Optimizmi racional i Veliajt dhe qeverisja e së nesërmes

Vjeshta nuk e ka gjetur aspak të dremitur partinë më të madhe opozitare. Herë- herë duket sikur veprimet dhe reagimet e eksponentëve të saj të rinj e të vjetër janë thjesht spontane, por pas një fare kohe lidhen natyrshëm aq sa doktorin e tërbojnë dhe fillon turfullimet e gjata bajate në publik.
Altruizmi politik i Harasanit i solli parlamentarizmit një punëtor trashëgimie, historie dhe estetike si Auron Tare. Opinionet dhe ekstravagancat nacionaliste të Pandeli Majkos kurrsesi nuk kuptohen pa rebelizmin koherent të Erjon Braçes, ndërsa analizave cinike dashakeqëse të Kastriot Islamit u erdhën për hak 5 leksionet strategjike të Erjon Veliajt.
Dua të analizoj modestisht sonte pikëpamjet e ish-mjaftistit Veliaj, të botuara ditët e kaluara në shtyp dhe paksa brutalisht t’i kundërvihem andej nga fundi cinizmit të Islamit, i cili prej 2 vitesh me të njëjtat shifra dhe grafika e me të njëjtin kod zgjedhor tashmë nxjerr humbëse partinë e tij nëpër artikuj gazetash që boton. I bërë qesharak me të njëjtat analiza para zgjedhjeve lokale, klithmat e Kaçit as ia ulin e as ia ngrenë elektoratin PS-së, por desha ta këshilloja sa për fisnikëri le t’i përkushtohet akademizmit se nuk i dihet, ndoshta ndonjë ditë do t’i vijë radha të zëvendësojë Vishon, që zëvendësoi Gazideden.

1./ Bashkimi rreth liderit
Ndërkohë që ekspozita fantastike në Bruksel përgatiti shpirtërisht dhe mentalisht Evropën se çfarë syresh do të qeverisin nesër Tiranën, daljet e përditshme të Eduard Shalsit e zhveshën lakuriq raportin media-qeveri të këtij vendi ku liria e informimit qëndron e fshehur 6 ditë në javë.
Opozita e sotme, pavarësisht kolovatjeve amatoreske të Nard Ndokës ka nevojë edhe për mëritë sporadike apo shpërthimet e Milos dhe Gjinushit. Me kuqezinjtë energjikë të Spahiut dhe fisnikët tolerantë të Bamir Topit konturimi dhe bashkimi rreth liderit të opozitës do ta yshtte më tepër betejën opozitare. Jo vetëm në respekt të historisë socialiste, por edhe për shkak të një dashurie të sforcuar prej kodit elektoral, partitë e vjetra të reja nuk duhet të rreshtohen në trasenë e opozitarizmit njëra karshi tjetrës vetëm për idealet politike. Misioni historik i tyre është çrrënjosja e një regjimi, i cili po ndenji edhe katër vjet të tjera i instaluar ka për të zhdukur çdo standard bazik qeverisës që vetë kontinenti na ka mësuar këto 22 vite.
Erjon Veliaj shkruan në analizën e tij se qershori i ardhshëm do të inaugurojë ose Berishën ose Ramën kryeministër dhe faktikisht fasada e emrave të përveçëm transparencon shumë më tepër.
Egoizmi makut i doktorit nuk le hapësira për emra të rinj dhe liderë të së ardhmes të së djathtës. Posesiviteti i karriges kryeministrore prej 8 vitesh e shfaq më së miri këtë dhe bolshevizmi i Partisë Demokratike thjesht do ta degjeneronte edhe demokracinë tonë lokale porsi forumet e vetë PD-së në Has, Shkodër apo Kavajë.
Jam i sigurt se bashkimi rreth Edi Ramës nuk do të thotë patjetër një darë e hekurt, e cila mbyll çdo aspiratë qeverisëse për aleatët e aleancës së nesërme. Partia Socialiste si dhelpër e vjetër e pozitës dhe opozitës ka ditur të joshë me tolerancën dhe filozofinë liberale të saj cilëndo forcë tjetër që ka merituar votën. Ardhja në pushtet e Edi Ramës nuk do të dylloste e të mbante të fermentuar alla Madame Tussauds 8 vjet rresht Ilir Beqën në vend të Ridvan Bodes, Ledi Shamkun në vend të Myqerem Tafajt, Arta Daden në poltronin e Jozefinës…
PS po di tashmë si të menaxhojë resurset dhe potencialet e njerëzve të rinj që po i afrohen gradualisht kësaj force dhe eksperimentimi me grupin e ri fraxhil parlamentar të 2009-s u është kthyer në leksion që domosdoshmërisht do të vetëkorrigjohet.
Agresiviteti që i mungoi prej vitesh opozitës tashmë ka fituar disi terren duke u justifikuar herë me të drejtë e herë artificialisht si vlerë oksidentale e një partie socialdemokrate. Gjithsesi vetë lideri Rama duhet të përgatitet të ketë veç forumeve partiake kompakte edhe një grup parlamentar sa elokuent, sa profesionit dhe po aq radikal, i cili pavarësisht devijimeve që mund të pësojë traseja qeverisëse të dijë të mbrojë veten, elektoratin dhe vazhdimin e pushtetit.
2./ Apel pa kompleks të kaluarës
Shumë syresh, tashmë të mësuar me lojërat spontane të Fatos Nanos,ende friken se rikthimi i këtij të fundit do të bëjë hatanë. Racionaliteti i elektoratit të majtë dhe atij gri ka konvertuar pasigurinë e dikurshme në maturi dhe vlerësim për babaxhanin e dikurshëm socialist. Tashmë edhe për arsye moshe dhe energjive të shterrosura, Nanos po i jepet haku i merituar që dikur, dikur pra diti të liderzonte parti e qeveri mes ekuilibrash të brishtë. Filtrimet 7 vjeçare mes Nanos dhe Berishës pavarësisht se falen, nuk mund të harrohen kurrsesi nga idealistët dhe baza e vërtetë socialiste. Dështimi në garën presidenciale dhe përdorimi prej Metës dhe Berishës thjesht e kanë bërë imperative vendosjen e fotos së Tosit në stendat e muzeumit ku është drejtor krushku i Berishës.
3./ Historitë lokale të suksesit
Unë tashmë jam vetë pjesë e pushtetit lokal. Pavarësisht se kontribuoj në një prej bashkive të vogla të vendit e prek përditë sakrificën e mbijetesën, që pushteti lokal i drejtuar nga opozitarët has 24 orë në ditë. Por duke e njohur përsëjashtmi Partinë Socialiste, kam vënë re që durimi dhe vitet e gjata në opozitë i kanë kalitur më shumë sesa brenga e fajit e trashëguar prej PPSH-së. Ndjehem mirë se kudo ku kam shkuar në Kavajë, Tepelenë, Shëngjin, Vlorë, Laç kolegët e mi të pushtetit lokal atje, pavarësisht se nuk kanë lidhje gjaku dhe shpirtërore me socialistët, janë joshur prej punës, potencialit dhe hapësirave që liderë të qendrës apo bazës u kanë krijuar komunitetit dhe qytetarit. Shifrat janë kokëforta dhe tashmë ndjehet se vetë PS pavarësisht se është në opozitë ka ditur të rekrutojë dyfishin e anëtarësisë së PD-së dhe LSI-së së bashku.
Ua them hapur dhe pa drojë. Me mijëra si puna ime i janë afruar opozitës në ditë të vështira sepse e kanë njollë në tru ndryshimin, punën dhe modelin e pushtetit vendor të Tiranës së dikurshme. Pas nuk mbetet as Vlora, Korça, Përmeti, Erseka, Kavaja, Fushë Kruja, Shëngjini. Njerëzia duan që porsi Tirana e 2000-2007 të ndryshojë mbarë vendi. E shprehur shkoqur, duan një kryeministër të udhëheqë vendin porsi ai që radikalizoi të jetuarin dhe të punuarin në Tiranë. (Before Luli of course)
4./ Programi si vizatim i ëndrrës për të ardhmen
I keni lexuar ndonjë program partisë së Berishës përveç atij që shkruajti Gramoz Pashko në 1991?
Ose më mirë, e kishit menduar ndonjë herë ndonjë kryeministër mjek në profesion t’i katandiste spitalet e vendit të tij për spitale???
5./ Rrëzimi i miteve për kundërshtarin
Nuk e di për çfarë mitesh flet Erjon Veliaj. Duket sikur mes fjalës mit unë lexoj emrin e dikujt që duhet të kemi frikë. Një vend i cili ka pjellori, lindshmëri të lartë, një vend ku mosha mesatare shkon te 30-34 vjeç, një vend energjik me potenciale dhe resurse poshtë e sipër toke, një vend ku pse pe dikë shtrembër të vjen leva kokës, një vend ku po parakalove makinën të vjen plumbi ballit, një vend që prodhoi 28 mijë dëshmorë dhe 27.999 të persekutuar politikë nuk mundet kurrsesi të ketë frikë nga mitet.
Sa për dijeni po e përmend edhe në këtë përvjetor pavarësie: Ne jemi të gjithë KASTRIOTË, por me një ndryshim. Jo si ky kaçi që cinizmin e tij vulgar e përkthen në shifra disfatiste për partinë e tij. Partinë që e bëri deputet, ministër arsimi, kryetar parlamenti, ministër financash, zv.kryeministër, ministër të jashtëm. Mbaj mend fillimet e karrierës politike të Kaçit. Bërtiste në një miting pranë stadiumit Dinamo në shenjë proteste kundër arrestimit të Fatos Nanos. Ishte Korrik i 1993-it:
-Nxirre nga burgun Nanon o Sali se do të të thyej kafkën!… Pas 19 vitesh nga ajo deklaratë, mund të ma thotë dikush se cila kafkë u thye???
Comments
Po sjellim artikujt e Bled

Po sjellim artikujt e Bled "Trafikantit" Manes te Respublica? Kaq poshte do e coni nivelin?

Eshte hapur fushata, jane

Eshte hapur fushata, jane ndezur motorret. Keni lexuar ndonjehere nga Nanua ndonje kritike ndaj Rucit e metes. Po e saktesoj kritike dhe jo cfryrje e orgji mllefi - Jo se eshte i majte. Jo se i ka nga krahina! Iku Harasani dhe kjo eshte turp, po po tamam turp. dhe Nanua nuk e kruan plagen e nuk i quan as milionjere.

Ky do te zevendesoje Shkurte

Ky do te zevendesoje Shkurte Pal Vaten me duket. Cdo parti ka nevoje per Shkurten e vet....

Shkrim i ngrohtë Blendi, qe u

Shkrim i ngrohtë Blendi, qe u ngjall shprese njerezve se e nesermja do te jete me e mire. Si prurje qe i shtohet atyre te tjerave qe kane filluar ta kapercejne ngerçin e hezitimit. Urime!

Lexoni kete: "i cili

Lexoni kete: "i cili pavarësisht devijimeve që mund të pësojë traseja qeverisëse të dijë të mbrojë veten, elektoratin dhe vazhdimin e pushtetit". Ky, a e ka marre vesh qe jemi ne opozite apo jo? Apo po flet per pasneser?

Po e perkthej ndryshe Bismarkun: Cdo parti meriton Shkurte Pal Vaten qe ka..

Fjala medioker do te ishte e

Fjala medioker do te ishte e varfer madje e pakuptimte per kete shkrim. Nuk edi se cndodhi me sqimen e Mucit!!! Pak a shume keshtu eshte shkruajtur ne ZP ne 1945. C'letyrellek??

Thirrje Respublica-s: Mos

Thirrje Respublica-s: Mos lini nam te botoni shkrimet e ketij njeriu. Dakort me lirine e shprehjes dhe me te drejten e njeriut per t'u rehabilituar, por pasi te kete paguar borxhin qe i ka shoqerise dhe drejtesise. Ky ende nuk e ka paguar ate.

Add new comment