Besëthyerja

Postuar në 04 Mars, 2012 04:24
Edi Rama

Po publikoj pjesën e parë të shkrimit të Edi Ramës me titull Besëthyerja, të publikuar në pothuaj të gjitha të përditshmet shqiptare. Është pjesa ku ai thotë të vetën lidhur me ceremoninë sektare të organizuar me ratsin e Kuvendit të Bashkimit në Lezhë. Ishte një nga ndyrësitë e radhës të regjimit të sotëm. Në pjesën e dytë të shkrimit, Rama e hap lojën dhe merret me të tjera gjëra, por pjesën e parë, që kam zgjedhur për ta publikuar, e mbështes të tërën. M. Nano

Zor të gjesh sado të gërmosh në historinë e shteteve që meritojnë të quhen të tillë, një shfaqje të turpshme të mungesës edhe formale të shtetit si ajo e 2 marsit të djeshëm në Lezhë. Kremtohet Besëlidhja e famshme e Skënderbeut dhe shteti shqiptar i pesë shekujve e gjysëm më vonë shfaqet para varrit të Heroit Kombëtar si shëmbëlltyra më e zhgarravitur e vetvetes.

Në asnjë fshat sado të prapambetur të Shqipërisë, ku vlera e një ngjarjeje të kujtuar bashkarisht në vite bashkon edhe hasmit në ritualin përkujtimor, s’mund të ndodhte ajo që ndodhi me shtetin shqiptar bash në vitin e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë të kremtimit të një dite të shënuar fort ku u mboll fara e bashkimit të shqiptarëve për lirinë e tyre si komb. Një shtet i qesharakëzuar deri në dhimbje u shfaq si një trup pa kokë për të nderuar heroin e vet më të madh dhe foli me gojën e përçartur të një prijësi delirant që pas vetes kishte vetëm partinë e tij, një gjysëm edhe ajo e çarë e trupit të Shqipërisë që rreket me pahir të mishërojë krejt Shqipërinë. Koka e shtetit u pre një natë më parë që Shqipëria të mos fliste para varrit të Heroit Kombëtar me gjuhën e unitetit kombëtar, të cilin Kushtetuta e Republikës së sotme shqiptare e përcakton qartësisht të shprehur përmes figurës së Presidentit të Republikës.

Gjakimi për pushtetin dhe era e gjakut që po vlon brenda trupit të çarë të Partisë Demokratike, e kanë çakërdisur kreun e qeverisë shqiptare deri në pikën sa të mos bëjë më dot asnjë dallim qoftë edhe formal mes vetes e shteti, po ta shohë shtetin vetëm si një zgjatim atavik të vetes. Ashtu siç në fakt është katandisur shteti shqiptar, një grumbull ndërtesash ku turma e ndjekësve të tij janë strehuar si në kështjellën e pushtuar të Krujës për të ndarë paratë e rrogave, për të mësyrë pronat e pasuritë e banorëve anepërqark, për të shkelur liri e të drejta dhe mbledhur bakshishe nga çdo hallexhi që kërkon të heqë shqelmin e shtetit prej fyti për të marrë pak frymë. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë u shfaq dje para varrit të Heroit Kombëtar si një sulltan ngadhnjimtar me kokën e prerë të Presidentit të Republikës ngulur mbi shtizën e flamurit të Besëthyerjes, pasi e flaku një natë më parë figurën e unitetit kombëtar në kanalin e ujërave të pistë që rrjedhin mes plehrave vetëm pak metra nga Përmendorja ku ndodhet varri i shenjtë.

Me sytë që nuk fshihnin dot tërbimin e brendshëm dhe gojën që nuk përmbante dot përpjekjen për t’u njësuar përçart me vetë Skënderbeun, ai e mbajti fjalimin që nuk i takonte as me zakon, as me Kushtetutë, as me protokoll shtetëror, duke e njollosur 2 marsin me gjakun e çarjes së Partisë Demokratike. Foli si një përçarës e sundues duke përdhunuar vlerën kombëtare të asaj ngjarjeje historike dhe duke mos ngurruar ta kthejë edhe varrin e Skënderbeut në skenën e shfaqjes së përditshme mediatike ku është ai edhe vetëm ai që flet, përflet, stërflet, në emër të historisë e të lirisë e të çdo gjëje që i vjen ngoje. Oborrtarët përreth bënë si përditë sfondin memec të ritualit bajat, duke pritur përfundimin e shfaqjes për t’u rikthyer në kështjellën e pushtuar të shtetit dhe rifilluar me qokat, bakshishet, plaçkitjet e gostitë që i mbajnë lidhur me sulltan Saliun në këmbim të të gjitha fijeve të dinjitetit njerëzor, të cilat i kanë lënë kapar në duart e tij.

Comments

Submitted by Qorri (not verified) on

E ka shkruar Paul Tedeschini-Europe kete, ne gjuhe letrare?

Submitted by Lleshi (not verified) on

another one

Submitted by Lleshi (not verified) on

Po ti mor llapaqen, perse nuk shkove te nderosh Heroin Kombetar? Kush te ndaloi ty te shkosh e te vendosesh nje tufe me lule? Ke mbetur duke  zhgarravitur poshte e perpjete se pranë varrit te Skenderbeut kullosin delet. Ku i ke pare delet, perveçse ne mendjen tende idiote e te dehur nga padurimi per tu ber sulltan i Shqiperise. Nuk te doli llogaria qe bere me ndryshimet kushtetuese. Berisha e diskretitoi demokracine, por ti, po te erdhi dita, do ti besh gjemen me te madhe. Ti je pervers i pa ndreqshem.

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

Asgje dhe asnje alternative apo zgjidhje pragmatiste, po vetem retorike emocionale qe, me shume lumturon e kenaq hormonet preverse te nje njeriu te burgosur ne egon e tij prej manjaku te pa sherueshem, qe kerkon dhe nderton cdo gje ne kurriz te fatkeqesive e deshtimeve te tjetrit. Tek ne cdo gje eshte ne krize, dhe ne krize nuk perjashtohuni dhe Ju Edi Rama. Ju arrini vetveten por jo mua, mua ju nuk me arrini dot me emocine e ngjyrosje ekspresive, duke bere efekte. Mua me arrini me alternativa, me alternativa se kemi njezet vjet me sherr, dhe ne kete sherr ju i jepni frymemarrje goje me goje ne te semuri te shtrire perdhe. Ju nuk shkeputeni dot nga nje tradite opozitare shqiptare duke mos e fshehur qellimin tuaj per te ardhur ne pushtet me cdo kusht duke krijuar gropa/humnera artificiale politike, qofte kjo dhe duke diskrediduar kundershtarin e duke  bere perfitim politik ne kurriz te te gjithe shqiptareve ose e thene e formuluar ne menyre te mrekullueshme artistike nga profesor Tupja: Nje art i ri i pa pare per tja futur vetvetes. Nje biseksualizem surreal politik. Ne kemi nevoje dhe une do te ju besoj; ku Ju te hiqni dore nga lumturimi i brendshem qe nuk e fshihni, po te ndertoni politika te tilla qe une te ndjehem mire, qe populli te ndjehet mire dhe jo i turperuar. Atehere, kemi nje sherr qe vashdon ne njeqin vjet shtet qe nuk po e zgjidhim dot. Nuk po zgjidhim dot 28 apo 29 nentorin si date dhe politika legene zgerdhihet e kthehet ne nje karikature, zgjyroset e tjetersohet ne formen me amorale duke u bere gazi botes e duke deporsenalizuar shqiptarin. Ore per cfar jeni ju, te gjitha partite dhe politikanet, dhe intelektualet dhe historianet!!! kur do te beje klik ne mendjet tuaja qe keshtu nuk ecet me qe na eshte bere normale skandali dhe cinizmi armiqsor helmues i shqiptarit kunder shqiptarit. Kush do ti japi drejtim; kur eshte cliruar shqiperia, si dhe shume datave qe ne simbolike kane bashkimin dhe jo ndarjen. Kane nderimin dhe jo turpin. Aksione politike qe duhet ti lindin dhe duhet te lindin nga intelektuale dhe politikane, aq me shume per ceshtje kombetare. Eshte ngritur sipari i festimeve te 100 vjetorit te shtetit shqiptar dhe ka startuar shume keq, gjith mllefe e urrejtje gjthe helme e armiqsira. Shpirti i shqiptarit dhe i politikanit si shembulli me i mire  eshte nje shpirt i semure e i degjeneruar i mberthyer e i udhehequr nga gjembace urrejtja duke provuar shkaterrim hipokrizi,  cmire, zili e xhelozi dhe duke u kenaqur vetem kur shqiptari caperlon  shqipetarin, kundershtarin(armikun) duke e pare te kapitulluar te sakatuar deri ne poshterim. Dhe perfaqsuesi me i shemtuar Zombi i politikes shqiptare: Psikopati Sali Berisha. Dhe Ju beni hosanara me editorialin e rradhes duke bere bilancin e aksidenteve politike. Ne rrugetimin tone detyra e opozites eshte te vere tabelat ne rruge dhe ti thote pozites ne timon ketu ulet shpejtesia, ketu ecet me 30 km  ketu i jepet gaz, kety bie ne humnere, ketu kujdes rreshqitje. Ketu...ketu..ketu..dhe ..dhe te mos ipet duke dhene alternativa dhe duke bere ligje e kompromise ne te miren e shoqerise.Dhe kjo quhet bashkejetese politike ne sherbim te popullit dhe politika behet e shendetshme. Por jo editoriale/raporte si kofini pas te vjeli per kapital politik ne kurriz te te gjithve per te permbushur egon dhe ardhjen ne pushtet. 100 vjet shtet dhe ne jemi tha e ngri per festimet, Makinen e politikes e nget nje i semure qe duhet ti ishte hequr patenta me kohe. Dhe nje opozite karikature qe ferkon duart e nuk ndalon makinen qe ka thyer te gjitha rregullat, dhe nuk ka apo nuk don te ndihmoje me alternativa kreative politike. Nje president sikur eshte prej Dylli dhe jo prej mishi dhe gjaku. Eshte 100 vjetori dhe akoma protokolli i shteti nuk ka dinjitetin e funksionin. Merrni beni politike dhe ndertoni strategji qe gjerat te funksionojne se u beme gazi i botes. Mos u beni besethyer po meruni e behuni beselidhes.

Submitted by gjergji (not verified) on

Ti vike nga Marsi me duket! Opozita te vere tabela per Saliun thote! Tamam nga Marsi... pjerdh Saliu per tabelat e ndonje opozite kushdoqofte!!! Do i therrisni mendjes ju se kush eshte Sali Berisha apo do vazhdoni ta kerkoni te Rama te keqen! Ju kripsha trute! Mire ja u  bo Sala te gjitheve, i njeh mire dhjeramanet qe sundon. As 5000 vete nuk dilnin ne mitingje e tani thone pse Rama merret me twitter. Jeni legena dhe pike, njesoj si gjate komunizmit.

Submitted by hapi (not verified) on

Nuk kisha asnje dyshim se Edi di te shkruaje bukur.

Por do te shohim strategjine e re te kryetarit te partise me te votuar ne vend... Deri tani strategjia nuk eshte shume e qarte. (Ndoshta edhe nuk kam qene i vemendshem)

Submitted by votuesi mysliman (not verified) on

Rama tregon qe e ka lexuar shume mire librin e Kadarese “Keshtjella”. Por nuk e kuptoj si mundet lideri i opozites, lideri i partise me te votuar ne vend, dhe aspiranti kryesor per te qene kryeministri i ardhshem i Shqiperisi, te flase kaq pa kujdes, pa ndjeshmeri e pa pergjegjshmeri, duke perdorur nje gjuhe te mbushur me orientalizma te tejkaluara, me ngjyrime rraciste anti-turke, me mllef e percmim qe nxjerr ne dukje shume qarte ate qe Ervin Hatibi e quan “Islamizimi me dhune i armikut politik”. Rama duhet te kete kujdes nga kjo loje sepse u dogj njehere ne Tirane me myslimanet te cilet i sorollati 12 vjet per xhamine e tyre ne kryeqytet, dhe vetem ne prag te zgjedhjeve te fundit, kur e pa se kishte nevoje urgjente per voten e tyre, u kutjua t’ju servirte nje konkurs te bujshem mediatik qe kulminoi ne nje projekt mini-xhamie si cope torte me nje pirun te ngulur anash...

Submitted by gjergji (not verified) on

Obobo!!! U shnderrua ne forum islamik edhe Respublika! Une them qe te mos e festojme 100 vjetorin e clirimit te Shqiperise nga Turqia, madje ta vajtojme!

Submitted by Olti (not verified) on

Votuesi Musulman,
Ramen mund ta lexoni ne nje kontekst tjeter jashte Islamit! Duke perkujtuar Beselidhjen ndaj nje pushtuesi qe erdhi nga Azia ai perqas regjimin Beriashian me pushtimin Otoman! Perzgjedhja Fanoliste e fjaleve te kujton hordhite te ndara ne parcela efikase ushtarake, qe kur hidhnin hapin drejt Krujes ne menyre te frikshme benin me te ndjeshem fundin e Lirise dhe fatkeqesise se pushtimit nga Nje vend musulman qe shume shekuj me vone na u be disi vlla! Flitet per humbjen e Lirise dhe jo zgjedhjet lokale te Lulit! Nuk e di si e shikoni figuren e Skenderbeut ne kete kontekst!

Submitted by votuesi mysliman (not verified) on

Olti, Rama thote: "Një shtet që nuk garanton dot drejtësi, po përkundrazi lëshohet mbi qytetarët me hordhitë e gjykatësve kadilerë dhe taksidarëve xhelepqarë për t’i dhunuar e rrjepur në emër të Sheriatit."

Kjo fjali e vetme te tregon sa e ekzagjeruar eshte retorika e Rames, dhe sa larg e ka cuar ate dalldisja anti-Berishjane. Nese do e analizonim kete fjali, gjykatesit kadilere nuk jane leshuar ndonjehere si hordhi mbi qytetaret, ata kane zbatuar ligjin dhe kane mbrojtur te drejtat e qytetareve, madje ne shumicen e rasteve kundra vete shtetit Osman. Po ta lexosh artikullin e Sinanit qe solla me siper do shohesh se gjykatat e kadilereve, pra gjykatat Osmane jane perdorur gjeresisht dhe nga jo-myslimanet, sepse u ofronin atyre me teper mbrojtje se gjykatat e komuniteteve te tyre fetare.

Taksidaret jane po ashtu funksionare te shtetit, i cili nuk mund te funksionoje pa taksa. A mos po propozon Rama qe qytetaret te mos paguajne taksat e tyre e te urrejne taksa-mbledhesit e qeverise shqiptare?

Sa per sulmin e fundit ndaj Sheriatit, kjo eshte thjesht nje lekundje e turpshme islamofobe e Rames dhe me mire se Sinani me siper nuk ka kush i pergjigjet.

Submitted by olti (not verified) on

I dashur Mik,

Edi Rames nuk duhet ti vije turp nese si une e shikon pushtimin e trojeve Shqiptare nga Otomanet si fatkeqesi. Sensibiliteti juaj per vlerat Islame ju vendos ne nje  faqe te gabuar i dashur mik sepse ne sot spo bejme revizionizmin e historise se Perandorise Otomane por po festojme, sigurisht po na lejuat ju, nje ngjarje te parendesishme ne historine boterore por  qe eshte e madhe per ne Shqiptaret, Beselidhjen e Lezhes.

Ju vini nje link qe mbron idene tuaj kur ka botime te panumerta ne Perendim qe glorifikojne Perandorine Otomane po si ju. Keto botime kane nje gje te perbashket: injorojne fatkeqesine e kobshme te Shqiptareve nen Otomanet dhe theksojne elementet e pergjithshem pozitive qe Perandoria Otomane kishte ne krahasim me ate Ruse apo Austro-Hungareze ne trajtimin e minoriteteve.

Ne logjiken tuaj, ne se pranojme mrekulline taksative otomane, une  si Shqiptar nuk mund te quaj pushtuesit Italian gjate Luftes se Dyte Boterore makaronaxhinj sepse pasta e tyre "Barilla" ja kaloji ne cilesi si vendit te origjines Kines ashtu edhe makaronave te shpifura qe prodhoheshin ne Shqiperine Socialiste.

Pyetja ime per mendimin tuaj mbi Skenderbeun ne nje fjali do te qartesonte pozicionet tona.

Respect!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.