Arkiv-Opinion

Në emër të popullit

Postuar në 30 Tetor, 2012 02:18

Policia Shqiptare ka kërcënuar me një procedim penal pas-vdekjes Ruzhdi Prendin, mekanikun që vdiq në paraburgim. Aty po mbahej me akuzën për prishje të rendit kushtetues pas protestës kundër Kryeministrit të vendit. Të afërmit e tij u këshilluan se kjo mund të mënjanohet nëse ata ndalojnë kërkesat publike për të gjetur  ata që jane përgjegjës për vdekjen e mekanikut si dhe demaskojnë partinë opozitare.  Madje, u është ofruar nga Shteti, me zemërgjerësi, punësim dhe shkollim për fëmijët e ngelur jetim.

Shkëlqimi dhe rënia e aspiratave djathtiste

Postuar në 29 Tetor, 2012 14:04

Në vitin e largët 1865, me përfundimin e Luftës Civile Amerikane, Partia Republikane e Abraham Lincoln u gjend përballë një sfide ideologjike ekzistencialiste: arsyet themelore për të cilat kjo parti ishte krijuar (anti- skllavëria, mundësitë ekonomike për gjithkënd, punësim për të gjithë, tokë për të gjithë, liri për të gjithë, dhe favorizimi i emigracionit, pra një sërë qëndrimesh deri diku majtise) duket se ishin zgjidhur ose arritur me mbarimin e luftës.

Burrat e vegjël

Postuar në 29 Tetor, 2012 13:51

Shënim i Respublica-s

Quo vadis?

Postuar në 29 Tetor, 2012 04:22

Është një shqetësimin serioz agravimi i klimës së tolerancës etnike dhe mirëkuptimit të mazhorancës dhe pakicave në përgjithësi në Shqipëri, dhe në veçanti ndaj egzistencës historike, kulturore, gjuhësore dhe etnike të minoritetit serb. Nëpërmjet mediave të cilat po shërbejnë  si bartëse të sulmeve radikale nacionaliste, edhe ato pak evente të rëndësishme për të ardhmen e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhenieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Serbisë siç ishte vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë në Tiranë, z. Mrkiq, po interpretohen si dashakeqe, jo të mirëpritura dhe tendencioze.

Mobutuizmi

Postuar në 29 Tetor, 2012 03:45

Ishte pak muaj më parë, ndërsa lexoja librin e Barbara Kingsolver “Bibla e Pemës Helmuese”, që vëreja me dhimbje se shumë aspekte të jetës në Kongon e paskolonializmit belg ishin si në vendin tim pak para fundit të diktaturës, gjatë viteve të pluralizmit dhe sot. S’ka nevojë të lexoni të tërë librin që ta kuptoni këtë, ndonjë pasazh do të mjaftonte.

Kurban Bajrami

Postuar në 29 Tetor, 2012 03:10

Me qasjen e dhunshme ndaj qytetarëve që protestojnë, Bajram Rexhepi është kthyer në kurban të një qeverisjeje, mendësia e të cilës thotë se të gjithë kundërshtarët duhet luftuar pamëshirshëm deri në asgjësim

 

Është e dhimbshme kur, qoftë edhe në televizor, sheh pamje si ato të para pak ditëve, teksa policët godasin, shkelin e përgjakin qytetarë që dalin të protestojnë. Nuk është hiç me rëndësi sa shumë janë apo për cilën forcë politike kanë votuar.

Lojë në Mbrojtje

Postuar në 29 Tetor, 2012 02:22

“Nuk paskan pasur të sosur xhephanetë e Enverit”, thonë komentuesit anonimë nëpër blogje, “diktatori e bëri Shqipërinë depo armatimesh duke mjelur popullin, ndërsa qeveritarët e sotëm majmen duke mjelur Enverin”

 

Si normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

Postuar në 28 Tetor, 2012 17:02

Me 19 tetor 2012, në një mbledhi të aranzhuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në Bruksel, ndodhi takimi i parë publik i një kryeministri të Kosovës dhe një kryeministri të Serbisë që prej përfundimit të luftës me 1999. Hashim Thaçi dhe Ivica Dačić shtërnguan duart dhe u shtruan për një bisedim rreth dy orësh.

100 vjet me sharlatanë e romantikë

Postuar në 28 Tetor, 2012 08:55

Në qoftë se historinë kombëtare do ta përfytyronim si një tekst apo si një thënie, atëherë vetvetiu do të duhet të pyesim se kush e tregon këtë histori dhe kujt ia tregon. Nëse do të përfillnim teoritë e thënies dhe të bashkëthënies, do të na duhej të përfytyronim se në këtë 100-vjetor kemi një bashkëbisedim mbi historinë e Shqipërisë. Që të kemi komunikim, pra bashkëbisedim, duhet që dikush të flasë ose të kemi një thënie me tregues të folësit dhe një palë tjetër të dëgjojë. Ky është rregulli numër një në komunikimin njerëzor.

1913

Postuar në 28 Tetor, 2012 04:11

 

Derisa ne, shqiptarët, dalngadalë por sigurt po i gëzohemi festës së 100-vjetorit të pavarësisë, asaj që në njërën anë vërtet na pavarësoi por po aq edhe përgjysmoi, në pjesën tjetër të Europës, me të madhe kanë filluar të bëhen përgatitjet për shënimin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion