Arkiv-Opinion

Cili është "hoxhisti" në rastin e Zogut?

Postuar në 02 Shtator, 2012 03:25

Një vendim i tillë i Komitetit Shtetëror apo qeverisë, nuk mund të merrej pa miratimin e publikut në rastin e Ahmet Zogut. Por ky vendim është jo vetëm pa mandat popullor, por edhe pa mbështetje në faktet historike. Nostalgjinë për Zogun, nënën apo familjen e tij kushdo mund ta kultivojë në çdo kohë privatisht.

 

Marksi pavarësisht marksizmit

Postuar në 01 Shtator, 2012 04:34

Në përgjigje të një vërejtjeje simes për dallimin që duhet të bëjmë midis varfërisë dhe varfërimit të shqipes, një koleg më pyet, në komentet, nëse mund ta shohim eksperiencën gjuhësore nën totalitarizëm jashtë kontekstit ideologjik dhe politik, ose në aspektet e saj praktike dhe në sfidat që realiteti ia krijonte ligjërimit.

Ai sqaron edhe se ka parasysh, në radhë të parë, përkthimet me cilësi shumë të lartë të klasikëve të marksizmit, cilësi që ka mbetur e patejkaluar deri më sot, në fushën e vet.

Tema më duket me aq interes, sa po e nxjerr më vete.

Ilirët, romakët dhe iliro-albanët e Finiqit

Postuar në 01 Shtator, 2012 04:26

Diku nga viti 230 para Krishtit, qyteti madhështor i Finiqit u pushtua nga trupat ilire te Mbretëreshës Teuta.

Qyteti antik, një nga më të pasurit e botës antike, me Akropolin disa herë më të madh se Athina, ra pre e plaçkitjes së trupave ilire që ju printe komandanti i njohur i kohës, Skerdilaiti. Historia e pushtimit të këtij qyteti të famshëm tregohet me mjaft detaje nga kronikani i njohur grek, Polibi i cili përshkruan jo vetëm luftën e trupave ilire me mercenarët që mbronin Finiqin, por edhe plaçkitjen e madhe të këtij qyteti.

Socialistë, votojeni atë dreq ligji mbi imunitetet!

Postuar në 31 Gusht, 2012 05:09

Socialistët vijojnë të thonë se “nuk kemi asgjë kundër heqjes apo kufizimit të imunitetit, por meqenëse na duhet të bëjmë një ndërhyrje në Kushtetutë, le ta shfrytëzojmë këtë moment për të realizuar një ndërhyrje të shumëfishtë mbi një numër papërsosmërish kushtetuese që janë evidentuar gjatë këtyre viteve”. E kanë keq? Mua nuk më duket se e kanë keq. E vërteta është se hapen ca punë më shumë në këtë moment politik, por ideja “për të bërë një rrugë e disa punë”, apo “për të vrarë me një gur disa zogj”, nuk është për t’u injoruar apriori.

Çfarë nënkupton Siria

Postuar në 31 Gusht, 2012 04:19

Agonia e Sirisë ka gjeneruar një mori përgjigjesh joproduktive: dënimin verbal të ekseseve të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad; mospajtimet rreth mënyrës së intervenimit të armatosur dhe ngatërrime gjithandej për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjate. Ç’është më e keqja, në një situatë të tillë keqardhëse, bota mund të përballet me një tregues të hershëm të të ardhmes tejet të shëmtuar.
Pikë së pari le të tentojmë të veçojmë disa prej ironive dhe kundërthënieve kryesore që po i ndërlikojnë përpjekjet për përfundimin e dhunës në Siri.

Trekëndëshi Berisha-Meta-Topalli dhe kryeprokurori i ri

Postuar në 30 Gusht, 2012 03:10

Fill pasi Spartak Braho udhëhoqi me sukses ekipin mbrojtës të Ilir Metës në gjyqin famëkeq mbi video-përgjimin, ky i fundit përdori për të epitetet “prokurori i përhershëm” dhe “kryeprokurori në pritje”. Këto fjalë, të thëna publikisht nga Ilir Meta, parashikojnë një stuhi jo të vogël në “trekëndëshin e Bermudës” Berisha-Meta-Topalli.

Luftërat që bëjnë komunistët në Shqipëri

Postuar në 29 Gusht, 2012 05:09

Në fushën e historisë së shqiptarëve njerëzit me tituj doktorësh dhe profesorësh përdorin me endje Dr-të dhe Prof-ët, pa i lidhur me titujt e punimeve shkencore që ua dhanë ato grada. Gradat janë jetëgjata, punimet që sollën gradat jo dhe aq, mjerisht. Veprat e tyre kanë qenë pak a shumë deklarata dashurie për Hoxhën, të llojit "Epërsia e taktikave partizane në mposhtjen e makinës luftarake naziste", apo "Diplomacia e Enver Hoxhës në përballje të fuqive të mëdha", apo ca të tjera me ngjyra folklorike e me preteza shkencore që tani janë mbyllur në harrim me shtatë palë kyçe.

Transgresioni është stili ynë i jetës

Postuar në 29 Gusht, 2012 02:28

Ne shqiptarëve na pëlqen kundërvajtja, nuk bëjmë dot pa shkelur rregullat; dhunimi i këtyre të fundit është në stilin tonë të jetesës (apo është në ADN-në tonë?). Mendoj shpesh se sikur të donim të kërkonim një karakteristikë përkufizuese të shqiptarëve nuk do gjenim një më të mirë sesa qasja transgresive.

Pranvera e Demokracisë

Postuar në 28 Gusht, 2012 04:43

Leksionet e Unionit Evropian nga Evropa

Postuar në 27 Gusht, 2012 04:22

Që politika botërore ka nevojë për një subjekt të marrëdhënieve ndërkombëtare me emrin Unioni Evropian, nuk ka më dyshim. Këtë nuk e ka dëshmuar vetëm e kaluara e saj, por edhe e tanishmja. UE-ja arriti që Evropën ta shndërrojë në një kontinent të paqes dhe luftërat në mes shteteve anëtare t’i bëjë të paimagjinuara. Arritjet e UE-së në këtë drejtim janë aq të mëdha, saqë mjafton t‘i rikujtojmë vetëm vitet 1914 dhe 1939. Evropa ka një historik aq të errët, saqë gati gjërat më të këqija të njerëzimit ndodhën në territorin e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion