Imoraliteti intelektual i shoqërisë dhe shoqëria imorale pa intelekt

Shqipȅria i ngjan sot njȅ shtȅpie gjysmȅ tȅ shkatȅrruar, tȅ braktisur e tȅ bastisur, nga vetȅ ne qȅ jetojmȅ aty. Çdo gjȅ ȅshtȅ nȅ shitje, qȅ nga nȅntoka e mbitoka deri tek nderi dhe integriteti i individit dhe kjo pȅr arsye tȅ nevojȅs pȅr tȅ mbijetuar, shkaktuar nga keq-qeverisja dhe keq-manaxhimi i vetvetes. Zanafilla e tȅ gjitha problemeve shoqȅrore dhe ekonomike fillon nga individi dhe pȅrcillet nȅ shoqȅri nȅpȅrmjet kulturȅs qȅ krijohet nȅ bazȅ tȅ veprimeve tȅ individȅve tȅ caktuar. Mungesa e ndershmȅrisȅ, kulturȅs, qetȅsisȅ dhe racionalitetit tek disa ose shumȅ individȅ, bȅn qȅ kjo shoqȅri tȅ caktojȅ rregulla dhe njȅra nga kȅto rregulla ȅshtȅ zgjedhja e njȅ grupi individȅsh pȅr tȅ qeverisur çdo individ tȅ shoqȅrise njȅlloj, pavarȅsisht nȅse e ka zgjedhur kȅtȅ group ose jo. Kȅtu fillojnȅ edhe problemet qȅ ne kemi sot si shoqȅri, pikȅrisht tek perceptimi qȅ ka sot shoqȅria Shqiptare per kȅtȅ grup individȅsh qȅ na qeveris, sepse nȅ vend qȅ tȅ japin shembullin se si ne tȅ tjerȅt duhet tȅ punojmȅ, tȅ jetojmȅ dhe tȅ sillemi me ndershmȅri nȅ shoqȅri, vetȅ kȅta individȅ tȅ zgjedhur prej nesh janȅ shembulli mȅ i keq i mundshȅm.
Secili nga ne ȅshtȅ fajtor per gjȅndjen ku ndodhet sot Shqipȅria pavarȅsisht nȅse jemi pro apo kundȅr kȅsaj qeverie qe duket pȅrditȅ e mȅ shume si nje bandȅ hajdutȅsh ordiner. Shumȅkush mund tȅ jetȅ kundȅr argumentit tim por faktet tregojnȅ tȅ kundȅrtȅn. Le ta nisim me shȅndetȅsinȅ ku doktorȅt e emȅruar nȅ atȅ punȅ nga mekanizmi korruptiv i qeverisjes, kȅrkojnȅ para pȅr çdo shȅrbim qȅ ofrojnȅ sikur ta kishin punȅn e shtetit pronȅ tȅ tyre dhe ne tȅ gjithȅ, pro ose kundȅr qeverisȅ, kontribojmȅ duke pranuar tȅ paguajmȅ nȅ vend qȅ tȅ ngremȅ zȅrin kundȅr kȅsaj vjedhje qȅ na i bȅhet parave tȅ fituara me mund dhe djersȅ. Me mos-veprimin dhe pȅruljen tonȅ ne kemi krijuar njȅ kulturȅ mitmarrje duke u bȅrȅ bashkȅfajtorȅ pȅr gjȅndjen ku ndodhet sot mjekȅsia dhe çdo gjȅ tjetȅr nȅ Shqipȅri. Kȅta doktorȅ imoral qȅ luajnȅ me jetȅ njerȅzish pȅr pȅrfitime personale vazhdojnȅ tȅ kryejnȅ tȅ qetȅ kȅto krime sepse ne ia bȅjmȅ tȅ mundur atyre me mungesȅn e inteligjencȅs qȅ tregojmȅ kur ata na rrjepin tȅ gjallȅ.
Sistemi i edukimit ȅshtȅ nje tjetȅr fakt qȅ ne tȅ gjithȅ jemi fajtor, sepse nga momenti qȅ ne pranojmȅ qȅ fȅmijȅt tanȅ tȅ edukohen nga njerȅz tȅ paaftȅ por qȅ janȅ aty sepse kanȅ paguar individȅ qȅ paguhen nga taksat tona pȅr tȅ bȅrȅ pikȅrisht tȅ kundȅrtȅn e asaj qȅ bȅjnȅ, deri tek momenti kur kȅta mȅsues sharlatan kȅrkojnȅ tȅ paguhen nȅn dorȅ nga ne qȅ fȅmijȅt tanȅ tȅ marrin njȅ notȅ mȅ tȅ mirȅ. Duke mos protestuar kundȅr kȅtyre pseudo-intelektualȅve qȅ me imoralitetin e tyre po shkatȅrrojnȅ me dashje tȅ ardhmen e fȅmijȅve tanȅ pȅr pȅrfitime financiare, ne tȅ gjithȅ bȅhemi bashkȅfajtorȅ nȅ rȅnien e nivelet intelektual tȅ shoqȅrise ku jetojmȅ duke i zgjatur jetȅn nȅ pushtet maskarenjve qȅ pȅrfitojnȅ nga padituria e nxȅnȅ nȅ shkollat tona tȅ pashkolluara.
Ne pranojmȅ tȅ paguajmȅ nȅn dorȅ pȅr çdo gjȅ e nȅ çdo zyrȅ tȅ shtetit duke zyrtarizuar kȅshtu denigrimin e shoqȅrise ku jetojmȅ dhe askush nuk e ngren zȅrin kundȅr kȅtij realiteti tȅ çuditshȅm qȅ ȅshtȅ krijuar, duke u bȅrȅ kȅshtu pjesȅ e kȅsaj çudie qȅ ne e quajmȅ realitet. Sikur Liza tȅ vizitonte Shqipȅrinȅ, ajo nuk do kishte nevojȅ tȅ flinte pȅr tȅ vizituar botȅn e çudirave sepse nȅ fakt realiteti Shqiptar ȅshtȅ kthyer nȅ njȅ botȅ tȅ çudirave, nȅ njȅ botȅ ku paguhet pȅr shȅrbimet falas, nȅ njȅ botȅ ku gjykatȅsit lirojnȅ kriminelȅt dhe dȅnojnȅ tȅ pafajshmit, nȅ njȅ botȅ ku e bardha bȅhet e zezȅ dhe anasjelltas, nȅ njȅ bote ku analizohet dhe kritikohet mȅ shumȅ opozita sesa qeveria qȅ ka nȅ dorȅ çdo gjȅ dhe duke arritur kȅtu, shumȅ pak e kuptojnȅ se pȅrqȅndrimi i tȅ gjitha pushteteve tek njȅ parti sjell vetȅm anarki dhe rȅnien e moralit nȅ shoqȅri.
Ne sot shpenzojmȅ mȅ shumȅ energji duke share e kritikuar opozitȅn dhe duke e bȅrȅ atȅ fajtore pse ȅshtȅ nȅ opozitȅ por asnjȅ nga ne nuk guxon tȅ kȅrkojȅ nga kjo qeveri atȅ mȅ minimalen, krijimin e kushteve tȅ njȅ jetese normale. Pȅrpara se çdo individ tȅ futet nȅ argumenta tȅ komplikuara pȅr teknikalitete politike, duhet tȅ shohȅ se ku ȅshtȅ, çfarȅ tȅ ardhme ka pȅrpara dhe a ka bȅrȅ kjo qeveri aq sa duhet pȅr tȅ pȅrmirȅsuar jetȅn e tij e tȅ familjes sȅ tij dhe nȅse jo, nȅ zgjedhjet e ardhshme duhet ti thotȅ jo kȅsaj qeverie. Çdo gjȅ tjetȅr ȅshtȅ e kotȅ dhe deri sa mȅ shumȅ se gjysma e individȅve tȅ shoqȅrise Shqiptare me te drejtȅ vote do tȅ arrijȅ ta kuptojȅ kȅtȅ, ne do tȅ shohim pȅrditȅ e pȅrngaherȅ çudira tȅ gjeneruara nga qeverisja e imoralȅve intelektual qȅ shfrytȅzojnȅ mungesȅn e intelektit tȅ mȅ shumȅ se gjysmȅs sȅ shoqȅrise Shqiptare.
Comments
ky ''sacchi'' shqiptar
<p>ky ''sacchi'' shqiptar eshte??</p><p> </p>
Hartim koti
<p>Hartim koti</p>
une nuk e shaj opoziten se
<p>une nuk e shaj opoziten se nuk vjen dot ne pushtet. e shaj se nuk shoh te ofroje ndonje alternative te besueshme qe te me beje ta votoj.</p>
Add new comment