Arkiv-Opinion
Bashkimi kombëtar dhe integrimi europian
Rëndom nacionalizmi konsiderohet si një reagim populist ndaj një dukurie tjetër, si p.sh. ndaj krizave ekonomike, ndaj integrimeve në Bashkimin Europian (BE), ndaj lodhjes dhe mërzitjes së elektoratit prej partive tradicionale, apo si rrjedhojë e mungesës së kulturës politike në popull. Ata që e shpjegojnë nacionalizmin në këtë mënyrë e shikojnë si një dukuri të përkohshme, si një anomali që do të kalojë gjithsesi. Në këtë vazhdë edhe politika nacionaliste etiketohet prej tyre si diçka emocionale dhe pa ndonjë thellësi programatike.
“Tirona, në zemrat tona!”
Që Tirana s’është e bukur, s’do mendje të hollë të kuptohet apo sy të veçantë të shihet. Klisheja e papërgjegjshme pavetore “Kjo dihet!” i shkon mirë për shtat situatës. Që Tirana është e bukur mund të thuhet, po, nga ata që e këqyrin me syze nostalgjike. Gazetarët nuk ka përse të veçojnë si fakt të pazakontë apo lajm-bërës se regjisori italian M. Bellocchio paskësh thënë: “Tirana nuk është një qytet i bukur.” Ndoshta ata duan të nënvizojnë sjelljen e pahijshme të Bellocchios që të shan në shtëpinë tënde? As kjo nuk më duket se justifikon lajmin.
Matura shtetërore dhe “Albatros”
Më datë 2 qershor 2012, mijëra maturantë u ulën në bankat e shkollës për t’iu nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore në lëndën e letërsisë. E konsideruar si rezultante e përgatitjeve tri vjeçare, Matura Shtetërore ka synuar të jetë konkludim i kompetencave komunikative, arsyetuese, interpretuese, rikrijuese që nxënësi i ka fituar gjatë trajtimit të teksteve në ciklin mësimor.
Duke u thelluar në programet e gjuhës shqipe dhe letërsisë së gjimnazit, vërejmë se ato synojnë :
Një portret i Xhezair Zaganjorit
Një portret i kandidatit presidencial të maxhorancës i ndërtuar nga njerëzit që e njohin më mirë dhe nga ai vetë. Që nga vitet studentore, pedagogët që e kanë përkrahur, anëtarësimi në PPSH, dorëzimi i teserës, Gjermania, dashuria e tij e deri tek aktiviteti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Cili ka qenë rrugëtimi i djalit nga Shkodra, që ka punuar dhe si punëtor ndërtimi dhe që sot i premtohet si destinacion final karrigia e kreut të shtetit? Gjithë vendimet e tij në vite dhe pse ka votuar pothuaj gjithmonë kundër opozitës socialiste
Lernani të qajmë!
Rona Nishliu ka prodhuar këto ditë lajme të mira për shqiptarët e për Kosovën pothuaj sa krejt Kosova bashkë në këto tash trembëdhjetë vjet të pasluftës, duke i bërë të ndjehen krenarë, bashkë me të gjithë shqiptarët, edhe tërë bashkëvendësit e saj, tashmë gati të mësuar se lajme të mira as që mund të dëgjojnë në këtë vend.
Paraqitja e saj e suksesshme në Eurosong, na bëri të ndjehemi si rrallëherë se edhe ne jemi, apo së paku se mund të jemi, pjesë normale e botës, e jo një vrimë e zezë e saj.
Mjeshtëria për të fshehur qëllimet dhe për të dhënë goditje pas shpine
Para tri ditësh, teksa isha i ftuar në programin “Top Story”, në një version paraditeje, moderatori Balla u lidh drejtpërdrejtë me Gazmend Oketën, i cili sapo kish dalë nga seanca parlamentare ku, siç e dimë tanimë, votimi i parë në procedurën presidenciale u shndërrua në një show të panevojshëm e të bezdisshëm (nuk u votua dhe kështu raundi i parë mund të quhet i dështuar me sukses të plotë).
Regjisori italian Marco Bellocchio: Tirana s’është e bukur
Pas kritikave në fillim të majit në adresë të kryeqytetit shqiptar, në të cilin kërkoi dhe nuk gjeti gjurmë historie, regjisori i njohur italian Marco Bellocchio ka përsëritur provokimin e tij gjatë një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News. “Duhet të themi të vërtetën: Tirana nuk është një qytet i bukur”, tha fituesi i Luanit të Artë në Festivalin e Venecias dhe fitues i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës me veprën e tij “Vincere”. “Thuajse në të gjithë kryeqytetet ka lagje të vogla antike, me një traditë të madhe, por duket se këtu s’ka”, tha Bellocchio.
Pesëmbëdhjetë muaj më vonë
Mund të mos ju kujtohet tash, por, më 25 nëntor 2010, kur Partia Demokratike e Kosovës mbajti në Pallatin e Rinisë në Prishtinë konventën solemne dhe kur nominoi kryetarin e saj, Hashim Thaçi, për postin e kryeministrit, Thaçi tha: “Brenda pesëmbëdhjetë muajve të parë të mandatit të dytë, kosovarët do të lëvizin pa viza në Evropë”.
E, me kalimin e kohës, filluan të ndryshojnë deklaratat: “Shumë shpejt, lëvizje pa viza”, “Dita e liberalizimit të vizave së shpejti bëhet realitet”, “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”...
Qytetarë me kohë të pjesshme ---
E ardhmja është e trishtë atëherë kur e përditshmja është e paralizuar nga kotësira, dogma pa aksion, apo vetë-kënaqësi hipokrite. Asgjë e mirë nuk do të ndodhë nëse jemi solidarë vetëm në raste tragjedish; patriotë në ditë festash; apo qytetarë të përgjegjshëm vetëm sa për fasadë. Pa 'Carpe Diem' si zor që të bjerë bukë nga qielli.
Po përpiqem ta shtjelloj idenë që sintetizova më sipër.
Shqipëria dhe pjesëmarrja në EuroSong 2012
Jehona e paraqitjes së Shqipërisë në edicionin e 56 të Festivalit Evropian të Këngës 2012, i cili u mbajt më 26 maj në Baku të Azerbajxhanit ende nuk është shuar. Renditja përfundimtare me të drejtë u konsiderua një triumf i vërtetë për këngën shqiptare. Pas pjesëmarrjes së suksesshme me këngëtaren Anjeza Shahini, vitet e mëpasshme u pasuan nga paraqitje që edhe pse hynë në natën finale, nuk zunë ndonjë pozicion në renditje për të cilin të ndjeheshim kaq krenarë si në këto dy raste, duke na vënë në dyshim se s’do mund ta përsërisnim dot më suksesin e Anjezës.