Arkiv-Opinion
Gjakmarrja si “veçori” kombëtare, dhe ngatërresa që i bëhet me hakmarrjen
Ka një dukuri që na dallon më së pari e më së shumti në Europën e sotme; madje, edhe në Ballkanin e sotëm. Është gjakmarrja. Ekzistenca e gjakmarrjes na turpëron si shoqëri, na nxjerr në një dritë të keqe, e na bën të na tregojnë me gisht si shoqëri tepër e prapambetur. Shumica e gazetarëve të huaj që e vizitojnë këtë vendin tonë e zgjedhin (ende pa u nisur “me shërbim”) gjakmarrjen si çështjen më të parë, tek e cila do të fokusohen.
Apelim postar
E kam treguar si me shaka ndër miq faktin që im atë i jep një kafe postierit tek klubi ngjitur për çdo kartolinë, letër apo dokument që i arrin nga jashtë Shqipërisë. Kemi qeshur edhe me faktin që postieri i shtëpisë sime nuk ia jep zarfe të tilla mamit tim, kur babi nuk është në shtëpi, por thotë se do vijë prapë më vonë. Kuptohet, ime më i jep vetëm një ‘falemnderit’. Im atë ndërkaq justifikohet se, nëse nuk bën kështu, nuk ka siguri për postën. Këtë muaj mësova se, edhe nëse bën ashtu, prapë nuk ka siguri për postën.
A i volit AK-së dhe FRD-së koalicioni me PS-në?
Ditët e fundit, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi (AK) dhe Bamir Topi i Frymës së Re Demokratike (FRD) e kanë ashpërsuar goxha tonin e ligjërimit të tyre publik. Shkak u bënë akuzat e rënda që Berisha lëshoi ndaj tyre në lidhje me gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut, si dhe akuza monstruoze për Topin në lidhje me vrasjen e gjykatësit vlonjat Konomi.
Rama nuk është lloji i politikanit që unë pëlqej; por vitin tjetër uroj të ndodhë ndryshimi
Më poshtë është një intervistë që gazetari Mustafa Nano ka dhënë për televizionin Planet. Intervista është marrë nga Roland Qafoku.
Ju shumë shpejt rinisni emisionin tuaj Déjà vu në një ekran tjetër, jo në Top Channel, por në Ora News? Të gjithë pyesin, përse u larguat nga Top Channel dhe përse përzgjodhët Ora News-in për këtë rinisur emisionin tuaj?
Mandati i Ina Ramës...
Ka mbetur dhe një “fortino” e fundit: Prokuroria e Përgjithshme. Pas saj, gjithë pushtetet në Shqipëri, sipas parimit të vjetër leninist “Gjithë pushteti sovjetëve”, janë praktikisht në dorën e një maxhorance të brishtë qeverisëse. Me diçka më shumë se gjysmën e Kuvendit nën kontroll. Kur do të ndodhë një gjë e tillë? Sinjalet e dukshme nga shumica qeverisëse kanë dalë të qarta; do të ndodhë në nëntor të këtij viti. Astrit Patozi, kryetar i grupit të PD-së, ministri i drejtësisë Eduard Halimi, ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj, nuk kanë dyshime.
Feja nuk nderohet me dhunë
Më poshtë mund të lexohet intervista me Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër A. Arvizu me drejtuesen e “Tonight Ilva Tare,” transmetuar mbrëmë në në Ora News.
Ilva Tare: Z. Ambasador, a mendoni se filmi “Pafajësia e Muslimanëve” ishte e vetmja arsye që ndezi dhunën në botën muslimane, apo ishte vetëm preteksti për ekstremistët?
Peza e bashkimit
70 vjet më parë, në Pezë të Tiranës, u mbajt Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare. Ditën e mbajtjes së saj, 16 shtator, gazetat e ditës, me ndonjë përjashtim nuk shkruajtën as dy rreshta për të nderuar e përkujtuar këtë ngjarje, një shenjë kjo jo e mirë, sidomos në këtë vit jubilar të pavarësisë, kur dihet që vlerat dhe kontributet, ajo i ka pikërisht në këtë çështje, në çështjen e pavarësisë. Konferenca është një ngjarje e madhe e njohur, e vlerësuar, siç e meriton,por dhe e sulmuar. Kështu ndodh me ngjarjet e mëdha. Pjesëmarrësit janë gjithashtu të njohur.
Ka një joint venture politikë-krim; ka dhe një polici të terrorizuar
Në të përditshmen “shqiptarja.com”, një ditë pasi në Shijak u qëllua për vdekje shefi i Komisariatit Adem Tahiraj, ish një intervistë e Pjerin Ndreut, në të cilin ai fliste edhe si socialist, edhe si specialist. Dhe si specialist, Ndreu nuk i kursente fjalët e mira për komisarin e Shijakut. Por nuk ish kjo ajo që binte në sy. Ai foli në këtë intervistë dhe për një takim që kish pasur me Adem Tahirajn disa ditë para se ta vrisnin.
Është tepër vonë!
Nazimja vrau Fiqiriun, M. 40-vjeçare është gruaja e Fiqiriut, 20 vjeç është vajza e madhe e Fiqiriut, L. është motra e Nazimes, D. është gjyshja e Nazimes, V. është nëna Nazimes. Nëpër televizione flasin gra, të afërta të Nazimes. Një tufë me kalamaj, kushërinj e motra të saj sillen rrotull nëpër oborret e shtëpive dhe konsumojnë tragjedi për së gjalli.
Post-analfabetët
Analfabetizmi asht nji plagë e madhe e shoqnisë së sotme shqiptare, ai ushqehet prej mungesës totale të politikës (tek ne mbizotnojnë pazaret mes tarafeve, jo politika) dhe prej mosfunksionimit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet. Shkollat e ulta, të mesme e të nalta – edhe pse furnizojnë njerëzit me diftesa e diploma – kontribuojnë gjallnisht në krijimin e nji shtrese analfabetësh të pajisun me sigurinë e nji cope letër në dorë.