Bashkimi kombëtar dhe integrimi europian

Rëndom nacionalizmi konsiderohet si një reagim populist ndaj një dukurie tjetër, si p.sh. ndaj krizave ekonomike, ndaj integrimeve në Bashkimin Europian (BE), ndaj lodhjes dhe mërzitjes së elektoratit prej partive tradicionale, apo si rrjedhojë e mungesës së kulturës politike në popull. Ata që e shpjegojnë nacionalizmin në këtë mënyrë e shikojnë si një dukuri të përkohshme, si një anomali që do të kalojë gjithsesi. Në këtë vazhdë edhe politika nacionaliste etiketohet prej tyre si diçka emocionale dhe pa ndonjë thellësi programatike. Meqenëse një shpjegim i tillë është i gatshëm në sofrën e analistëve politikë për nacionalizmin e çdo vendi, ai merret i gatshëm dhe përdoret nga ata edhe për shqiptarët në ditët tona, fjala vjen për të komentuar për Aleancën Kuq e Zi në Shqipëri apo për Lëvizjen Vetëvendosje! në Kosovë. Me këtë ata harrojnë, ose më mirë të themi mbulojnë, specifikën e nacionalizmit shqiptar. Parimi i parë politik i nacionalizmit, ai më universali, është që kufijtë e kombit të përputhen me ata të shtetit. Më pas vijnë parimet e tjerë, edhe në varësi të rrethanave politike, historike, ekonomike etj. Për sa kohë që për shqiptarët parimi i parë nuk është përmbushur për pjesën më të madhe të territoreve ku ata jetojnë sot, atëherë nacionalizmi shqiptar është endemik për shqiptarët. Me fjalë të tjera, pavarësisht prej faktorëve dhe dukurive të tjera që e favorizojnë ose e pengojnë, për aq kohë sa kombi shqiptar është i ndarë dhe konsiderohet si i ndarë, qoftë edhe nga një pjesë e shqiptarëve, nacionalizmi mbetet një program politik aktual. Programi i tij është bashkimi i kombit në një shtet kombëtar dhe në këtë aspekt ai priret edhe për nga universalja, ngaqë synon kthimin e shqiptarëve në një subjekt politik, krahas kombeve të tjerë të botës. Në këtë kuptim, nacionalizmi mund t’u bashkëngjitet apo kundërvihet projekteve të tjerë që kanë shqiptarët, apo elitat e tyre politike. Duke e konsideruar nacionalizmin shqiptar si një anomali, normalizohet ndarja e kombit në disa shtete dhe bashkimi i shqiptarëve shpallet si i pamundur, madje i dëmshëm për vetë shqiptarët. Këtë të fundit, pra që bashkimi është i dëmshëm e ka shqiptuar vitin e kaluar edhe njëri ndër zyrtarët më të lartë të qeverisë së Shqipërisë, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Dikur, Enver Hoxha deklaronte se kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për bashkim me Shqipërinë ishte e dëmshme për Jugosllavinë dhe çështjen universale të socializmit, sot bashkimi i shqiptarëve shpallet i dëmshëm për çështjen e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian.
Duke i parë si projekte alternative integrimin europian dhe bashkimin kombëtar, elitat politike shqiptare të tranzicionit janë shprehur pro të parit dhe kundër të dytit. Madje ka integrimi europian vështrohet si kurues i të parit dhe ndonjëherë shkohet deri aty sa që t’i thuhet Brukselit nga vetë politikanët shqiptarë se nëse ngec procesi integrues i Shqipërisë në BE, do të shfaqet rreziku i nacionalizmit shqiptar në Ballkan. Nga antagonizmi i supozuar midis integrimit (europian) dhe bashkimit (kombëtar) shfaqet edhe çështja e ndërlidhur: ajo e paravendosjes së pyetjes Si? ndaj Pse?-së atëherë kur ngrihet çështja e bashkimit të shqiptarëve. Më poshtë do të përpiqemi të argumentojmë se lidhja e këtyre dy temave me njëra-tjetrën buron nga mosbesimi i shqiptarëve te vetvetja, nga mbizotërimi i idesë se ne jemi të pafuqishëm dhe se fatin tonë e përcaktojnë të tjerët. Neve na mbetet të përshtatemi që të mbijetojmë, njëlloj si gjallesat në skemën darviniane. Kurse kombet e tjera përreth kanë projektet e veta me anë të të cilëve kushtëzojnë mjedisin tonë, gjë që praktikisht do të thotë se ne po i përshtatemi në mbijetesën tonë nacionalizmave të fqinjëve.
Alternativa e rreme: integrim apo bashkim
Projekti i Bashkimit të Europës ka funksionuar deri tani, sepse ka pasur për bazë shtetet e konsoliduara kombëtare. BE-ja lindi si një projekt integrimi i dy modeleve të shteteve të zhvilluar perëndimorë, shtetit kombëtar dhe shtetit federal. Shtetet kombëtare si Gjermania, Franca, Italia apo Holanda kanë kufij që në pjesën më të madhe përkojnë me shtrirjen e një kombi. Federatat si Britania e Madhe, Belgjika, apo Spanja, janë të organizuar së brendshmi në rajone të vetadministruara që janë atdhe i një kombi/etnie të caktuar. Në disa raste këto rajone kanë një mëvetësi të tillë dhe popullsia e tyre një homogjenitet të lartë e identitet të spikatur etno-kulturor, saqë disa studiues i kanë quajtur “kombe pa shtet”. Të tillë janë skocezët dhe uellsianët në Britaninë e Madhe apo katalanët në Spanjë. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes pas mbarimit të Luftës së Ftohtë është bazuar sërish te modeli i shtetit kombëtar: Gjermania Lindore u bë pjesë e BE-së me bashkimin e saj me Gjermaninë; Çekia dhe Sllovakia u ndanë njëherë në shtete kombëtare dhe pastaj integruan në BE; po kështu shtetet baltike. BE-ja pranoi si anëtare Qipron greke, edhe pse ishulli mbetet i ndarë në linja etnike. Qeveria e tanishme e Skocisë, e cila po përgatitet që më 2014 të mbajë një referendum për shkëputjen e vendit nga Mbretëria e Bashkuar, ka shpallur se një Skoci e pavarur do të vazhdojë të jetë anëtare e BE-së.
Në ish-Jugosllavi, vendi që u pranua më herët ishte ai që ishte më homogjen etnikisht, Sllovenia. Në Ballkanin Perëndimor, bashkësia ndërkombëtare u përball me një problem: që të ndiqej parimi i shteteve të konsoliduara kombëtare duhej që të lejohej ndryshimi i kufijve shtetërorë të vendosur nga Tito. Prandaj për herë të parë integrimi europian u shpall si alternativë ndaj bashkimit kombëtar (irredentizmit). Pakti i Stabilitetit premtoi integrimin e shteteve ekzistuese në BE për të penguar projektet kombëtare. Nëse tjetërkund në Europë shteti kombëtar përbënte bazën e integrimit, tani në Ballkanin Perëndimor integrimi do të përbënte projektin zëvendësues ndaj bashkimit, shtetit kombëtar.
Kombet e tjera rreth shqiptarëve vazhduan projektet e tyre kombëtare paralelisht me integrimin europian, madje duke ia nënshtruar projektin e dytë interesave kombëtare. Kroacia është më e suksesshme në afrimin me BE-në, edhe për faktin se deri diku problemin e separatizmit serb në Krajinë e zgjidhi dhe ka siguruar një pozitë të favorshme institucionale për kroatët e Bosnjë-Hercegovinës. Mali i Zi ia doli të pavarësohet nga Jugosllavia e mbetur, me gjithë trysninë e BE-së për të mos e hedhur këtë hap, shumica e shteteve të BE-së e pranuan pavarësinë e Kosovës prej Serbisë, por duke e njohur rolin e privilegjuar të Serbisë brenda Kosovës, diçka që e përmban Plani Ahtisari dhe që po e dëshmon edhe investimi i BE-së në vazhdimin e negociatave të Prishtinës me Beogradin. Serbia, pasi e ka rehabilituar thuajse plotësisht imazhin e saj ndërkombëtar për luftërat dhe spastrimet etnike, po tregon se integrimin europian do ta përqafojë pa prekur synimet e saj politike në Bosnjë dhe Kosovë. Në IRJM vazhdon procesi i kombformimit maqedonas, me përmasa megalomane e groteske, por që ia ka dalë të anashkalojë me sukses kërkesat kombëtare shqiptare. Në rajon, janë shqiptarët kombi i vetëm që ka përqafuar si projekt të vetin integrimin, në vend të bashkimit. Qeveritarët e Shqipërisë në radhë të parë dhe pas tyre edhe ata të Kosovës dhe politikanët shqiptarë të IRJM-së kanë deklaruar se bashkimi do të jetë vetëm në Bruksel. Shqiptarët janë të bashkuar për t’u integruar në BE!
Duke u ndier të pafuqishëm për ta bërë historinë e tyre, i janë përshtatur gjeopolitikës dhe ideologjive të të fuqishmëve. Me rënien e komunizmit, elita politike shqiptare në Jugosllavi kërkoi në thelb përshtatjen me atë që do të vendosnin të tjerët: po të ruhej Jugosllavia do të kërkonte statusin e republikës brenda federatës, po të prisheshin kufijtë e republikave do të kërkohej një republikë për të gjithë shqiptarët aty, po të mos kishte Jugosllavi do të kërkohej bashkimi me Shqipërinë. Jugosllavia u zhduk nga harta e shqiptarët e saj as nuk u bashkuan me Shqipërinë dhe as me njëri-tjetrin në një republikë të vetme. Dje Shqipëria jepte shembullin se si mbrohet pastërtia e marksizëm-leninizmit, sot shqiptarët japin duhet të japin shembullin e integrimit. Sa për të dhënë një shembull, po citojmë një frazë nga intervista e Teuta Arifit, zv/kryeministre e IRJM-së për çështjet europiane, dhënë revistës “Shenja”, numri i shkurtit 2012: “…mendoj se janë ata (shqiptarët), të cilët duhet ta bartin procesin e integrimit euroatlantik të Ballkanit dhe të jenë shembull i mirë për Ballkanin dhe për veten”. Madje në të njëjtën intervistë ajo shprehet se demokracia nuk mund të fitohet plotësisht pa u integruar në BE e NATO, duke e harruar se vetë fjala “demokraci” do të thotë sundim i popullit!
Shqiptarët duhet të fillojnë ta mendojnë integrimin në funksion të bashkimit dhe bashkimin në funksion të integrimit. Në fakt, këtë gjë e ka bërë një nga mendimtarët më origjinalë shqiptarë, Ukshin Hoti. Dihet se shqiptarët u ndanë si pasojë e rivalitetit të fuqive në Europë. Kjo situatë e rëndë e shqiptarëve në Europën e fillimshekullit XX, Ukshin Hoti mendon se në fund të shek. XX mund të kthehet në përparësinë e shqiptarëve, sepse që bashkimi i Europës të realizohet dhe të qëndrojë në të ardhmen, duhet që gjeopolitika si e tillë të kapërcehet nga shtetet europiane. Kapërcim i saj do të thotë që nuk ekziston më arsyeja themelore për ndarjen e shqiptarëve. Prandaj, çështja shqiptare kthehet në një gur prove i projektit të bashkimit të Europës: “Lufta e popullit shqiptar për të zgjidhur problemet e veta dhe çështjen e vet është pikërisht në funksion të zgjidhjes së proceseve të Europës dhe të avancimit të proceseve të saj pozitive, përveç faktit se është edhe masë për matjen e ecurisë së tyre. Për këtë shkak dhe nga ky aspekt, shqiptarët vetëm sa po e kryejnë pjesën e vet të detyrës gjithevropiane (U. Hoti dhe I. Kadare, “Bisedë përmes hekurash”, 2000, f. 154). Eshtë e vërtetë se as serbët dhe as shqiptarët nuk e kanë në dorë bashkimin e Europës, mirëpo ata mund të sillen në pajtim ose në kundërshtim me integrimin. Serbët duan që pozitën e tyre hegjemoniste përballë shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit, pozitë e fituar për shkak të gjeopolitikës, ta “kontrabandojnë” edhe brenda BE-së, ndërsa shqiptarët me përpjekjen e tyre kombëtare nuk duan tjetër veç barazi mes kombeve, gjë që është në pajtim me projektin e bashkimit të kombeve të kontinentit (“Bisedë”, f. 63).
Kur është kështu, atëherë përse duket sikur përfaqësuesit e BE-së sot nuk e nxisin, por e shkurajojnë përpjekjen për bashkim të shqiptarëve? Përveç efekteve të gjeopolitikës që mbeten të fuqishme akoma, një arsye tjetër, sipas Hotit, është edhe frika nga e panjohura që mund të sjellë ndryshimi i kufijve mes shteteve ku jetojnë shqiptarët. Në përgjigje të kësaj frike, që është frikë e Europës nga vetja, shqiptarët nuk duhet të përgjigjen duke shpallur se po heqin dorë prej bashkimit, por se bashkimin po e kryejnë në pajtim me parimet e lirisë, demokracisë dhe vetëvendosjes që qëndrojnë në themel të Europës së sotme (“Bisedë”, f. 106-107).
Mendimi i Hotit priret të shquajë universalen te përpjekja kombëtare shqiptare. Pra, jo bashkim paçka asaj që po ndodh në Europë dhe në botë, por bashkim kombëtar sipas parimeve universale mbi të cilët po kryhet integrimi europian dhe ruajtja e paqes dhe e rendit ndërkombëtar. Ai nuk e shtyp partikularizmin e çështjes shqiptare në emër të parullave universale (internacionalizmi komunist, globalizimi, integrimi europian etj.), por e shtron detyrën kombëtare të shqiptarëve së bashku me detyrën që ata kanë ndaj bashkimit të Europës dhe ndaj paqes e barazisë mes popujve dhe njerëzve në mbarë botën. Sot, projekti i bashkimit politik të Shqipërisë me Kosovën nuk i nxjerr shqiptarët jashtë rrjedhave integruese europiane, përkundrazi i vendos ata bindshëm brenda logjikës së integrimit. Si mund të pranohet që një komb të gjallojë i ndarë në kohën kur po kërkohet një solidaritet mbareuropian prej kombeve të kontinentit?
Si?-ja para Pse?-së së bashkimit
Integrimi është ideologji hegjemonike në politikën dhe kulturën shqiptare. Si i tillë ai operon i vetvetishëm me anë të formulave të gatshme që qarkullojnë në nivelin e logjikës së shëndoshë së jetës së përditshme të shqiptarëve. Integrimi nuk ka nevojë të shpjegohet, sepse është bashkëpëlqimi i të gjithë politikanëve, justifikimi i politikave të tyre, objekti i debateve, akuzave dhe grindjeve midis tyre. Gjithmonë duke u paraqitur si i vetëmjaftueshëm dhe alternativa e vetme, d.m.th. si projekti politik i shqiptarëve kudo ku ndodhen në Ballkan. Në kushte të tilla të hegjemonisë së integrimit, nacionalizmit shqiptar i nevojitet që të argumentojë se përse bashkimi kombëtar është domosdoshëm, pse bashkëpunimi brendashqiptar është i dobishëm, pse nuk duhet marrë si e mirëqenë që integrimi e përjashton bashkimin, pse kombet fqinje nuk duan një shtet të fuqishëm shqiptar, por dy shtete të dobët etj. Synimi është që ideja e bashkimit shkallë-shkallë të kthehet në një hegjemoni të re në politikën dhe kulturën shqiptare.
Pikërisht në këtë luftë të madhe publike rreth Pse?-së së bashkimit kombëtar të shqiptarëve, hidhet pyetja “Si do ta bëjmë bashkimin?”. Kinse jemi të gjithë dakort dhe e dëshirojmë ta bëjmë, por nuk e dimë se si. Si?-ja nuk i drejtohet projektit të integrimit, sepse vetëkuptohet se ai shkon përtej vullnetit dhe fuqisë sonë, se për realizimin e tij fjalën e fundit e kanë të huajt e fuqishëm. Ngaqë e dimë se të huajt nuk angazhohen për bashkimin, prandaj ndaj këtij projekti që duhet të jetë i yni ngrihet pyetja Si? Kjo pyetje nuk drejtohet ndaj atyre qeveritarëve e politikanëve shqiptarë që dikur në Kosovë dhe IRJM morën armët e drejtuan luftën për bashkimin kombëtar, por tani nuk e përmendin më. Si?-ja nuk i drejtohet qeverisë së Kosovës, sepse ky shtet e ka të shkruar në Kushtetutë se nuk mund të bashkohet me asnjë shtet rrotull tij (me përjashtim të integrimit në BE). Si?-ja nuk drejtohet as ndaj qeverisë së Shqipërisë, të cilën fryma e Kushtetutës e detyron të punojë për bashkimin kombëtar, por arritjen më të madhe në këtë drejtim paraqet abetaren e përbashkët me Kosovën (mëse 100 vjet pas Kongresit të Manastirit kemi ngelur po tek abetarja unike), ndërkohë që një ministri e saj punon e tëra për integrimin. Jo, ajo që ndodh rëndom është që Si?-ja t’u drejtohet pikërisht atyre individëve dhe atyre forcave politike që janë shpallur në favor të bashkimit dhe por që nuk kanë pushtet ekzekutiv, që nuk mund të miratojnë të vetme ligje e akte të tjera shtetërore, pra atyre që tani për tani nuk mund të bëjnë politika publike. A thua se nuk ka më vend për Pse?-në, se është shteruar debati publik për bashkimin. Ngritja e pyetjes Si? për bashkimin bëhet në mënyrë që të mos bëhet pyetja Pse?. Përgjigjet e pyetjes Pse? shfaqin para shqiptarëve nevojat, logjikën dhe potencialin e tyre të brendshëm. Si?-ja edhe kur është e sinqertë, nëse vendoset para Pse?-së luan rolin e një retorike bllokuese, sepse shfaq mosbesim te aftësitë e shqiptarëve. Si?-ja kur nuk adresohet aty ku duhet, e delegon bashkimin te fusha e të pamundurës dhe e të pamendueshmes.
Tani shqiptarët kanë ardhur në një situatë kur duhet të pyesin sa më shumë Pse? Pse qeveritë dhe shumica e politikanëve shqiptarë nuk veprojnë sipas vullnetit të popullit? Pse qeveria e Kosovës nuk vendos reciprocitetin ekonomik dhe politik me Serbinë? Pse diplomatët e huaj po na thonë se përmendja e termit “republikë” në rastin e Kosovës na qenka e panevojshme? Pse shqiptarët u dashka të shpëtojnë nga fundosja anijen me emrin IRJM (metafora e Teuta Arifit) ku veten e ndiejnë si refugjatë pa leje dhe jo si qytetarë që vendosin për drejtimin se nga do të shkojë anija? Pse Kuvendi i Shqipërisë në njëzet vite nuk ka miratuar asnjë rezolutë për çështjen çame? Pse në Malin e Zi gjobitet valëvitja pa leje e flamurit shqiptar? Pse po arrestohen shqiptarët në Luginën e Preshevës? Këto janë disa pyetje “naive” që duan përgjigje. Kur merren përgjigjet e duhura për këto e pyetje të tjera që kanë të bëjnë me kombin, atëherë kur vërtet besohet te projekti i bashkimit, atëherë kur edhe integrimi nuk shihet më si zëvendësues, por plotësues dhe ndihmës i bashkimit, atëherë vetvetiu do të fillojnë të adresohen aty ku duhet edhe pyetjet, si dhe të marrin përgjigjet e duhura.
Shqip
Comments
Te lumte mendja e pena!
Te lumte mendja e pena!
Sepse o

Sepse o Enis,kriptonacionalisti,duhet me pare drejtesi,ekonomi,prosperitet dhe demokraci..e pastaj bashkime,"saldime" dhe eufori nacionaliste!Sepse, teperimet dhe "endrat e medha" sjellin tragjedi te medha dhe copetime te reja..Sepse forca kombetare nuk behet me bombardime aleatesh qe synojne NJE REPUBLIKE TE MADHE BANANESH!

Xhimi- pasi ti menduake qe je

Xhimi- pasi ti menduake qe je gjeni- po te pyes pse krejt shetet e botes jane nacionaliste? Pse cdo qeveri mbron shtetasite vet? Pse le te themi Italia nuk can bythen per ty si shqiptar (nese e ndien veten shqiptar apo bythqire qe je)? Qe te kesh demokracine, ekonomine dhe forcen duhet te kesh shtetin shqiptar! Arsyeja pse nuk i ke ansjeren qe i kerkon oj qyqe eshte se nuk kemi nje shtet shqiptar- por kemi disa shteteze dhe gjysme shtete qe kurre nuk do te behen shtet po nuk u be nje Shqiperi. Dhe nje nder arsyet pse nuk e kemi nje shqiperi jane njerez qyqe si ti. Por e kam nje lajm te mire per shqiptaret- lloji yt Xhimi eshte ne ulje dhe zhdukje e siper shkerdhate muti! Shqiperia do te behet nje, e forte dhe e denje qe nuk do te ktrijoje qenie si ty gomar!

Un perkundrazi shtroj dy

Un perkundrazi shtroj dy pyetje:

1-Pse u coptuen trojet shqiptare,

2-Pse jemi aqe larg integrimit europian?

Keto dy pyetje kan te njajten pergjigje:

1-Trojet shqiptare u coptuen per te evitue formimin ne Ballkan te nji "Turqie te Vogel", mbasi shqiptaret e pushtuem u shkrine me vete pushtuesin, u bane alet me tè dhe se bashku me tè luftuen luften per liri te kojshive te vet.

2-Shqiptaret moren menyrat arabo-aziatike te jeteses dhe te menduemit te pushtuesit aziatiko-arab turk-osman, te kunderta me menyart e jeteses dhe te menduemit europiane.

Zgjidhjen tashti gjenje vete ju qe doni te bashkoni trojet shqiptare dhe te integroheni ne Euorpe.

Keto pyetje femijesh tregoje

Keto pyetje femijesh tregoje qe jo vetem s'arrijem dot te zhvillohemi por as te kemi nje analize te qarte per te kaluaren. Duke u munduar ta hedhim "fajin" e prapambetjes te "karakteri" shqiptar ose islamizimi turk, i harrojme shume shpejt disa fakte kokforte.

1. Pozita demografike gjate ketyre 5 shekujve te fundit

2. Perkatesia ne asnje grup te madh etnik

3. Mos-mbeshtetje e asnje fuqie te madhe ne momente kritike

Disa fakte europiane rreth shtet-formimit:

1. Hungaria me popullate 10 milione, 3 mln. ndodhen ne shtetet qe rrethojne kufijte e shtetit.

2. Polaket 56 mln vetem 38mln ndodhen brenda kufijve shteteror.

3. Baskët, Keltët ose Bretonët sot s'kanë as shtet.

Bukur, shume bukur, kisha

Bukur, shume bukur, kisha kohe qe s'lexoja diçka kaq te hajrit, na ka mbytur 'politika e maskarenjve' e kemi harruar qe ka nje politike te kombit.

paul idiot tedeschini mos na

paul idiot tedeschini

mos na bej keshtu pyetjesh te veshtira.

Paul Tedeschini o gomar

Paul Tedeschini o gomar ani-kombetar!

Katolicizmi nuk vihet para shqiptarizmit!

Paul Tedeschini je nje

Paul Tedeschini je nje fashist i Krishter!

Ore,i njohuri Beni

Ore,i njohuri Beni "kombetari"!

Shan Tedeschinin,pa baze,pasi thote te verteta?Mburrja jote "nacionale" eshte meshirrimi i zgjimit "te nje agai te vogel" brenda teje..Ti shikon horizontet e nje Shqiperie muslimane,blere me kamzhik dhe florinj nga ish pushtuesit dhe emerton "katolik" nje shqiptar qe e ka pare Shqiperine me syte e katragjysherve..Te djegin komentet e tij se jane perjashtim nga rregulli tend ,jane perjashtim nga platforma e ish Shqiperise otomane,jane perjashtim nga trashegimtaret e sotem qe me "bashkim" kuptojne totalizmin patriotik te shqiptareve me fe muslimane,te shqiptareve me prejardhje te przier,te trashegimtareve te spahinjve,bedelave,dhe nizameve...Ti "shqiptarizmen" e vesh me lavdine e vjeter mercenare haxhiqamiliste,kurse Pauli me perspektiven evropiane dhe shkeputese nga kompleksi i "vellaut".

Pauli eshte nje at i shpejte,kurse ti dhe Anonimi cakenj qe prisni "kermat' e lena mbase nga luanet evropiane dhe amerikane! NATYRISHT DO NGOPENI POR VJELLJA DO TE VAZHDOJE GJATE!

Xhimi, nga fjalori qe perdore

Xhimi, nga fjalori qe perdore mund te them se edhe ti nuk je gje vecse je nje Brejvik potencial Shqiptar qe mundohesh te fshihesh prapa frazave boshe me ne mes fjalen Europe.

redaksia, si perfundim vertet

redaksia, si perfundim vertet duhet t'i filtroni komentet. nuk eshte normale kjo qe shkrujn kto me siper per Paulinin, qe vec tjerash esht nga te paktet ketu qe sjell komente konstruktive. nuk ka asgje normale ne menyren si shprehen kto persona. ne rast te kundert do t'ju ngelen vec kto fare njerzish...

Bravo Beni, per fat te keq

Bravo Beni, per fat te keq gjithe kato organizata fundamentaliste te krishtera, gjoja bamirese, qe erdhen ne Shqiperi per te na i "shpetuar shpirterat" duke na evangjelizuar sikur te ishim ndonje shtet primitiv Afrikan pa identitet kane krijuar edhe shume Brejvike Shqiptar.

Po c'te besh, eshte edhe nje cmim qe po paguajme nga koha e Enverit qe na la pa pike krenarie dhe identiteti kombetar.

Jam shume pro bashkimit te

Jam shume pro bashkimit te shqiptareve ne nje shtet. Por jane ca pyetje qe duhet t'u japim nje pergjigje.

1- A kemi vertet mundesi t'a bejme kete bashkim? Ka 13 vite qe ne Ballkan ka dy shtete shqiptare te cilet sistematikisht i nxijne jeten njeri-tjetrit me politikat doganore dhe klasave te tyre politike as nuk u bie ne mendje qe ne situaten e sotme, kur strategjikisht elitat shteterore vetem zbatojne porosite amerikane dhe lokalisht vetem vjedhin, bashkimi i vertete eshte vetem integrimi ne nje i ekonomive.

2-A e duam kete bashkim? Dmth a e duan bashkimin e shqiptareve te gjithe shqiptaret? Duhet patur parasysh se bashkimi do te prishe ca raporte krahinore dhe fetare te cilat tashme jane bere historike dhe identifikuese. Sa te afte do te jene shqiptaret te ridimensionohen ne nje realitet te ri, eshte shume per t'u diskutuar. E them kete sepse te pakten ne Shqiperi dhe Kosove, ka levizje te forta dhe me mbeshtetje akoma me te forte politike te cilat stigmatizojne ne te gjitha menyrat elementin Islam, i cili ne nje Shqiperi te madhe do te jete shumice e padiskutueshme. Gjithashtu, nje problem mnd te jene dhe marredheniet e Shqiperise se madhe me elementin ortodoks.

3- A eshte i nevojshem ky bashkim? Personalisht mendoj se nqs behen politika ekonomike, arsimore dhe kulturore te perbashketa, ky eshte bashkimi i vertete ne nje bote te paqte. Persa i perket mundesise te nje Ballkani apo dynjaje ne lufte, ZOTI e cofte larg.

Sdq jam nga ata njerez qe kur teze amerika te kete shkalafitur Maqedonine, dhe per te krijuar ne ballkan nje pol dinjitoz anti ndikimit rus, te bashkoje shqipot ne ne shtet, do t'a var nje flamur ne ballkon, jo me entuziazem, as me ndnj shprese, por thjesht me deshire te mire.

Qe ne fillim e nis mbare

Qe ne fillim e nis mbare Enisi duke na kthyer ne traktatin e Vestfalise se 1648 me shtetin komb ndersa ne jemi ne 2012 pastaj mundohet te na paraqese si hallve me sheqer nacionalizmin duke harruar te pohoje qe Serbet nga ky nacionalizem bene gjithe ato luftra barbare ndaj Boshnjakeve. Ne fakt serbet me shume kane masakruar boshnjake se sa kane masakruar shqiptare te kosoves. Enisi mire qe na flet per nacionalizem po pse nuk na thote se kur na u poll nacionalizmi? Kur na dolen keto figura legjendare te historise sone? Bejme mire te ndertojme shtetin ne shqiptaret se mitet me nacionalizma dhe shqiptarizma jane endraa te nje gomari me sy hap kurse endra per nje futje ne BE me nacionalizma jane akoma me keq.....doni prova? Ja shihni Paul Tedeschinin dhe akrobacite e tij ose shihni ateisto nacionalistet dhe shkrimet e tyre (ferraj nje prej tyre?)

po te ishte per te kerkuar

po te ishte per te kerkuar per bashkim e para duhej te ishte hungaria (nje shtet shume me i fuqishem se ne) qe duhej ti merrte serbise vojvodinen.

prandaj lerini perrallat e disa njerzve qe duan te behen deputete

Add new comment