Arkiv-Opinion

Dy mëlçitë në qafën e Berishës dhe mundësia e votës plebishitare në 2013-ën

Postuar në 03 Tetor, 2012 16:27

Në Shqipëri, duke përjashtuar zgjedhjet parlamentare që vetëm formalisht janë quajtur zgjedhje (1946-1987 dhe 1996), kemi regjistruar vetëm dy fitore plebishitare elektorale. E para u regjistrua në vitin 1992, pasi Partia e Punës, e cila e filloi qeverisjen duke furnizuar popullsinë me bukë me triska dhe e përfundoi me rezerva drithi për vetëm 6 ditë bukë, u detyrua t’ia lërë vendin në dorë një qeverie teknike.

Privatizimet në Kosovë dhe përvoja e Shqipërisë

Postuar në 03 Tetor, 2012 08:16

Logjika privatizuese në Kosovë është e mbërthyer brenda një paradoksi të dyfishtë. Së pari, për vite të tëra është thënë që në ndërmarrjet kosovare, përfshirë këtu PTK-në dhe KEK-un, ka shumë korrupsion, prandaj ato duhet të privatizohen që të eliminohet korrupsioni. Njëkohësisht, të gjitha Qeveritë janë zotuar për çdo ditë për luftimin e korrupsionit, prej konceptit të ‘sundimit të ligjit’ e deri te parulla e ‘zero tolerancës’. Mirëpo, përvoja e pasluftës na e ka dëshmuar që patëm privatizim por nuk patëm sundim të ligjit dhe as zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Që çlirimi të mos jetë një formë e re pushtimi

Postuar në 03 Tetor, 2012 01:37

Njërin prej filmave të saj më kontroversialë, “La pelle”, Liliana Cavani e mbyll me një skenë të pështirë. Një banor i Napolit feston çlirimin e Italisë nga aleatët amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore. Me të birin në krah e me një flamur kuqebardhë me shumë yje ai i afrohet tankeve i ekzaltuar, bashkë me turmën me gra e burra që falënderojnë çliruesin që i dha fund luftës. Tanket ecin ngadalë e hijerëndë. Një bjonde ngjitet sipër një tanku, puthet me ushtarët. Burri del para tankut me fëmijë në krahë, dhe valëvit flamurin amerikan i ngazëllyer.

18 pyetje mbi 'të shenjtën' e Rudian Zekthit

Postuar në 02 Tetor, 2012 07:05

Javën e kaluar, Panorama, e më pas Respublica në op-ed-in e vet botuan një përsiatje të Rudian Zekthit të titulluar “e Shenjta”. Duke qenë se e shijova në të lexuar, nuk mund të rri pa shkruar për të, ose siç do vini re, mbi të. Për hir të formës sesi zgjodha të ndërtoj përgjigjen, por dhe për faktin se mund të jetë pak e sikletshme qoftë dhe në kompjuter të kalosh nga “e Shenjta” tek “18 pyetje mbi të shenjtën e Rudian Zekthit”, jam i detyruar të rikopjoj ‘pikat’ e së Shenjtës dhe pjesët e mia tia vë përbri, me gërma të pjerrëta.

Pse "të mëdhenjtë" kanë në dorë suksesin e një debati televiziv

Postuar në 02 Tetor, 2012 00:09

Në numrin e fundit të së përjavshmes “Java”, Ilva Tare ngrinte zërin kundër “televizionit me listë” në rubrikën e vet “Media Ring” të kësaj të përjavshmeje. Çfarë kupton Tare me “televizionin me listë”? Kupton dukurinë e bojkotimit të një ekrani a të një programi nga ana e disa politikanëve të rëndësishëm, të cilët – këtë lë të kuptohet moderatorja e programit të njohur në “Ora News” – marrin urdhër për të mos shkuar në programe të caktuara, apo për të mos shkelur në televizione të caktuara. E anasjelltas, për të shkuar në televizione e programe të tjera, ku “bëjnë qokën e radhës”.

Demokratura jonë

Postuar në 01 Tetor, 2012 04:14

Edhe sivjet, mes brohorimës dhe entusiazmit popullor, reforma zgjedhore, thonë,  u përmbyll me sukses të madh. Një pjesë jo e vogël e banorëve të Myzeqesë, për herë të parë në jetën e tyre, do të kenë fatin e papërsëritshëm që në 2013 ta hedhin votën e tyre në touch-screen, ndërsa dy forcat e mëdha do të angazhohen reciprokisht që në krye të KQZ-së të vihet ndonjëri që me vetëmohim e sakrificë të jetë i aftë ta shpjerë maskarallëkun e manipulimit të vullnetit të qytetarëve në një stad të ri.

Plaçkitje patriotike

Postuar në 01 Tetor, 2012 03:55

Kontrabandistët në veri të Kosovës tash sa vjet kanë fituar miliona në emër të patriotizmit. Seriali me titull “Plaçkitja patriotrike”, që ka nisur së emetuari në TVB92, ofron rrëfimin se si plaçkitës e kriminelë, serbë e shqiptarë, janë bërë bashkë në kontrabandimin e mallrave, kryesisht karburanteve, që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë pa paguar kurrfarë detyrimesh.

Tempulli i përdhosur

Postuar në 30 Shtator, 2012 08:33

Pjesë nga fjala e Kryeministrit të Republikës para nxënësve të një shkolle në Bathore para dy ditësh: “Ju bëj thirrje të ndiqni punimet e Parlamentit dhe do shihni sesi çdo ditë një grusht i vogël deputetësh në prag të statusit largohen nga salla e mbledhjeve për të mos votuar ligjet. Me karriget bosh ata duan të rrënojnë ëndrrën tuaj dhe të të gjithë shqiptarëve. Zgjedhjet e ardhshme po afrojnë. Unë ju bëj thirrje që t’u thoni prindërve tuaj të votojnë jo vetëm për veten, por edhe për ju, për të gjithë shqiptarët, që ne të ecim të sigurt drejt të ardhmes”.

Shpirt i bukur

Postuar në 30 Shtator, 2012 05:17

 

Një ngjarje e hidhur brengosi thellë kinemanë franceze: u nda nga jeta këtë javë Luc Barnier, një nga montazhierët më të mirë të filmit në Francë që i ka dhënë publikut francez dhe ndërkombtar filma nga më të mirët. Por ai ishte sidomos, një njeri i rrallë, i dashuruar me njerëzit dhe veçanërisht me shqiptarët. Sepse ai ishte një humanist i vërtetë dhe bashkëshorti i regjisores franceze me orgjinë shqiptare Liri Begeja me të cilën realizoi dhe filmin "Larg barbarëve". Më poshtë po japim një shkrim të Mirela Kumbaros në nderim të tij.

 

 

Berisha do të humbasë

Postuar në 29 Shtator, 2012 09:05

 

Berisha nuk është rasti i mazokistit, i gatshëm të humbë falë emocionit të fortë që shkakton statusi i viktimës. Pa dashur të sfidojmë sedrën enigmatike të Kryeministrit (Zot na ruaj!) po rreshtojmë arsyet logjike, edhe për një mendje më pak të çoroditur se ajo e kujt është në fazën e vetë-lëndimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion