Arkiv-Opinion
Banditë e hajvanë
Për banditët dhe hajvanët ka sa duket një kod tjetër, “nderi” e “dinjiteti”, “përgjegjësie” e “kulture”, ai që duhet mbrojtur me grushte. Ai që duhet mbrojtur me dhunë.
Ditë dhune. Sidomos ajo e ushtruar në Parlament, mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosje, që e la nën hije atë të ushtruar në kufi, mes huliganëve serbë dhe policisë së vendit.
E kam thënë edhe më parë dhe sa më shumë që e përsëris aq më idiot më duket vetja, duke e parë e vuajtur kotësinë e vërtetësisë së asaj që them.
Por, ia vlen të më duket vetja idiot prapë.
Gjakmarrja ka perënduar me kohë e me vakt
Dy-tri javët e fundit mediat lakuan gjatë e gjerë emrat gjakmarrje, kanun, ngujim etj. Si shkak shërbeu vrasja e një 17-vjeçareje, që rrënqethi publikun sa me historinë tragjiko-absurde të vdekjes, aq edhe me fotografinë e vetme që u publikua: një adoleshente me fytyrë engjëllore e vështrim ëndërrues.
Sëpata e qeverisë për lëvizjet qytetare
Ju qytetarët jeni të parët! – deklaronin Sali Berisha dhe Lulzim Basha në fushatën e zgjedhjeve të fundit lokale. Dhe vërtet po rezultojnë ¨të parët¨, por vetëm në letër. Sepse në praktikë nuk është vullneti qytetar ai që po triumfon, por vullneti i korruptuar qeveritar. Prova më elokuente e hipokrizisë antiqytetare të qeverisë “Berisha” janë edhe rezistenca dhe bllokimi që po i bën ajo dy lëvizjeve më të fundit qytetare, asaj kundër importimit të plehrave dhe tjetrës kundër prerjes së pemëve në një prej hapësirave të pyllit të Liqenit Artificial të Tiranës.
U zbyth dhe Akademia…në një klimë zbythjeje të përgjithshme
Gazetat dhe gazetarët u morën pak me lajmin që thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t’mos e ftojë Rexhep Qosjen në një veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Folën nja dy gazeta, por folën shkurt; e dhanë lajmin të mbledhur kruspull në një kuadrat të vogël në një nga faqet e brendshme. “Shqipi” i para dy ditëve kish shkuar pak tutje. Kish intervistuar Arben Puton lidhur me këtë çështje, dhe nga ai morëm vesh se ka pasur një lloj debati mes atyre që kanë nën komandë Akademinë në ditët e sotme.
Zyra e znj. Jozefina, ferri i presidentëve
A do të jetë imazhi i presidentit të ri tek zyra e kryetares së Kuvendit Popullor? Ky është një rebus i kotë, që pak a shumë i dihet zgjidhja. Deri më tani, shkëlqesitë e tyre Moisiu dhe Topi, dy presidentët e fundit zgjedhur nga PD-ja, as nuk kanë pasur aromë në zyrën e kryetares. Në të njëjtën valë me kryetarin Berisha, znj. Topalli s’e ka parë të arsyeshme të nderojë njerëzit që dolën nga ‘gjiri’ i tyre dhe ‘i tradhtuan’. Edhe pse një ligj protokollar i detyron autoritetet që duke filluar nga një instancë e caktuar të mbajnë nëpër zyra portretin e presidentit, znj.
Berisha apo Rama kryeministër? Cilido qoftë, mes Shilës dhe Karibdës do të lundrojë…
Në mendimin modern ekonomik, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare. Nobelisti John Maynard Keynes ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që i sheh politikat fiskale si instrumentin kryesor të ndërhyrjes së shtetit në rastet kur rritja ekonomike frenohet dhe hapja e vendeve të reja të punës vështirësohet. Ndërsa nobelisti Milton Friedman ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që këtë rol ia njeh politikave monetare.
Servilizmi politik e historik
Marisa Lino, ish-ambasadoreshë e SHBA-së në Tiranë edhe përgjatë “vitit të mbrapshtë” 1997, gjatë një konference në Uashington, e tha shkoqur e qartë: Nuk janë të huajt që i zgjidhin çështjet e shqiptarëve, duhet të jenë vetë ata që duhet t’i zgjidhin ato! Pak a shumë, kështu ishte mesazhi i njërës prej femrave më të fuqishme që ka shkelur ndonjëherë ndër trojet tona.
Duke lexuar Ngjelën që lexon Washington-in
Në një intervistë për “Shqipin” e djeshëm, Ngjela nënvizonte disa përfundime ku ka arritur ai vetë pas ngjarjeve e zhvillimeve të fundit, të cilat po i listojmë poshtë të perifrazuara (intervista ishte e shkurtër, por mesazhet ishin të shumta):
1. Midis Berishës dhe Washington-it ka një problem të madh, dhe një marrëdhënie të vështirë.
2. Mesazhi i ambasadorit amerikan i lëshuar në sallën e teatrit kombëtar në përurimin e një lëvizjeje nën moton “Vepro tani!” ishte një mesazh që i ftonte shqiptarët të dalin në protesta.
Një botë pa lider
Jo shumë kohë më parë shumica e botës ankoheshin ndaj një Amerike që ishte shumë e sigurt, një “hiperfuqi” që u përpoq të udhëheqë, ndryshe nga ç’dëshironin ata që morën pjesë në takimin e G-20-ës të martën në Meksikë. E pra, urime. Një botë pa lidershipin amerikan po arrin më shpejt sesa madje edhe francezët shpresonin. A po ju pëlqen?
Opsioni i pamjaftueshëm
Zgjedhja e Presidentit të Republikës tregoi edhe njëherë se teza socialiste e “bashkimit të gjerë” kundër Sali Berishës i vlen gjithkujt që ka dëshirë