Narcisisti dhe servili
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3065_1_3241.jpg?itok=EwIus0J2)
Një pseudo politikan, një pseudo intelektual apo edhe një pseudo gazetar që kërkon me çdo kusht çmimin e pamerituar, është si një narcis, por në këtë rast jo me fytyrë të bukur, që kërkon t’i m’veshë vetes merita të papatura.
Teknologjia dhe mjetet e fundit të gjenerimit dhe shpërndarjes së informacionit ia bën më të lehtë imoralëve të përhapin idenë se pretendojnë çmimin moralit, injoranteve çmimin e dijes, shëmtirës çmimin e bukurisë.
Kështu “narcisi” i kohëve moderne mendon se përmes një faqeje facebook-u do të tërheqë shumë fansa rreth vetes. Mendja e tij “pjellore” mendoi të zgjedhë “servilin” për të arritur objektivat dhe synimin e tij. Plani i “narcisit” ishte sa interesant aq edhe paradoksal në të njëjtën kohë. Kështu “narcisi” ynë i kërkon një “miku” të tij (servilit) që të hapë një “Fans Page” në rrjetin social më të populluar kohëve të fundit, dhe të bëjë sa më shumë fansa me qëllim solidarizimin që “narcisi” të marrë çmimin “njeriu i vitit” në mënyrë që ai në fund të mbetej i surprizuar nga iniciativa që miqtë e tij kanë marrë për të. Me siguri që “servili” (“miku”) i tij ka marrë ndonjë ofertë për ndonjë vend të mirë pune, sigurisht nëse e arrin këtë objektiv.
Por ja që ndonjëherë planet nuk shkojnë ashtu sikurse duam. Ndodh që edhe të dështojmë rrugës ashtu siç ndodhi edhe me “narcisin” dhe servilin tonë. Kërkesa e tyre për të bërë sa më shumë fansa dështoi, madje edhe më keq se ç’e kishin menduar. Mesa duket postulati i tyre për të thithur sa më shumë mbështetës nuk ka qenë aq i goditur, por kjo jo se nuk ishte formuluar bukur dhe pa kuptim. Në të vërtetë pakuptimësia dhe paradoksi në këtë rast qëndronte në emrin e atij që do të duhet t’i atribuohej çmimi (narcisit).
Doli që opinioni publik nuk mendonte të njëjtën gjë me servilin se personi në fjalë (narcisi) ishte një njeri i mrekullueshëm, pasi gojët e liga lart e poshtë kryeqytetit por jo vetëm, flisnin se “narcisi” ynë i plotlumur dhe i plotkënaqur nga jeta, nuk ishte një njeri fort i dëshiruar në shoqëri sepse nuk kishte bërë as edhe ndonjë gjë në të mirë të shoqërisë, nuk ishte një njëri i mrekullueshëm në familje pasi nuk numëroheshin rastet e tij për tradhti ndaj bashkëshortes, gjithashtu po sipas gojëve të liga as edhe në profesion zotëria nuk kishte dhënë ndonjë kontribut të vyer pasi nuk kishte bërë gjë tjetër veçse i kishte lëpirë këmbët dhe vazhdonte me lëpirjen ndaj atyre që e sollën në atë post.
Kështu një titull kaq i madh “njeriu i vitit” duket se nuk qëndronte në shtatin e “narcisit” dhe “servili” dështoi në iniciativën e tij.
Sigurisht atij më shumë i dhëmbi vendi i punës që i ishte premtuar sepse thellë në ndërgjegjen e tij të pastër nuk mendonte se narcisi e meritonte vërtetë një çmim të tillë. Kështu paradoksi i narcistit modern nuk përfundoi ashtu si edhe legjenda, por në paturpësinë më të madhe ai u mundua që gënjeshtrës që kish nisur që në fillim, t’ia zgjaste këmbët edhe më shumë përtej cakut njerëzor.
Comments
kam idene se nje person nuk

kam idene se nje person nuk eshte edhe narciz(narcizist)edhe servil;eshte patjeter njeri nga te dyja.Narcizi eshte personi qe dashurohet me imazhin e vetvetes;pra te tere i duken idiote,keshtu qe veshtire s3e do ti serviloset kujt kur i denigron te gjithe.Miti i Nrcizit eshte i nje gjysemhyjnie greke shume te bukut,qe dashurohet me vetveten,por dhe i nje termi te perdorur ne psikologji(narcizisti)per personat qe dashurohen pas imazhit te tyre.Ne njefare kuptimi te gjithe jemi narçize,duke qene se na genjejne syte dhe bejne sikur shohin perreth vetem idiote;shqiptaret jane te gjithe te semure nga nje doze jo e lehte narçizizmi,por eshte argument per psikologe polemiste,si i ndjeri doktor qe vdiq,ai me floke te gjata qe s'po ia mbaj mend emrin,por zakonisht te gjithe shqiptaret e merrnin per idiot,se shqipot jane narçize,siç e thashe me siper.Nuk e kuptova deri ne fund pse ky tipi narçizo-servil nuk pati nje emer dhe mbiemer;mos eshte fjala per henri çilin,apo artan hoxhen,apo ai me mjekerr qe ka qene drejtor i TVSH,ah po,zheji quhet,qe di edhe perberjen atomike te molekules se shurres,po ta pyesesh per provokim.

Interesante do ishte te dinim

Interesante do ishte te dinim edhe emrin

Vertet shume interesant

Vertet shume interesant shkrimi. Po vdes nga kureshjta te di se kush jane emrat ne te vertete te narcisit dhe servilit. Sepse behet fjale per dy persona qe kerkojne te perfitojne nga njeri tjetri dhe ne fund te dy dalin te humbur e te turperuar.

(Pa subjekt)

(Pa subjekt)

Add new comment