Arkiv-Opinion

Desha të di çmimin...

Postuar në 13 Gusht, 2012 03:19

Rruga që zbret drejt Drimadhës është e asfaltuar por e ngushtë e me kthesa, stolisur plot tabela që lajmërojnë për klube e hotele por, e varfër në sinjalizime që parandalojnë aksidentet. Këtë rol e luajnë vetë aksidentet. E pamundur t’i përshkojmë ato disa qindra metra pa u ndeshur me ndonjë makinë të përplasur në kthesë. Dhe, në Shqipërinë e vogël ku Drimadha është një ndër destinacionet më të rrahura, nuk ishte çudi që shoferi i makinës fatkeqe të ishte një nga të njohurit tanë.

S’mund ta ndalim dot Berishën; është vonë tanimë

Postuar në 12 Gusht, 2012 03:32

Gjesti më i fundit i Berishës, ai i shkarkimit të papritur të Bahri Shaqirit nga posti i kreut të SHISH-it dhe i emërimit në vend të tij të Visho Ajazi Likës, ka tronditur gjithë mjedisin politik, mediatik dhe atë diplomatik. Në këtë vendim të Berishës të bëjnë përshtypje disa gjëra.

Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor

Postuar në 11 Gusht, 2012 04:17

Revista Java ka nisur një bashkëpunim me Pëllumb Kullën. Në një rubrikë me titull “Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në 100 vjetor” publikohen çdo javë katër a pesë shprehje satirike të …. Zike Pallaskës pra. Dhe merret vesh se Zike Pallaska është Pëllumb Kulla d.v. Ja disa prej frazave të Kullës të publikuara në dy numrat e fundit:

 

Web-i i Presidentit, arkiva e zhdukur dhe mungesa e seriozitetit

Postuar në 11 Gusht, 2012 03:27

Të nesërmen e ditës që Bujar Nishani mori detyrën e kreut të shtetit, shumë gazeta kishin një artikull që i referohej mosfunksionimit të website-t të Presidencës. I ndodhur me pushime atë periudhë, në atë gjysmë ore që i rezervoja çdo ditë vetes për t’u përditësuar me ndodhitë nga Atdheu, e kalova lajmin me një buzëqeshje të lehtë, të përforcuar më shumë nga lajmi i emërimit si këshilltar i Presidentit i një pretendenti për Mbret.

Arbër, qëndro me ne mik i dashur

Postuar në 10 Gusht, 2012 06:34

Sëmundja (ai nuk fliste kurrë për të) ia kish’ ngadalësuar prej kohësh të folurën, lëvizjet, ecjen... Në njëfarë mënyre ti e di që do ndodhë një ditë, por prapë, lajmi nuk të vjen ashtu i pabeftë; përkundrazi, të kap papritur, të bën të vuash, të dhemb në zemër; kujton telefonatën e fundit, emailin e pak ditëve më parë dhe ndjen një lëmsh të ngatërruar hidhërimi pafund.

Përmbarimi bllokon pasuritë e Taçit

Postuar në 10 Gusht, 2012 04:11

Vendosja e rafinerisë ARMO në sekuestro preventive për llogari të një banke shtetërore azerbajxhanase, si dhe privatizimi i “Albpetrolit” këtë vjeshtë mund të krijojë një situatë ku Presidenti i Azerbajxhanit, Alyiev, të kontrollojë një copë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Rafineria ARMO u vendos dy ditë më parë në sekuestro konservative, pasi Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit pretendon se pronarja e ARMO-s, kompania AMRA Oil, i detyrohet 75 milionë euro të depozituara katër vjet më parë.

Nga Siria te Fevziu: Si e prodhon media realitetin?

Postuar në 10 Gusht, 2012 02:53

Ndonëse lufta në Siri nisi si pjesë e  të ashtëquajturës “Pranverë Arabe”, më 15 Mars 2011, vetëm këtë fillimvit situata në Damask u kthye në kryeqendrën e vëmendjes së OKB-së. Kjo pasoi raportimet e vëzhguesve dhe medias për vrasjet masive dhe masakrat e kryera nga mbështetësit e Al-Assad-it, të cilët deri më tani raportohen të jenë mbi 20 mijë viktima. Pse nisi kaq vonë presioni ndërkombëtar – pyeste me të drejtë një media e huaj – kur shtetet perëndimore zotëronin të dhëna të përafërta në lidhje me krimet në Siri?

Dilemat e bukura

Postuar në 09 Gusht, 2012 02:07

Në plazh, në male, buzë liqenit apo lumit, në Theth, Dhërmi, Ulqin, Grykë të Valbonës, Gjirokastër, Sarandë, Strugë, Rugovë, Brezovicë, Prizren, Dubrovnik: pa marrë parasysh ku shkoni në pushime, mos harroni kremin për diell – dhe disa libra. Disa propozime arbitrare për ditët ndoshta më të bukura të vititËshtë ndër dilemat më të bukura të vitit. Pak ditë para se të fillojnë pushimet duhet të bëhet përzgjedhja: cilat libra do të gjejnë vend sivjet në valixhen e madhe, e cila dikur vërtet dukej e madhe, por tash zvogëlohet dita-ditës?

Ambasada e Izraelit dhe servilizmi i politikës sonë të jashtme

Postuar në 08 Gusht, 2012 05:09

Këto ditë gazetat shqiptare raportuan se Ministri i Jashtëm i Izraelit Avigdor Liberman ndodhej për një vizitë në Shqipëri me rastin e hapjes së Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Mediat raportojnë se z.

Ok, Imami e ka ndarë mendjen, po ushtarakët ku janë?

Postuar në 08 Gusht, 2012 03:58

“Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet të qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje në aktivitetet partiake, u vunë në shërbim të PD-së në festën e organizuar në 22 mars të këtij viti, festë ekskluzivisht partiake. Në [dokumentin që kemi] janë shënuar emrat e ushtarakëve dhe civilëve të repartit, por dhe mjetet apo vinçat që u përdorën për të ngritur podiumin e festës dhe elementeve të tjerë dekorativë. Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion