Ilirët, romakët dhe iliro-albanët e Finiqit

Postuar në 01 Shtator, 2012 04:26
Auron Tare

Diku nga viti 230 para Krishtit, qyteti madhështor i Finiqit u pushtua nga trupat ilire te Mbretëreshës Teuta.

Qyteti antik, një nga më të pasurit e botës antike, me Akropolin disa herë më të madh se Athina, ra pre e plaçkitjes së trupave ilire që ju printe komandanti i njohur i kohës, Skerdilaiti. Historia e pushtimit të këtij qyteti të famshëm tregohet me mjaft detaje nga kronikani i njohur grek, Polibi i cili përshkruan jo vetëm luftën e trupave ilire me mercenarët që mbronin Finiqin, por edhe plaçkitjen e madhe të këtij qyteti.

Çuditërisht, shkruan Polibi, trupat ilire dhe Skerdilaiti, pasi mbushën anijet e tyre me plaçke, ikën pa e dëmtuar qytetin. As ndërtesat nuk i prishën dhe as kodrës nuk i vunë flaken. Qyteti vazhdoi jetën e tij normale, duke lulëzuar në art dhe tregëti, duke mbushur teatrin gjigand me skulptura dhe duke ndërtuar vila madhështore të shtruara me mozaikë.

Kaloi vetëm një shekull dhe në portat e Finiqit u dukën ushtritë romake. Prokonsulli Paulius Aemilius, i cili po shtronte Ballkanin me dorë të hekurt dhe po thyente ushtritë e famshme të Maqedonisë, sulmoi edhe Finiqin tonë. E mori pa shumë mundim, duke bërë jo vetëm plaçkë, por edhe skllevër të shumtë.

Megjithëse romakët e ashpër kishin djegur fund e krye Kartagjenën, duke ja u mbjellë fushat me kripë, Finiqin nuk e prekën. Morën plaçkën dhe skllevërit e shumtë dhe ikën pa e dëmtuar dhe pa e djegur qytetin. Romakët, edhe pse akoma të pamësuar me bukurinë e artit antic, me sa duket kanë pasur respekt për madhështinë e këtij qyteti.

Akropoli i famshëm plot me ndërtesa, teatri ku uleshin 15 mijë spektatorë, i mbushur përplot me skulptura, shkolla e famshme e artit etj etj, i bënin pushtuesit të stepeshin përpara idesë së djegies së këtij qyteti të mrekullueshëm.

Diku nga vitet 1600’, në fushatën e Otomanëve kundër Korfuzit, Sulltan Sulejmani i Madhërishëm e ngriti çadrën jo shumë larg Finiqit. Hordhitë aziatike të Otomanëve nuk trazuan Kodrën që mbante akoma gjurmë të lashtësisë. Nuk ja plaçkitën varret dhe as nuk e dogjën Finiqin antic, megjithëse koha e kishte rrënuar madhështinë e dikurshme.

Dhe ja, historia përsëritet. Ne gusht të 2012, në kodrën e Finiqit u dukën përsëri iliret apo albanët e sotëm. Këtë radhë nën udhëheqjen e Sali Berishës së II, i cili  udhëheq turmat albane. Qytetit ju vu zjarri fund e krye. Për dy ditë rresht tymi i zi dukej deri në Korfuz si një paralajmërim për turistët e huaj, që të mos vinin këmbë në territorin iliro-alban. Kodra e Finiqit plaçkitet cdo vit.

Çdo vit albanët gërmojnë me ekskavator monumentet për të vjedhur ato pak skulptura që mund të kenë mbetur akoma. Albanët po plaçkitin çdo vit varret e banorëve të lashtë për të nxjerrë objekte me vlera për t’u shitur në treg.

Megjithë plaçkitjen e bërë, iliro-albanët e Mbretërimit të Berishës së II nuk e lënë qytetin në dhimbjen e vet, por i vunë edhe flakët. Teatri madhështor, Akropoli disa herë më i madh se i Athinës, muret mbi tre kilometra të gjatë, varret dhe rrënojat e kishave, nuk i penguan iliro-albanët që ta shkrumbonin Finiqin, si dikur romakët fushat e Kartagjenës.

Muret me gurë çiklopik janë përcëlluar nga flakët, rrënojat e shumta duken si të lyera me katran. Teatri madheshtor është i mbuluar me një shtresë të zezë hiri dhe flaka që zbret më poshtë në kodër, në shtëpitë e fshatarëve, duke djegur ullinjtë dhe mullarët e barit.

Banorët e alarmuar kanë rrethuar varrezat, duke u përpjekur që të mbrojnë të vdekurit. Ky është Finiqi në 29 gusht 2012. Në kohën e Mbretërimit të Sali Berishës së II!

http://www.botasot.info/def.php?category=15&id=184296

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

O njeri a ka mundesi ta lesh retoriken po te flasesh konkretisht, se cfar ka bere Sali Berisha i II. Kur them konkretisht, mendoj dhe lexoj nje raport te detajuar te ndertuar me fakte qe akuza e juaj te jete e besueshme. U dogj Finiqi nga teuta, nga rromaket e u mbrojt po nga dreqi dhe tani erdhen dreqet albanet dhe e dogjen eshte nje sajim debilo naivist dhe jo shkrim profesional. Shkrim vetem per te manipuluar......

Submitted by stefan (not verified) on

Shkrimi eshte shume i qarte, erdhen pushtuesit si iliret e romaket dhe nuk e dogjen Finikin, kurse ne regjimin e Berishes u dogj kjo qender e rendesishme historikie. Cka ketu per te mos kuptuar?

Submitted by marangozi i S. (not verified) on

O Auron , ti shkruan :"Diku nga vitet 1600’, në fushatën e Otomanëve kundër Korfuzit, Sulltan Sulejmani i Madhërishëm e ngriti çadrën jo shumë larg Finiqit."

Nuk e kuptoj cilit kalendar i referohesh ti , se ne ate gregorian, ne vitin 1600 Sulejmani i kishte kthyer patkonjt nga dielli 34 vjet ago :)).

Ndoshta po flet per kalendarin islam. Por per te arritur atje  na duhen akoma edhe 173 vjet. Por une besoj se ti si forumist i forumit te te perndriturve me siguri ketij te fundit i referohesh, sepse ju jenei gjithmone ne te ardhmen!!

Sa i mençur qe je per te hedhur shashka e bere zhurme me ene boshe?!

Perse nuk u degjove ti smart aleck , kur Gjergj Frasheri pare nje viti germonte me eskavator qytetin antik te Durresit? Ku ishe ti Adam?! Apo Gjergji aty shkaterroi ca mozaike dhe per kete ti nuk ke qejf te flasesh...

Lame Çaperlaku :) nuk do bebhet minister. I'm so sorry!!

Submitted by Zapbone (not verified) on

..."Romakët, edhe pse akoma të pamësuar me bukurinë e artit antic, me sa duket kanë pasur respekt për madhështinë e këtij qyteti."....Mjafton nje citim i tille per te kuptuar se cfar debili dhe alifmatraku je. mallkuar qofte ai qe te ka vene ne ate detyre.

Submitted by Lira (not verified) on

@Zapbone

Sa qef i paskat ofendimet!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ke te drejte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.