese dhe deshmon nje sforcim te madh tuajin (nuk ma do mendja se juve, sikurse te tjereve, ju vjen natyrshem te shqiptoni "followers-a' ne mes te nje ligjerate shqip).  Jam i sigurte qe fjala "ndjekes" apo "pasues" eshte jo vetem shqipce por edhe 1 mije here me e kuptueshme dhe komunikuese. Edhe here tjeter ju, Zoti Nano, jeni kritikuar nga lexues te ndryshem per kete snobizem vulgar tuajin (nje keqsherbim ndaj shqipes dhe publikut qe ju lexon), por edhe ju, sikurse ata politikanet qe ju kritikoni cdo dite, keni koken tuaj: po qe se ju shkrep ne koke nje gje e keni te veshtire te mendoni qe mund ta keni gabim, aq me teper kur per kete ju kritikojne te tjeret, dhe si nje ballkanas i vertete e krenar vazhdoni prore rrugen tuaj......... Ju kerkoj ndjese, per tonin tim ndoshta te vrazhde, por ndjehem sinqerisht i revoltuar.

Submitted by engjell (not verified) on

Verejtja mendoj se eshte me vend ,flama e te perdorurit (jo huazimit) te fjaleve te huaja pas "te mjereve" shqip-foles  politikane,  ka perfshire edhe, (per fatin e keq te gjuhes shqipe) , gazetaret e analistet per te mos thene edhe shkrimtaret .

Boll me me " furça " anglisht ne te folur dhe shkruar,shqipja eshte shume me e plote per t'i shprehur idete ,mendimet ,e emocionet se cilado gjuhe tjeter ne bote ,per ne shqiptaret!

Mustafai duhet te na mirkuptoje dhe te reagoje pozitivisht.

Submitted by arvanites (not verified) on

Pergjithesisht kush perdor fjale te huaja ne bisedat e perditshme nuk flet asnje gjuhe te huaj. Shif Bamir Topin.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Është gjë normale në kohën e digjitalbit një politikan të komunikojë me popullin e vetë por do ja dija për nderë dhe do kishte vlerë dhe mbasi të bëhet njishi të vazhdojë të komunikojë si më parë dhe të mosë harojë nga momenti që bëhet njishi dhe të mbylli me kaqë dhe sa përë doktorin do ta ofendoja veten të rija përballë tv dhe ta dëgjoja dhe për atë skrapalliun e trashë sa që bëhet fjalë të rija përballë tv sepse është shumë i trashë që të hyjë në tv

Submitted by Altin21 (not verified) on

o ju te mesipermit : me pertktheni pak ne shqip keto fjale qe me shikim te shpejte  i  gjeta ne artikullin me siper : Facebook, Twitter, Steve Jobes, Lady Gaga, Followers(kjo e fundit mund te thuhet ndjekës, po i humbet tigellimi).. merruni me idene e shkrimit.. Fundja, per Twitter e Facebook po flitet, nuk po flitet per kastraveca e domate....

Submitted by tani97 (not verified) on

keta jane djemte e kreshnikut, ofendohen po fole anglisht, kurse po the ishallah, bismilah, ramon e rahim, penxhere, dollap e ca fjale te tjera, kenaqen. pune gustosh. po te duan mos te lexojne meqenese iu qenka prekur ndjenja e shqipes. le te na kallxojne deftesat e fillores te shohim sa e kane pasur noten e gjuhes shqipe.

Submitted by M (not verified) on

Te gjithe duhet te biem dakord se Res Publica eshte nje gazete intelektuale, keshtu qe perdorimi i fjaleve ne anglisht, qe ne kete rast rrine mire ashtu nuk eshte bezdises. Edhe ne gjithe diten me kolege themi plot fjale te tilla.

Sa per twitter-in e Edi Rames natyrisht qe nuk eshte faji i tij, por ama njerezit revoltohen jo pse ai thjesht flet ne twitter, por sepse nuk mund te honepsin dot ato ' hidh e prit' midis Kreministrit e Liderit te opozites. Thjesht jemi te lodhur nga retorika politike

Ciao

Submitted by a.g. (not verified) on

Per te mos deformuar reagimet politike te opozites ndaj sulmeve te parreshtura te pozites, kudo dhe kurdo, eshte nje menyre efikase per te dhene nje pergjigje safi e jo thashetheme koridoresh e 'politikanesh' anonime. Ne mediat tona eshte me efekt, pasi, mediat e ndryshme si print e si vizive, nuk ja servirin 'konsumatorit' ne te dy anet e medalies, pra akuze e mbrojtje, dhe konsumatori le te perzgjedh vet besueshmerine e 'blabla-ve'. Problemi eshte se frekuenca e shperndarjes se internetit eshte jashtezakonisht e vogel dhe nuk u jepet mundesia te gjitheve per te ballafaquar antagonizmin e mendimeve a deklaratave e per te krijuar nje konkluzion personal ne baze te formimit individual. Twitter-i eshte nje nga 'stilet' e reagimit politik ndaj 'shtypjes' se pushtetit tek ne (kjo sipas shumeperdoruesit Rama, pasi Nano M. e perdor per qellime te tjera) , dhe bene mire qe media i rishperndan ne menyren e saj, kjo sigurisht derisa te behet 'rutine', pra derisa te mos shprehin dicka te re, pasi twitter do dhe talent ne te shkruar per hir te koncizitetit te fjaleve dhe thellesise se ideve, madje mbase do dhe 'perkthyes'. Jo gjithmone cdo instrument i lindur ne kete dynja ka sherbyer per qellimet fillestare te 'shpikjes' se tij, por eshte transformuar edhe sipas nevojave te perdoruesve dhe konsumatoreve. Shembuj ka plot...Rama ka gjetur 'armen' me te pershtateshme per tiu pergjigjur 'ekspres' sulmeve te panderprera te mazhorances duker nxjerr 'mburojen ' twitter', per aresye se vet mediat nuk kerkojne edhe mendimet e kundershtareve ndaj sulmeve, por i hedhin si shashka ne publik edhe pse ka eleminues te tyre. Me mire eshte te eliminosh 'mikrobin' pa hyre ne organizem se sa te fillosh me pas 'terapine'. E rendesishme eshte qe kur na shfaqet 'e zeza' te na jepet dhe ' e bardha' per te dalluar kontrastet apo hijet gri. Mbase kjo eshte demokracia...

Submitted by Gusmari (not verified) on

Kush ka bere sado pak marketing, e kupton qe perdorimi i Twitter nga Rama ka qelluar ne shenje. Komunikim instant, i shkurter por mese i plote, jo i lodhshem, shpesh i sakte e ngacmues ... thjesht "... ehe, te gjithe flasin per mesonjetoren shqipe,  ehe te gjithe flasin!" :-)

Submitted by M (not verified) on

Sigurisht  qe çdo shpifjeje, qe vjen nga cilido drejtim meriton te demaskohet publikisht dhe Edi Rama kete ben dhe mire e ben. Por ndryshe nga marketingu i produktit, i cili ka te beje me konsumatorin, ai politik dihet qe ka te beje me emocionet e njerezve, te cilat ndryshojne herepashere apo intensiteti i tyre ne nje moment te caktuar arrin nivele te pakontrollueshme. Keshtu qe fjalet qe vijne pre twitter-it ne momente te tilla bejne efekt te kundert, tek shumica e njerezve, ndersa tek ata qe e pelqejne politiken si spektakel mund te jete ndryshe. Mbase kanalet e komunikimit duhet shpesh te kryqezohen... psh, editorialet neper gazeta njerezit i lexojne me me nge edhe i kuptojne me mire gjerat pse jo edhe frymezohen prej tyre. Ai twiter-i kundershtarin' e plas' sepse sherben si nje mjet i terthorte per ta vene ne pozita tejet inferiore, por ama duhet bere kujdes se ndofta edhe njerezit e thjeshte 'i plas'. Gjithsesi reagimet e njerezve ne lidhje me kete jane feed-back-u real.

Ciao

Submitted by adi-ny (not verified) on

Megjithse  disa analiza i godit nuk e kam kuptuar ndonjehere kete m.nanon. shpesh here me krijon idene se luan nje loje me te piste se vet ata pseudoanalistet qe kane dal hapur ne mbeshtetje te berishes.  shpesh analizat e tij bien ndesh me profilin  qe ka krijuar m.n si antiberishishjan,dhe e cojne ujin ne mullirin e berishes shume me mire se pseudoanalistet mbeshtetesit e hapur .  te  quash  edi ramen  qullac  dhe qe nuk percon asnje mesazh dhe te lavderosh berishen dhe l. bashen si me te afte ne bedate televizive , me vjen keq por me duket se eshte me shume se nje hipokrizi e m.n si gjoja antiberishian. te thuash qe e.rama  nuk qullos gje kur mua( dhe jam i bendur jo vetem mua) me duket se vecon nga te gjithe te tjeret ne debate TV, editoriale apo takime  me publikut  per elokuencen,  shpalojen e ideve, qenien realist dhe shprehurin e se vertetes, vizionin   qe paraqet, me fal por mua me me duket  vertet e pafytyre nga ana juaj m.nano.   apo ndoshta dhe ju beni pjese te ajo pjese e shoqerise qe ngallezeheni kur degjoni shqiperia kopesht me lule,  9000 km rruge, rruget me moderne ne rajon, shqiperia vend i zhvilluar, e dyta mbas gjermanise, bumi dhe destinacioni turistik, qendra  dhe pishatri i democracise, puc me cadra pistolete dhe kokpalare te mirtrajnuar, opozita po na mban jashte europes etj etj..

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfare une e gjej qesharake ne komentet e mesiperme eshte se merren me nje fjale anglisht per te shmangur thelbin e asaj cfare shkruhet. Per shumekend shprehjet anglisht lidhur me teknologjite e reja (apo sic thote Berisha dixhitale) jane jo vetem te pranueshme por edhe menyra me korrekte e te shprehurit. Sipas ketij koncepti idiot duhet ti shqiperojme edhe Twit - si cecerim apo facebook - si faqelibri. Nuk ka asgje te keqe qe te perdoret pasues ne vend te followers por ka nje dallim - ne rastin e mesiperm behet fjale per blog ku kushdo tenton te hedh ide apo mendime ne mneyre te aty per atyshme. Kujtdo i ka ndodhur qe te shkruaj shpejt dhe pa e vrare mendjen per korrektesine gramatikore te asaj qe shkruan. Une do te kisha vertet problem nese keto gabime gramatikore do te ngelen ne shtypin e shkruar masiv apo median vizive ku pergjegjesia e perdorimit te shqipes korrekte eshte shume me e rendesishme. Ne nje blog per mua me e rendesishme eshte ideja dhe padyshim gjuha e perdorur por eshte qesharake te pretendosh qe ne ritmin e sotem te te shkruarit, lexuarit dhe te reaguarit ndaj lajmeve e apo komenteve te mbetemi rrob te disa lloj kendveshtrimesh "insulare" dhe tashme te tejkaluara. Cdo gjuhe e bukur dhe e shendoshe merr dhe jep ne menyre organike me gjuhet e tjera ca me teper me gjuhet "e medha".

Lidhur me shkrimin e Nanos, une shoh se perdorimi i i twitter-it nga Rama eshte ende ne stadet fillestare dhe nisme disi naive e Rames  - pra Rama komunikon me ata pak pasues qe ka kane zgjedhur ta ndjekin- mendoj se rama nuk eshte i mirenjohur per te mbajtur kontakte te rregullta me keta dhe kryesisht qellimi i tij eshte mundesia per ti dhene mesazhe shtypit duke gjetur hapesire te menjehershme ne shtyp. Kjo padyshim ka pasur efekt pozitiv per te leshuar idete apo mesazhin e drejtperdrejt nga lideri i opozites, shpeshhere ne kunderpergjigje te idiotesive te Berishes dhe lumpeneve te tij. Them disi naive dhe ne fillesa pasi mua me duket se me teper se nje ide e miremenduar dhe e filtruar nga stafi i tij i PR-it eshte nje impuls i tij dhe ndoshta edhe shprehje e frustracionit qe nuk ka gjetur deri me tash impaktin qe ka deshiruar ne mesazhin e tij. Rreziku qendron qe e ngelur vetem ne kete format pa perdoru me inteligjence dhe inovacion gjithe format  e tjera te komunikimit,  kjo do te ishte e pamjaftueshme dhe thjesht nje trill i momentit. Sic nga ana tjeter nese nuk ka nga pas nje staf te mire ekspertesh te PR-it mund ta gjeje veten ne ujra te turbullta nga ndonje mesazh qe nuk eshte shume i menduar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.