Arkiv-Opinion
Vëllezër?
Ka disa steriotipe të cilët është vështirë të ndryshojnë. Ato vazhdojnë të jetojnë sa nga padija, sa nga injoranca - shkalla më e lartë e padijes - sa nga ligësia, e cila, e bashkuar me padije dhe injorancë jep një përzierje të frikshme dhe shkatërruese. Ky nuk është rasti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ai është një burrë goxha i kënduar. Në politikë ka dëshmuar vazhdimisht atë sens pragmatizmi të diktuar nga origjina e tij, modelet që ka ndjekur dhe nga ideologjia komuniste që besonte dikur.
Dibra e Shqipërisë dhe Maqedonisë
Rajoni i Dibrës është i ndarë në dysh, ku njëra gjysmë i takon Shqipërisë dhe gjysma tjetër Maqedonisë. Kultura, mentaliteti dhe dialekti janë thuajse të njejta mes dy Dibrave, por edhe martesat mes dy rajoneve janë të shpeshta. Sa i takon politikës, dibranët e Maqedonisë ankohen me të drejtë nga faktori politik për diskriminim në shfrytëzimin e resurseve natyrore në Dibër.
Burdhjaks
I dashur Enkel,
Programe e platforma? Ok, por përparësi është rrëzimi i regjimit
Lexoni se ç’ka thënë Blushi pardje në një takim me lexues të librit të tij të fundit (marrë nga Tema online): “Pas marrëdhënieve të reja të krijuara mes PS-së dhe forcave politike aleate, përfshi edhe PBDNJ-në, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi, e konsideron më të vlefshëm një aleancë me votuesit se sa bashkëpunimin me këto. Blushi nuk e llogarit sistemin zgjedhor në disfavor të socialistëve pa një koalicion të gjerë, nëse këta ta fundit do t’i bindin qytetarët për të votuar.
Demografia, kohë e ndryshme, të njëjtat gënjeshtra
Studimet mbi demografinë janë nga më të vështirat. Burrat me mjekër kryejnë llogari që zgjasin shpesh me dekada dhe në fund japin konkluzione relative. Por këto teknikalitete shkencore vështirë se mund të hyjnë në punë në Shqipëri, veçanërisht po të dëgjosh Kryeministrin teksa flet pa pasur asnjë studim në dorë, për normën e vdekshmërisë foshnjore, jetëgjatësinë mesatare të popullsisë apo vdekshmërinë e nënave në lindje.
Ja se çfarë na tha Kryeministri:
O…ooo, çfarë krimi, çfarë turpi!
Tema, dt., 06.04.2012: “Tiranë, e godet makina, gjen vdekjen fëmija 5 vjeç”.
Balkan Web, dt.06.04.2012: “Lushnje, furgoni përplas 3 fëmijë, po shkonin në shkollë”.
ABC Neës, ora 12.00 A.M: “Aksident në Fushë Krujë-Milot, vdes polici i burgut”.
Kjo është masakra rrugore e radhës, vetëm në gjysmën e parë të ditës me 06 prill 2012. E premte e zezë, pikërisht në një të premte si kjo, Pons Pilati lau duart dhe Krishti u vu në kryq.
“Credit rating” dhe vlerësimi i borxhit shqiptar
Për vlerësimin e mundësive për kthimin e kredive pra të borxheve që një vend apo dhe një kompani e madhe ka ndaj të tretëve, ka disa shoqëri studimore private- “agjenci të vlerësimit të kreditit” që në mënyrë të vazhdueshme bëjnë vlerësime të cilat shpallen për publikun dhe për të interesuarit, d.m.th ata që japin kredi, borxhe apo dhe blejnë bono thesari te shteteve e të bankave. Në rastin e kompanive vlerësimi bëhet më shumë për bondet e saj se sa për vetë kompaninë. Edhe ne shqiptarët tashmë i njohim kryesoret e tyre.
Cila parti është e para në sondazhe?
Në një intervistë të Kreshnik Spahiut që publikuam në Respublica.al (http://www.respublica.al/opinion/2012/4/5/kreshnik-spahiu-presidenca-per-berishen-nje-shpetim-nga-turperimi-elektoral), ai deklaroi se sondazhet periodike që po zhvillon Aleanca Kuqezi po tregojnë se, në qarqet kryesore të vendit, PD-ja po renditet e treta si parti (pas AK-së dhe PS-së).
Krim i pasofistikuar përballë një policie të pasofistikuar
Pas ngjarjes së fundit te Xhamlliku, ne gazetarët u fokusuam më së shumti e jo pa të drejtë te Viktor Gushi, e te bëmat e tij, mirëpo në gjithë këtë histori ish dhe diçka tjetër që të tërhiqte vëmendjen. Ish ai dhjetëminutësh i hetimit paraprak (në fakt, i hetimit në të nxehtë; shumë në të nxehtë), që nga policia përfundoi fillimisht në duart e gazetarëve të televizionit “ABC News”, e më pas në duart e gazetarëve të të gjithë televizioneve.
Kreshnik Spahiu: Presidenca për Berishën, një shpëtim nga turpërimi elektoral
Kreshnik Spahiu ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike për disa akuza që i janë bërë atij si dhe për disa akuza që ai i ka bërë Kryeministrit Berisha. Në numrin e fundit të revistës Mapo, Spahiu akuzohej se sponsorizohet nga qarqe neo-otomane, të cilat kanë ndërmjetësuar vizitën e tij në SHBA. Ndërsa në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ai deklaroi se “Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e partisë së tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta”.