Arkiv-Opinion
Letër Sekretares së Shtetit, znj.Klinton
Zonjes Hillary Klinton - Sekretare e Shtetit, SHBA
E nderuar zonje!
Një formë e re sindikalizmi
Është për t’u vënë re që, ndryshe nga sa mendohet, maskarenjtë kanë një vetëdije tepër të zhvilluar përkatësie klasore. Për shembull, është pothuaj e pamundur të vëresh njërin prej tyre në rrugë, restorant, punë apo televizor, pa qenë ishoqëruar ekskluzivisht nga dy, pesë, dhjetë, apo në raste më interesante, edhe nga qindra maskarenj të tjerë.
Kur gazetarët bëjnë raportime të trukuara
Ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu, dha pardje pasdite një intervistë për televizionin “ABC News”. Ishte një intervistë e fokusuar te vetëm një argument, te greva e urisë e një grupi ish të përndjekurish, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe (sidomos) për gjestin e Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos, që i vunë flakën vetes.
Thank you, Ambassador Arvizu!
Ambasador Arvizu, para një jave, si takspagues dhe votues amerikan, ju drejtova me një letër publike në respublica.al, të cilën kam dëgjuar se e lexoni rregullisht (http://www.respublica.al/opinion/2012/10/12/ambasador-arvizu-po-tani-cfare-do-ta-quani-berishen-burre-shteti-apo-burre ).
Pakti me djallin
Ndër njerëz të ndryshëm, pyetja më e rëndomtë që ngjalli vrasja e ish-kryeministrit reformator serb Xhinxhiç, ishte shumë pragmatike: Pse u vra xhanëm? Me atë kurs pro evropian, që po ndiqte i ndjeri dhe me një brand të natyrshëm të moderuar, pas regjimit të Sllobos, hamendësitë ishin të shumta. Ndër disa prej personaliteteve të njohur pyetur në Serbi, ishte dikush që do përgjigjej në mënyrën më lakonike. “Ai bëri pakt me djallin. Dhe kur djalli të thërret, nuk ke se çfarë t’i bësh më...”. Përgjigja linte shteg për shumë interpretime, por arsyetimi ishte shumë i drejtpërdrejtë.
Debati mbi fenë, Kosova, Turqia..
Në cilindo debat për fenë në Kosovë, sidomos debatet aktuale me nofka anonime në portale shqiptare, ku gjuha e urrejtjes është shumë më e shpeshtë se argumentet racionale, ka shumë akuza, sharje, shpifje, kërcënime, anatema dhe mallkime të shpeshta që të dy taborët debatues i përsërisin. Duhen thënë ca gjëra krejtësisht qartë dhe pa mëdyshje:
Vetëflijimi juaj s'e bën dhunëtarin që të ndërrojë politikën
Me shqetësim e shikoj grevën e ish-të burgosurve politikë në Tiranë dhe me shqetësim i dëgjoj lajmet për çka po ndodh në të dhe çka po ndodh rreth saj.
Duhet të jesh ndjenjërisht i topitur, shpirtërisht i shkretëruar dhe politikisht i verbër ta shikosh vetëdjegien e njerëzve me mënjanërinë provokuese me të cilën po e shikon qeveria shqiptare me kryeministrin Sali Berisha në krye.
Fatmir Lamaj vs. Sali Berisha dhe…Robert Mugabge
Kur bebeja Sali i Berishajve të Vuçidolit lëshoi klithmën e parë në këtë botë, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt po luftonin dhëmbë për dhëmbë me forcat komuniste në Labëri. Ndërkohë, babai i bebushit Sali mirëpriste ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, eventualisht, e dërgoi të djaloshin Sali me një valixhe druri në Tiranë, për të filluar ngjitjen meteorike në karrierën mjekësore dhe në aktivitetin në radhët e Partisë së Punës.
Për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën
Kreu i Kuvendit te Kosoves foli mbrëmë në emisionin "Shqip" të Rudina Xhungës edhe per debatin mbi historinë, rolin e Ahmet Zogut dhe atë të Enver Hoxhes. Më poshtë, pjesa e intervistës që prek këtë temë:
Rudina Xhunga: Në Shqipëri dhe në Kosovë gjithashtu, ky vit i 100 vjetorit ka përkuar edhe me debate të mëdha për rishkrimin e historisë. Ju e keni ndjekur z. Krasniqi?
Dialog imagjinar me një ish të burgosur politik
Nuk e di nëse je në grevë urie me të tjerët apo jo? Nuk e di nëse fati të ka ndihur në këto vite të tranzicionit për të krijuar një vatër familjare dhe jetesë normale dhe ndoshta i ke harruar bashkëvuajtësit? Ndoshta ke pasur mundësinë për të privatizuar diçka nga prona publike dhe ndoshta ke