Arkiv-Opinion

Leksione gazetarie nga shefat

Postuar në 24 Maj, 2012 03:55

Përveç tragjedisë së madhe të humbjes së jetës së 13 vajzave e djemve në aksidentin fatal të Himarës, në median shqiptare, print dhe online, është hapur dy ditët e fundit debati më i madh për profesionalizmin e gazetarëve, ai i raportimit të reporterëve nga terreni. Kanë shkruar për këtë Lutfi Dervishi, Mero Baze, Mustafa Nano e të tjerë, duke atakuar mënyrën e raportimit të gazetarëve në terren, disa orë pas tragjedisë e mandej në dy ditët e transmetimeve live.

Kush është Tomisllav Nikoliç?

Postuar në 24 Maj, 2012 02:26

Me Tomislav Nikoliqin si kryetar Serbia ka nisur një eksperiment politik. Dikur vojvoda i çetnikëve kërkonte – bashkë me mentorin e tij politik Vojislav Sheshel – që shqiptarët e Kosovës të infektoheshin me sidë. Kështu, sipas tyre, do të zgjidhej çështja e Kosovës. Një president të tillë e ka merituar Serbia që ende nuk është e gatshme të ndahet nga demonët e së kaluarës. Një president të tillë e ka merituar edhe Bashkimi Evropian me politikën e tij joparimore ndaj Serbisë.

Çdo ministër duhet të jetë edhe ministër shëndetësie

Postuar në 23 Maj, 2012 03:19

“Çdo ministër në një qeveri, në një farë mase, duhet të jetë edhe ministër shëndetësie.” Kjo fjali përmbledh në pak fjalë fjalimin e Sir Michael Marmot në Konferencën Botërore për Sigurinë e Jetës, zhvilluar në Londër para dy vjetësh (Marmot është Presidenti i Shoqatës Britanike Mjeksore). Le ta përkthejmë këtë fjali në shqipen e realitetit të Republikës së Shqipërisë.

A dimë të sillemi ne gazetarët në një tragjedi?

Postuar në 22 Maj, 2012 03:44

Dje pasdite, në orën 18.32, publikova në respublica.al një shënim me titullin “Tragjedia e Himarës dhe … transmetimet televizive live”, dhe aty krahas informacionit mbi ngjarjen tragjike, ku mbetën të vdekura 12 vajza, studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, fokusohesha pakëz dhe në transmetimet live që televizionet i bënin ngjarjes, duke filmuar e komentuar atë që dukej nga tragjedia. Ishin orët e para pas tragjedisë, dhe po i ndiqja sy e veshë ato transmetime. Ishin një numër televizionesh që e bënin këtë gjë në të njëjtën kohë.

Gjurmët të çojnë në... Kryeprokurori

Postuar në 21 Maj, 2012 02:02

Kur Bob Woodward dhe Carl Bernstein, ish-reporterët e gazetës Washington Post që zbuluan skandalin “Watergate”, pyetën burimin e tyre anonim sesi mund t’i gjenin gjurmët e organizatorëve të tentativës për futjen fshehtazi në zyrat qendrore të Partisë Demokrate në qendrën “Watergate”, ai u tha vetëm tri fjalë: “Ndiqni gjurmët e parave!”. Pasi gazetarët ndoqën këtë këshillë, mësuan se një shumë parash që ishte gjetur në shtëpinë e njërit prej atyre që tentuan futjen fshehtazi në zyrat e Partisë Demokrate, ishte “dhuruar” në fakt nga Komiteti për Rizgjedhjen e Presidentit Nixon.

Totalitarizmi fetar është më i rrezikshëm se sa totalitarizmi ideologjik

Postuar në 20 Maj, 2012 04:58

Në të përditshmen Shqip i kanë marrë një intervistë Arbën Xhaferit. Ne kemi veçuar një pjesë nga kjo intervistë në formën e shënimit me titull “Arbën Xhaferri: Partitë duan një president pulë”, por pjesa më e rëndësishme e bisedës së tij me gazetarin Ylli Pata ka të bëjë situatën e shqiptarëve në Maqedoni, dhe me nënvizimin e identitetit të tyre fetar gjatë protestave të fundit kundër praktikave të paragjykimit që u vinë nga pala maqedonase. Po e sjellim të plotë këtë pjesë të intervistës. Re.Pu.

Kiss

Postuar në 19 Maj, 2012 05:42

Tragjeditë dhe komeditë më të mira shqiptare asnjëherë s’kanë qenë të shkruara në letër. Ato kanë ndodhur dhe shpesh janë ndërtuar në mënyrë aq të përsosur – që nga hyrja, zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja – saqë çuditem si nuk doli asnjë dramaturg “kodosh” ta hidhte në letër historinë mot e mot! Kaq do t’i mjaftonte që ta bënte të suksesshme e ta shiste në botë. Por ja që edhe kur e ke aty pulën, ha sorrën gjithsesi, se të duket më avangard si koncept, e kështu shpesh përfundojmë me ca vënie në skenë apo me filma që as vetë ata që i bëjnë, s’i kuptojnë.

Rrena dymiliardëshe

Postuar në 19 Maj, 2012 04:26

Në fund të përrallës, gjithnjë një gjysh a gjyshe u thotë fëmijëve atë që duhet thënë, për të mos i lënë të vdesin në injorancë, përralla me lesh, e mira prej nesh! Nëse hulumton në internet pas korporatës SIVA PARTNERS të shfaqet një shtëpi luksi me pishinë, më poshtë një sallë konferencash pa njeri dhe një adresë 780 Third Avenue, 9 flor. New York. Për krye të kësaj shfaqjeje shfaqet një emër në të parë asociativ, Mohammad Ali si bossi i korporatës e më poshtë është e pashmangshme një foto e investitorëve njujorkezë me të vetmin njeri publik në botë, kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Një zëvendësministër non grata në vendin e tij

Postuar në 18 Maj, 2012 03:46

Kryetari i një partie politike të vogël shqiptare, e cila evokon kthimin e “rrotës së historisë” së kombit tonë në një periudhë të perënduar prej kohësh, të sunduar nga një mbret i vetëshpallur dhe tradhtar i kombit të tij, pra kryetari i një partie të tillë, i cili është edhe zëvendësministër i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë (jo në “Monarkinë shqiptare”), paska kërkuar publikisht që ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij z. Henk G.C. van den Dool, të shpallet persona non grata dhe të largohet nga Shqipëria!!!

Një debat i çuditshëm me fe, flamur e katundarë

Postuar në 17 Maj, 2012 03:38

Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me një flamur jeshil me shkronja arabe dhe ku flamuri kombëtar me shqiponjë qe një element i dorës së dytë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion