Arkiv-Opinion

Komunizmin e lavdërojnë kur e sulmojnë për standardin e shqipes

Postuar në 17 Korrik, 2012 05:01

Nuk besoj se mund të paraqiten dy blloqe gjuhëtarësh të formuar, përkatësisht të përçarë mbi baza rajonale. Ka qenë dhe ashtu do të mbetet: standardi gjuhësor që luan rolin e indit ndërlidhës kombëtar, do të ketë më shumë përkrahës te shqiptarët jashtë Shqipërisë, përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndonëse, në 20-30 vitet e kaluara arsimi në gjuhën shqipe pësoi rënie të vazhdueshme, megjithatë nuk u gjunjëzua dhe sot bashkë me TV-të publike dhe sistemet e tjera informative publike apo private, janë bërë bartëse e inkulturimit edhe gjuhësor të shqiptarëve.

Vehbiu: Shqipes i është sëmurur sistemi imunitar

Postuar në 17 Korrik, 2012 03:38

Ndërsa debati për rishikimin e standardit të gjuhës shqipe dhe drejtshkrimit është kthyer sërish në shqetësimin kryesor të akademikëve dhe gjuhëtarëve, studiuesi i gjuhës Ardian Vehbiu, thekson se analiza duhet të fillojë me ndarjen e këtyre dy çështjeve nga njëra-tjetra. Në këtë intervistë, gjuhëtari Vehbiu është i mendimit se drejtshkrimi i shqipes mund të rishikohet, ndërsa i sheh ndryshimet e mundshme në funksion të ruajtjes së standardit.

Pikturat e Mios, hajdutët, trafikantët dhe snobët e artit

Postuar në 17 Korrik, 2012 01:20

U bënë ditë që nëpër media dhe opinionin shqiptar “tirret e përdridhet” lajmi i zhdukjes së pikturave nga Galeria e Arteve në qytetin e Korçës. Si çdo ngjarje e keqe, e rëndë apo e turpshme, që ndodh në vendin tim edhe kjo më preku, madje shumë, si qytetare korçare dhe si gazetare njëherësh. Falë fatit që babai im i ndjerë ishte piktor, jam rritur me dashurinë për pikturat, ndaj mesa duket e kam ndjeshmërinë e duhur, të paktën për të mos mbyllur sytë dhe veshët, pas lajmit për zhdukjen e 61 punimeve, nga të cilat 27 të piktorit të Popullit, Vangjush Mio.

Sistemi aktual zgjedhor dhe pabarazia e votës

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:26

Në një intervistë në shqiptarja.com, kreu i PDS-së Paskal Milo iu bashkua korit të partive të vogla që kritikojnë dy partitë e mëdha, PD dhe PS, për mospërfshirjen në reformën zgjedhore të korrigjimit kombëtar të sistemit proporcional rajonal.

Tri pyetje dhe një këshillë për Zj. Topalli

Postuar në 16 Korrik, 2012 01:36

Sikundër njoftohemi prej medias, Zj. Topalli, e ndodhur në një takim me gratë drenovare, paksa thënë në formë premtuese se në mandatin e ardhshëm të qeverisë Berisha do të ketë 30% gra, duke lënë të kuptohet se ajo vetë do të angazhohet për ta realizuar këtë synim.Duke qenë se Z. Berisha nuk është në opozitë por në krye të qeverisjes, mandatin e dytë së të cilës kërkon ta pasojë me një të tretë, na lindin një sërë pyetjesh:-Nuk kuptohet se përse kuota prej 30% e pjesëmarrjes së grave në qeverisje nuk mund të realizohet që në këtë mandat?- Çfarë e pengon Zj.

Oliver Schmitt-i përballë “gabimesh’’

Postuar në 16 Korrik, 2012 01:28

Libri “Skënderbeu” i Schmitt-it më ngacmoi për dy arsye, e para për shkak se fliste për heroin më të rëndësishëm të historiografisë shqiptare dhe e dyta se autori në fjalë vjen nga universiteti ku unë kam studiuar. Nga debatet në mediat shqiptare dhe debatet mes analistësh dhe historianësh kam kuptuar se debati më shumë se historik i bazuar në fakte, ishte debat politik dhe atdhetar, bile edhe historiani më i njohur i ditëve tona, Kristo Frashëri, më shumë se me veprën e Schmitt-it u mor me analistët dhe personalitetet e tyre.

Zelli i tepruar për drejtshkrimin ka arsye jashtëgjuhësore

Postuar në 15 Korrik, 2012 02:30

Si është e vërteta e një mbledhje të fundit mes specialistësh të gjuhës e që lidhet me ndryshimet në drejtshkrimin e shqipes?

Kush i ka borxh kujt?

Postuar në 15 Korrik, 2012 02:24

Në shtypin italian, por jo vetëm, ka ditë që shkruhet per gjendjen financiare të Spanjës dhe Europës në përgjithësi. Argumentet e prekura janë nga më të ndryshmit, por një është i vecantë: ai që ka të bejë me futbollin spanjoll, dhe nëpërmjet tij, atij europian e më gjerë.

Jo pa ironi, thuhet se Ronaldo, Mesi, Murinjo e të tjerë, kanë marrë frymë të lehtësuar kur dëgjuan se pagat e tyre milionere nuk do të preken. Ata do paguhen deri në qindarkën e fundit, por këtë radhë paratë do shkojnë në llogaritë e tyre drejt e nga xhepat e taksapaguesve europianë.

16 lajme me ‘Dhori Kulen’ në 10 ditë në Balkanweb.com

Postuar në 14 Korrik, 2012 03:08

U futa në balkanweb.com, dhe i bëra një search emrit Dhori Kule. Ja se ç’më doli duke filluar nga 2 korriku. Titulli i parë është: “Pushohen 28 pedagogë të Anglishtes, Dekania: Rrezikohet viti akademik” (është lajm që ka të bëjë me Dhori Kulen; është ky i fundit, që i ka pushuar 28 pedagogët). Titulli i dytë është i 3 korrikut: “Vendimi për transferim, pedagogët e Anglishtes, apel ambasadave” (është i njëjti lajm që zhvillohet ca më shumë).

Letër e hapur z. Lulzim Basha

Postuar në 14 Korrik, 2012 03:05

Zoti Basha,

Vendosa t’ju drejtohem me këtë letër të hapur në një përpjekje modeste për të denoncuar publikisht një shkelje flagrante të ligjit nga administrata aktuale e Bashkisë së Tiranës e iniciuar nga ju personalisht si dhe për faktin që ju nuk iu përgjigjët kërkesës sime për një takim, ku doja t’ju thosha drejtpërdrejt mendimin tim për këtë akt.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion