A i volit AK-së dhe FRD-së koalicioni me PS-në?

Postuar në 19 Shtator, 2012 20:56
Eduard Zaloshnja

Ditët e fundit, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi (AK) dhe Bamir Topi i Frymës së Re Demokratike (FRD) e kanë ashpërsuar goxha tonin e ligjërimit të tyre publik. Shkak u bënë akuzat e rënda që Berisha lëshoi ndaj tyre në lidhje me gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut, si dhe akuza monstruoze për Topin në lidhje me vrasjen e gjykatësit vlonjat Konomi.

Si kundërpërgjigje, Spahiu, nëpërmjet një deklarate për shtyp, e ftoi “shtetasin Sali Berisha të botojë në të gjithë gazetat e tij fotot ku ka dalë krah për krah me disa nga vrasësit e Shijakut, Sukthit, Maminasit dhe Durrësit në fushatën elektorale në qarkun e Durrësit”. Gjithashtu, ai e ftoi “shtetasin Sali Berisha të publikojë listën e plotë të të gjithë vrasësve të liruar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë para zgjedhjeve të viteve 2009 dhe 2011”.

Ndërsa Topi, në një kundërpërgjigje publike, tha: “A e dëgjuat dje [Berishën] kur tha se nuk kishte fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, e lidhi emrin tim me vrasjen e gjykatësit Konomi dhe pronat e tij. Kryeministri që drejton policinë dhe shërbimin sekret, ka detyrimin ligjor dhe aksesin për informim zyrtar, ai nuk heton dhe zbardh të vërtetat e mëdha, por vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta. Ai shpif, siç ka bërë për vrasjet e mëdha politike të 22 viteve të fundit.”

Të dy, si Spahiu edhe Topi, në përfundim të kundërsulmeve të tyre publike ndaj Berishës deklaruan se Berisha duhet larguar sa më shpejt nga pushteti. Madje Topi shkoi edhe më tej, kur kërkoi që “së bashku, me kurajo, vullnet dhe votë demokratike ta largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Europë.”

Dhe fjala “së bashku” në gojën e Topit ngre pyetjen nëse FRD-ja do t’i përgjigjet thirrjes së PS-së për t’iu bashkuar frontit opozitar në zgjedhje. Ngjashëm, e njëjta pyetje mund të bëhet edhe për AK-në.

Deri para këtyre deklarimeve të fundit të Spahiut dhe Topit, sinjalet që vinin prej tyre linin të kuptohej se do të mbanin një distancë të barabartë me PD-në dhe PS-në; pra, që kishin ndërmend të futeshin në garë veças dy partive të vjetra. Por edhe deklaratat e tyre të fundit nuk duhen marrë si një ndryshim përfundimtar kursi. Sepse të dyja partitë, ndërkohë që duken të vendosura për largimin e Berishës nga pushteti, duken gjithashtu të vendosura të kapin një sektor sa më të gjerë të elektroatit shqiptar. Dhe kur të marrin vendimin përfundimtar për mënyrën sesi do të garojnë, ato patjetër do të marrin parasysh edhe këtë objektiv politik të tyrin.

Tani që sezoni politik elektoral duket se ka filluar me ngarkesë maksimale për dy partitë e reja, është edhe koha për të filluar bërjen e llogarive elektorale të tyre. Në funksion të kësaj, në një sondazh privat që kam zhvilluar në qytetin e Tiranës (jo qarkun), më ka rezultuar se të anketuarit që shprehën vendosmërinë për t’ia dhënë votën AK-së kishin një shpërndarje të gjerë territoriale, moshore, dhe historie votimi, ndërsa ata që ishin të vendosur për të votuar për FRD-në kishin përqendrim territorial, moshor, dhe politik. Rezultatet e plota të sondazhit nuk mund t’i bëj publike (meqënëse ishte një sondazh privat), por sidoqoftë, mund të ndaj me lexuesit disa gjetje interesante të tij.

Kështu, ndër votuesit e pritshëm të Aleancës Kuqezi, rreth 1/3 kishin votuar për Edi Ramën në garën e fundit për kryebashkiakun e Tiranës, 1/3 për Lulzim Bashën, dhe 1/3 nuk kishin votuar fare (prej moshës së re ose për arësye të tjera). Ndërsa nga ana tjetër, plot 90% e votuesve të pritshëm të FRD-së kishin votuar për Lulzim Bashën dhe ishin votues të moshës së pjekur që banonin kryesisht në lagjet tradicionale tiranase.

Këto gjetje të sondazhit sugjerojnë se një futje më vete e Aleancës Kuqezi në garën elektorale nuk do të kontribuonte shumë për realizimin e objektivit të saj të shpallur për largimin e “stalinistit Berisha” nga pushteti. Kjo, sepse votat që mund të marrë nga ata që s’kanë votuar në të kaluarën dhe ata që kanë votuar për të majtën nuk do të futeshin kështu në thesin e madh të koalicionit opozitar. Dhe sistemi aktual zgjedhor ka demonstruar se e penalizon ndarjen e votave të një krahu…

Por a nuk ekziston rreziku që AK-ja ta pësojë si G-99-ta në vitin 2009, në qoftë se futet në koalicion me PS-në? (Kujtesë: G-99-ta mori më pak se 1% të votave në rang kombëtar atëhere, megjithëse sondazhet paraprake tergonin se do të merrte 4-6%) Ky rrezik në fakt ekziston, por vetëm nëse AK-ja përsërit gabimet e G-99-ës.

Në fushatën e 2009-ës, G-99 u soll si një forum rinor i PS-së. Të gjitha daljet publike të drejtuesve të G-99-ës ishin qartazi të lidhura me fushatën e PS-së dhe deklaratat e tyre linin të kuptohej se G-99-ta do të ishte thjesht një fraksion i PS-së në qeverisje dhe jo një konkurente serioze brenda koalicionit. Ky qendrim konformist i G-99-ës mund të shpiegohet me faktin se, me të shkuarën e saj Mjaft-iste, kishte krijuar shumë plagë brenda kampit socialist në kohën që PS-ja kishte qenë në pushtet. Dhe kur erdhi puna për të votuar, përkrahësit fillestarë të G-99-ës i hodhën votat për PS-në, në vend që të votonin për “forumin rinor” të saj me emrin G-99…

Ndërsa AK-ja, në qoftë se futet në koalicion me PS-në, nuk ka pse të luajë rolin e fraksionit rinor të PS-së; ajo mund të garojë me kauzat e veta specifike, si një partnere që do të jetë konkurente e fortë për administrimin e pushtetit pas largimit të Berishës.

Dhe a do të ketë AK-ja firo nga një futje në koalicion e PS-së?

Mund të ketë. Por, nga ana tjetër, ajo mund të përfitojë mandate parlamentare nga të qenit në një koalicion të madh. Sepse, si pjesë e një koalicioni të madh, një parti mund të marrë mandat në një qark edhe me 5 mijë vota, ndërkohë që, po të garojë më vete, do t’i duhen rreth 11 mijë vota për të marrë mandat.

Dhe tani le të kthehemi te FRD-ja. Në pamje të parë, fakti që shumica dërrmuese e votuesve potencialë të FRD-së janë votues tradicionalisht të djathtë, të bën të mendosh se futja në koalicionin e PS-së do t’i shërbente objektivit të saj të shpallur për largimin e “stalinistit Berisha” nga pushteti. Por kjo do të ishte e vërtetë vetëm në qoftë se do të kishim një transferim mekanik të votave potenciale të FRD-së nga e djathta në të majtë. Në fakt, gjasat janë të mëdha që, në qoftë se ajo futet në koalicion me PS-në, një pjesë e votuesve potencialë të saj të mos e materializojnë votën për FRD-në. Duke qenë votues tradicionalisht të djathtë, ata mund ta votojnë atë si një alternativë afatgjatë ndaj “stalinistit Berisha”, por jo si një partnere minore në fushatën elektorale të PS-së.

Me pak fjalë, FRD-ja, duke garuar veçazi, mund të kapë kuota më të larta elektorale për vete dhe njëkohësisht ta lehtësojë largimin e “stalinistin Berisha” nëpërmjet tërheqjes sa më të madhe rreth saj të elektoratit tradicionalisht të djathtë. Sepse sistemi aktual zgjedhor ka demonstruar që e penalizon ndarjen e votave të një krahu…

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Thjesht fare jo. Sepse do humbisnin elektorat.......sic u shnderrua LSi.....me mire te qendrojne ne pozicionet qe kane........duke bere Opozite konstruktive.....me debat dhe reforma dhe nqs PS vien ne pushtet prape duhen te bejne reformimin e te djathtes per nje drejtim te ri.......Eshte humbje ne  te gjitha drejtimet...............por mbi te gjitha humbje  e madhe elektorale....

Submitted by Bard (not verified) on

AKZ dhe FRD kane edhe nje arsye tjeter perse te mos futen ne koalicion me PS: Kjo e fundit nuk ka demonstruar asnjehere qe eshte e interesuar per votat e aleateve, biles shpeshhere eshte bere pjese e mekanizmit te vjedhjes bashke me PD( ne funksion te eleminimit te partive te vogla.) Ndryshimet kushtetuese ne 2008 u bene teresisht per kete qellim, dhe per minimizimin e pushtetit te rrymave jashte PD  e PS( perfshire presidentin). Prandaj eshte e domosdoshme qe keto dy forca te maksimalizojne votat e tyre jashte koalicioneve tradicionale, duke marre parasysh qe edhe nese Rames i krijohen kushtet paszgjedhore per tu bere kryeminister, ai duhet kushtezuar ne maksimum per formesimin e koalicionit qeverises, nese nuk duam shfaqjen e simptomave te arrogances qe ai i demonstron ende pa marre pushtetin.

Submitted by Pirro (not verified) on

JO, JO, JO! Do te duhej nje aleance mes ketyre dy partive per te krijuar polin e trete qe do te mblidhte shume vota edhe te elektoratit pederist si dhe te atij te majte te perfaqesuar nga shume zhgenjyesja PS. Nje aleance paraelektorale me PS-ne e gam gameve bosh, me PS-ne pasive qe s'eshte ne gjendje as te mbroje voten por e kthen koken nga ambasadat e huaja, do te ç'orientonte elektoratin e ketyre dy partive, duke u heqyr ketyre shume vota.

Me mire do te ishte te aleance paraelektorale treshe, AKZ + FRD + Ligj dhe Drejtës(e Spartak Ngjeles) dhe ne rast vjedhejesh masive te votes popullore, nje aleance edhe me e gjere me forca te tjera anti-berishiane si PS, por vetem pas-elektorale! Po te ishte i detyrueshem skenari i fundit, do te duhej te krijohej nje qeveri teknike e perkohshme qe do te rregullonte shpejt e shpejt ate qe kryekrimineli serb e prishi qellimisht gjate sundimit te tij gjakatar, nga legjislativi, ekzekutivi e deri tek gjyqesori; me hapin shume te rendesishem te burgosjes se gjithe bandes Berisha per tradheti te larte ndaj atdheut, vjedhje sistematike te prones publike, demtim te shtetit shqiptar, trafiqe te çdolloji etj. KQZ-ja pastaj duhet pastruar ne menyre urgjente, per te futur ne te vetem elemente pa parti dhe sidomos duke fiksuar per çdolloj korrupsioni apo abuzimi te anetareve dhe drejtuesve te saj, nje ndeshkim ligjor minimal prej 10 vitesh heqje lirie, pa kurrefare falje te pjesshme apo te plote!

Fill pas kesaj qe de fakto do te pastronte terrenin politik nga pleherat toksike pederiste, qeveria duhet te dorezonte mandatin ne parlament dhe te shpallte zgjedhjet e parakohshme, ku me ne fund aleancat e gjera anti-berishiste do te shbeheshin per te konkuruar gjithesecili denjesisht dhe ne menyre demokratike.

Ky eshte skenari qe i uroj skenes se re politike shqiptare ne Zgjedhjet e 2013.

Nese ky skenar do te vihej ne praktike, jam i sigurt se Shqiperia do te ecte perpara sa kurre s'ka ecur deri me tash.

Submitted by Bard (not verified) on

Jam dakort me komentin me siper: Duhet qe te gjitha forcat opozitare te mblidhen ne nje pol te trete, me kusht qe keto forca te deklarojne publikisht para zgjedhjeve qe nuk do kete koalicion me PD per formimin e qeverise. Identifikimi me koalicionin e PS vecse do dekurajonte zgjedhesit tradicionale te djathte qe shohin ende tek PS gjurmet e komunizmit apo te putinizmit, apo qe ata vertet kane shprese se ky pol i trete do jete ndryshe, por qe jane te pamotivuar nga politika e Rames. Keto forca duhet te testohen drejtperdrejt ne publik, se njollosja me nuanca roze do i demtonte. I vetmi problem qe mbetet eshte qe PS ne rast refuzimi te koalicionit parazgjedhor, do mundohet te vjedhe sa te munde bashke me PD(ata nuk kane perfaqesim as ne KQZ, as ne komisionet zonale me sa di). Duhet te mendojne nje mekanizem si te minimizojne vjedhjen nga dy forcat e medha, ose ne rast se vjedhja faktohet, te kene bythe te perballen fizikisht me hajdutet. Ndryshe s'ka shprese..

Submitted by Anton Nepravishta (not verified) on

O Zaloshnja, a ke ndonje lloj artikulli tjeter per te shkruar pervec te njejtit qe shkruan cdo dite prej 4 vjetesh? Na lodhe mer burre!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

O Nepravishta, qeke lodh ti, po s'jane lodh 540 veta qe e lexu deri tani ket artikull. Kto lloj artikujsh me llogari elektorale jane me interesantet qe shkru Zaloshnja, se artikullin e fundit qe kishte shkrujt per llogarite e takses progresive mezi e lexova deri ne fund; ishte shume teknik. Do thush ti qe Zaloshnja s'i ra dot m'koke rezultatit te Tirones vjet. Po s'i t'i binte n'koke Zaloshnja, kur erdhen katunaret e Kasharit dhe vllezrit kosovare me votu sikur ishin tironca? M'thuj ti mu sa ishte ky kontigjent, e t'them un pastaj nese ka qene i sakte Zaloshnja...

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Zaloshnje, m'vje keq por po ia fut kot. Shikoje situaten objektivisht. Nje koalicion i AKs dhe FRDs me PSn do ishte vetvrasje. Ato forca linden si pasoje e gabimeve te PDs dhe PSs, dhe fakti qe shumica e popullsise nuk voton fare do te thote qe ka nje "treg" te hapur per alternativa te reja.

Nuk mer vesh shume nga marketingu me duket, por duhet te dish qe cdo biznes / parti politike nese nuk ofron dicka ndryshe nga konkurentet eshte e destinuar te "vdesi".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.