Arkiv-Opinion

Nëse Bashkimi Europian e ka seriozisht…

Postuar në 24 Shtator, 2012 17:37

Para se të merrnin statusin e vendit kandidat për antarërsim në Bashkimin Europian (BE), të gjitha shtetet që janë sot anëtare ose janë në pritje për t’u bërë anëtare të tij, kishin realizuar të paktën dy rotacione pushteti rradhazi nëpërmjet zgjedhjeve të mbajtura në kushte normale. Nga ana tjetër, Shqipëria, e cila pret të marrë statusin e vendit kandidat për antarërsim në BE, ka realizuar në historinë e saj vetëm një rotacion pushteti me zgjedhje në kushte normale – në vitin 2005.

Vendi ku opozita përçmohet - por disa në BE u treguan naivë

Postuar në 24 Shtator, 2012 10:47

Lajmi se në Bjellorusi janë zhvilluar zgjedhje parlamentare nuk është i saktë. Sepse zgjedhje të vërteta nuk pati. Pati vetëm një farsë: jo regjistrim të lirë dhe të ndershëm të kandidatëve, jo qasje të lirë dhe të ndershme në medie për të gjitha forcat politike, jo mbikëqyrje të pavarur të zgjedhjeve dhe numërim të votave, dhe përveç kësaj pati represion kundër kritikëve të regjimit dhe atyre të cilët mendojnë potencialisht ndryshe. E tëra kjo nuk është e papritur, pasi presidenti Aleksandër Lukashenko e qeveris prej 18 vjetësh me këtë stil autoritar ish-republikën sovjetike.

Teza Veliaj dhe amerikanizimi i Shqipërisë

Postuar në 24 Shtator, 2012 09:49

Para pak kohësh Erion Veliaj ofroi për opinionin publik një lexim të strategjisë opozitare për të arritur fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës. Analiza e tij niset nga një krahasim me atë që ndodh në SHBA, dhe në rastin specifik nga konventa që kurorëzoi Obamën si kandidat për president të kampit demokrat përtej oqeanit. Shumë nga ato aspekte janë analizuar këto ditë në shtyp. Edvin Kukunja para pak ditësh nënvizoi fuqishëm rëndësinë e programit dhe mënyrës se si premtimet do të shndërrohen në vepra konkrete, duke e rritur kështu besueshmërinë e alternativës qeverisëse.

Një përgjigje «presor Ermalit» për shkrimin «Alkimia e mediokritetit»

Postuar në 24 Shtator, 2012 02:31

Tek personazhi i Benit në shkrimin e Ermal Hasimjes, përvoja e varfërisë, asaj që i duhet të provohet përballë ekperiencës së suksesit së autorit, a succes story siç thonë amerikanët, shfaqet në formën e saj më bruto dhe brutale. Trajektorja sociale e Benit mjafton për të shprehur metafizikën e ekzistencës së tij: me origjinë nga një mjedis i varfër, ai kalon kohën poshtë pallatit, prindërit, këta proletarë të vegjël të viteve ‘80, të shpronësuar prej kapitalit kulturor e atij ekonomik s’kanë mundur të investojnë tek i biri tjetër gjë përveç fatalitetit të dështimit.

Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni për dosjet e Sigurimit?

Postuar në 23 Shtator, 2012 15:03

Kadare rrëfen sesi ishte marrëdhënia e tij me regjimin dhe hallkat e tij. Si jetoi për dhjetë vjet i ndjekur nga hijet e dyshimit se ishte agjent i Perëndimit dhe nga e kanë burimin polemikat e sotme për pozicionin që ai ka mbajtur dhe mënyrën sesi është trajtuar nga regjimi. Në pjesën e dytë të intervistës së tij ai ndalet edhe në zhvillimet e fundit të gjyqit me Nexhmije Hoxhës për dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”

 

Letrës së Kadaresë për Nexhmijen mund t’i bëhet më shumë se një lexim

Postuar në 23 Shtator, 2012 02:42

Shtypi i pardjeshëm kish publikuar një letër të gjatë që Ismail Kadare ia ka dërguar Nexhmije Hoxhës në vitin 1973, 26 prill. Para të pardjeshmes janë publikuar dhe do letra të tjera të shkruara nga i njëjti person e të dërguara në të njëjtën adresë, në atë të Nexhmijes. Dhe është kjo e fundit që i ka nxjerrë në dritë. Për të bërë këtë ka shfrytëzuar gjyqin që po i bëhet, i hapur nga vetë Kadare, lidhur me të drejtën e pronësisë mbi dorëshkrimin e librit ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, që ndodhet në duart e saj.

Imoraliteti intelektual i shoqërisë dhe shoqëria imorale pa intelekt

Postuar në 23 Shtator, 2012 02:36

Shqipȅria i ngjan sot njȅ shtȅpie gjysmȅ tȅ shkatȅrruar, tȅ braktisur e tȅ bastisur, nga vetȅ ne qȅ jetojmȅ aty. Çdo gjȅ ȅshtȅ nȅ shitje, qȅ nga nȅntoka e mbitoka deri tek nderi dhe integriteti i individit dhe kjo pȅr arsye tȅ nevojȅs pȅr tȅ mbijetuar, shkaktuar nga keq-qeverisja dhe keq-manaxhimi i vetvetes. Zanafilla e tȅ gjitha problemeve shoqȅrore dhe ekonomike fillon nga individi dhe pȅrcillet nȅ shoqȅri nȅpȅrmjet kulturȅs qȅ krijohet nȅ bazȅ tȅ veprimeve tȅ individȅve tȅ caktuar.

Jo vetem premtime elektorale

Postuar në 22 Shtator, 2012 08:16

Një model ekonomik, ose më mirë një strategji zhvillimore e mirëfilltë, ndërsektoriale dhe bazuar në karakteristikat dhe veçanëritë e situatës ekonomike të rënduar që po kalon vendi është argument i diskutimit të këtyre ditëve të fundit. Kur flet me miq dhe të njohur të cilët ushtrojnë një aktivitet ekonomik të vogël ose mesatar, ata nuk ngurrojnë të të rrëfejnë që të ardhurat e tyre po firojnë gjithnjë e më shumë. Nuk ka liquiditet, marrëdhëniet po shndërrohen dita ditës në një do-ut-des në natyrë apo dhe thjesht me premtimin që një ditë ato lekë do të të paguhen.

Phoinike po jep shpirt

Postuar në 22 Shtator, 2012 04:56

Një simbol shprehës na imponon imagjinatën përsa i përket degradimit të Phoinike-s (Finiqit) antik, që mesa duket është i pandalshëm. Një fotografi e famshme që paraqet arkeologun italian, i cili zbuloi këtë qytet antik më 1926: Luigi Ugolini (1895-1936) shfaqet pranë një muri me blloqe gjigande, pjesë e kësaj foto është edhe një dafinë që duket sikur mburret me gjelbërimin e saj. Kjo dafinë mbijetoi për gati një shekull.

Apostazia e Majkos në një optikë tjetër

Postuar në 21 Shtator, 2012 05:04

Ka një këndvështrim sipas të cilit jo pak njerëz duhet të ndihen në siklet në lidhje me debatin që është hapur mbi qëndrimet e Majkos mbi arratisjen - aktin juridik të zyrtarizimit të pushtimit, siç e quan ai - të Ahmet Zogut më 7 prill 1939, apo rivlerësimin e figurës së tij në historiografinë shqiptare. Pas këtij pohimi, të cilin deri dje edhe vetë legalistët dhe rivendikuesit e monarkisë guxonin veç ta pëshpërisnin nëpër biseda të rëndomta kafenesh, një tjetër lloj “legjitimiteti” ka hedhur rrënjë në opinionin publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion