Libri i Albert P. Nikollës mbi “njeriun e ri” ashtë një risì e madhe

Keto kohët e fundit mora një kopje të librit “Njeriu i ri shqiptar- Përmes moralit komunist dhe krizës se tranzicionit” te autorit Albert P. Nikolla shkrue në gjuhën italishte. Libri ka 149 faqe, ndahet në katër kapituj kryesore dhe përmban një bibliografi të pasun. I dedikohet dy fëmijve, ”trekandshit të Dashunisë”. Ai fillon me një paragraf të marrun nga A. Solzhenicini, ku deklarohet intensiteti i urrejtjes së shkrimtarit të madh rus për thelbin e propagandës komuniste: gënjeshtrën. Dr. Albert P. Nikolla ashtë një emen i ri per ne, dhe një element premtues, njëkohesisht. Ai u laurue në antropologji pranë Universitetit të Firenze-s (Itali). Ashte docent pranë Universitetit të Tiranës dhe “lektor vizitor” pranë Universitetit të Firenze-s dhe Perugia-s (Itali). Si antropolog ka ba kërkime mbi natyrën dhe dinamikën e “ndryshimeve” në Shqipërine post-komuniste, sidomos mbi aspektin moral të “ndryshimit”. Ka botue në Shqipëri “OMGJ e Bioetika” (2006), si dhe një seri studimesh mbi etikën dhe antropologjinë. Sot, ashtë drejtor i përgjithshëm i “Caritas Albania”, dhe anëtar i “Komisionit për Problemet Sociale të Caritas Europa”, me qendër në Bruxelles (Belgjike).

Tema që trajtohet sistematikisht nga Dr. Nikolla ashtë relativisht e pa studjueme dhe gjindet ma se shumëti në studime të shkurta me synime të kufizueme. Libri që na paraqitet ka qenë një revelim per mue - “krijimi” me dhune dhe artificialitet i “njeriut te ri shqiptar” nga rregjimi komunist ne Shqiperi.
Kjo temë ka terheqë vemendjen time për shumë dekada, dhe pyetja: “Ç’ashtë njeriu i ri?” ka gjetë përherë përgjigjen e preme: ai ashtë një monstruozitet i shekullit 20, një boshllek i madh moral, dhe një robot që ka heqë dorë nga nevoja intrinseke e çdo qenie njerezore me qenë i lirë, dhe me farkëtue me duert e veta një jetë që plotëson kërkesat e tij si individ dhe si pjesëtar i shoqënisë civile të qytetnueme në mes të së ciles ai jeton.
Ashtu siç e spjegon edhe autori, fatkeqësia e dytë per “njeriun e ri” ashtë se boshllëku i krijuem u zevendsue me pseudo-vlera që çoroditen plotësisht personalitetin e qytetarit shqiptar, shkaterruen edhe gjurmën ma të vogël të traditave shekullore shqiptare dhe përfunduen në një rrugë pa fund, në një “qorr-sokak” ku ai mbeti i gozhduem per 45 vjet me rradhë pa shpresë lirimi, dhe në gjendje të një skllaverie të tejskajshme.
Ky ka qenë predispozimi im kur fillova leximin, dhe mund të them se autori ka rikonfirmue këto ide fikse të miat, por me një aftesi dhe rigorozitet shkencor që e nderon.
Lexova citatin e Solzhenicin-it dhe më kujtoi thanjen time “Komunizmi? Rregjim terrori dhe kulture e genjeshtrës”. Krahas çdo të persekutuemi gjindet një genjeshter, shpesh herë fatale qe e ka fundosë. Te gjithë e dinë; te paktë janë ata që shprehin keqardhje.
Nga “Indice” kuptova fushën e gjanë që Dr. Nikolla ashtë përpjekë me mbulue dhe randësine e trajtimit që i bahet një problemi special: riformimi i shoqënise shqiptare, i “masave te “njeriut të ri”, mbi baza etike në Shqiperinë post-komuniste. Detyrë gjigante por që percakton të ardhmen e popullit tonë. Një përpjekje në këtë drejtim - nga një prizëm fetar- e ka ba me sukses Monsinjor Rrok Mirdita. (“Për një Shqipëri me Zotin”. 2009).
Paraqitja fillon–korrekt–nga premisa “ …librat e botuem gjatë rregjimit (komunist) janë thelbësisht falso” sepse në fakt ata pergatisin “l’uomo nuovo”,(njeriun e ri) një gënjeshter e madhe, njeriun që nuk ashtë tjetër veçse një “pjesëtar i nomeklaturës, kriminel, i pamëshirë, gënjeshtar dhe servil” një situatë që gjanësisht mbizotënon edhe në pluralizmin politik të mbas 1990-ës.
Gjithçka për Partinë…“asgja për familjen, as dinjitetin njerëzor, as respekt për jetën, as të drejtën e pronës private”. E gjithë kjo sjellë një shoqëni, ku “njeriu i ri” nënshtrohet absolutisht, tue i mohue vetes kështu të drejtën me qenë i lirë - përgjegjës për aktin e vet. Me qenë i lirë don të thotë me pranue plotësisht përgjegjsinë e aktit tand. Kjo ashtë dilema për të gjithë, por sidomos e intelektualit, e njeriut që ka nevojë për ide të reja, për zbulime…dhe rreziku që ai paraqet “puna e intelektualit konsiderohet e rrezikshme për shoqëninë”, shqip “armik i popullit”.
Trajtimi i “il non-uomo”,(jo-njeriu) të persekutuemet dhe “magjypet” ashtë i fortë, tronditës dhe instruktiv. Ky kapitull më ka ringjalle kujtime që perpiqem të harroj pa sukses. Si një individ që ruen“…te gjitha meturinat borgjeze”(sic!) une u quejta i rrezikshëm për masat që nuk mendojnë lirisht, skllavet mesjetare te shekullit 20 që meritojnë me qenë “…të shtërnguem me punë të detyrueshme ” deri ne vdekje….!
Ashtë e vështirë “me përmbledhë” nga ky libër i thuket, landa e të cilit ashtë esenca e një problemi të gjanë e masiv, ku disa mendojnë se vetëm “Kalashnikovet” e zgjidhin, sepse komunistët nuk ndryshojnë vesin. Sot, në Shqiperi, “shpërndahet falsiteti dhe mbretnon frika”.
Përcaktimi: “Njeriu ri ka fitue lirinë me veprue, por nuk ashtë çlirue nga bindja e fitueme në indoktrinimin e procesit të gjatë të formimit tij” ashtë me randësi thelbësore; sepse shihet qartë e çdo ditë në Shqipëri që nga kupola qeveritare deri te dyqanxhiu ma i thjeshtë. Gjithashtu, “…falë monopolit të burimeve njerëzore të ruejtuna në fshehtesi, të kontrollueme me xhelozi gjatë rregjimit, dhe mbas ramjes se tij nga partitë e së majtës…“(unë do të shtojshe “edhe të së djathtes falso”), sot kemi “…të pabesët e djeshëm që kanë zanë vend mirë (në pushtet); “klasa e re” gjilasiane post-kommuniste, do të thojshe unë. Me qenë se Europa nuk lejon zbatimin e një terrori të ri, në Shqiperi kemi sot ”në Shqiperinë post-komuniste (një situatë ku) duket sikur përqafohet një model etik utilitar”, don të thotë spekulimin e hapët dhe të pranuem në shoqëni…!
Përcaktimi: ”…tue përdorue dhunën nuk u sigurue një besnikëri efektive” sjellë në mend shprehjen e At Anton Harapit: ”O me kobure në gjoks nuk bahet ai tjetri vëlla, por hipokrit ose mizuer”. Këtu mohohet “mundësia efektive e zgjedhjes” mohohet esenca e shoqënise së vërtetë e autentike, ku njerëzit janë “personae”, e jo robote të drejtuem nga qendra (Partia).
Ky ashtë edhe një aspekt i tragjedisë së shoqënisë shqiptare sot. Një qeveritar që nuk ka besim të qytetari, e një qytetar që nuk ka besim te qeveritari. Kjo dikotomi fatale, po të vazhdojë, do të sjellë vdekjen morale të shoqënisë civile shqiptare. Shenjat e para janë refuzimi ose indiferenca me votue për elemente që nuk gëzojnë besim. Gjindemi para një dileme ekzistenciale: ose një shoqëni civile autentike e fortë e një qeveri të dobtë, ose një qeveri të fortë dhe një shoqëni civile shqiptare të dobtë. Për sa kohë që nuk do të kemi fitoren e së parës - shoqënia autentike civile - “njeriu i ri” shqiptar nuk do te gjejë rrugëdalje të pranueshme. Ai do të detyrohet me pranue ose usurpimin e pushtetit, ose nevojën urgjente me riformue raporte të reja -pushtetar/qytetar, - ku qytetari merr persipër përgjegjsinë për funksionimin e një shteti që shërben, e jo që shfrytëzon, qytetarët.
Fatkeqsisht, një pjesë e mirë e shqiptarëve pranoi rregjimin e terrorit komunist, për bindje, oportunizëm e sidomos nga frika e madhe e persekutimit që ai rregjim ushtroi. Prandej sot “…ka elemente të gatshëm me tregue përsëri egërsinë që kanë trashëgue nga komunizmi”. Të mbështetun në strukturën e organizimit partiak - si pjesëtarët e një klani, “…ata paraqesin rrezikun e vërtetë në shoqënine e tranzicionit, si dhe pengesen ma të fortë të marshit drejt një demokracie autentike”. Ky përcaktim ndigjohet çdo ditë dhe në çdo vend ku qytetarët tregojnë me gisht udhëheqsit lokale e kombëtarë, ish anëtarë të rregjimit të terrorit komunist.
“Të jesh i sigurtë. Komunistët nuk ndryshojnë!”. Kjo spjegon përse nuk ka pasë sukses gjykimi i krimit dhe kriminelit komunist që mbetet akoma në fuqi në Shqipëri; përkundrazi, një qendrim i këtill transformoi në komedi tragjedinë e madhe të popullit shqiptar. Pushteti gjyqsor në Shqipëri ka qenë dhe mbetet simbol i korrupsionit - anti-drejtësi, anti-demokraci. Ky orientim, oportunist dhe materialist, ”…po i jep formë fetyrës së rendit të ri demokratik” (I.Kadare)
Në Shqipëri, koncepti i dinjitetit njerëzor nuk gjen mbështetje në mes të qytetarëve të uritun ma parë dhe tani të dehun nga “të mirat materiale” që ofron ekonomia e ringjallun. Liri, demokraci, dinjëtet, moral, punë me djersë që i bie era ndershmëni mungojnë sot në Shqipëri, e në qofte se nuk rivendosen, vendi ynë nuk do të dalë kurrë nga kriza e randë morale e shpirtënore ku gjindet sot. Ashtë mekat dhe të dhemb zemra kur mendohet për viktimët e panumurta të diktatures enveriste që dhane jetën para skuadrave të ekzekutimit ose në llogoret e punës së detyrueshme të kampeve komuniste të përqëndrimit që mbuluen vendin tonë për afër një gjysëm shekulli e që sot janë të harruem….burra, gra, pleq, femij e foshnje të pa faj!
Mbetet një shprese që nuk ashte e pranueme universalisht: orientimi fetar. Vuejtjet nën terrorin totalitar - fashizmi, nazismi, komunizmi - kanë qenë aq të randa sa me nxitë akuza kundër Krijuesit, dhe heshtjes se Tij: Si ashtë e mundun që Hyjnia heshti para krimeve hitleriane të krematoriumeve të Holokostit e “gulageve” staliniste në Siberine e ngrime në akull … dhe 32 kampet e burgjet enveriste mesjetare në Shqipërinë komuniste?
Na mbetet vetem një ngushellim: brezënitë e reja kanë fatin e mirë të mos jetojnë - ashtu si brezënitë tona - në një botë ku idetë mashtruese me gjysëm të vërtetat e tyne mund të transformohen në projekte monstruoze për reformimin e shoqënive të tilla ku të jeshë intelektual rrezikohesh me qenë bashkefajtor në krime të tejskajshme…. e imagjinare!
Sot, në se Shqipëria synon me ndërtue një të ardhme premtuese duhet të fillojë me kundrue e me denoncue ndershmënisht të kaluemen e saj te afërt, sidomos periudhën kur disidenti quhej i pabesë sepse refuzonte me veshë rroben e re e të detyrueshme të “njeriut te ri” të shnjerëzuem shpirtënisht e moralisht.
Dr. Nikolla meriton përgezimet tona për një punë me vlerë. Ai ashtë në prakun e një karriere që sjellë përfitim për të gjithë shqiptarët, tue përfshi edhe “fajtoret”.
(Shenim: Frazat ne thojza jane perkthimi i im i origjinalit italisht. SR)
Comments
Se pari, njeriu i ri nuk u

Se pari, njeriu i ri nuk u krijua dot kurre, dhe kjo ishte arsyeja kryesore perse komunizmi deshtoi. Se dyti, nese dicka deshton ose, nese si te thuash nese dikush del i dyti ne gare, nuk do te thote se ai nuk ka vrapuar fare. Eshte teper thjeshtezuese dhe madje vulgare te besosh se njeriu i ri ka qene ndonjehere nje realitet, pavarsisht perpjekjeve te medha te regjimit komunist te asaj kohe.

Por sigurisht ne perendim kjo mund te jete nje kuriozitet, dhe sidoqofte, format e propagandes dhe indoktrinimit jane gjihtmone te vlefshme te studiohen, aq me teper qe edhe regjimet e sotme "demokratike" vazhdojne ti perdorin dhe ti sofistikojne akoma me shume demagogjite dhe sharlatanizmin.

Komunizmi deshtoi ngaqe nuk u

Komunizmi deshtoi ngaqe nuk u krijua njeriu i ri?

Hajde pohim, hajde.

Alberti eshte studiues serioz

Alberti eshte studiues serioz !

Por ai ngaterron boten bimore me ate shtazore!

Ai ngaterron propoganden per krijimin e njeriut te ri me krijimin e tij ne te vertete i cili nuk u kriua.

Por mendo se i falet sepse fakultetin baze qe ka perfunduar Alberti eshte agronomia.

kaq

Keto qe thtoe ky Repishti

Keto qe thtoe ky Repishti jane te gjitha nje propagande qesharake e treguar ne menyren me primitive te mundeshme

Njeriu i ri i komunizmit pavaresisht ideologjise komuniste ishte nje nnjeri qe edonte Shqiperine dhe jepte jeten per te --Sespe Enveri bashke me ideoligjine fuste te njeriu i Ri shqiptar edhe dashurine per Shqiperine --Enveri e shenjteronte Shqiperine ne shpirtin e njeriut te Ri--Ai hoqi nga shpirti i shqiptarit Krisht e Muhamet qe ishin dy gjaprerinj helmatises te Saharase dhe futi ne shpirtin e Njeirut te Ri DASHURINE E PAFUND PER SHQIPERINE.....Ishte kjo nje Ringjallje e koheve te Skenderbeut --Ku shqiptaret donin mbi gjitheshka Atdheun

-------Dhe pastaj propaganda patritoike e Enverit i beri shqiptaret te ndergjegjeshem se per Shqiperine jeta eshte shume pak --Ndaj edhe vuri parrullat Patriotike ku thuhej --Mbrojtja e Atdheut eshte detyre mbi detyrat__

Enveri , jepte me qindra e mijera emisione patriotike per historine heroike te popullit shqiptar ne shekuj per te Forcuar ndergjejgjen komebtare te njeriut te Ri, per te ritur krenarine e shqiptareve per historine e tyre --Ne te njejtne kohe edhe sjellja e tij ne politken e jashteme ishte Heroike --ajo pavaresisht komunizmit fokusohej mbi te gjitha ne ruajtjen dhe forcimin e Integritetit teritorial te Shqiperise , te cilin fqinjet tane greke nepermjet Anglise dhe Amerikes ne vitin 1945 kekronin ta shkateronin per ti dhene Greqise jugun tone--

Edhe me vone qendrimi i Enverit ndaj Jugosllaveve dhe Ruseve ishte jashtezakonisht Heroik--sic thote edhe Historiani amerikan Edvin Jacque ne librin e tij --Historia e Shqiperise Heroizmi i Enverit ne strofken, Kremlin, te perandorise se djallit ishte i pa-imagjinueshem per kedo

--Enveri ishte politkani me i Ndershem dhe me i drejte dhe me te vertete demokrtatik ne maredheniet me te huajte -

-Ai u ngrit i vetem ne mbrojtje te Cekosllavakise s epushtuar , kur asnje ne Europe nuk tha gjysem fjale , por e lane Cekosllavakine te shqyhej nen putrat e Ariut rus .....por jo Enveri --AI u ngrit ne mbrojtje te Popullit cekosllavak . Tamam Heroik , me vlera morale te hyjnore

---Ndaj edhe Vacisllav Havel kur erdhi ne Tirane para disa vjetesh tha :"......Ne kurre nuk do harrojme Shqiperine qe e vetme u ngrit ne mbrojtje te popullit cekosllavak te psuhtuar nga tanket sovjetike...."

--Po ashtu komunizmi paralelisht krijoi me dhjetra konfernca ndekrombetare per gjuhesine Shqiptare duke e cimentuar ne bazamente shkencore te kalauren e larget dhe te afert te kombit shqiptar duke ju vene fre njehere e pergjithmone tendencave deingurese te fqinjeve tane te cilet me propaganden e tyre na paraqisnin sikur ne ishim te huaj ne token tone

--Mos permendim pastaj gjithe institucionet shkencore dhe akademike qe u ngriten ne cdo fushe t ejetes --Dhe te gjitha keto u bene per here te pare ,

---E pra Enveri krijoi gjithe kete atmosfere kulturuore dhe patriotike ne ambjentin shqiptar ,duke bere te mundur qe te krijonte nje Njeri te Ri qe ishte i gateshem te jepte jeten per Atdheun e tij dhe qe ndjehej krenar per orgjinen e tij komebtare

Ne te njejten kohe , per shkak te futjes se nje jete kulturore dhe artisitike edhe ne fshatrat me te largeta te vendit dhe te kombinimit te kesaj me futjen e teknikes ne cdo fshat e qytet , nepermjet ngritjes se qendrave te sitemve te mekanizmvae dhe traktoreve (SMT)u be e mundur qe njeriu i Ri i Komunzimit te ishte jo vetem Patriot dhe i kulturuar por edhe modern e me nje civilizim te admiruar ---Sepse Teknika eshte ajo qe te krijon mentalitetin baze qe ushqen nje progres modern--

CNN ka pasur nje reklame para ca vjetesh ku tregon nje avion duke u ngriutr dhe e shoqeron me fjalet :....Progresi ngrihet mbi krahet e teknikes -

--Konkulzuion plotesisht i sakte , konkluzion te cilin Enver Hoxha e dinte qe ne vitin 1944 , ndaj edhe i dha perparesi Mekanzimit te bujqesise dhe Ngritjes se nje industrie te fuqishme ne cdo fushe te jetes , si industria e Rende ( Metalugjiku dhe fonderite ne cdo qytet te vendit ) , Industria Ushqimore, e Lehte dhe perpunuese , Industria e kerkimit dhe perpunimit te Naftes ,Industria Tekstile, Indsutria Kimike e plehrave kimike dhe e PVC-se, Industria e kerkimit te mineraleve dhe e perpunimit te tyre --Kanalizmiet dhe drenazhimet e te gjithe siperfaqes se punueshme te tokes, Industria Energjitike me hidrocentrale te fuqishme ne prodhim dhe te shumte ne numer --Me qindra hidrocentrale te vegjel kishte nepr fshatra etj etj

Shto pastaj rendesise qe i jepte Enveri ne punet vullnetare ku rinia nga te gjitha krahinat e vendit punonin bashkarisht , benin nje jete shoqerore duke mesuar te jetonin ne shoqeri me njerj tjetrin dhe duke e ndihmuar njeri tjetrin , lidhnin familje me njeri tjetrin --Kjo coi ne ritjen dhe forcimin e pathyeshem te kohezionit te shoqerise shqiptar , kohezion i cili ishte shume i dobet me perpara oer shkak te krahinarizmit dhe mentalitit te prambaeture tip tribuje qe kishim ne para 1944

Po ashtu paralelisht Enveri krijoi nje rjet profilaktik te sherbimit mjekesor dhe te sherbimit konsultor te nenave me femije edhe ne fshatrat me te largeta ---kjo beri qe jetegjatesia te ritej menjehere dhe vdekshmeria foshnjore te ulej jashtezakonisht shume

Pastaj beri pyllezimet , mbushjne me agrume gjithe kodrat e bregdetit Jonian --Krijoi qytete te rinj --Krijoi nje ushtri moderne dhe me armatim modern , duke i dhene vendit sigurine per te ardhmen...etj etj etj --

Natyrisht kishte dhe te meta qe ridhnin nga lufta e klasave por ato te meta i ksihte sistemi komunist dhe ndaj edhe deshtoi ai sistem -dhe ato ishin edhe cmimi qe paguante shoqeria shqiptare per progresin e jashtezakonshem-qe beri

---------Por merita e Enver Hoxhes ishte se, megjithse ne nje sistem te destinuar te deshtonte ai harriti ta zhvilloje Shqiperine - qe sic thote ne menyren me te Sakte Enciklopedia Britanike :"......Enveri e mori Shqiperine nga nje gjysem relike e feudalizmit otoman dhe e beri nje vend MODERN Indsutrialo - agrar ....."

Dhe te gjitha keto zhvillime moderne ne Industri, Agrikulture, Art, Shkence Sport etj , ndihmuan ne krijimin e nje Njeriu te ri Modern , patriot qe e donte Atdheun dhe jepte edhe jeten per ta mbrojtur ate, Inteligjent , i Kulturuar ne sjellje, i shkolluar me arsimim te shkelqyer ne cdo sfere te jetes , me nje jete shoerore teper te avancuar etj ----Pavareissht ideologjise komuniste , ajo ideologji ishte siperfaqsore dhe nuk ndikoi aspak ne prishjen e karakterit modern te Njeriut Shqiptar per te cilin punonin gjithe mekanizmat e tjere te kesaj jete moderne ne teknike dhe ne Art, te cilen e stimulonte cdo dite, cdo ore e cast komunizmi Patriotik i Enver Hoxhes

------Psh Ne ate kohe shikojme se fshatari shkonte ne are per te punuar dhe shtepine e linte hapur e nuk ja prekte njeri--

Dhuna dhe rugacerite ishin te zvogeluara ne maksimum --Femra mund te dilte ne mes te nates dhe nuk e prekte njeri me dore --Nuk kishe grabitje shtepish, apo grabitje personash --Nuk ksithe vrasje ne mes te dites sic behen sot--Nuk vriste vellai vellane sic eshte sot --Nuk ksihte as droge as prostitucion---

-Dhe njerezit pavaresisht difekteve te ditkatures kishin me shume komunikim miqesor e shoqeror me nejr tjetrin --ishin me shume ndihmues per njerezit ne nevoje , dhe per njeri tjetrin

..................dhe erdhi 1990 ----Erdhi demokracia Alla-Repishte qe urren cdo gje qe s'eshte e sojit te saj dhe filloi shkaterrimet ne mase ----Dukej sikur kishte ardhur ......Pushtimi i dyte Nazist ---qe udhehiqej nga teoria e :Tokes se djegur "--Shkateruan gjitheshka --Fabrika, uzina , kombinate magazina, dyqane, Qendrat mekanike, drenazhimet, sherbimin shendetsor, Sistemin arsimor .....cdo gje cdo gje -E ktheyn cdo gje ne zero -

-Krijuan ligje ku pasurine qe shqiptaret e kishin ndertuar per 50 vjet ta Vidhnin me Ligj vetem keta .....Repishtet --Dhe u treguan te pameshireshem --I privatizuan te gjitha pa apguar asnje leke dhe kthyen ne magazina , --Punetoret i hodhen ne ruge -

-Krijuan ne kete menyre nje eksod biblik qe vazhdon edhe sot e kesaj dite pas 20 vjet shkaterrime te pafund ......rinia akoma iken e iken ne nje ikje pa kthim......

___Dhe ja ne keto 20 vjet u krijua Njeriu i Ri -...Rrepisht ----Ky njeri eshte Hajdut, I koruptuar, i pashkolluar, trafikant droge e prostitue , perdhunues , vrases gjakftohte edhe per ate qe i ka bere koken , --Njeri qe behet spiun Antishqiptar pa asnje brerje ndergjegje --se ndjenjen e patriotizmit e ka zero ., qe e ka mbushur qeverine e tij denga me spiune te grekut , qe i behet ure grekut e serbit ...etj etj...se bemat e ketij lloj njeriu nuk kane fund

---------Me nje fjale ne Kohe te komunizmit pavaresisht defekteve te atij sistemi Njeriu i Ri nuk vriste vellane dhe donte mbi cdo gje Shqiperine

------------Ndersa sot ky njeriu ii ri ....Repisht --Kryen Krime monstruoze cdo dite , vret edhe nen e babe , e jo me me tutje dhe Urren mbi cdo gje Atdheun e tij .....

Ky pra eshte ndryshimi midis ketyre dy njerezve ...

O "Rajmond", Nuk mund te

O "Rajmond", Nuk mund te flitet per "Njeri te Ri" as sot dhe as dje.

Ato qe shfaqte shqiptari dje dhe sot nuk jane krijesa te momentit por perfaqesojne anet e ndryshme te karakterit te shqiptarit te formuar gjate shekujve si hajdut dhe mercenar. Shqiptari si askush tjeter ka shfaqur dhe nje tipar tjeter te shemtuar qe eshte pabesia,tradhtia dhe nderrimi i fesë e i partive me nje pafytyresi te atille qe te lene me goje hapur.

A mund te me shpjegoni perse qe nga viti 1924 e deri me sot Shqiperine e kane udhehequr vetem plehrat? Kjo eshte e shpjegueshme fare qarte; Populli zgjedh bijt e vet ne perfaqesim. Perfaqesuesit me tipik e çajne rrugen permes rastesive ne menyre te domosdoshme.

Do te duhet nje kohe shume e gjate qe te krijohet "Njeriu Perendimir Shqiptar" qe te jete i perkushtuar per vendin e vet dhe per ata qe ai i perfaqeson. Jo me kot Fishta dhe Konica i kane share shqiptaret. Ata i donin shume, por i kishin inat, se ishin te poshter kur shfaqeshin si perfaqesues te zgjedhur.

Shqiperine e kane udhehqeur

Shqiperine e kane udhehqeur pleherat por ne Koumnizem e ka udhehequr nje Filozof , sic thote Historiani Amerikan Edvin Jacuque , libri te cilit per Historine e Shqiperise eshte ne Kongresin Amerikan

--Enver Hoxha ishte i vetmi Udheheqes gjenial i cili e mbrojti Shqiperine nga copetimi qe kekronin ti benin ne 1944 Anglia dhe Amerika , dhe em vone e zhvilloi Shqiperine duke e futur ne Familjen e vendeve moderne europiane me Indsutri dhe Bujqesi te mekanizuar moderne --Keto fjale i thote Enciklopedia Britanike , dhe nuk i kundershton dot jo ti more llesh , por as edhe Perendia vete ---------Sepse Enciklopedia Britanike eshte liber Sistem referimi ne Boten e sotme moderne ,per cdo ngjarje dhe personalitet te Historise moderne

Eshte e vertet qe komunizmi
Eshte e vertet qe komunizmi themeloi shqiperine moderne por gjithe ato deshtime dhe vrasje nuk mund t'ia etiketosh vetem sistemit duke mos permendur satanizmin,egon dhe sadizmin personal te Enver Hoxhes.Une do thoja se duhet te kaloje ca kohe qe historia e komunizmit te studiohet nga shume kendveshtrime...sa per pjesen pas 90-es pajtohem plotesisht me Raimondin.Shqiperia tani do duhej te Kishte te pakten 5-6 vite si anetare e EU
Perfundimisht, ky website i

Perfundimisht, ky website i Muc Nanos eshte nje mostruozitet. Nuk duhet me e hape me, gjithe enveristet dhe gjithe narciset e dynjase ky ka nise me i mbledh ne kete website dhe kur me te rralle ka ndonje shkrim te hajrit si ky i prof Repishtit sulen enveristet me gjithe padijen e tyre dhe c'nuk thone.

Mos u merzit. Siti eshte i

Mos u merzit. Siti eshte i mire pavaresisht perbindshave komuniste qe kena ketu. Dhe ky raimondi s'duhet te te bezdise. Ne qe kemi muaj ketu e njohim mire. Be nje search per te dhe do te shohesh perla komuniste me te vyera.

Ciao!

O "Anonim" qe me ngjane nga

O "Anonim" qe me ngjane nga se Berti vetë!...

Ke te drejte per enveristet por jo te gjithe jane ashtu. Ne se s'te vlersojne studimin nuk do te thote se te gjithe jane kunguj.

by the way

Ky Repishti eshte nje

Ky Repishti eshte nje reaksionar, sic eshte edhe vete Nikolla.

Add new comment