Arkiv-Opinion

Barazia efektive, e vështirë por jo e pamundur

Postuar në 27 Prill, 2012 03:03

Barazia efektive si koncept personifikon një sërë veprimesh, masash apo kushtesh të krijuara, efektet e të cilave tentojnë të sigurojnë ndjenjën dhe gjendjen e të qënit të barabartë tek persona, me pozitë jo të barabartë shoqërore, ekonomike, sociale, etnike, pavarësisht nga gjendja numerike e tyre. Kjo barazi gjendet mbi nivelin e një barazie të  zakonshme. Një barazi e tillë kondicionohet nga niveli i emancipimit të një shoqërie, kushtet historike, zhvillimi ekonomik, komunikimi mediatik, por do të doja të veçoja ndikimin që ka vullneti politik për krijimin e saj.

Shqipëria: E bukur, e pazbuluar dhe e lirë (ekonomike)

Postuar në 26 Prill, 2012 05:00

A do të dëshiroje që të gjendej një vend me të njëjtin bregdet si Greqia, por pa turistë? Pusho së ëndërruari. Në veri të Greqisë vazhdon linja bregdetare, dhe turistët nuk kanë ardhur akoma.

Më në fund, një zyrtar denoncon ‘mafian në apo me pushtet’.

Postuar në 26 Prill, 2012 04:45

Drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi, ka dhënë dorëheqjen. Dy ditë më parë, ai është pezulluar nga kjo detyrë me urdhër të ministrit të brendshëm, Bujar Nishani, me motivacionin se “ka bërë luftë selektive ndaj bizneseve të kromit, dhe se ka tejkaluar kompetencat, duke u bërë pengesë në eksportimin e këtij malli made in Albania në tregjet e huaja”.

Studimi i Kuranit

Postuar në 25 Prill, 2012 04:19

Gideonët shpërndajnë më shumë se dy mijë kopje Biblash në ditë dhe askush nuk ankohet. Por Kurani është një mesele tjetër. Një grup i quajtur “True Religion” (“Religjioni i vërtetë”) ka shpërndarë më shumë se treqind mijë kopje, shumë prej të cilave janë ndarë nëpër “stenda informacioni” në zona tregtare. Është thënë se qëllimi ishte dorëzimi i kopjeve më shumë se 25 milionë gjermanishtfolëve në Evropë. Agjencitë e inteligjencës janë alarmuar; politikanët e kanë dënuar planin.
“Presioni publik ishte shumë i madh”, është thënë në një reagim.

Kundërsulmi diplomatik i Berishës

Postuar në 24 Prill, 2012 01:24

Kur Berisha vihet nën trysni, gjithmonë kundërsulmon – pavarsisht nëse trysnia i vjen nga brenda apo nga jashtë. Kjo nuk është një teoremë që ka nevojë për vërtetim – është kthyer tashmë në aksiomë.

Në muajt e parë të këtij viti, Berisha u vu nën trysni për të n-tën herë gjatë karrierës së tij të trazuar politike. Dhe trysnia po i vinte kësaj rradhe nga Perëndimi. Dhe duke i mbetur besnik aksiomës së mësipërme, Berisha përsëri kundërsulmoi.

Le t’ia bëjmë kronologjinë këtij episodi të fundit.

Demokracia online, një arritje apo një problem?

Postuar në 23 Prill, 2012 04:33

Që në botën online ka demokraci, kjo është një gjë që duket pa ndonjë mundim të madh; madje, ka demokraci më shumë se sa në botën reale, ku pjesëmarrjen e pengojnë apo shkurajojnë lloj-lloj faktorësh, mes të cilëve mund të shquajmë deri dhe natyrën ca si tepër impenjative të pjesëmarrjes (për të shkuar në një tubim, të duhet të vishesh, të marrësh autobusin, të dëgjosh të tjerët të flasin e rëndom të mos kesh mundësinë ta thuash tënden).

Revanshi i gjakologëve

Postuar në 22 Prill, 2012 06:33

Një batutë politike, e kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në Turqi, për “gjakun shqiptar” të shumë qytetarëve të atij shteti u bë shkas për shpërthimin e një zemërate të paparë në mediat nga komentues, editorialistë, kolumnistë, historianë, opinionistë dhe të tjerë ekspertë gjithfarësh (vetëm hematologët mungonin), i denoncuan njëri pas tjetrit, por në unison, këto lidhje gjaku që kishte përsiatur lideri shqiptar.

Rënia e Shtetit

Postuar në 21 Prill, 2012 05:06

Pak ditë më parë, gjatë një vizite të tijën në Bruksel, Kryeministri i Shqipërisë lëshoi një deklaratë, e cila për çudi nuk u trajtua nga opozitarë e analistë të mprehtë anti-qeveritarë. I gjendur përballë insistimit profesional të korrespondentes së Top Channel-it në Belgjikë lidhur me pandëshkueshmërinë e korrupsionit elitar, Kryeministri dha një evidencë të tijën për ta rrëzuar poshtë këtë prezumim. Ai theksoi se ndryshe nga viti 2005, kur ai erdhi në pushtet dhe gjeti nëpër burgjet e Shqipërisë 1300 të dënuar, sot numri i të burgosurve ka shkuar në plot 5 mijë.

Të dhëna të fundit të FMN për ekonominë shqiptare

Postuar në 20 Prill, 2012 09:03

Dje Fondi Monetar Ndërkombëtar  publikoi në kuadër të raportit të vet World Economic Outlook April 2012  të dhënat për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe parashikimet e veta deri në vitin 2017. Në të ne morëm çfarë jepen për Shqipërinë dhe po i bëjmë të njohur publikut disa prej treguesve kryesorë. Jemi të vetëdijshëm për opinionin  e qeverisë sonë për këto të dhëna, dhe sigurisht do të qe e dobishme që të kishim dhe nga Banka Botërore (WB) dhe Berzhi (EBRD), por , në mungesë të tyre po mjaftohemi me këto.

Mund të pengohet loja presidenciale e Berishës?

Postuar në 19 Prill, 2012 03:23

Më pyeste një diplomat këto ditë: Ka ndonjë gjë që mund ta bëjë Berishën të ndërrojë mendje lidhur me vendimin që ka marrë për të zgjedhur në krye të shtetit një eksponent të Partisë Demokratike? Ideja ime është se ndoshta mund (nuk po më shpëton kjo shprehje tautologjike “ndoshta mund”; po e shkruaj qëllimisht kështu për ta theksuar pasigurinë time) të ndryshojë mendje në qoftë se e merr në telefon Hillary Clinton e ia kërkon këtë gjë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion