Arkiv-Opinion

Greva e urisë: gjërat kanë shkuar shumë larg

Postuar në 16 Tetor, 2012 01:08

Vëmendjen e opinionit publik e ka tërhequr ana “spektakolare” e grevës së urisë, e cila ka kulmuar me dy akte që vetëm për pak nuk janë finalizuar me vetëflijimin e Gjergj Ndrecës e të Lirak Bejkos, të cilët i vunë flakën vetes; dhe për rrjedhojë, pakkush është marrë me thelbin e protestës së këtij grupi ish të përndjekurish. Cilat janë kërkesat e tyre? Sa është kostoja financiare e këtyre kërkesave? A janë të realizueshme? Janë pyetje për të cilat shtypi e televizionet nuk na kanë dhënë një informacion të detajuar.

Ramazan Spahia, Sali Berisha, Robert Mugabe…

Postuar në 16 Tetor, 2012 00:35

Kur lindi Sali Berisha, Ramazan Spahia ishte 7 vjeç. Dhe jetët e atyre vogëlushëve morën rrugë krejt të kundërta qysh nga ai moment. Sepse vogëlushi Ramazan kishte bërë një “faj të pafalshëm” – kishte ardhur në jetë nga një baba që nuk e pranoi ardhjen e komunistëve në pushtet dhe që u vra duke luftuar me armë në dorë kundër tyre. Ndërsa babai i Berishës e përkrahu ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, eventualisht, e dërgoi të birin e tij me një valixhe druri në Tiranë, për të filluar ngjitjen meteorike në karierën mjeksore dhe në aktivitetin në rradhët e Partisë së Punës.

Tash nuk është çështja se a mundemi, por a duam

Postuar në 15 Tetor, 2012 09:39

Në këtë mandat, Vetevendosje është subjekti i vetëm në Kosovë i cili qysh me 12 shtator të vitit të kaluar ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës; është sërish subjekti i vetëm në Kosovë i cili me 4 dhjetor të vitit të kaluar ka ndërmarrur nismën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

E vërteta nuk ka palë politike, ajo ka vetëm vetveten

Postuar në 15 Tetor, 2012 02:36

Ka kalue shumë kohë qysh se mendimtari francez Julien Benda (1867-1956) botoi librin e tij La Trahison des clercs (1927), ku skaji “clerc” shenjon intelektualin, atë që i përkushtohet gjithë jetën vetëm së vërtetës. Kur tradhtojnë intelektualët – simbas Julien Benda-s? Kur ata e shesin vetveten kurma-kurma në dugajën e politikës, prej së cilës paguhen me pare në dorë.

Për ata që s’ua ndjen, që s’e dinë, ose që s’duan t’ia dinë

Postuar në 14 Tetor, 2012 19:35

Hamendja ime e mirëinformuar është se ka shumë shqiptarë që s’ua ndjen fort për kalvarin e tmerrshëm të vuajtjeve nëpër të cilin kanë kaluar të burgosurit politikë në kohën kur Sali Berisha, kryeministri aktual i vendit, ishte një komunist tejet i devotshëm.

Hamendja ime e mirëinformuar është se ka shumë shqiptarë që nuk e dinë mirë se ç’kanë hequr realisht të burgosurit politikë në burgjet e kohës kur Sali Berisha, kryeministri aktual i vendit, ishte një komunist tejet i devotshëm.

Djegia e Berishës

Postuar në 14 Tetor, 2012 10:49

Teksa “trioja” Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Atifete Jahjaga po festonin e nderonin njëri-tjetrin të rrethuar nga qindra truproja në qytetin “piktoresk” të Deçanit, lajmi që vinte nga Tirana, ishte për të katërtin qytetar të atjeshëm që po tentonte të hidhte vetes flakën, i pakënaqur me trajtimin që kryeministri i atjeshëm po u bënte ish-të persekutuarve politikë.

Greva e urisë dhe e djathta zyrtare

Postuar në 14 Tetor, 2012 04:20

Një grevë urie po mban lidhur vëmendjen e opinionit publik shqiptar prej më shumë se njëzet ditësh. Dhjetë të persekutuar po sfidojnë urinë, etjen dhe shishet me benzinë, për të bërë që kauza e tyre ekonomike të dëgjohet më në fund pas dy dekadash. Është folur shumë për ta, e me siguri që kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen, pasi Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko e blenë me trupin e tyre vëmendjen e munguar publike. Ndonëse ende jo edhe reagimin e shtetit dhe përkrahjen e hapur të shoqërisë. 

 

Zjarri që nuk e shohim

Postuar në 13 Tetor, 2012 09:30

Nuk mjaftuan as njëzet ditë sakrifica për njëzet qytetarë shqiptarë, ish-të përndjekur politikë, të shkundin shpërfilljen tonë. Madje as akti i vetëflijimit të Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos. Pikërisht sot, kur fanfarat do të lajmërojnë festën e fitoreve tona të përgjysmëta e të vakëta, ‘gëzimin’ tonë e përtym një zjarr, të cilin, ose nuk e shohim, ose bëjmë sikur nuk e shohim, ose bëjmë sikur nuk ka lidhje me ne.

Makth!

Postuar në 13 Tetor, 2012 03:45

Ankth, dhimbje, trishtim! Ashtu i përhumbur mendja më rri tek të burgosurit politikë shqiptarë, të gjakosur nga diktatura komuniste për 50 vjet dhe të poshtëruar nga demokratura pluraliste për 22 vjet, që prej tre javësh janë në grevë urie në kërkim të së drejtave që iu njihen me ligj por thjesht nuk zbatohen se ka maliq…. I kam parë dhe kam biseduar thuajse përditë me ta…. Kam parë edhe ndonjë moment se si janë përmallur me fëmijët e të tyre të mitur …. Di plot për vuajtet e tyre…. Ata janë personifikimi i njeriut që padrejtësia i ka lënduar trupin por forcuar karakterin….

Pashmangshmëria e të (pa)parashikueshmes në histori

Postuar në 13 Tetor, 2012 03:24

Rregulli nr. 1: E paparashikueshmja ndodh gjithmonë.

Nuk është kurrë e mundshme të profetizosh çdo gjë.

Rregulli nr. 2: Të ndodhurit e asaj që planifikohet të ndodhë nuk është alternativë e paalternativë.

Qeverisja, respektivisht sundimi i njerëzve, janë të sigurta vetëm përderisa kihet parasysh postulati që gjith’herë ngjan e pritshmja. Por, kur kuptohet që validiteti i postulatit të tillë nuk është i përjetshëm, Rregulli nr. 1 gjith’sesi mbizotëron dhe realiteti duket cullak.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion