Arkiv-Opinion
Tregoni respekt për kundërshtarin, zotërinj polemizues!
Do të doja të polemizoj me shkrimin e z. Gjokë Vata botuar në MAPO-n e dt. 10 tetor 2012 (“Replikë me Ardian Vehbiun për gegnishten”), por nuk e kam të lehtë të shtyhem më tej një vargu jo-sh; meqë autori më vë në gojë gjëra që nuk më rezulton t’i kem thënë, për më tepër edhe duke mos më cituar saktë.
Ambasador Arvizu, po tani çfarë do ta quani Berishën – burrë shteti apo burrë llaxore?
Ambasador Arvizu, siç keni deklaruar disa herë, bosi juaj suprem është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ju ka emëruar në postin që mbani dhe që, po të dojë, mund t’ju shkarkojë nga ai post.
Sakrificat e grevistëve dhe shurdhëria totale ndaj tyre
Një grevist tjetër i ka vënë flakën vetes. Quhet Lirak Bejko. Kamerat kanë mundur ta filmojnë dhe çfarë na panë sytë janë pamje që s’do donim t’i shihnim kurrë. Nuk di se sa njerëzve do t’u fanepset në gjumë, apo edhe zgjuar, ky akt vetëflijimi, por di – dhe këtë e di mirë – se më të shumtëve aq u bën. Unë nuk jam i interesuar për kërkesat që ish të përndjekurit kanë bërë, por kjo nuk më bën që të bëj sikur nuk shoh atë që po ndodh.
Replikë me Ardian Vehbiun për gegnishten
Gazeta ‘Mapo’ në numrin e saj të datës 28 shtator 2012 botoi nji artikull të z. Ardian Vebiu me titullin: Shqip flasim e s’merremi vesh. Së pari due t’i them artikullshkruesit në fjalë: Shqipja nuk ashtë fajtore për mosmarrveshjen e atyne shqiptarve që përpiqen me e shëndrrue të vërteten në të kundërten e saj.
Limonat e Argjentinës, telenovela e dy Kristinave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar
Presidentja Kristinë Lagardë kërcënon Argjentinën me armën e vet më të fuqishme: përjashtimin nga Fondi Monetar aty nga fundi i nëntorit. Arsyeja është e thjeshtë, sipas Lagardë: Argentina po shtyp monedhë e si rrjedhojë ka një inflacion rreth 30%, shumë më të lartë se ai që deklaron. Presidentja e Argentinës; Kristinë Kirchner i pergjigjet me tonin dhe teatralitetin e denjë të një telenovele latinoamerikane: “Argentina është një komb i madh që ka dinjitetin e vet dhe kërkon respekt. Po qe se duan të na përjashtojnë, do dalim me kokën lart, krenarë”.
Liberalizmi njëkahor
Po na shndërrojnë në minoritet edhe ekonomikisht përveçse politikisht. Në ekonominë dhe pasurinë e vendit tonë popullsia vendëse po marrin pjesë me përqindje përherë e më të vogël duke iu falënderuar këtij privatizimit të egër shpronësues e tjetërsues.
Takimi me dramaturgun 'e thyer' Minush Jero
Minush Jero ishte kartelisti i Kampit të Përqendrimit! dhe kartela ishte shenja e çdo të burgosuri që mbahej në evidencën e shtetit, për aq kohë sa ishte ende gjallë, sepse aty shkruhej gjithçka, derisa të vdisje apo të liroheshe nga burgu. E pashë Jeron me njëfarë habie dhe dyshimi njëherësh, por nuk m’u dha që të vijoja edhe më tej mendimin tim për statusin e tij, sepse vetë Minushi, duke më vënë dorën pas krahut, ua bëri të gjithëve me shenjë që ta pasonin për t’u futur në kamp.
Letër e hapur nga një ish-i burgosur i Spaçit
Unë nuk jam nga ata që të besuan. Kur kam dalë nga skëterra e kampeve dhe burgjeve komuniste u zhgënjeva që në fillim. Se si më dukej ajo ‘’demokraci’’ e startuar "nën udhëheqjen" e një komunisti fanatik. Kur vije në grevën e vitit 1991, i ulje sytë për tokë, kur unë të tregoja tmerret e komunizmit. Qysh atëhere më bëre të dyshoj. Por kur lexova Katovicën dhe fjalën e Ramiz Alisë në byro më 1989 u binda. U binda se ishe një nga satanët që komunizmi po na linte prapa.
Mes demonëve dhe heronjve
Besoj se mund të biem dakord që politika është tashmë vepër e më të fortëve. Politikanë të fortë, të burgosur që dalin nga burgjet para zgjedhjeve, terror psikologjik, vota të marra me dhunë jo më në terren, por mu në mes të KQZ-së. Kohërat që po jetojmë sjellin një rrezik të madh bashkë me të fortët, krijimin e demonëve. Dhe kjo e fundit, mund të na çojë në ngritjen e heronjve të rremë.
Me 'më të shquarit' nga Evropa 'dhe mbarë bota'...
Provoni të vizitoni faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave (www.km.gov.al). Bëni një kërkim në faqe në njoftimet për shtyp dhe lexoni lajmet për vizitat e k/ministrit jashtë vendit. Do gjeni shumë shpesh togfjalësh të tillë si "personalitetet më të shquara" ose "nga Evropa dhe mbarë bota", etj