Arkiv-Opinion
Përse Jozefina s’kishte asnjë koment? Ndoshta prej LSI-së…
Kur Ilir Babaramo, në emisionin e tij “5 pyetje nga Babaramo”, i bëri Jozefina Topallit pyetjen “Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie – a keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?”, Jozefina u përgjigj se nuk kishte asnjë koment. Dhe kjo përgjigje nuk të çudit. Në qoftë se Jozefina do të mundohej të justifikonte qeverinë Berisha për vonesën në mbajtjen e premtimit për kompensimin e të përndjekurve politikë brenda 8 vjetësh, vetëm do ta irritonte këtë shtresë.
"Politika vepron sot gabim me kanunin"
Në këtë intervistë të realizuar në tetor të 2010-ës, pas vrasjes së Pastor Dritan Prroit për gjakmarrje, Dom Marian Lumçi, në atë kohë prift në kishën e “Shën Palit” në Tiranë, na hedh dritë mbi rolin e kishës dhe dënimin që ajo u jep besimtarëve që kryejnë krime të rënda. Dom Lumçi shpjegon kuptimin e fjalës “çkishërim” në Bibël, dhe rastet kur përdorej kjo formë “mallkimi”. Dom Lumçi thekson se çkishërimi mund të ketë efikasitet në fshatra apo qytete të vogla, ku prifti i njeh banorët e zonës, por në qytetet e mëdha, ai është i vështirë të zbatohet për shkak të urbanizimit.
"E vërteta ime për "Dimrin..."
Kjo bisedë është bërë më datë 19 shtator 2012, në orët e mbrëmjes në linjë telefonike. Nga redaksia e “Shekullit” është telefonuar banesa e z.Kadare në Francë. Shkrimtari u është përgjigjur pyetjeve në mënyrë disi nervoze dhe në fund ka kërkuar që biseda të mos botohet me premtimin që do dërgonte përgjigje të tjera via-mail. Pyetjet janë ridërguar po atë natë. Z.Kadare ka refuzuar të përgjigjet, duke mos kthyer asnjë përgjigje as në linjë telefonike as për 3 emaile të tjerë pasues të dërguar pas 19 shtatorit nga redaksia. - SHEKULLI
A i duhet kujt gjuha shqipe?..
U kërkoj ndjesë për këtë pyetje gjithë lexuesve, që besojnë me çiltërsi në domosdoshmërinë historiko-shoqërore të gjuhës sonë amtare dhe në të ardhmen e saj, që besojnë gjithashtu në bukurinë dhe fuqinë e saj shprehëse.
Kur zgjedhjet bëhen thjesht për të konfirmuar maxhorancën (Bjellorusi)
Të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi, që për Europën po shndërrohet në një vend të harruar. Më saktë, u zgjodhën 110 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit, e cila ka funksionin e fuqinë për të zgjedhur kryeministrin në një republikë presidenciale; për më tepër, në një republikë presidenciale, ku presidenti e ka emrin Aleksandër Llukashenko. Në këtë kuptim, zgjedhjet e atjeshme parlamentare nuk kanë rëndësi për forumin që përcaktojnë, por kanë rëndësi në vetvete, dmth si zgjedhje.
Dikur thuhej: socializëm ose barbari. Sot...
Nëse nuk arrihet Europa politike, euro do të zhduket. Kjo zhdukje mund të marrë forma dhe kthesa të ndryshme. Mund të ndodhin shpërthime, shpërbërje, vdekje të ngadalta, ndarje. Mund të ndodhë në dy, tre, pesë, ose dhjetë vjet, mund të paraprihet nga faza qetësimi ku do të krijohet përshtypja se më e keqja ka kaluar.
Kokaina e Popujve
Në një debat të paradokohshëm kushtuar semiotikës të së shenjtës, e solli rasti të flisnim për një ide diskutimi i së cilës zë fill nga Makiaveli tek Rusoi dhe madje më herët; është fjala për të ashtuquajturën “fe civile” e romakëve, e kuptuar si një tërësi besimesh e detyrimesh, të cilat ia dilnin mbanë ta mbanin shoqërinë të bashkuar. Folësit vërejtën se nga ky koncept, në vetvete virtuoz, mund të kalohet fill tek ideja e fesë si “instrumentum regni” (“mjet sundimi” – sh.
Optimizmi racional i Veliajt dhe qeverisja e së nesërmes
Vjeshta nuk e ka gjetur aspak të dremitur partinë më të madhe opozitare. Herë- herë duket sikur veprimet dhe reagimet e eksponentëve të saj të rinj e të vjetër janë thjesht spontane, por pas një fare kohe lidhen natyrshëm aq sa doktorin e tërbojnë dhe fillon turfullimet e gjata bajate në publik.
3 milionë të korruptuar, asnjë i lumtur!
Pjesa më e madhe prej nesh e ka shkelur të paktën një herë ligjin. Dhe nuk e kam fjalën për ata që kalojnë me të kuqe, që nuk të japin kuponin tatimor apo që ushtrojnë prostitucionin e mjerimit. Madje nuk po fus këtu as ata që shkelin ligjin anti-duhan e as ata që pinë bar. Këto (në një shtet normal) duken vogëlsira, para magmës kriminale ku jemi zhytur. Pjesa më e madhe e popullsisë është ligjshkelëse, pra ka bërë një krim penal: falsifime dokumentesh, korrupsion aktiv e pasiv, vjedhje e pasurisë publike, fshehje krimi dhe zhdukje provash, kërcënime e dhunë, vrasje e përdhunim.
Kronika e një Lufte pa Emër
"Livadhin e shkretë, e hanë kuajt e verbt" Popullore