Arkiv-Opinion

Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier

Postuar në 05 Shtator, 2012 23:49

Çdo ditë ne rrugët tona ndodhin aksidente të shumta për faj të shpejtësisë të automjeteve. Është më se e kuptueshme që është faji i shoferëve tanë, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për këtë duhet të ndëshkohen. Por ndëshkimi nuk duhet të jetë në mënyrë selektive dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ndryshe nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për shoqërinë.

Sipas Islamit, PS-ja, e ndarë apo e bashkuar me LSI-në, e humbur ka dalë. Vërtet?!

Postuar në 05 Shtator, 2012 14:14

Në një analizë të publikuar në gazetat Panorama dhe shqiptarja.com, Kastriot Islami analizonte rezultatet elektorale që nga viti 2005 e këtej dhe arrinte në përfundimin se PS-ja, si e ndarë me LSI-në, edhe e bashkuar me të, del e humbur në garat me PD-në. Në fakt, garat elektorale mes PD-së dhe PS-së mund t’i shohësh nga këndvështrime të ndryshme, por më të rëndësishmet, pa asnjë diskutim, kanë qenë ato për kryeministrin e Shqipërisë dhe për kryebashkiakun e Tiranës. Dhe në këto gara, qysh prej krijimit të LSI-së, pozicioni i saj (me apo kundra PS-së) ka qenë absolutisht vendimtar.

Dëbojini, para se t'ju dëbojnë

Postuar në 05 Shtator, 2012 02:16

Më në fund, edhe ResPublica vendosi t’i moderojë komentet, gjë të cilën e përshëndetim! Prej kohësh besoja se ajo faqe shumë e mirë e medias shqip po e vuante plehun që i mblidhej, për shkak të anonimëve të frustruar, që nuk u linin kusur autorëve – mes të cilëve edhe mua.

Një nga mjeshtrat e pakët të mbetur...

Postuar në 05 Shtator, 2012 02:10

Koudelka (Joseph Coudelka) është një nga fotografët legjendë botërorë, që ende jetojnë. Nuk e ka kërkuar kurrë lavdinë, ajo i është blatuar prej punës së jashtëzakonshme dhe sfidave të mëdha që ka përballur të gjithë jetën. Nëse fillesat e tij mund të quhen disi aksidentale, nuk mund të quhet asesi kështu, vazhdimësia, që e ka ngritur në panteonin botëror të mjeshtrit të fotos.

Diktatori SRB

Postuar në 04 Shtator, 2012 04:59

Për të gjetur një përcaktim sa më të saktë se çfarë është dhe ç’përfaqëson termi “diktator”, hyra në faqen online të enciklopedisë ndërkombëtare dhe gjeta këtë shpjegim:

 

Sëmundjet e shtypit tonë: fokusimi lokal dhe ikja nga problemet reale

Postuar në 04 Shtator, 2012 02:59

Besoj se jam një lexues shumë i vëmendshëm i shtypit shqiptar, e ndoshta për këtë shkak, një nga njerëzit më kritikë ndaj këtij shtypi. E sa herë që unë bëj ndonjë kritikë, del ndonjëri e më thotë: “Mund ta bësh ti një gazetë të përditshme më të mirë në këto rrethana, në të cilat jetojmë?” Nuk e di. Nuk kam një provë për ta demonstruar këtë (s’kam qenë asnjëherë kryeredaktor), e prandaj s’po u futem dënglave ‘pa doganë’.

Miliona dollarë kontrabandë dhe mijëra vdekje

Postuar në 03 Shtator, 2012 02:09

Cili është shkaku numër një i vdekjeve të parakohshme në Shqipëri? Kësaj pyetjeje shumë shqiptarë mund t’i përgjigjen: Aksidentet automobilistike. Por përgjigjja e tyre do të ishte e gabuar. Krahasimisht me aksidentet automobilistike, një tjetër vrasës bën shumë më tepër kërdinë në atdheun tonë. Është shumë më pak i dukshëm se aksidentet –  lajmet televizive nuk japin çdo natë kronika për të –  por ashtu, pa u ndjerë, ai e bën punën e vet... Quhet duhan!

Ka të majtë, ka të djathtë dhe ka LSI-sta

Postuar në 03 Shtator, 2012 02:03

Një anketë e publikuar në faqen online të Gazeta Shqip (gazeta-shqip.com), tregon preferencat politike që kanë shqiptarët këto ditë. Duke qenë një anketë online, shtrirja gjeografike e votuesve i kalon kufijtë e Shqipërisë kështu që, kjo si anketë nuk mund të ketë një saktësi për të vlerësuar preferencat (bindjet) e shqipëtarëve brenda kufijve për partitëpolitike. Megjithatë të jep një pamje dhe të krijon një opinion për sa i përket evoluimit të mbështetjes apo bindjeve politike.

Përgjegjësit për shpërthimin e urrejtjes fetare

Postuar në 02 Shtator, 2012 13:36

Kemi publikuar dy shënime lidhur me dy shkrime të opinionistit të Gazetës Express, Imer Mushkolaj, njërin mbi shkrimin e tij ku radikalizmin islamik e shihte si një dukuri kundër interesit e pasionit patrriotik në Kosovë, e tjetrin mbi shkrimin ku ai denonconte reagimet rrugaçërore kundër shkrimit të parë. Në të dy shënimet kemi dhënë linqet, ku lexuesit mund të lexonin shkrimet e plota. Më poshtë po publikojmë një shkrim të marrë nga www.e-zani.com, si përgjigje ndaj shkrimit të dytë të Mushkolajt. Respublica.al.

Marrëveshja e ujërave me Greqinë, nul

Postuar në 02 Shtator, 2012 05:21

U bënë disa javë që marrëveshja e anuluar shqiptaro-greke për delimitacionin e shelfit kontinental në Korfuz e në detin Jon, nënshkruar në Tiranë më 27 prill 2009 dhe hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010, është bërë ndër temat më të debatuara në mediat shqiptare. Shkas u bë një njoftim se Ministria e Punëve të Jashtme, mbi bazën e një urdhri të lëshuar nga Kryeministri në verën e vitit të kaluar, kishte nisur negociatat me palën greke për rishikimin e saj. Shpjegimet e dhëna prej funksionarëve të shtetit në vijim kanë qenë konfuze, të paqarta dhe kontradiktore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion