Arkiv-Opinion

Një testim i rëndësishëm para ardhjes në pushtet

Postuar në 23 Tetor, 2012 17:24

Edi Rama, pas disa vitesh eksperimentim me forma të ndryshme organizative, duket se është kthyer në atë më klasiken:  organizim në çdo qytet e në çdo lagje, duke u zhvendosur kësisoj nga një parti elektorale e cila ka funksion vetëm zgjedhor, në një komunitet politik kapilar, i cili jo vetëm prek çdo qelizë të vendit por edhe e organizon atë politikisht gjithashtu. Kjo mënyrë i krijon jo vetëm frymëmarrjen e duhur një partie që pas një viti do jetë në krye të punëve të vendit, por mbi të gjitha aktivizon çdo qelizë të saj: cilido anëtar është një organizator dhe anasjelltas.

Grevistët e urisë

Postuar në 23 Tetor, 2012 06:19

“Çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë dhe  çdo njeri e ka për detyrë të mbrojë lirinë e të tjerëve”  (Annette Lantosh)

 

Një grup të burgosurish politikë të diktaturës komuniste qëndruan për një muaj në grevë urie dhe pushteti nuk pranoi të dialogojë me ta. Ata të burgosurit politikë të diktaturës së djeshme hynë në grevë urie, sepse pushteti aktual i Tiranës nuk u ka dhënë të drejtën e tyre, duke shkelur harbutçe edhe ligjin përkatës të miratuar nga vetë kjo skotë pushtetarësh të papërgjegjshëm.

Dordoleci i arave

Postuar në 23 Tetor, 2012 02:57

Besoj se të gjithëve u ka rënë rasti të shohin nga afër (ata që kanë lidhje me fshatin) apo qoftë edhe në televizion, nëpër libra e revista, një dordolec arash. Dordoleci është një objekt që ka formën e njeriut, i ndërtuar me shkopinj, me lecka, me një top të mbushur me pambuk e të vizatuar të ngulur si kokë, dhe që përgjithësisht fshatarët e vendosin nëpër ara për të trembur shpendët. Në zanafillë për bujqit ai ka përfaqësuar edhe hyjninë e bujqësisë, por më pas është përdorur rëndom për të pasur prodhime të mbara dhe për të larguar shpendët që mund të dëmtojnë të mbjellat.

Ku shohin sytë bosh të Aishes

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:15

Vjen një moment kur mësohemi aq shumë me llumin, sa ai bëhet gjendje e jona natyrale. Ky vend nuk ka shumë ndryshim nga ai sulltanati ku mbahej një kamare turpi e ku vendoseshin kokat e prera. Vetëm që nuk kemi kamare.

 

Boll më!

Postuar në 21 Tetor, 2012 13:26

Nga New  Yorku, me interesim qytetar dhe shqetësimin e një mjeku, e ndjek grevën e urisë të ish të përndjekurve politikë.
Së pari përshëndes sakrificën madhore të grevistëve, të cilët pa marrë parasysh shëndetin, që është gjëja më e shtrenjtë për këdo, hynë në grevë urie pwr të kërkuar të kërkuar dëmshpërblimin që u takon me ligj.  

Një shuplakë nga Gjergj Ndreca

Postuar në 21 Tetor, 2012 04:39

Imagjinoni për një moment një skenar të tillë: një grusht burrash nisin një grevë urie në një cep të Tiranës. Si në dhjetëra raste të mëparshme në të gjithë Shqipërinë, edhe ata kërkojnë dialog me qeverinë, për disa të drejta ekonomike që u janë shkelur. Nga qeveria vjen përgjigje pozitive. Një zv.ministër i drejtësisë caktohet të marrë kontakt me ta, e më pas nisin një rresht takimesh mes palëve, për të shqyrtuar pretendimet në fjalë.

Rikthimi te gjykatat e komunizmit?

Postuar në 21 Tetor, 2012 02:41

Në vend se të jenë kontrolluese dhe baraspeshuese të qeverisë me anë të zbatimit të së drejtës, gjykata të niveleve të ndryshme po shfaqen në vendimet e tyre gjithnjë e më në sinkron me vullnetin e kryeministrit dhe të qeverisë. Rasti më i fundit është ai i vendimit të Gjykatës së Tiranës për ta cilësuar si të paligjshme grevën e urisë të një grupi të përndjekurish politikë. Dukuria nuk është e panjohur në Shqipëri dhe na kthen prapa në kohën kur gjykatat ishin jo zbatuese të së drejtës por të vullnetit të partisë dhe liderit në pushtet.

Këshilla dashamirëse për opozitën

Postuar në 20 Tetor, 2012 03:19

Në një film fantashkencë, disa vite më parë, toka u sulmua nga jashtëtokësorët.  Të shëmtuar, metalikë,  barbarë, me makineri fluturuese dhe armë të frikshme, që lëshonin reze dhe zjarr, mysafirët barbarë  të hapësirës, sulmuan me koketëri cdo meridian  e qytet ne planet për të shuar pa mëshirë, njëherë e mirë racën njerëzore.

Kapitalizmi. Si e humbi e majta davanë?

Postuar në 20 Tetor, 2012 01:05

Dikush mund të mendojë që një krizë e sjellë nga kapitalizmi i çrregulluar dhe i babëzitur do ia ndërronte mendjet disa të tjerëve rreth  natyrës së themeleve të ekonomisë globale.

Përsëri “rrezik anglo-amerikan”?

Postuar në 19 Tetor, 2012 17:46

Nga fundi i jetës së vet, Enver Hoxha (ose dikush tjetër në emër të tij) shkruajti një libër me titullin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Ky libër u harrua fare pas vitit 1990 -- sidomos pas vizitës së Xhejms Bejkerit në Tiranë, i cili u prit me entuziazëm nga qindra mijra shqiptarë sikur të qe Mesia, dora vetë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion