Arkiv-Opinion
Komunikimi publik: i vrazhdë, prepotent, harbut dhe qesharak
E morët vesh të fundit? Jozefina Topalli ka hequr linkun e Presidencës nga faqja web e Kryesisë së Kuvendit. E ka pasur gjithë kohën atë link dhe e ka hequr në shenjë zemërimi ndaj atij, të cilit “nuk mund t’ia lejojë vetes t’i përmendë as emrin” (këtë frazë të fundit, sipas shkrimit të djeshëm në “Mapo” të Arjan Vasjarit, e ka thënë në një studio televizive).
Pamje të tradhtisë
Lexoj poshtë e lart se sekretari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzon kryeministrin Berisha për bashkëpunim me shërbimet e fshehta të ish-Jugosllavisë (UDB). Me këtë rast, ai ka botuar edhe një dokument praktikisht të palexueshëm në faqen e vet në Facebook, ku pas gjase përmendet një S. Berisha si aset i zbulimit jugosllav në Tiranën e vitit 1987.
Kur flamujt digjen online
Në pak minuta videoja e dy personave me maskë që djegin një flamur shqiptar, duke bërë thirrje për zhdukjen e tyre, bëri xhiron e botës. Dhe kjo, falë mediave, të cilat me një lehtësi shqetësuese shumëfishuan mesazhin racist të asaj videoje që ishte publikuar në një kanal interneti ku njerëzit mund të postojnë çdo gjë, që nga rënia e zjarrit në një magazinë deri te të brendshmet e fundit që kanë blerë. Pse duhet të përcillej me kaq zell kjo video pa bërë asnjë hulumtim të mëtejshëm? Të çmendur ka plot, ksenofobë sa të duash, racistë me kile.
Që lekët informalë të formalizohen
Në fëmininë e hershme, vazhdimisht më ngacmonte pyetja se përse kartmonedha njëlekëshe, më e përdorura nga fëmijët, quhej nga të gjithë dhjetëlekëshe. Dhe kur pyesja të mëdhenjtë për këtë gjë, përgjigjia që merrja, me sa mbaj mend, ishte pak a shumë kjo: “Njëlekëshi i ri, para ca vitesh, ka zëvendësuar dhjetëlekëshin e vjetër, por njerzit vazhdojnë ta quajnë si dikur dhjetëlekësh.” Dhe kur pyesja pse kartmonedhat e vjetra ishin zëvendësuar me të rejat, përgjigjia ishte gjithmonë evazive.
LSI-ja futet në lojën presidenciale, por në mënyrë të ndrojtur
Diskutimi mbi presidentin e ardhshëm ka më shumë se një vit që ka nisur, e sikur të mos kish nisur, do duhej të niste tani. Është koha. Mirëpo s’ka se ç’të nisë, ngaqë duket si gjë e bitisur. Të paktën për mazhorancën. Më saktë, për PD-në.
Nëna që kërkon ndihmë për djalin e saj
Po publikojmë një fragment nga libri i Visar Zhtit me titull ‘Ferri i Çarë’. Është një fragment, ku autori ‘ka vënë’ nënën e vet të dëshmojë mundimet për djalin që ia kanë marrë në burg, me një toskërishte fantastike. Ajo rrëfen takimet që ka patur me Agollin, Kadarenë, e Bashkim Shehun, të cilëve u thotë se Visarin e kanë marrë dhe u kërkon më kot ta ndihmojnë. Nëna që rrëfen mundimet për djalin është një gjetje e bukur. M. Nano
Libri i Albert P. Nikollës mbi “njeriun e ri” ashtë një risì e madhe
Keto kohët e fundit mora një kopje të librit “Njeriu i ri shqiptar- Përmes moralit komunist dhe krizës se tranzicionit” te autorit Albert P. Nikolla shkrue në gjuhën italishte. Libri ka 149 faqe, ndahet në katër kapituj kryesore dhe përmban një bibliografi të pasun. I dedikohet dy fëmijve, ”trekandshit të Dashunisë”. Ai fillon me një paragraf të marrun nga A. Solzhenicini, ku deklarohet intensiteti i urrejtjes së shkrimtarit të madh rus për thelbin e propagandës komuniste: gënjeshtrën. Dr. Albert P. Nikolla ashtë një emen i ri per ne, dhe një element premtues, njëkohesisht.
A është Kina ekonomia e parë e botës?
A është shndërruar Kina tashmë në ekonominë më të madhe të botës? Pjesa më e madhe e ekonomistëve nuk e kanë një mendim të tillë, derisa po bëhet një lojë e madhe e hamendjeve se kur do ta tejkalojë ajo SHBA-në. “Dikur gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm” është përgjigjja e zakonshme, varësisht prej asaj se sa do të jetë e shpejtë rritja e SHBA-së – që aktualisht është numri një – dhe e Kinës. Megjithatë, disa ekonomistë besojnë se tejkalimi tashmë ka ndodhur. Po qe se është ashtu, kjo do të ishte një ngjarje me rëndësi të madhe simbolike, duke ia dhënë të paktën Kinës mundësinë për mburrje.
Skandali “Mein Kampf”!
Botimi në gjuhën shqipe i librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf” (“Lufta ime”) është një absurditet i llojit të vet, i cili nxori në pah shumë mangësi e ligështi që logjistikën ligjore bashkë me atë të të drejtave të autorit në Shqipëri dhe me këtë edhe në Kosovë e vise tjera në gjuhën shqipe... e përshkojnë qe dekada e dekada të tëra me radhë.
Narcisisti dhe servili
Një pseudo politikan, një pseudo intelektual apo edhe një pseudo gazetar që kërkon me çdo kusht çmimin e pamerituar, është si një narcis, por në këtë rast jo me fytyrë të bukur, që kërkon t’i m’veshë vetes merita të papatura.
Teknologjia dhe mjetet e fundit të gjenerimit dhe shpërndarjes së informacionit ia bën më të lehtë imoralëve të përhapin idenë se pretendojnë çmimin moralit, injoranteve çmimin e dijes, shëmtirës çmimin e bukurisë.